Flet Dr.Vigjilenca DEMIRAJ,M.D.,Ph.D., pedagoge dhe specialiste
Gastro-Hepatologe pranë Spitalit Amerikan -2 dhe Spitalit Santa-Plus.
Intervistë.
Nga: Liliana Pere.
Mirënjohje, falenderim dhe përulje me dorë në zemer për bluzat e bardha.
Eshte më se e sigurte se historitë e mjekeve i kanë kapërcyer kufijtë e historive te suksesit sot në këto kohë pandemie.Madje madje dhe te gjithë kufijte reale, imagjinare dhe gjeografikë te kohrave nga më të veshtirat qe po kalojmë. Ato janë tashmë histori heronjsh mantel bardhësh deri në sakrifikimin e jetës së tyre. Humanistë te paepur në shërbim te shëndetit të njerzve. Ne memorien tonë do të kujtohen gjatë me prezencën gjiganteske, imazhin e tyre të shkëlqyer, te veçante si astronautë në planetit tokë në lufte me virusin covid-19. Relativisht mjekët që shërbejne me devotshmëri në këte kohë pandemie janë të lodhur nga vështiresite e dhe përballja me veshtirësi te natyrave të ndryshme. Por fisnikëria dhe ndjeshmëria e tyre është e lartë. Nuk paraqiten aspak të të thyer. Ata përpiqen, shërbejnë nuk shmangen, edhe pse një pjesë e tyre kanë dale në pension janë ofruar dhe punojnë me energjite të nje te riu. Mjeket tanë i shohim te lartësuar mbi çdo vuajtje e trishtim të humbjes se jetës së njerzve si rrjedhojë e pandemisë, të vrarë e dërmuar nga humbja e kolegëve te tyre. I shikon dhe I dëgjon brënda dhe jashtë spitaleve duke dhëne kurajo këshilla profilaktike për mbrojtje nga covid-19 pa pushim sepse na duan te shëndetshem të gjithë.
Mjeket cdo ditë perserisin e përserisin:
"Jeta juaj - jeta jonë, jeta e njeriut mbi gjithshka, ne jemi për ju dhe me ju".
Faleminderit dhe mirenjohje të thellë. Jeni ngritur ne lartesitë e yjeve. Te kthjellët të mëncur e active, të sinkronizuar në kohe reale me zhvillimet. Mendimet e mija shkojnë sot dhe gjithmonë tek mjekët, gjithshka që prezantojne ata me personalitetin e tyre. dhimbsurinë, arësyen, fjaken balsan të ngrohtë shërbimin dhe huamnizmin që ta jep vetem nëna. Dhe njerezit tanë të familjes.
Te gjithë mjekët i dua dhe përpiqem të kuptoj përse më ngjajnë aq shume me njëri tjetrin kur dua t'i krahasoj si personalitete, jo vetëm nga mantel i tyre i bardhë, por nga humanizmi që rrallë e ka profesion tjetër. Njajnë me perënditë e erës, shiut dhe borës. Nëse kristalet e borës janë aq të bukur të pakrahasueshme me lulet e çdo stine, ashtu dhe mjekët janë aq speciaĺë nga të gjitha kategorite e profesioneve. Besimi dhe shpresa që të japin rrjedh nga perkushtimi i tyre me mish e shpirt mëncuria dhe forca e argumentit, janë aty kur vuan dhe po jep fryme bejne ceshte e mundur te dalesh nga gjendja te japin jetë. Ata jajnë te gjithë një ylber i shndritshem, shpirt I bardhë i madh, dorë e ngrohte, sy të dhimsur, mëndje të ndritura! Starndart nderkombëtar profesional!
Janë familja jonë e dashur e shtrenjtë. Falenderim për gjithë sakrificat supreme në këtë periudhe të gjatë pandemie që ka na ka vënë para dilemave të mëdha.
Sot po bashkëbisedoj gjatë me nje mjeke të nderuar Dr. Vigjilenca Demiraj.
Vigjilenca DEMIRAJ. M.D.Ph.D.pedagoge dhe ish specialiste
Gastro-Hepatologe pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Universiteti I Mjekesisë Tiranë,aktualisht pranë Spitalit Amerikan -2 dhe Spitalit Santa-Plus
Dr.Vigjilenca motivohet në punën e saj nëpërmjet thyerjes së kufijve ekzistues dhe zhvillimit të ideve të reja si në punë, ashtu dhe jashtë saj duke folur e këshilluar në media audience nëpërmjet medias vizive. Ajo është e duke orientuar e këshilluar për ngritjen e Kultures shëndetësore në njerez në fushën e profilaksisë së sëmundjeve te brëndeshme(gazeta,TV,Fb, liber etj. Inkurajojmë perpjekjet e saj në fushën e mjekesisë. Qëtesia, mirësia dhe dashuria e saj ndjehet kur e ke pranë. Njjen se ke afër një shoqe dhe mike tè mirë me thjeshtesine, bukurinë e saj dhe komunikimin. E gatshme e papërtuar të ndihmojë për gjithshka.
Profili.