top of page
Writer's pictureAlb ww

Docente Doktore e Shkencave Elidiana Abazi, Pedagoge, ish kryetare e kësh, Qarku Tirane




Histori Suksesi- Elidiana Abazi


Docente Doktore e Shkencave Elidiana Abazi: Babi më la vetem 5 vjeç, por imazhi i tij dhe kujdesi i nënës time më kanë shërber në të gjithe jetën time, jo thjesht si një kujtim, por si model e motiv i fuqishëm për të cur përpara./


Nga Liliana Pere. Histori Suksesi/


Profili i Docente Doktore e shkencave sociale Elidiana (Abazi) Canaj/


Dr. Elidiana Murat (Abazi) Canaj një grua e qetë, qytetare në mentalitet dhe në sjellje, me shumë bonsens, rritur ne qytetin e Korcës, me të dy prindërit nga Jugu i Shqipërise, përkatësisht nënën nga Grabocka e Korçës, ndërsa babain nga Selenica e Kolonjës.


Të dy këto njësi administrative përfshihen në Qarkun e Korçës. Janë dy rrethe e dy qytete shumë afër gjeografikisht, por dhe me të njëjtat tradita atdhetare, kulture, arsimdashëse, me kulturë qytetare, në mikpritje, bujari e dinamizëm, me contribute e vlera të çmuara në historinë e kombit tonë .


Elidiana më se e vlerësuar:


Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike si “Punonjëse e Shkencave Politike” me 1977.

“Doktor” – Gradë shkencore e mbron pranë Departamentit të Filozofi–Sociologji në fushën e Shkencave Sociologjike, po në Universitetin e Tiranës, me vlerësim “shumë mirë”.

“Docent”- Titull Pedagogjik Skencor, per studimet ne fushen e Sociologjise fituar në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Agrobiznesit në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2010.

Pedagoge e Filozofise në Shkollën e Lartë të Partisë prej 10 vjetësh dhe 10 vjet pedagoge e Sociologjisë Rurale në Universitetin Bujqësor të Tiranë.

Kryetare e këshillit të Qarkut të Tiranës në mandatin e parë të krijimit të Këshillave të Qarqeve në Shqipëri dhe kryetare e Shoqatës Kombëtare të Këshillave të Qarqeve, njëkohësisht.

Antare e Kongresit Evropian të Autoriteteve të Qeverisjes Lokale dhe Rajonale pranë Këshillit të Evropës dhe Sekretare e Delegacionit Shqiptar për organet e qeverisjes vendore në vitet 2000 – 2004.

Sekretare e Komisionit të Kualifikimit Shkencor Pasuniversitar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vitet 1999 – 2000

Tashmë në nvitet e fundit vazhdon të punojë si pedagoge në Universitetin Bujqësor të Tiranës & pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT- dega Sociologji.


Studime & Botime të Elidianës:


Bashkautore në hartimin e programit, leksioneve dhe tekstit të Sociologjisë Rurale

Bashkeautore ne hartimin e programit të modulit “Parimet e Komunitetit dhe Zhvillimi i Zonave Rurale”, si edhe në përgatitjen e ciklit të leksioneve për studimet në Master Shkencor ne Ekonomi dhe Politika Agrare.

Studim sociologjik mbi ndikimin e mendësive fisnore në lidhjet martesore dhe familjare, si dhe në jetën e përditshme të njerëzve në zonat veri-lindore për vitet 1985 – 1990, pori edhe në vitet e para të tranzicionit.

“Këshilli i Qarkut-tre vjet-arritje dhe nevoja”, artikull i botuar në revistë periodike “Pushteti Vendor”, botim i Ministrisë së Pushtetit Vendor, 2004

(Bashkautore) në hartimin dhe botimin e: „Sociologji Rurale“, tekst i ripunuar e i ribotuar, miratuar nga DEPA, 2008.

„Ndikimi i mendësive fisnore“, – Vështrim Sociologjik – Monografi, Tiranë, 2008 (miratuar nga DEPA).

