top of page
Writer's pictureAlb ww

Aurela konduri mësuese ne Greqi- -Motivi i saj‘’Gjuha përbën identitetin e një kombi,




AURELA KONDURI – mësuese vullnetare ne Greqi- -Motivi i saj‘’Gjuha përbën identitetin e një kombi, , dhe une e ndjej si një përgjegjësi, obligim.’’ Tu mësoj nxënësve shqiptarë gjuhën e tyre.


Histori Suksesi

PROFILI

Motivi i Aureles ‘’Gjuha përbën identitetin e një kombi, një element të rëndësishëm të kulturës dhe trashëgimisë së tij, dhe une e ndjen si një përgjegjësi, obligim.’’


Aurela Konduri- nje grua në profesion mësuese, e bukur e sjellshme, plot edukatë nga familja, e dashur dhe mjaft komunikuese, që në bashkebisedimin e parë krijoi nje respekt të madh tek unë.

Nje grua dhe mësuese e re, idealiste me sens patëriotik ruan dhe mëson Gjuhën shqipe në një vënd të huaj Greqi nxënesve ku mundet, me të gjitha energjitë e saja pozitive pa u lodhur.

Eshtë për tu admiruar vërtet kjo mesuese e re që në formimin e saj, Gjuha shqipe qëndron e bukur e ëmbel dhe plot vlerë, tipar themelor i Identitetit Kombëtar.

Çdo të diel Aurela bën rrugën Janica- Selanik rreth 70 km me autobus, për t’u gjendur pranë fëmijëve të saj për të mësuar gjuhën shqipe. Nga viti 2011 e deri më sot eshte mësuese vullnetare e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë, të cilat mundësohen nga shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, fillimisht mësuese në dy qytete të Greqisë, Janica dhe Selanik.

Eshte e pranishme në Seminaret Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe të organizuara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kumtesa e projekte per gjuhësinë dhe rolin e saj në arsimin ndërkulturor me theks mësimin e gjuhës shqipe,epranishme në konferenca ndërkombëtare “Udhëkryq Gjuhësh dhe Kulturash”, të organizuara nga Universiteti Aristoteli, Selanik.

Nga viti 2012 eshte bashkëpunëtore e grupit shkencor “Polidhromo”, grup për dygjuhësinë dhe shumëkulturën

AURELA KONDURI – mësuese vullnetare e gjuhës shqipe në Greqi, e vleresuar në Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare me Trofeun SHQIPONJA E ARTE!


Ndiqni veprimtarinë e Aureles për tu njohur më tepër.

***************************************************

Pyetje Liliana. E dashur Aurela. Impresionet nga bashkebisedimi ishin te medha. Ju lutem flisni per lexuesit, për njohje. Kush është Aurela? Nga vjen? Kush është familja? Cfarë profesioni ka?


Pergjigje Aurela:

Kam lindur dhe rritur në qytetin e Fierit, vajzë e vetme mes dy vellezërve, nuk u perkedhela aspak, studiuese dhe kembengulese gjithmone ne temperamentin tim.

Kam mbaruar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, dega Cikël i Ulët.

Kam punuar përreth 6 vjet si mësuese në Seman të Fierit, ku jam dalluar për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në mësimdhënie, kjo u duk dhe në orët e hapura mësimore që ajo zhvilloi duke marrë vlerësimin e kolegëve të saj, për një mësimdhënie cilësore dhe produktive.

***

Pyetje Liliana. A i kujtoni ditet kur jeni larguar nga Shqipëria , dhe për cfare motivesh? Flisni pak ju lutem si vazhdoi kjo rrugë?

***

Pergjigje Aurela:

Po liliana. Të dhimbshme. Sigurisht për një jete më të mirë

Në nëntor të vitit 1999 u largova nga Fieri për në Greqi ku jetoj deri më sot me familjen, bashkëshortin dhe vajzën time tashmë 14 vjeç.

Nga viti 2011 e deri më sot jam mësuese vullnetare e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë, mësime të cilat mundësohen nga shoqata e emigrantëve shqiptarë “Nënë Tereza”, fillimisht mësuese në dy qytete të Greqisë, Janica dhe Selanik.

Ka marrë pjesë me prezantime në Seminaret Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe të organizuara nga Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjesëmarrje me kumtesa e projekte në lidhje me per gjuhësinë dhe rolin e saj në arsimin ndërkulturor me theks mësimin e gjuhës shqipe, në konferenca ndërkombëtare “Udhëkryq Gjuhësh dhe Kulturash”, të organizuara nga Universiteti Aristoteli, Selanik.

Nga viti 2012 jam bashkëpunëtore e grupit shkencor “Polidhromo”, grup për dygjuhësinë dhe shumëkulturën në arsim dhe shoqëri, ku është dhe përgjegjëse për aktivitetet që kanë lidhje me gjuhën shqipe.

Gjithashtu jam bashkëpunëtore në botimin e revistës Polidhromo, me përkthime në anglisht-greqisht-shqip.

