Anxhela studoi për mjekësi dhe sot ajo punon si mjeke në repartin respirator në spitalin Whitington.


Mjekja shqiptare, Anxhela Gradeci, prej vitesh jeton dhe punon në Londër. Në fund të viteve 1990, Anxhela vetëm 4-vjeçe, familja e saj u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Mbretërinë e Bashkuar.
Anxhela studoi për mjekësi dhe sot ajo punon si mjeke në repartin respirator në spitalin Whitington, në Londër. Gjatë gjithë periudhës së pandemisë ajo ka qenë në vijën e parë të trajtimit të pacientëve me koronavirus.
Së fundi, Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, ka postuar një video falënderuese për të gjithë mjekët që kanë qenë në fronin e luftës ndaj COVID, por sidomos për mjekët e ardhur nga vendet e tjera.
Khan, në profilin e tij në Facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve ka ndarë historinë e emigrimit dhe të integrimit të Anxhelës.
Në videon e shpërndarë nga kryetari i Bashkisë, përshkruhet historia e Anxhelës.
Anxhela tregon për punën e saj e përditshme dhe se si u bë pjesë e stafit të këtij spitali.
“Pas gjashtë vjetësh mësimi në shkollë mjekësore për sëmundje të ndryshme, erdhi Covid-19 dhe ndryshoi gjithçka.
“Refugjatët janë në vijën e parë në luftën kundër Covid. Kur qeveria kërkoi që vullnetarët të bëhen pjesë e personelit shëndetësor, qindra mjekë të lindur nga jashtë, përfshirë edhe refugjatët, u përgjigjën”, thotë mjekja.
Ajo shprehet se të qenit refugjate e ndihmon atë të shohë njerëz përtej kushteve të tyre mjekësore: “Kur u them njerëzve që jam refugjate, ata zakonisht befasohen. Shpesh, është simpati. Ndonjëherë, është zemërim.
Angela është një refugjate nga Shqipëria, dhe si një doktoreshë e re në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, është një nga mijëra refugjatët që janë bërë të domosdoshëm në spitalet britanike. Ata ndodhen në frontin e parë të luftës kundër pandemisë së koronavirusit. “Më parë kisha turp, por tani kur i them njerëzve që vij në këtë vend si refugjate, e them me krenari”, shprehet Anxhela.