(Bashkautore): Pergatitja dhe botimi i librit “Sociologjia Rurale dhe Fshati Shqiptar” – përmbledhje materialesh studimore në ndihmë të studentëve për modulin “Sociologji Rurale”, Tiranë, 2006 (miratuar nga DEPA).

Konferenca Kombëtare: Referat me temë: “Roli i gruas në botën rurale, eksperienca dhe nga tranzicioni shqiptar”, organizuar më 5 qershor 2009 në UBT. Temë përgatitur dhe e referuar në konferencë nga E. Canaj:

„Gruaja rurale dhe disa probleme mbi statusin dhe rolin e saj social ekonomik”

“Murat Baki Abazi, Ditar, mbresa, kujtime, histori jete” – monografi – Tiranë – 2010.

Canaj (bashkautore) me Rezear Kola, Engjëll Skreli: “Veprimi kolektiv i munguar në bujqësinë shqiptare: Një përpjekje për të kuptuar faktorët që përcaktojnë veprimin kolektiv në një vend post komunist” – Konferenca kombëtare organizuar nga FEA: qershor 2010.

Referim në takimin VI të Institutit Alb – Shkenca në Prishtinë me temë: “Vlerat e ditareve personale” si metodologji studimi ne Sociologji, Prishtinë, 2011.

Botuar si ekstrakt tek permbledhja e Botimeve të Institutit të Alb-Shkencës për llogari të revistës “Aktet”: “Vlerat e ditareve personale”, 2011.



Elidiana u lind, u rrit dhe u formuan me historinë e patriotëve dhe rilindasve tanë:


Kur kujtojme Korçën dhe Kolonjën nuk mund te mos përmendim me repekt të thellë Patriotët e mëdhenj, dijetarët dhe mendimtarët e Rilindjes sonë kombëtare, të penës dhe të pushkës në mbrojtje të interesave tona Kombëtare në arenën ndërkombëtare.


Kolonjarët që kanë bërë


Theofan Stilian Noli: Burrë shteti, ishte një dijetar, shkrimtar shqiptar, studiues, muzikolog, diplomat, politikan, historian, orator dhe themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, i cili shërbeu si kryeministër i Shqipërisë në vitin 1924 gjatë Revolucionit qershorit. Fan Noli dha një kontribut të çmuar në thesarin e kulturës kombëtare. pas Rilindjes.


Jani Vreto atdhetar dhe mendimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare Dha ndihmesë të vyer për komisionin që miratoi më 1879 Alfabetin e Stambollit.

Parashqevi & Sevasi Qirjazi 1880-1970 të njohura edhe me emrin Paraskevi D. Kirias, 1909 botuese të abetares për shkollat fillore. Më pas organizouan arsimin në Shqipërinë e jugut dhe ndihmuan për të vënë bazat e një sistemi bibliotekar.

Papa Kristo Negovani (1875-1905), patriot dhe klerik shqiptar

Korçarët që bënë histori: Dhimitër Berati, firmëtar i Deklaratës së Pavarësisë, Pandeli Cale, Spiro Ilo, Mihal Grameno, rilindas, gazetar dhe shkrimtar, Iliaz Bej Mirahori, themelues i qytetit të Korçës.etj,etj. Dy krahina te dyja djepe të Rilindjes etj. etj.



******************************************************************************



Bashkëbisedim me Elidianën ose Liden siç e therrasin shkurt:


**


E dashur Elidiana, Tashmë kanë kaluar shumë vite pune dhe nje karrierë e suksesshme e jetës tuaj, ndaj, besoj, keni shumë për të thënë. Kjo intervistë nuk do të mjaftonte për të përshkruar jetën tuaj, familjen, fëmijërinë, formimin tuaj, karrierrën profesionale dhe, të gjitha angazhimet e përgjegjësitë tuaja në disa fusha të jetës. Që jane vërtet për t’u admiruar dhe vlerësuar, kjo nuk vihet në dyshim, por a mund të sillni në vëmendjen e lexuesit disa nga momentet më pikante të jetës tuaj, kuptohet, relativisht shkurt?



