top of page
Writer's pictureAlb ww

Flet Prof.Dr. Jera KRUJA, shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë, Universiteti I Mjekësisë,




Flet Prof.Dr. Jera KRUJA, shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë, Universiteti I Mjekësisë, QSU Nënë Tereza, Tiranë.


Histori Suksesi nga Liliana Pere

Për njëzet e pesë shekuj Betimi i Hipokratit ka qenë ‘kredoja’ e mjekësisë dhe, në

shumë universitete, te botës dhe është ende formula që thuhet kur merr diplomën për

mjekësi.Me vijne ndër mënt keto thënje duke ecur rrugës për në spitalin Universitar për tu

takuar me Mjeken e nderuar Prof.Dr. Jera KRUJA. Dëshiroj te bisedoj shume me këtë

grua te madhe nga afer , aty pranë te semureve ku ajo drejton c’do dite me

devocion, panvarësisht bisedave ne elektronike dhe në telefon.une vendosa të kaloj pak

ore ne spital Jera më prêt me nje buzeqeshje te embel prej nje gruaje fisnike , me

nje dashamirësi të pamatë nëne, nje qetësi dhe respect qe më ka mbetur ne mëndje..

Pavioni ku ajo ështe shefe shkëlqen nga pastërtia rregulli , dhe shumë mire i restauruar

Ne pavion mbizotëronte nje qetësi absolute qe të bente te mos besoje se ishe ne spital.Mu

be zemra mal, per te semuret ne rradhë te parë qe kanë te drejtë t’i gezojne keto kushte

dhe vlerësova fort Prof.Dr.Jeren, per përpjekjet e saj. Jera eshte nje missionare e

vërtetë humanizmi. ……………….

Afrohem tek spitali-- Nene Tereza -- Jeta është e kushtueshme, jeta është jetë, lufto për të….thenje e madhe e Nobelistes humane. Ne jemi disa herë krenarë për Nënë Terezën. Institucioni mjekesise mban emrin e saj dhe, më kryesorja është se Nënë Tereza, sot në të gjithë njerëzimin është simboli i humanizmit, simbol që na përket, te gjitheve por veçanerisht mjekëve Plejada e mjekëve dhe e personelit mjekësor shqiptar kane rolin kryesor në jetën e shoqërisë sonë, gjithmonë duke u bazuar në parimet e humanizmit në moralin e paqes të Nënë Terezës, gjë që edhe mjekësia jonë i qëndron besnike, sepse kanë bërë Betimin e Hipokratit. . Shembull pozitiv kemi shumë por sot po bisedojmë me gruan tepër të suksesshme humane me integritet te larte profesional, nje personalitet ne fushen e mjekesise, që ka bere emer ne institucione Eropeane dhe Internacionale me studime shkencore dhe punen e saj .

Profili

Prof.Dr. Jera KRUJA perfundon studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës si nje studente e shkëlqyer, një mjeke e talentuar, në katedrën e Neurologjisë.

1979, u emërua në klinikën e Neurologjisë, në QSU-Tiranë dhe prej vitit 1981 është pedagoge e neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të UT. Në vitin 1989 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, në vitin 1994 Profesor i Asociuar dhe më 2001 Profesor. Është autore dhe bashkautore e mbi 100 e me shume artikujve shkencore dhe referateve në konferenca ndërkombëtare e kombëtare; organizuese dhe bashkorganizuese e dhjetëra konferencave kombëtare e ndërkombëtare në fushën e neurologjisë dhe autore e dy teksteve dhe dy monografive në fushën e neurologjisë

• Shefe e Shërbimit Universitar të Neurologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë; Qendra Spitalore Nënë Tereza

• Presidente e Degës Shqiptare kundër Epilepsisë,

• Anëtare e Komisionit Shkencor të Akademisë Europiane të Neurologjisë,

• Anëtare e Komisionit të Edukimit të Federatës Botërore të Neurologjisë.

****************************************************************************

Jeni te lutur të ndiqni bashkëbisedimin.

- Kush është fëmijëria dhe familja e Jera Krujës ? Prejardhja e Jerës ?Sa ndikim ka pasur familja e saj shume e arsimuar?C’fare vlerash ka trashëguar Jera nga babi i saj një figurë e spikatur intelektuali modest që kontriboi me dijet e tij enciklopediste, me qetësinë që rezatonte dhe mbi të gjitha me vlerat e larta e të veçanta njerëzore ????


