Prof. Dr. Vjollca Bakiu (Spaho)
Departamenti: MarketingGrada/Titulli: Prof. Dr.Funksioni: Personel AkademikKontakt: vjollca.bakiu.feut.edu.alBiografia: Ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë të UT në 1980 dhe është aktivizuar fillimisht si pedagoge e jashtme e këtij Fakulteti dhe pas 2 vitesh si e brendëshme. 1980-1989 jep një sërë provimesh kualifikimi të nivelit universitar dhe pas universitar për plotesim të kulturës së saj mësim-dhënëse. 1989 merr gradën “Kanditat i Shkencave”, sot “Doktor i Shkencave”. 1992-1994 Studion në Francë, ESTHUA nga ku merr diplomen “Magister”, si Inxhiniere e Transportit, Hoteleve dhe Turizmit, në Opsionin e Menaxhimit Hotelier e Turistik. 1994 merr titullin “Profesor i Associuar” dhe në shkurt të 2001 Merr titullin “Profesor”. 1982 e në vazhdim, pedagoge e brendëshme në Fakultetin e Ekonomisë të UT, si lektore në fushën e Merceologjise, Marketingut dhe Turizmit. Gjatë këtyre viteve, ka botuar nje sërë tekstesh mësimore për shkollat e larta, të mesme, dhe 9 -vjeçare, si dhe monografish, artikujsh shkencorë dhe periodik. Ka marrë pjesë aktive në konferenca e seminare shkencorë, kombëtare e ndërkombëtare, si në Francë, Greqi, Itali, Gjermani, Maqedoni, Mal të Zi, Sërbi, Izrael, e gjetkë. Përveç shkollimit në Francë, është specializuar më tej në Francë dhe në disa vende të tjera të botës si Greqi, Itali, Gjermani, Izrael, etj., duke mbajtur edhe sot kontakte shkencore me universitetet e vendeve përkatëse. Ka hartuar plane e programe mësimore për Shkollat e Larta (Universitete) si dhe ato të Mesme, dhe ka udhëhequr një numër të konsiderueshëm të temave për Doktoraturë, Master si dhe për Diploma Bachelor të studentëve në Universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Fusha e kërkimit: Marketimg & TurizemLëndët: Sjellja Konsumatore, Menaxhimi i Ndërmarrjeve Hoteliere Turistike