Elidiana Murat (Abazi) Canaj. Kam lindur më 4 shkurt 1952 në qytetin e Elbasanit. Kur isha 5 vjeç, babai im i dashur, Murat Abazi, u nda nga jeta. Ai ishte vetëm 35 vjeç. Jam fëmija i parë e dy prinderve të mij të shtrenjtë, Perparimes dhe Murat Abazit. Nëna ime është nga Grabocka e Korçës, ndërsa babai nga Selenica e Kolonjës. Doemos jam me fat për prindërit e mij. Ishin akoma vitet e para të jetës në liri, kur ata u martuan dhe u bënë prinder. Të dy ata kanë marrë pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ishin partizanë të njejtit formacion të Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare, Brigadës XV s. Ashtu si të gjithë luftëtarët e lirisë në të gjithë botën, ishin të vendosur për të bërë punë të mira në dobi të realizimit të ëndërrave të të gjithë shqiptarëve per demokraci e per ta parë vendin të zhvilluar e të begatë. Me këtë frymë na edukuan edhe ne të tri vajzave të tyre! Ishte fatkeqësia jonë që te mos rriteshim me babain tone pranë fizikisht! E gjithe barra e rritjes, edukimit, shkollimit tone ra mbi shpatullat e nënës sonë që mbeti e ve kur ishte vetëm 28 vjeç!


**


E dashur Lida, Ndjej dhimbje të thellë kur më kujtoni që ju keni qene vetem 5 vjeç kur babi juaj u nda nga jeta dhe ju, me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj detyrave, por edhe ndaj trashëgimisë tuaj prindërore, ose ADN-se suaj (Genit) keni shkëlqyer që në fiilimet tuaja në bangat e shkollës dhe në vazhdim. Sa ështe ndjerë Lidae e mbeshtetur në planin shpirtëror dhe kujdesin prindëror nga nena dhe të afërmit e saj?


Kemi jetuar në qytetin e Korçës gjatë te gjitha viteve të shkollimit tim parauniversitar. Kam pasur fatin të jem nxënëse e shkollave më të mira të qytetit dhe jo vetëm për Korçën! Shkolla e mesme e arsimit të përgjithshem “Raqi Qirinxhi” renditej në shkollat më të mira të vendit! Jo vetëm unë, por edhe motrat e mia kemi qëne nxënset më të mira të shkollve ku kemi qenë! Shpesh fotografia e jonë bashkë me nënën tonë vihej në qëndër të qytetit si prind e femijë të dalluar! Edhe sot krenohemi për nënën tone! U jemi gjithashtu mirënjohëse të gjithëve që kanë kontribuar në edukimin tone, na kanë qendruar pranë dhe na kanë vlerësuar! Pranë nesh kanë qenë kurdoherë prindërit e nënës. Nuk na lanë vetëm! Të gjithë të afërmit na janë gjendur e janë kujdesur per ne në një mënyrë ose tjetër me qellim që të mos na mungonte gë në rritjen e edukimin tonë! Ishte nje mrekulli e vertetë qe ne ndiheshim kurdoherë në gjirin e dashurisë e kujdesit të njerëzve tanë më të afert! Asnjeherë nuk u ndjemë “jetime”! Kam të drejtë të them që kujdesi e besimi i tyre tek ne, na “detyroi” të mësonim të mos i zhgënjenim njerëzit, nënen, te afërmit, shoqërinë! Personalisht kam qenë mjaft aktive në të gjitha nivelet e jetës: si nxënëse jam angazhuar me shumë përkushtim e kënaqësi në të gjitha detyrat e përvetësimit të mësimit. Krahas detyrës kryesore kam kryer edhe detyra shoqërore në organizata të ndryshme sin ë organizatën e pionierit, në organizatën e rinisë e më tej. Asnjë përgjegjesi nuk e kam konsideruar thjesht si “dhuratë” apo vlerësim për mua, por si detyrë! Asnjëherë nuk i kam neglizhuar detyrat shoqërore! I kam kryer pa u kursyer krahas detyrave shtetërore. Nuk kam cënuar asnjehere përgjegjësitë administrative apo juridike! Ndershmëria e korrektësia në të gjitha marrdheniet e sjelljet në shoqëri më kanë karakterizuar kurdoherë!