Le të mësojme gjithshka rreth saj nëpërmjet intervistës..


Familja e Prof.Dr.Jera

Nëna ime, Shpresa, vjen nga një familje e pasur e qytetit të Durresit. Ka punuar si arsimtare shumë e aftë dhe e vlerësuar në profesionin e saj dhe na ka edukuar ne, të trija vajzat e saj, me një edukatë të rreptë pune. Nuk mbaj mend shumë përkëdheli nga ana e saj, por përkushtimi I saj për familjen ka qenë gjithnjë I admirueshëm. Babai, Pertef Kruja, I përket një brezi që ai vetë do ta emërtonte Brezi Krahëthyer, në një roman të tij. I lindur në Shkodër, pasi studioi në Gjimnazin e këtij qyteti, filloi studimet Universitare në Universitetin e Romës. Ishtë përgatitur të shkonte në Vienë, si gjermanisht folës I mirë që ishte, por ishin vitet e luftës së dytë botërore dhe kjo dëshirë nuk iu realizua. Pas lufte, mgjse kishte qenë gjithnjë antifashist (por edhe antikomunist), si shumë moshatarë të tij të shkolluar, nuk shihej me sy të mirë nga regjimi I kohës. Në vijimësi të disa eventeve fatkeqë me shokë të tij, u detyrua të largohet nga qyteti I lindjes dhe punoi në Durrës si mësues I Letërsisë së Huaj, Psikologjisë, në fillim në Gjimnazin e qytetit e më pas në Filialin e Universitetit në këtë qytet. Shumë vite ka qenë drejtor I Bibliotekës së qytetit, që për mua ishte një fat I vecantë se më hapi dyert e ndaluara për shumë bashkemoshatarë të mi, ato të librave “të ndaluar”. Njihet si përkthyes I disa veprave klasike nga gjermanishtja, italishtja e frengjishtja. Qetësia e tij, shpirtmadhësia, butësia, dijet e tij të pafund në shumë fusha, buzëqeshja e pashterrëshme, edhe ne moment të këqija, më kanë shoqëruar që në momentin që kam lindur. Dy motrat e mia, Zana dhe Mira, kanë një karrierë edhe më të pasur e të sukseshme se e imja përkatësisht në fushën e Ekonomisë dhe në atë të Muzikës. Të dyja janë shkolluar në Tiranë, kanë punuar pak kohë si pedagoge në degët e tyre e më pas kanë përfunduar studimet e doktoraturës e më tej në universitete të njohur SHBA e Kanada ku edhe jetojnë bashkë me familjet e tyre.


-E dashur Jera;Në këtë intervistë cili do të ishte impresioni juaj për qytetin tuaj te lindjes me nje shikim bije, dhe inteletualeje model, sikundër jeni ju ?

Do të kujtoja qytetin tim të lindjes, Durrësin, hapësirën e pamatë të detit e qiellit, që shtrihej para dritares së shtëpisë sime. Ky sens hapësire më ka shoqëruar këndshëm gjatë gjithë jetës sime, megithejse u linda e u rrita në një periudhë ku tentohej me dhunë privimi nga shumë të drejta e liri.

Si e përmenda edhe më parë kam lindur në Durrës, por në Tiranë kam kaluar tashmë 2/3 e jetës sime. Ndërmjet këtyre dy qyteteve mund të bëj dallimin se Durrësi është qyteti I formimit, I ëndërrave, ndërsa Tirana patjetër është qyteti im I dashur ku munda të studjoj e të aplikoj profesionin tim dhe mbi të gjitha krijova, bashkë me bashkëshortin tim, një familje të bukur e të dashur që po rritet në numër këto vite. Tirana, si kryeqytet, është patjetër një qytet I mundësirave më të mëdha, I kontakteve më të spikatura, I universiteteve, I spitaleve universitare, etj.

-E dashur Jera Ju karakterizoheni nga cilësitë dhe virtytet më të mira për një grua dhe një mjeke, ky eshte jo vetem opinion im qe biseduam gjatë ne spital, por një opinion i gjerë… Numëro disa nga keto veti , që ju çmoni më shumë tek vetja juaj ?