Gjithashtu pranë këtij grupi, ku pikënisje kam Fakultetin Pedagogjik të Universitetit Aristoteli, Selanik, prej 4 vitesh ofroj vullnerarisht mësime shqip për studentë shqiptarë dhe jo vetem.

***

Pyetje Liliana: Prej disa vitesh jeni e angazhuar si përkthyese dhe interpretuese në konferenca dhe simpoziume shkencore, dicka me tepër ju lutem...


Pergjigje Aurela.

Ne vitet 2011-2015 kam qene në pozicionin e N/kryetares së Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, aktualisht në këshillin drejtues të saj.

Nga viti 2012 bashkë me nxënësit e mij që mësojnë shqip marr pjesë në Festën e Shumëgjuhësisë ( Multilingual Festival) që organizon Bashkia e Selanikut, duke u paraqitur me me një program më vjersha, këngë valle dhe veshje popullore shqiptare perpara një auditori me pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.

Për aktivitetin vullnetar në shërbim të gjuhës shqipe, të promovimit të kulturës, traditave dhe zakoneve shqiptare, kam qënë shumë herë e ftuar në emisione radiofonike greke, ka artikuj në shtypin shqiptar në Greqi dhe Shqipëri, intervista dhe kronika në kanalet televizive shqiptare.

Kam qënë shumë herë e ftuar të zhvillojë biseda me studentë të Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik,

Gjithashtu kam marrë pjese në studime akademike të Universiteteve greke, ku kam dhënë përvojën time si mësuese e gjuhës shqipe, gjithmonë kërkuese ndaj vetes për rritjen e standarteve të mësimdhënies të gjuhës shqipe.

Nga tetori i vitit 2011 jap vullnetarisht mësim shqip tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë nën kujdesin e shoqatës Nënë Tereza, në ambientet e Fakultetit Pedagogjik të Universitetit Aristoteli bashkë me kolegët e mij që për shumë vite i janë përkushtuar këtij misioni.

***

Pyetje Liliana: Aurela, megjithëse kanë kaluar shumë vite ju kujtoni me shumë mall ditën e ndarjes me nxënësit tuaj, kur do të niseshit drejt Greqisë.

Pershkruani disa momente qe ju kane ngelur ne mendje...

***



Pergjigje Aurela.

“Akoma më kujtohen fytyrat e përlotura të fëmijëve që më kishin rrethuar dhe më thoshin që nuk të lëmë të ikni” Ishte shumë e vështirë ndarja me fëmijët, prindërit, kolegët...

Tashmë jam përkushtuar mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve. Për mua nuk është thjesht dashuria, pasioni për profesionin, por tashmë për të është kthyer në një mënyrë jetes, në një qëllim jete.

Gjuha përbën identitetin e një kombi, një element të rëndësishëm të kulturës dhe trashëgimisë së tij, dhe une e ndjen si një përgjegjësi, obligim.

Në vitet e para, e shtuna i përkiste fëmijëve te mij në Janica, ku jetoja me familjen dhe e diela fëmijëve në Selanik, vazhdoj edhe sot të jetoj.

***

Pyetje Liliana: E dashur Aurela gjatë viteve si mësuese vullnetare e gjuhës shqipe, ju shquheni për përpjekjet për ta ngritur mësimin e gjuhës shqipe në një nivel shkencor me një devotshmëri të madhe, më tej ju lutem ?

***

Pergjigje Aurela:

Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur bashkëpunimin me Fakultetin Pedagogjik të Universitetit Aristoteli në Selanik, ku prej vitit 2012 jam pjese e grupit shkencor “Polidhromo”, një grup për dygjuhësinë dhe shumëkulturën në arsim dhe shoqëri, ku jam përgjegjëse për aktivitetet që kanë lidhje me gjuhën shqipe. Në kuadrin e këtij bashkëpunimi prej 4 vitesh jap vullnetarisht mësim shqip për studentë shqiptarë dhe jo vetëm...

***

PyetjeLiliana: E dashur Aurela: Përpjekjet e bëra për integrimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor grek nga ana juaj jane te medha ”. Mendoni se ndikimi i njërës gjuhë tek tjetra i ndihmon nxënësit?

Aurela përgjigjet.

Eshte e vertete.

Une kam marrë pjesë ne disa konferenca ndërkombëtare “Udhëkryq Gjuhësh dhe Kulturash” të organizuara nga Un. Aristoteli në bashkëpunim me universitete të tjera brenda dhe jashtë Greqisë, me prezantime, kumtesa, si “Përvoja ime me fëmijë një dhe dygjuhësh. Ndikimi i njërës gjuhë tek tjetra. Përpjekjet e bëra për integrimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor grek” jane te mira, edukimi ndërkulturor.