Studimet e larta i fillova në Fakultetin e Shkencave Politiko – Juridike, në degën e Filozofisë. Në fund të studimeve u diplomova si punonjëse e shekncave Politike. Para diplomimit punova si mësuese në stash në shkollën e mesme të bashkuar Miras – Devoll. Ishte prova ime e parë në jetë! U ndjeva mirë dhe nuk paragjykova aksënd që me emëruan në fshat, perkundrazi, m’u duk sikur kisha detyrimin ndaj xha Emin Kaçanit për të punuar si mësuese në fshatin e tij të lindjes! (Xha Emini ishte komshiu ynë që, edhe pse ishte moshatar me gjyshin tim, e konsideroja shok e më donte shumë si vajzën e vet. Ai kishte shume besim tek une se do ta nderoja edhe atë me punët e mia të mira!)


**


-Si e keni konceptuar në kuptimin filozofik, punën me rininë, ku disa gjenerata të rinjsh kanë patur fatin të ishin pranë jush, të edukoheshin me ndjenjën e punës, e solidaritetit, humanizmit dhe t’i orientonit drejt per formimin e tyre cilësor?



Mbas diplomimit fillova të punoja e emëruar si Drejtuese sociale administrative në aksionet kombëtare të rinisë. Fillova në Hekurudhën Prrenjas-Guri i Kuq (Pogradec). Edhe pse me pëlqente të isha në mësimdhënie e punën studimore kërkimore shkencore, iu përkushtova punës me rininë. Mësova shumë nga aksioni dhe karateristikat e rinisë. Mësova të njoh dallimet e grupeve të ndryshme të rinise së vendit në aksion. Vlerësoja tek të gjithë të rinjtë vullnetarizmin dhe seriozitetin e tyre në punë. Vleresoja mjaft aspektin social të sjelljes së tyre, shkembimin e vlerave mes grupimeve sociale të të rinjve të të gjitha kategroive dhe nga të gjitha krahinat e vendit, solidaritetin, humanizmin, shpirtin e garës dhe vrullin e rinise! Në këtë hekurudhë punova pothuaj në të gjithë sektoret: Pojskë, Guri i Kuq (Memlisht), Tuneli i Qafë Thanës. Mbas përfundimit të punimeve në këtë vepër të madhe dhe inagurimit të saj, u transferova në aksionin për ndërtimin e rrugës automobilistike Tepelene – Gusmar. Jetova e unova 3 muaj në Bënçë bashkë me rininë vullnetare në një lloj “fushimi”- sktor provizor e sezonal i sajuar me çadra. Pastaj punova në prodhim bujqësor për 6 muaj në NB – Korça. Më pas filluan punimet e hekurudhës Laç-Lezhë. U thirra të punoja në këte veper tjetër të rëndësishme përsëri me rininë. Punova e jetova 13 muaj në Tresh të Lezhës si komandante sektori. Aksionet më dhanë mjaft vlera e experiencë në jetë! Kam mjaft episode pikante nga kjo experiencë rreth 3 vite në punë të ndryshme kryesisht me rininë e aksioneve vullnetare! U njoha me rininë e të gjitha krahinave të vendit nga veriu në jugë, nga lindja në perëndim, në Shqipërinë e Mesme, u njoha me tërinj puntorë, kooperativistë, nxënës e student, me mësues e pedagogë, me puntorë të hekurudhës e specialist me emën në projektimin e ndertimin e atyre veprave të mëdha…



**


-Si keni mundur në nje moshë shume të re, të merrnit persipër detyra të vështira dhe t’i kryenit me aq sukses? Unë i joh vlerat e karakteristikat e tua: e mencur, shumë e qetë, e aresyeshme dhe mjaft e edukuar. A ka qene Babai juaj i ndjerë dhe nëna juaj në vizionin tuaj pranë me figuren e tij, jo thjesht si kujtim, por edhe si model sjelljeje, forcë e nje motiv i fuqishëm për të përballuar sakrificat që u ka servirur puna dhe jeta ?