Nuk është e lehtë të përshkruash veten, më mirë pyesni të tjerë mbi këtë cështje. Shkurt mund të them se mundohem të punoj me përkushtim, të jem e drejtë, të jem e saktë, të drejtoj pa ngritur zërin, mundohem të mos jem subjektive në vendimet e mia, përpiqem të jem e gjerë dhe të krijoj një ambient paqësor në pune. Jeta është shumë komplekse dhe ka shumë momente të bukur. Po të jesh I zgjuar e zemërgjerë mund të kënaqesh edhe me një buzëqeshje, me një lule, me një ditë me diell. Mendoj se të qenurit inatci, jomirënjohës, intrigant, ziliqar, dashakeqës e shpirtvogël shkakton shumë problem, dhe shpesh herë përvec shoqërisë,po u shikua në një afat kohor më të gjatë e pëson më shumë vetë personi që I ka këto veti negative.


-E dashur Jera; Investimi juaj per formimin professional dhe intelektual ka qënë Fakulteti I Mjekesise.Mund të na flisni dicka rreth diplomimit dhe profesionit tuaj te mjekes ?


Jam diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1980. Nga ky vit kam filluar të punoj si mjeke neurologe, në fillim në Klinikën/Shërbimin Universitar të Neurologjisë , spitali Nr 5, Tiranë (nga viti 1992 QSU Nënë Tereza). Nga viti 1981 jam pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë, në lëndën Neurologji. Gjatë karierës sime përvec specializimit në Fakultetin ku jam diplomuar, kam kryer disa specializime e fellowship në Medical School, Texas University, USA, Lariboisiere Paris, Bologna, Italia.

Pa dyshim në vend të parë rendis profesionin e mjekes, më pas të pedagoges së mjekësisë.



-E dashur Jera; Profesioni I Mjekut është nje profesion sa i nderuar aq dhe i vështirë, këerkon humanizëm, përkushtim te madh dhe sensibilitet sepse ke te bësh me jetë njerëzore cilësi qe keto juve nuk ju mungojnë, disa detaje ju lutem..


Eshtë profesion I vështirë por edhe shumë I bukur. Ka cdo ditë të papritura, tronditje, emocione herë pozitive e herë negative. Ka kontakte të pafundme njerëzore me shtresa të ndryshme të popullsisë. Pas rreth 36 vite punë mund të them se kam pasur rastin të takoj personalisht me mijëra pacientë e familiarë të tyre, studentë e kolegë. Kërkon një përkushtim të vecantë, shpesh herë edhe mohim të elementeve të rëndësishëm të jetës private.


- E dashur Jera; Jeni nje grua e rrallë mjaft e qetë e kulturuar, dhe me një dashamirësi te madhe. Biseda me ju më ka lëne shumë mbresa, Zgjedhja juaj per të ushtruar profesionin dhe per t’u rritur profesionalisht në vendin tuaj Shqiperi ështe per ta vlerësuar.Cilat jane arësyet e kesaj zgjedhje?

Ne ndryshim nga shumë kolegë e bashkeqytetarë të mi, megjithëse mundësitë personale, me fillimin e periudhës së Demokracisë ishin të mëdha, nuk kam menduar asnjë herë që të largohem përfundimisht nga vendi. Prof. Ramadan Sokoli, një mik I ngushtë I tim eti, e quante këtë prirje: “duhet të qendrojë dikush për të fikur dritat..” Pak ide pesimiste kjo, por e vërtetë për vitet që kemi kaluar.


- E dashur Jera e ka ngacmuar ndërgjegjen ambicia juaj positive, dhe më ka rritur respektin per ju dhe profesionin si mjeke, pedagoge dhe studiuese shkencore, duke përballuar shume sfida dhe vështiresi qe ka patur koha, gjinia si grua, dhe profesioni,dhe ju i keni miremenaxhuar te gjitha këto ne nje nivel per t’u adhuruar ku e ka gjetur këtë forcë dhe vullnet Jera?

