Gemi, E. (2016) ‘Integrimi dhe lëvizshmëria transnacionale në kohë krize: rasti i shqiptarëve në Greqi dhe Itali’. Studi Emigrazione, LIII, n. 202, f. 237-255.Eda Gemi, (Doctor of Philosopy) është lektore e parë në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit Europian të Tiranës, si dhe pedagoge e jashtme në Universitetin e Arteve të Tiranës.
Dr. Gemi është Visiting Research Fellow pranë ISR – Institute for Urban and Regional Research të Akademisë së Shkencave të Austrisë në Vjenë. Pozicioni është akorduar nga Akademia e Shkencave të Austrisë në kuadrin e JESH- Joint Excellence in Science and Humanities.
Që nga viti 2010 ajo mban postin e research fellow pranë Robert Schuman Centre for Advanced Studies e European University Institute (EUI) në Firence, Itali ku ajo është përfshirë në projekte kërkimore të fokusuara në kthimin dhe migracionin ciklik, në rolin i mediave dhe diversitetin kulturor si dhe transnacionalizmin.
Dr. Gemi është e kontraktuar nga Komisioni Europian si Expert Evaluator për projekte kërkimore: HORIZON 2020, MSCA-IF-2018 and AMIF. Ajo është, gjithashtu, eksperte pranë OECD Network of International Migration Experts.
Ajo mban titullin Doctor of Philosopy nga Faculty of Business and Law i London Metropolitan University, Mbretëria e Bashkuar. Ajo ka fituar titullin Master of Arts në Studimet e Europës Juglindore nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Administratës Publike të Universitetit të Athinës.
Dr. Gemi ka botuar dy monografi si dhe artikuj në revista shkencore të referuara, në vëllime dhe në media. Libri i saj i tretë me titull “Exploring integration and transnationalism in a cross-local perspective: Albanian migrants in Athens and Vienna” pritet të botohet në Maj 2019 nga Akademia e Shkencave të Austrisë. Për herë të parë është një shqiptare kandidate për Parlament Europian 2019në listat e PASOK si kandidate për Parlamentin Europian. Ndaj shqiptarët që kanë nënshtetësi greke kudo që ndodhen votojnë për të parën shqiptare që do të kandidojë në Parlamentin Europian për të qenë të përfaqësuar denjësisht