Nuk e kam ndjerë se kam sakrifikuar, por kam punuar pa refuzuar asnjeherë detyrat! Ndoshta ka sakrifikuar mamaja e motrat e mia që isha larg tyre. Gjithsesi asnjeherë nuk jam ndjerë larg se kurdohere analizoja sjelljet, veprimet e qëdrimet e mia në raport me porositë e mamasë, me modelin e saj në jetë, me vlerat e karakterit të babait tim, që edhe pse nuk pata fatin ta kishta fizikisht pranë, mamaja na e kish sjellë kurdoherë figurën e tij pranë, jo thjesht si kujtim, por edhe si model të gjallë. Babai ështe shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Si babai ashtu edhe mamaja kanë disa vlerësime për kontributin e vet jo vetëm në luftën për liri, si ish partizanë e si veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare por edhe në punë! Si mund të sillesha ndryshe nga modeli e idealet e prindërve të mij?!


Edhe unë jam pasardhëse veterani jo vetëm si vajzë e dy prindërve veteranë, por edhe si anëtare e organizatës së Veteraneve te LANÇ. Në disa konferenca Kombëtare te Veteraneve me radhë jam zgjedhur antare e Kryesisë dhe n/kryetare e Kryesise se Komitetit Kombetar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar. Ndjehem e vlerësuar nga veteranët dhe u jam mirenjohëse atyre që më besuan të me zgjedhin edhe mua në krye të organizatës së tyre edhe pse jam pasardhëse! Doemos besimin e vlerësimin e tyre unë i përkthej në punë e angazhim me përkushtim në mbrojtje të idealeve dhe vlerave më të mira të Popullit Shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, luftë e cila e renditi vendin tonë në krahun e fitimtarëve mbi nazifashizmin botëror. Kjo luftë i kushtoi shtrenjtë popullit tonë të vogël në numër! Dhanë jetën mbi 28.000 dëshmorë! Kjo luftë u kurorëzua me lirine e pavarësinë! Nderkohe kam vazhduar studimet dhe kam shlyer detyrime të kualifikimit pasuniversitar. Kam vazhduar per 21 vjet studime të rregullta në nivele të ndryshme të arsimit.


**


E dashur Lida, Ju jeni sot pedagoge në Universitet për lëndën e Sociologjise Rurale. Rrezatoni sens pozitiv në punë, integritet të lartë social e professional, shkruani dhe botoni me dhjetra artikuj shkencorë & profesionale, apo divulgativë, si mundeni të kryeni dhe angazhime të tjera me karakter social? A eshte ky angazhimi juaj dashuri dhe detyrim juaj për profesionin apo një respekt njerëzor?


Kam studjuar dhe jam kualifikuar nëpërmjet studimeve universitare e pasuniversitare dhe finalizova mbrojtjen e doktoratës në Sociologji. Kam realizuar edhe një studim të thelluar sociologjik në zonat verilindore të vendit, kryesisht në territoret rurale për ndikimin e mendësive fisnore në lidhjet martësore e familjare si edhe në zgjidhjen e problemeve të jetes së përditshme të njerëzve në Mat, Kukës, Has e Tropojë. Ndërkohe që isha emëruar pedagoge e Filozofise në një nga institucionet e arsimit të lartë te vendit. Punova aty për 10 vjet. Tani vazhdoj si pedagoge në UBT dhe jap me kenaqesi e përkushtim lëndën e formimit të përgjithshem Sociologji Rurale. Vitet e fundit jam pranuar si pedagoge e jashtme edhe në Fakultetin e Shkencave Sociale të UT për të dhëne lëndën Sociologji Rurale si lënde e formimit professional për studentët e degës së Sociologjisë.