Motoja që na kanë mësuar në familje është: Puno e lexo pa pushim se suksesi do të vijë patjetër. Kjo moto më bëri të mobilizohem që kur fillova Fakultetin e Mjekësisë, që nuk e kisha aspak të dëshiruar. Periudhën e studimeve e kujtoj me shumë nostalgji, megjithë lodhjen dhe impenjimin që mbartnin ato vite. Kam pasur fat të kem shoqe e shokë shumë dashamirës, që kënaqeshin me rezultatet e mia, gjithashtu edhe unë me ato të tyret. Jam martuar në vitete e fakultetit dhe kur fillova punën kisha lindur një djalë e pas më pak se dy vitesh linda edhe djalin e dyte. Të ishe pedagoge e Fakultetit të Mjekësisë, gjithashtu edhe mjeke ne një spital qendror, me ngarkesën e mësimdhënies, pacientëve, rojeve dhe me dy fëmijë të vegjel, sigurisht nuk ka qenë e lehtë. Falë mbështetjes së bashkëshortit, edhe ai mjek, kam kapërcyer shumë vështirësi. Megjithëse në vendin tonë bëhej një propagandë e vazhdueshme për barazinë grua burrë në shoqëri, ashtu si edhe në shumë shoqëri të tjera, edhe të përparuara, dihet se për një grua duhet më shumë mund e djersë se një burrë për të arritur disa pozicione. Mund të them se mundimi më është shpaguar shpesh me shumë mirësi nga fati. Kam arritur shumë shpejt në moshë marrjen e gradave e titujve shkencorë. Kam rreth 18 vite që drejtoj Klinikën/Shërbimin Universitar të Neurologjisë. Para kësaj periudhe kam qenë për mbi 5 vite zv dekane e Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa për nëj mandat pata mundësinë të jem Rektore e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Tani vazhdoj të punoj si shefe e Shërbimit të Neurologjisë, QSU Nënë Tereza dhe pedagoge e lëndës së Neurolgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti I Mjekësisë, Tiranë.


Suksesesi juaj si mjeke i ka kaluar kufijte e vendit, Integriteti i lartë professional, puna juaj shkencore qe numëron, me sa mësova nga biseda mbi 100 e me shume botime dhe referenca artikujsh shkencore, sa jeni ndjerë e vleresuar ne shqiperi dhe jashte saj ?


Mendoj se nuk më kanë munguar vlerësimet nga ana e profesorëve të mi, kolegëve, pacientëve e studentëve ndër vite. Një sodisfaksion I vecantë është “matja e forcave” edhe në marrëdhëniet profesionale ndërkombëtare.

Mendoj se dy emërimet e viteve të fundit, njëri si anëtare e Komisionit Shkencor të Akademisë Europiane të Neurologjisë, që bashkon mbi 20.000 neurologë të Europës dhe tjetri si anëtare e Komisionit të Kurseve Edukativë të Federatës Botërore të Neurologjisë, ku aderojnë pothuaj të gjithë shtete e botës, kanë qenë dy nga sodisfaksionet më të mëdha të karrierës sime.

**

‘’Rektorja e të parit Universitet të Mjekësisë në Shqipëriështë Prof.Dr. Jera Kruja, një mjekje e studiuese e shquar e Fakultetit të Mjekësisë Prof.Dr.Rektorja Jera Kruja është një nga studentet e shkëlqyera, një nga mjeket e talentuara, një studiuese shumë e mirë e Fakultetit të Mjekësisë, në katedrën e Neurologjisë dhe spitalit. Jera, është absolutisht e mrekullueshme, me integritetit, aftësi profesionale, morale e të gjithanshme.Ishte nje nderim i madh për të gjitha vajzat e grate, të cilat që në ditët e para të këtij sistemi kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e tij me përkushtimin e tyre e kanë bërë këtë sistem edhe më human, edhe më të ndjeshëm, edhe më të përgjegjshëm. ‘’



Cili është raporti që ju keni me vehten ,profesionin që ju i keni kushtuar jo pak kohë në jetën tuaj, dhe komunitetin e gruas qe te rrethon si e shihni stadin e saj te zhvillimit në shoqërinë shqiptare sot ?


Mendoj se kam një raport të mirë me veten, familjen, profesionin, por gjithnjë ka vend për përmirësim. Komuniteti I grave është një pjesë e pandarë e shoqërisë. Mgjs e kam punuar gjithnjë sa disa burra bashkë, mundohem të mos e harroj që jam grua dhe se kam detyrë që ta mështës më shumë këtë komunitet se gjithnjë ka persona që nuk kanë arritjet dhe fatin tënd në jetë.