Në këto vite kam ndjekur dhe seminaret Mbarkombëtare që organizon Ministria e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimin e gjuhës Shqipe në Diasporë, ku në gusht të vitit 2016 në Shkodër ajo prezantoi projektin me temë: “Metoda e projektit në kuadrin e arsimit ndërkulturor si një përqasje e integruar e mësimdhënies”

Në dhjetor 2016 në një seminar trajnimi në shkollën greko-shqiptare Omiros, Korçë u paraqita me temën “Praktika të mira didaktike në arsimin ndërkulturor dhe atë dygjuhësh” duke prezantuar metoda të përdorura me nxënësit e mij në mësimin e gjuhës shqipe. Pra edukimi ndërkulturor, konsiderohet si një mjet i përshtatshëm për nxitjen e tolerancës, paqes dhe vetëdijes kulturore, veçanërisht ku flasim për komunitete shumëkulturore.

Për 4 vjet me radhë shoqata Nënë Tereza, jap mësim shqip, marr pjesë në Festën e Shumëgjuhësisë ( Multilingualism Festival) të organizuar nga Bashkia e Selanikut me pjesëmarrje nga e gjithë Evropa. Jam paraqitur me nxënësit e mij çdo vit, me një program në gjuhën shqipe. Shumë emocionuese në këto dy vitet e fundit ishte paraqitja me veshje popullore shqiptare, një përvojë mbresëlënësë për fëmijët që recituan, kënduan dhe hodhën valle nën ritmet e muzikës popullore shqiptare.


Liliana per Aurelen vazhdon:

Aurela ka marre pjesë në shumë programe dhe studime shkencore te Universiteteve greke.

Në vitin 2015 ajo ishte pjesë e grupit të punës dhe ndërmjetesë e një programi për mësimin e gjuhës greke

Në Samitin e Parë të Diasporës Shqiptare që u mbajt nga 18-20 nëntor në Tiranë, ajo u vlerësua me Trofeun SHQIPONJA E ARTË, çmim që iu dha nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj. Lindita Nikolla, në kategorinë “Mësoj gjuhën shqipe” Siç thotë Aurela, ishte një vlerësim që nuk i përket vetëm asaj, por të gjithë kolegëve të saj që për vite me radhë i janë përkushtuar vullnetarsht mësimit të gjihës shqipe. Por nuk ka kënaqësi më të madhe për ne mësuesit, kur dëgjon fëmijët të flasin shqip, kur shumë prej tyre vazhdojnë studimet e larta dhe janë të suksesshëm në Universitet shqiptare, por edhe jashte saj.

Ne pjesëmarrjen e saj në programe dhe studime të ndryshme akademike, Aurela kujton me shumë emocione pjesëmarrjen në vitin 2015 në një program për mësimin e gjuhës greke të financuar nga Europa dhe shteti grek, kryesisht në ndihmë të nënave emigrante të papuna. Si ndërmjetëse e këtij programi, mundësoi që të merrnin pjesë shumë nëna emigrante shqiptare që jetojnë ne Selanik. Në këtë program u dha mundësia që të promovohej kultura, zakonet, traditat dhe kuzhina e pasur shqiptare. ( këtë pjesën që flas për këtë programin, si ta shikoni ju, mund dhe të mos e përmendim fare)

Në fund po përmend intervistat në stacionet radiofonike greke për të folur për aktivitetin tim në mësimin e gjuhës shqipe, rëndësinë e mësmit të gjuhës amtare tek fëmijët që jetojnë në greqi, kronikën në Top Channel në tetor 2016 “Të mësosh shqip në Greqi” nga A. Marku. Artikullin në gazetën Shekulli, “Aurela, mësuese në dy qytete në Greqi”, nga A. Ashiku. Një artikull të timin ne shtypin shqiptar në Greqi “ Gjuhën shqipe na e mësojnë nëna dhe mësuesja” Librin “Shkolla Shqipe e Selanikut” nga A. Ashiku. Pjesë e dokumentarit “Multilingual Thessaloniki. Voices of divercity”

Në mars 2016 me një përfaqësi të grupit polidhrom, dhe tre studente shqiptare që ndjekin mësime të gjuhës shqipe, u zhvillua një takim me Konsullen e Përgjithshme të Rep. së Shqipërisë në Selanik, znj. Pavlina Ylli. e cila shprehu mbështetjen e saj për çka ky grup bën në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare, përmes aktiviteteve te tij.


Faleminderit e dashur Liliana, je nje grua mjaft e plotësuar ne figurën tuaj si grua dhe profesioniste. Eshte fat për gratë qe i ke renë botës verdallë dhe ke evidentuar dhe promovuar aktivitetin e tyre. Nder per ju , ne dhe Shqipërine.Te kam motër te madhe.

Te falenderoj nga zemra e dashur mësuesja e mire,Aurela që meson shqip ne nje vend te huaj, trashëgon kulturen tone vullnetarisht dhe pa ulodhur.

Ju jeni vertet nje pasardhëse dinjitoze e Motrave Qirjazi në formimin tuaj ne aktivitetin dhe vlerat e tua multi dimesionale si grua humane dhe mësuese e shkëlqyer.

Mirese te vini ne Shqipëri te jap fjalën se do të nderoj me Titullin “Motrat Qirjazi”.

Faleminderit dhe njëhere dhe te uroj suksese nga zemra.


Nga

Liliana Pere


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page