top of page
Writer's pictureAlb ww

Marjeta Pronjari, atlete shqiptare. Mjeshtre e Merituar e Sportit Deputete e Kuvendit Popullor PD






Marjeta Pronjari, lindi me 3 shtator te vitit 1951 ishte atlete shiptare, Mjeshtre e Merituar e Sportit, pedagoge. Karrieren e saj e nisi qe ne moshe te re dhe ishte e gjithanshme dhe kudo e suksesshme. Ajo ka marre pjese ne garat e kercimit se larti, ne shumegaresh, ne volejboll, etj. Por gara me e pelqyer me rezultative e saj ka qene kercimi se larti. Nen drejtimin e trajnerit te njohur Taqo Duka, rezultatet e saj erdhen ne rritje. Nga viti 1966 e deri ne vitin 1973 ajo ka permiresuar garen e kercimit se larti nga 1.66 m ne 1.78 m. Marieta jonë, që konkuronte për “Studentin” (ndoshta atë kohë quhej ende klubi IKF “Vojo Kushi”).

Rekordmenia e padiskutueshme e kërcimit së larti ishte sportistja më e madhe shqiptare e viteve ’60.

E bukur, e fortë, njerëzore Marieta ishte diçka shumë e rrallë e sportit tonë gjatë shekullit, që kaloi. Kishte një buzëqeshje të përhershme në fytyrë. Nuk di nëse i ndahej pas orëve të gjata e të lodhshme të stërvitjes. Dëgjonte me vëmendje këshillat e trainerit Taqo Duka, që kishte qënë një balerin shumë i mirë në Korçë, por pas studimeve në Bashkimin Sovjetik i ishte kushtuar sportit.

Marieta u bë “Mjeshtre e merituar sporti” pa mbushur 19 vjeç. Kishte dominuar disiplinën e kërcimit së larti dhe ishte ndër më të mirat në Europë, kur ishte në kulmin e karrierës. Ndoshta po të mos ishte rekordi i jashtëzakonshëm i rumunes Jolanda Balash, për Marietan mund të krijohej edhe ambicia për rekord europian apo botëror. Rezultatet e saj ishin pranë më të mirave të kohës.

Ishte një fenomen, nga ata që dalin një herë në disa dhjetvjeçarë, sepse në Korçë (dhe në Shqipëri) mungonin pararendëset e saj. Atletika cilësore ishte vetëm në hapat e para.

Se sa e talentuar ishte si sportiste, u duk edhe kur luante volejboll me “Studentin”, pasi u largua nga atletika.

Marieta mbeti e mençur, e thjeshtë dhe plot dinjitet. Ishte nga emrat, që të ngjallnin besim edhe kur u përfshi në politikën shqiptare.



Ja si shkruan shkrimtarja Evis Qaja, në librin monografi "Rekordet e jetës sime": "Epoka e re ka nevojë për udhëçelës. Ka nevojë për njerëz me dinamikën dhe ndjesinë e balancave. Ka nevojë akoma më shumë për simbolizmin dhe prekshmërinë e një personaliteti të tillë të gruas me vlera, të gruas që ia shpërbleu kombit të vet me mijëra herë…. Gruan e lartësive Marieta Zaçe Pronjari..." E kush nuk do të dëshironte të bisedonte me këtë grua dinamike në shpirt, me urtësi e pjekuri intelektuale, që gjen fuqi krijuese në çdo formë jo vetëm për të mbijetuar e rizbuluar vlerat e vetvetes, duke u shndërruar kështu në një individ të nevojshëm e me vlera për shoqërinë e shoqëria për të. Me një karrierë sportive të pasur e të suksesshme, e vetmja sportiste që ka kapur majat më të larta të karrierës së saj kombëtare e ndërkombëtare, sot legjenda e atletikës shqiptare ka krijuar raporte të mirëfillta e të vlefshme si politikane, luftëtare e të drejtave e çështjes së gruas, brenda shoqërisë shqiptare. Falë aftësive të saj qytetare, profesionale dhe intelektuale, forcës e dashurisë për jetën, sfidave për rolin dhe integritetin që gruaja duhet të ketë në shoqëri, znj. Marieta Zaçe Pronjari është angazhuar në strukturat drejtuese të shoqërisë demokratike shqiptare që nga Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare, Deputete e Kuvendit Popullor dhe deri në postin e saj më të fundit zv/Ministre - në Ministrinë e Punës, Çështjeve sociale dhe Shanseve të Barabarta. I jam mirënjohëse fatit dhe kohës që më ka njohur e bashkuar me këtë grua të fisme e fisnike, jo vetëm si bashkëqytetare nga Korça, njohur që në fëmijërinë tonë, në rrugicat e Mitropolisë dhe stadiumin e "Skënderbeut", kur bënim stërvitje në atletikë, por edhe tashmë ne vazhdojmë të mbajmë lidhjet tona të miqësisë. Është kënaqësi të bisedosh me Marietën, është fat i madh të kesh një mike si ajo. Hulumtim


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page