top of page
Writer's pictureAlb ww

Tinka Kurti aktore nderuar me cmimet, Artiste merituar, Artiste e Popullit "Nderi i Kombit" etj






Flet aktorja e madhe shqiptare zonja Tinka Kurti "Nderi i Kombit"


Histori Suksesi / interviste nga Liliana Pere

Tinka Kurti u lind më 17 Dhjetor 1932 në Sarajevë, Bosnjë Hercegovinë dhe jeton në Tiranë. "Zoja e randë" e teatrit dhe kinemasë shqiptare, një aktore e madhe që mbahet me nje vitalitet dhe energji te madhe. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç.Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër.Që nga viti 1949 e deri dhe per shume vite ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role.Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi.Shkëlqen me role protagoniste tek “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”.Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë “Tana”, më 1958.

Të paharruar kanë mbetur Nene Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”.

Rolet e interpretuara i sigurojnë çmime të ndryshme, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe ato të teatrit, ne të cilat mori çmimet e karrierës në të dyja fushat.Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.Gjatë karrierës së saj ka marrë një seri çmimesh.

Artiste e merituar me vone eshtë bërë Artiste e Popullit në një moshë fare të re.

Ambasadore Paqes, Nder i Qytetit te Shkodres dhe e Peqinit.

Cmimi Gruaja e vitit 96 ne Amerike ne nje Shoqate Gruaje.

Ne vitin 2014 Tinka Kurti merr cmimin e karrieres ne New York.

"Nderi i Kombit" në prag të 80-vjetorit të lindjes, akorduar nga ish Presidenti i Republikës Prof. Bamir Topi.

Ndiqni intervisten j’u lutem…

Une deshiroj ‘tu kthej disa vite prapa, qe ju do tu pelqeje, a mund te flisni per femijerine tuaj znj.Tinka?

Kam kujtime pafund, si çdo njeri që vjen në këtë moshe të jetës së tij.Rri e mendoj dhe kujtoj parkun, rrugicën me kalldrëm dhe ndjej në çdo çast shtrëngimin e dorës së nënës sime të shtrenjtë.Mbushem me emocione të mëdha, kur kujtoj çastet e dhimbshme, portën e shtëpisë, nga e cila dola kur isha vetëm 5 vjeç dhe u riktheva kur mbusha 65 vjeç. … Kam qenë fëmija i parë në familje dhe gjithnjë kam qenë në një pozicion që më bënte të ndihesha më e rritur nga ç’isha, gjithnjë e detyruar për të marrë më shumë përgjegjësi nga ç’mund të mbaja në shpinë…dhe më duhej ta bëja këtë sepse më dhimbsej nëna dhe më duhej t’i bëhesha krah asaj. Pra, unë nuk e mbaj mend veten fëmijë asnjëherë, sepse jeta më kërkoi të rritesha para kohe.

Znj.Tinka; Ju shpreheni me nostalgji për qytetin tuaj kur e përmend, sa vend ze Shkodra tek ju ne jeten tuaj ?

Shkodra është e bukura e dheut.. ngazellehet …dhe sa herë shkoj, e shkel me mall dhe kthehem me lot, Shkodra është qyteti im ku unë jam rritur, vendi ku ka qene familja ime dhe vertiten shume kujtime , ku më kanë dashur dhe i kam dashur dhe unë ndjehem krenare të jetoj atje.

- Ajo ka ne humor ne qenien e saj qe I jep shprehje se te folurit dhe bisedes nje ton te afert te qeshur e te kenshem. Ka vite që është larguar nga qyteti ku është rritur, mbetur kryefjala e botës së saj. E gjithëfigure e saj transmetohet në një mënyrë kaq të trasparente sa duket sikur ke të bësh me një njeri që e ka nën kontroll çdo ndjesi negative brenda saj. Jo, ajo të çudit me natyrën e saj prej gruaje të fortë …Koshienca dhe kujtesa fenomenale shprehin optimizem Forca dhe energjia e saj e kane kthyer gjithshka ne pozitivitet dhe passion, per artin dhe kinematografine. Tek Znj , Tinka pashe nje temperament tejet të fortë, me cilesi shume te vecanta,dhembshurie korrekte,humori, dhe mjaft fisnike, që duket i formuar ne femini nga prinder intelektuale, qysh në fëmijëri, ka arritur t’u bëjë gjithnjë ballë sfidave të jetës dhe të tregojë se është një grua e e madhe.

Znj.Tinka: Me rastin e ditelindjes per ju eshte bere dhurate nje film dokumentar, a ju ka gezuar ky vleresim –perjetesim ne skene?Si jeni ndjere?