Duke e dashuruar punën që bëj në mësimdhënie, kujdesem të vazhdoj të studjoj dhe të shkruaj. Kam botuar dhjetra shkrime e artikuj të ndryshem në organe teorike – shkencore dhe në organe divulgative.


Dua të nënvizoj veçanërisht përgatitjen dhe botimin e monografisë me titull: “Murat Baki Abas Selenica – Ditar, kujtime, histori jete”. Me këtë monografi theksoj se kam nxjerrë në dritë ditarin e babait tim mbajtur në vitet e LANÇ. Ky botim më ka “lehtesuar” disi mbasi arrita të kryej kësisoj një detyrim, respekt e mirenjohje në kujtim të babait tim.


Preferoj të shkruaj veçanësrisht për tema nga fusha e Sociologjise, historisë…


Edhe në këto vite kam kryer detyra të tjera me pergjegjësi. Kam qenë e zgjedhur në organe të qeverisjes vendore si antare e këshillit bashkiak të Tiranes (për dy mandate radhë), si antare e këshillit të Qarkut të Tiranës (për dy mandate radhë) si edhe kryetare e Këshillit të Qarkut të Tiranës (në mandatin e pare 200-2004). Për shkak të detyrës jam zgjedhur kryetare e shoqatës së këshillave të qarqeve të Shqipërisë dhe kam përfaqësuar këshillat e qarqeve të Shqipërisë në Kongresin e Autoriteteve te Qeverisjes Lokale e Rajonale në Këshillin e Evropes si sekretare e delegacionit dhe si antare e Kongresit.


Kam qenë sekretare e Komisionit të Kualifikimit Shkencor pranë MASH si edhe drejtore e NTS 3 në territorin e ish kampusit universitar të Universitetit Bujqësor. Duke e dashuruar punën që bëj në mësimdhënie, kujdesem të vazhdoj të studjoj dhe të shkruaj.


*


Episod nga Elidiana ne mesimdhenje si pedagoge. Diskutonim në seminarin e Sociologjisë Rurale me studentët e Agrobiznesit mbi disa probleme sociale në marrdheniet në familje dhe njera nga pyetjet e mia për studentët ish: – “Cilin tip familjeje do t’u pëlqente të zgjidhnit në jetën tuaj sipas kriterit rezidencial: familjen patrilokale, matrilokale apo neolokale”. Në pergjithesi preferonin familjen neolokale. Disa vajza ishin më të prera: “Jo vetem dua të jem më vete me bashkëshortin tim, por prindërit e mij dhe të bashkeshortit tim do të doja t’i kisha sa më larg! Ata do të më prishnin punë po të jetoja bashkë me ta!” Ndërsa një djalë tha: “Doemos edhe unë nuk do t’ia imponoja bashkëshortes sime të jetonim bashkë me prindërit e mij! Zgjedhjen do ta vendosim bashkë! Por do të preferoja t’i kishim te dy familjet mëma afër nesh. Prindërit do të kenë nevojë gjithashtu për ne dhe ne kemi detyrime për ‘ta. Duke i pasur afër, për mua do të ishte shumë mirë që, së paku, t’u thoja në mëngjes “si u gëdhitë” dhe, në mbremje: “natën e mirë” e “gjumin e ëmbël”! Ne jemi fryt i dashurisë së prindërve tanë dhe jemi rritur me dashurinë e tyre!” Doemos, me pëlqeu. Studentët shpesh gjykojnë drejt! Janë të përgjegjshëm!



**


-Kush eshte familja e e Elidianës, a ndjehet ajo sot nje grua e realizuar në të gjitha këndveshtrimet, një nënë me dy vajza të shkëlqyera. Pozitivietin e ka përqafuar fort e gjithe familja dhe rjedha vazhdon më së miri. Sa punë dhe mendim pozitiv kërkon ky sukses i vazhdueshëm?