Edhe në vitet e kufizimeve të pëfund, jemi munduar që në mjekësi të kemi një frymë përparimtare e bashkekohore. Vitet e hapjes kanë ndikuar pozitivisht për mundësinë e studimeve, shfrytezimit të literatureës, specializimeve jashtë vendit. Per fat të keq një numër I konsiderueshëm kolegësh kanë kryer specializime jashtë, duke mos u kthyer më në vend, gjë që herë pas here ka krijuar boshllëqe që janë mbyllur me vështirësi. Mendoj se aktualisht kemi një stad zhvillimi që nuk është ende aty ku do të dëshironim, edhe në fushën profesionale, atë akademike dhe sidomos kemi mangësi në fushën e kërkimit shkencor. Me gjithë atë në degë të ndryshme të mjekësisë brenda vendit ka arritje më të vogla ose më të mëdha që tregojnë që edhe përpjekjet individuale mund të bëjnë që të ecet përpara në profesion.


Puna juaj arritjet tuaja , humanizmi juaj dhe niveli larte qe trasmeton me punen tuaj flet per nje grua me personalitet të spikatur, a mund te me spjegoni kuptimin filozofik të viteve te shkuara ne lidhje me profesionin grua dhe evolucionin e tyre?

Do tu kujtoja cdo gruaje se në botë dhe në vendin tonë ka shembuj të panumërt grash që me aftësitë e përkushtimin e tyre kanë arritur rezultate të larta në profesionet përkatëse. Kjo është një moto që duhet të na bëjë të ndjehemi të barabarta me burratdhe te kemi besim te patundur per ta forcuar rolin tone duke ndikuar ne masen e gjere te grave


Falenderim per Lilianen dhe org Gruaja shqiptare ne Bote dhe misionin e saj

Falenderoj znj.Liliana Pere, që me dashuri dhe këmbëngulje të pafund mundohet që ngrejë lart rolin e secilës prej nesh, në fusha të ndryshme edukimi e profesioni, në mosha te ndryshme, brenda ose jashtë Shqipërisë. Ky organizim: Gruaja Shqiptare në Botë me misonin e saj fisnik të evidentimit të punës së cdo gruaje shqiptare dhe berjes present te vlerave është për tu përgëzuar dhe përqafuar nga e gjithe shoqeria . Faleminderit Liliana


Faleminderit-- Ju e nderuar Prof Dr Jera Kruja gruaja teper e suksesshme humane me integritet te larte profesional, nje personalitet ne fushen e mjekesise, qe keni keni bere emer ne institucione Eropeane dhe Internacionale me studimet dhe punen tuaj shkencore. Karakterizoheni ne temperamentin tuaj nga nje bukuri dhe qetesi qe e pasqyron fytyra dhe shpirti juaj fisnik,njerezore I mencur human dhe korrekt, e qete dhe mjaft e thjeshte,me nje miresjellje te jashtzakonshme.Do te kerkoja shume fjale te bukura me vlere qe te etiketoja pozitivitetin dhe personalitetin tuaj , cilesite e vyera qe keni, aftesite e tua gjithmone Ju jeni nje motivim dhe nje inspirim per te gjitha grate shqiptare kudo ku ndodhen.Jeni nje grua me shume vlera individuale dhe profesionale, keni c’do gje te bukur qe duhet te kete nje personalitet grua.

Intervista me ju ishte nje nga intervistat me mbresëlenëse ,inspiruese, nje mesazh I madh per c’do grua qe kerkon te rritet ne prfesion dhe te permiresohet ne individualitetin e vet,

E dashur Jera, me mbushet me shume respect e dashuri, do te vij t’u takoj sa here te më marre malli per ju, duke bëre dhe humanizëm pëer te parëe te sëemuret.

Ju uroj suksese nga zemra, dhe qofshin gratë me kerkesa per studime dhe per tu ngritur profesionalisht dhe Humane po aq sa ju. Faleminderit dhe ju uroj sa me shumë suksese



Liliana Pere

Ing Informatik

Presidente

Organizimi Internacional.

''Gruaja Shqiptare Në Botë'' Honorary Advisor of Diplomatic Mission DMPP



Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page