Faleminderit publikut qe e kam dashur dhe me ka dashur si dhe kolegeve për cilësimin që më bejne.Teksa numëroj vitet, them shpesh që ndjehem e privilegjuar që për mua është bërë një dokumentar, i arrirë do të thosha nga regjisori Esat Teliti, që ma dhuroi me rastin e ditëlindjes. Jam prekur kur u shfaq në kinema "Milenium", kur për 90 minuta kaloi jeta ime e bukur dhe e vështirë.E falenderoj shume .

Znj. Tinka, ju I perkisni plejades me te nderuar te artisteve te kinematografise, regjisorë dhe aktorë, që me filmat e tyre kanë zënë një vend shumë të vlerësuar dhe te dashur në kinemanë shqiptare. Pse filmat e Kinostudios qëndrojnë ende në publik, edhe pse kanë kaluar dekada?

Në keta filma ishte jeta , e gjithe secilit jeta e te gjithëve , me te mirat dhe dobesitë e asaj kohe , por kane vlera te mëdha , ato pasqyrojne jeten reale , emocionet e jetës, se punes,familjes, luftes, sakrificave dashurise , jepen dhe jane te ndertuar ne nje platformë reale te sukseshme me shumë sinqeritet e dashuri ne bashkëpunimet me te gjithe trupen e artisteve që mund të kemi pasur defekte në interpretim të rolit, në kamera, por megjithatë ajo ka qenë një krijimtari që meriton vlerësim. Unë shikoj të tjerët në filma dhe më pas kthehem tek unë. Jam kritizerja më e madhe e vetes sime, por mendoj që filmat tanë kanë vlera të mëdha për kinemanë shqiptare.

Ishte talenti, dhuntia e natyrshme , puna kembengulese, duke kaperxyer veshtiresite e kohes, që ju te bëheshit aktore . Hapi i parë u hodh me filmin "Tana" dhe pas kësaj, jeta juaj j’u kushtua skenës dhe filmit,dhe vuri vulen si aktore per znj. Tinka? Mësimet i nisa në Politeknikumin e Tiranës, kam përfunduar rastësisht në Lice, por edhe ëndrra për aktore u ndërpre në mes, pasi vetëm pas tre muajsh do të më përjashtonin nga Liceu me pretendimin se tek une vërenin shfaqje liberale dhe kurrë nuk e mora diplomën e aktrimit .Ishte talenti, dhuntia që më jepte natyra, që unë të bëhesha aktore. Unë jam dhe mbeten aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe kujtimet e mia.Kujtoj me nostalgji rolin ne "Dasmën shkodrane", kur isha vetëm 16 vjeçe. Pjesmarja ime ne grupe artistike ne korr , duke kenduar si soliste , spikati talentin e vene re nga regjisori I cili kuptoi se Tinka ishte një aktore dhe gjykimi I tij ishte I sakte.


Znj, Tinka, keni interpretuar gjatë gjithë jetës role qe kane qënë të shumta dhe te memorizuara ne kujtesen tone, sa role behen perafersisht?

Kam interpretuar rreth 330 role, Pjesa me e madhe e roleve eshte në dramë, por edhe në filma. Rolet mbajne vitet e mija te regjistruara 60 vite të jetës sime, që ia kam kushtuar skenës, me pune dashuri dhe perkushtim. Mendoj se kinematografia ka bere nje pune te madhe shume te lavderueshme.

Une I kam dashtun te gjitha,rolet kane qene te ndryshme, unë i kam të shtrenjta njësoj. Kujtoj rolet në dramën "Fejesa e Çehovit", pasuar me rolin e Files në "Fisheku në pajë", më pas të Lokes tek "Toka Jonë". Pasioni dhe dashuria për skenën më detyronte që brenda vitit të mund të realizoja 4 role. Lëvizja nga Shkodra në Vig ku xhiroheshin "5 heronjtë", nga skena në xhirim.Sfilitesha, por ndjehesha edhe e lumtur. Ju keni patur fatin te luani role te medhenj , permendni disa te lutem,cilet do të konsideronit role më të spikatura?Sa mbresa kujtime keni ne punen tuaj te mrekullueshme ne gjithe keto vite pune te lodhshme te bukura, por dhe impresionuse mund te kujtoni disa?

Une I kam dashtun te gjitha rolet unë i kam të shtrenjta njësoj. Kujtoj rolet në dramën "Fejesa e Çehovit", pasuar me rolin e Files në "Fisheku në pajë", më pas të Lokes tek "Toka Jonë". Pasioni dhe dashuria për skenën më detyronte që brenda vitit të mund të realizoja 4 role. Lëvizja nga Shkodra në Vig ku xhiroheshin "5 heronjtë", nga skena në xhirim. Nje pune intensive por Unë kam pasur fatin të kem tërë kohën role parësorë në skenë dhe filma, veçoj rolin e Lokes tek "Toka Jonë", nënë Pashakoja tek "Yjet e netëve të gjata", rolin e nënës tek "Gjaku i Arbrit" dhe kështu do të përmendja një varg rolesh deri tek ky i fundit, tek "Streha e të Harruarve" shkruar nga Rruzhdi Pulaha, që u xhirua edhe film para pak muajsh.