Jam e martuar me Shaban Canaj me origjine nga Batra e Vogel e Burrelit. Eshte shoku im më i mirë! Është shoku im i jetës! Këtë vit mbushëm 30 vjet martesë! Jemi njohur në kushte pune të përbashkët. Shohim tek njeri – tjetri tiparet më të mira tonat! Kemi 2 vajza që na japin kenaqësi e krenari. Vajza e madhe, Alba, ka studjuar dhe eshte diplomuar në Arkitekturë. Ka provuar në pune se ka bërë zgjedhjen e duhur në profesion. Tani vazhdon studime pasuniversitare në Itali. Vajza e vogël, Irisi është duke përfunduar studimet e MSC në Universitetin e Arteve këtu në Tiranë dhe diplomohet në Regji Teatri. Eshtë kërkuese ndaj vetes në profesion. Në te gjitha angazhimet deri tani ka njohur vetëm suksese! Të dyja vajzat guxojnë, kanë inisiativë dhe janë “me këmbë në tokë”. Familjarisht mendojmë pozitivisht e jemi optimistë! Të katërt gjykojmë se me punë të vazhdueshme me përkushtim e mirekuptim mund t’ia arrijmë, Liliana, ndryshe nuk bëhet.


**


-E dashur Elidiana. Së fundmi dua të di a keni ju një mesazh për të gjitha gratë në Shqipëri?


Gratë dhe vajzat tona të mos tërhiqen para asnjë vështirësie për të arritur objektivat që i kanë venë vetë ato vetes apo për të bërë realitet të gjitha pritmënitë që shoqeria ka për ‘to! Gratë në asnjë mënyrë nuk duhet të tërhiqen para vështirësive për të realizuar ambicjet e tyre në çdo aspect e sector të jetës për të bërë realitet ëndërrat e tyre më të mira si nëna për rritjen dhe edukimin e femijeve të tyre, si qytetare për t’ia përmirësuar faqen këtij vendi! Nuk duhet të tërhiqen nga kërkesat e larta të arsimimit, kualifikimit, përgatitjes profesionale, punës së palodhur e me përkushtim duke synuar kudo e kurdoherë suksesin!


*Falenderon Elidiana


Të falenderoj përzëmërsisht, e dashur Liliana, për punën që bën me shumë këmbëngulje dhe idealizëm. Me përkushtimin tuaj ju keni mundur t’u jepni zë të gjitha grave shqiptare që punojnë me devocion për veten, familjen dhe shoqërinë. Kështu ju promovoni sukseset e tyre. Edhe njëherë u falenderoj që më dhatë mundësinë për të biseduar me ju,si dhe per vlerësimin qe më beni!


*Falenderon Liliana


Jam tepër e lumtur qe kam shkruajtur per ju,e dashur Elidiana e suksesshme, gruaja me bonsens dhe maturi të pashembullt! Sinqerisht më transmeton qetësi dhe dashuri prania juaj. Cdo guaje shqiptare do t’i kujtoja se sa forcë, maturi, këmbëngulje dhe kapacitet intelektual ka një grua, edhe pse e rritur pa baba, çan në jetë me mënyrën më të ndershme dhe me punën e saj të madhe dhe intetgritetin moral dhe professional. Kur një grua e tillë ka vullnet, kur ajo dëshiron te ecë perpara dhe punon shumë për të arritur objektivat e vendosura në vetvete, nuk ka asnjë pengesë që nuk e kapërcen që të arrijë te jetë aq shëmbullore sa ju në çdo drejtim. Ju jeni një grua që kush e njeh do shprehej me superlativat më pozitive në dimesionin professional njerëzor dhe social.dhe kuah e lezon kete shkrim merr inspirim dhe mesazhet me positive per nje grua. Faleminderit!

- See more at: http://gazetadielli.com/histori-suksesi-elid

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page