Ju keni nje experience te gjate artistike, dhe shume cilesore, te pelqyer e te vleresuar nga publiku, Por përballë kësaj krijimtarie në karrierën tuaj kaq të vlerësuar në kinemanë shqiptare,cilin rol do te veçonit?

Rolet gjithmonë i kam vlerësuar, dhe ndër vite kam lozur karaktere dhe personazhe të ndryshme.Por mendoj se është Nënë Pashakoja në filmin “Yjet e netëve të gjata”. E them këtë sepse unë kam qenë një vajzë shkodrane, grua shkodrane, isha 38 vjeçe atë kohë dhe duhej të luaja një nënë të moshuar, me djem korçare që ishin vërtetë nga Korça, dhe atë kohë mu duk një guxim i madh i të ndjerit Viktor Gjika. Por i jam shumë mirënjohëse, faleminderit prej tij, sepse ai më ka ndihmuar shumë që unë ta përballoj atë rol. E them me shumë sinqeritet, unë si aktore sa herë e shikoj atë film them: “sa borxhlije i jam asaj nëne të vërtetë”.

Aktori nuk ka të drejtë të thotë, ku është ndjerë më mirë.Vetëm spektatori, publiku, është ai që di të gjykojë më mirë.

Znj.Tinka Kurti ju jeni artistja e parë që realizuat puthjen në film, madje në filmin e parë shqiptar.Si e keni përjetuar?

Është puthja e parë në historinë e filmit shqiptar dhe kjo më bën të ndjehem vërtetë mirë. Tek filmi "Tana", nën një pemë i dhashë puthjen partnerit tim, aktorit të madh Naim Frashëri.Kjo më bën krenare Ishte koha e tillë, mentaliteti që të pengonte për të realizuar skena të tilla. Megjithatë, edhe pse isha shumë e re, pasioni e bën aktorin të interpretojë edhe skena të tilla, që tashmë janë të zakonshme.Sigurisht që nuk ishte e lehtë. Madje ju them se për të bërë atë puthje, na u desh të realizonim 29 dubla dhe fatkeqësisht skenën e hoqën më pas. Zemërohem me vete dhe them: "Mirë atëherë që nuk lejonte koha dhe regjimi, po sot, përse nuk jepet puthja ime me Naim Frashërin?" Për mua është një nga momentet më të bukura të karrierës sime si aktore, jo vetëm se kam partner një aktor të madh, porse isha një aktore e vërtetë, qe dola mbi paragjykimet e kohes


Cilat të rreshtonit disa prej tyre, si ngjarje të veçanta te mbushura me emocione në jetën tuajnga vleresime te ndryshme nga publiku?

E kam te veshtire te vcoj apo numero ngjarje te vecanta , po kujtoj dicka; venia e emrit tim në kinemanë verore në Plazhin e Durrësit. (Mbushi syte me lot ).. Tek ne keto ceremoni nuk behen kur je gjalle nuk është traditë në vendin tonë por jam ndjere e vlerësuar, emocionet janë të shumëfishta. Emrin tim e mban edhe shkolla e mesme e Lekbibajt, ku nuk mungoj të shkoj. Ndjehem krenare, jo vetëm se ndodhet në trevën ku unë jam rritur dhe jam artiste e asaj treve me kontributin tim, Ishte nje dite qe s’mund ta harroj kurre Ahengu i madh i bere me kete rast I rrenjosi thelle keto kujtime , kujtoj lahutistin qe kendonte me iinstrumentin e tij me sa kishte fuqi tingujte lahutës më kumbojnë në vesh edhe sot. Kenget e tyre te improvizuara me kushtoheshin mua shoqëruar Kujtoj vargjet….Tinka Kurti, nderi jonë, Tinka jonë sa malet të rrojë..Komuniteti I aktoreve e artisteve ka qene nje komunitet me shkueshmeri dhe harmoni qe e donim dhe e vleresonim njeri tjetrin.Kam fiksuar në foto çastin kur një shqiptar i ardhur nga Australia më vendosi një qylaf në kokë dhe më mbështolli me flamurin e Kombit. E kam të shtrenjtë atë foto.

Une nuk do te percaktoja dot asnjehere moshen tuaj te vertete , ju jeni nje grua plot energji, qe e tregoni ne ecje , ne te folurin e bukur melodioz, ne kujtesen dhe rradhitjen e njarjeve, ne fisnikerine dhe kulturen tuaj dhe do te thosha a do te kete ndryshim per Tinken ndonjehere ne keto cilesi?

Jo.Pergjigjet.Derisa pasioni im te jete Brenda meje I forte per aktrimin une nuk do ti humbas keto cilesi dhe do vazhdoj te luaj ne skene, madje kam disa projekte te reja Une krijoj poezi , nuk mund te them qe jam poete , por kam talent,Në këto vargje unë them: Të dua o profesion, sa dua djalin tim E ti nuk ke të drejtë që më qorton, se të dy janë gjaku dhe shpirti im Ngrihem në mëngjes dua djalin ta takoj, në mos tjetër me të në telefon të komunikoj Ti ku je se numrin më nuk ta di se ke ndërruar dhe shtëpi Se do të vija tek ti, se edhe ty të kam fëmi... Kështu i them unë profesionit tim, aktrimit. Kjo është ndoshta dashuria që më ka mbajt afër me këtë profesion,

Mesova nga ju qe djali jeton larg jush dhe ju e ndjeni mungesën e tij , por ne njëfare mënyre jam e sigurt qe nuk ka dite te gjendesh vetem, pa miq artiste e dashamires, telefoni besoj nuk ju le te flini gjate?

Qesh , po sigurisht , Djali im djali i vetëm që kam ka rreth 7-të vjet qe jeton ne Kanada, bashkë me familjen e tij.Burri ka 15 vjet që më ka vdekur, Për më tepër unë jam njohur me dashuri me burrin tim, dhe ai ka qenë një njeri shumë special por une nuk gjendem asnjehere vetem, shtepine time e kane mesuar gjithe artdashesit e mij dhe jetoj vetëm në telefonata të pafundme më urojnë dhe më pyesin për shëndetin-Kam më shumë se 20 vjet, qe jetoj ne kete lagje qysh kur unë vendosa ta lë qytetin tim, Shkodrën.Unë kam një shtëpi të thjeshtë, pa komoditetin e kohës, por zonja e saj është një artiste që ka sakrifikuar për të lënë si pasuri vite punë. 60 vjet në teatër dhe shume vjet 50 në kinematografi.Ndaj them që kjo shtëpizë e varfër, të mbetet një muze i pasur.Është, e vetmja pasuri që kam në këto 110 vite punë e sakrificë.Ia kam lënë amanet tim biri që kjo banesë të jetë derëçelur përjetësisht.


Përballë krijimtarisese se dendur te shume te pelqyer dhe te të vlerësuar në kinemanë shqiptare, erdhi dhe roli më i fundit në filmin “Bota” që është i 97 në karrierën tuaj, a ka qenë i bukur dhe i ndjeshem për ju si aktore?

Ne Festivalin e Karlovy Vary-t, në Çeki, nga regjisorja u pohua se filmi Bota eshte jo vetëm si premierë botërore, por dhe e quajti sfidë përballjen me publikun shqiptar U gëzova shumë që ky film do të jetë premierë botërore në një prej festivaleve më të njohur të filmit në botë, por dhe për mua është shumë e rëndësishme premiera e filmit në Shqipëri. Ky film, i cili sjell një histori dhe ngjarje që besoj tregojnë shumë. “Bota” është filmi im i parë artistik me metrazh të gjatë që mban emrin e një regjisoreje të re,Iris Elezi e cila mjaft e talentuar dhe punetore,e cila deri tani ka sjellë disa filma për publikun, kjo është hera e parë që prezantohem me një film artistik me metrazh të gjatë.

Znj, Ju vazhdoni te luani dhe keni projekte te reja mesova nga biseda e thjeshte , mund te na tregoni dicka te lutem rreth tyre?

Projektet mija te reja jane:

Nje film Zviceran me Titull: Ne anen tjeter te Botes, nje rol interesant me Spanjollet.Kam dhe nje rol te nënës qe me prêt.

Jane dy angazhime qe më obligojne dhe do t’I bëj megjithese jam e moshuar pasioni per aktrimin mbetet i ri ne moshë.

Falenderim: Tinka Kurti.

Faleminderit Liliana per biseden dhe castet e bukura qe kaluam bashke, Nana Ju uron pune te mbare Org tuaj.

Falenderim: Liliana Pere

Faleminderit Zonja e madhe e aktrimit dhe e skenes Tinka Kurti, figura juaj e nderuar ngelet pjesa me e bukur e jetes per gjithe shqiptaret, qe gjithe jeten performuat role shume te bukura jetesore te rrenjosura thelle ne kujtesen tone dhe ne emocionet tona. Deputimi juaj ne skene ka qene i nje niveli te larte, me natyrshmeri aktrimi, energji dhe passion, guxim,humor, talent dhe shume pune, elemente qe kane qene me ju ne c’do rol. Jeni e admiruar dhe e nderuar nga te gjitha brezat e sotem dhe te ardhshem qe do prezantohen me figuren tuaj te madhe si Nder i kombit Tinka Kurti




Liliana Pere

Ing Informatik


Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page