top of page
Writer's pictureAlb ww

Flet Sevim Arbana ‘’Te dobishme per nje bote me te mire!’’





Flet Sevim Arbana ‘’Te dobishme per nje bote me te mire!’’



Histori suksesi/Sevim Arbana nga shoqata Në dobi të gruas shqiptare



Nga Liliana Pere


Profili

Flet Sevimi per jeten e saj

Kam lindur ne Tirane , ne nje familje te mesme qytetare. Familja ime dhe babai im,i perkisnin asaj pjese te shoqerise shqiptare, qe e shihte me dyshim ardhjen e komunizmit ne Shqiperi. Te shperngulur nga Dibra e Madhe ne fillimet e 1933, ose me mire te perzene njelloj si shqiparet e Kosoves sot, po me nje ndryshim; pa media dhe te drejta te njeriut, gjysherit e mij u ‘ngulen’ ne Tirane, ku blene shtepi dhe martuan femijet. Nena ime ishte vajze e vetme mes kater vellezerish dhe martohet me nje djale, i cili ne ate kohe ish kolonel i Zogut, pune te cilen e beri pothuajse vetem nje muaj. Babi im ishte zogist dhe u arrestua ne 2 dhjetor te 1944, tre dite pas clirimit te Shqiperise. Lirohet me ndihmen e disa miqve dh e me pas arrestohet ne 1954, kur une s isha as 2 vjec dhe qendroi gati 10 vjet ne burg, si i burgosur politik. Sapo u liruar vdiq ne moshe te re, me kancer. Une s arrita te njoh babain dhe u rrita ne shtepine e dajave, sebashku me nenen dhe motrat. Femijeria ime eshte nje femijeri e trishte, me syte nga nena qe qante cdo nate fatin e saj dhe friken e dajave, ne shtepine e te cileve nuk u ndjeva asnjehere si ne shtepine time, pervec dashurise pa kufi qe na jepte gruaja e dajes. Vitet rrodhen shpejt dhe une u rrita permes endrrave te mia dhe te motrave, te cilat s’e kishin te lehte. Arrita te diplomohem ne letersi, te cilen e kisha pasion , punova si mesuese letersie ne fshatrat e Krujes dhe shpejt u radhita ne emrat e femrave qe shkruanin kritike letrare. N e keto rrethana perfundova dhe nje kurs pasuniversitar per kritike letrare, i cili me hapi dyert e shtepise se vetme botuese, ku une punova disa vite si redaktore e poezise, kritikes dhe drames. Ishin vitet me te bukura qe une jetova ne rregjimin komunist, pasi aty pashe shume emra te dashur te letersise shqiptare, qe vuanin dhe enderronin njelloj si une. Shpejt u dashurova, u martova, u bera nene dhe shume shpejt, pa pritur, pas nje endrre te gjate e te pashprese, erdhen ditet e revolucionit demokratik. Sot e kam per nder qe une isha ne rreshtat e pare te 300 firmetareve qe sollen pluralizmin ne Shqiperi.

Liliana Pere Si lindi idea Sevimit per te kaluar nga fusha e letersise dhe te merret me organizimin dhe drejtimin e nje shoqate qe kishte mjaft probleme per efektet e kohes qe kemi kaluar ?


Sic e thashe, per shkak te familjes nga vija, te euforise dhe idealizmit popullor per nje Shqiperi ndryshe, une u rreshtova pa asnje kusht ne 300 firmetaret eplurazmit ne Shqiperi,, Ishte 8 Mars 1991, kur ne dyert e zyres sime ne shtepine Botuese, vijne nje grup grash intelektuale nga Bashkimi I Grave te Shqiperise, BGSH, e njohur sei nje organizate leve e Partise Komuniste, te Shqiperise ne ate kohe. Ato me kerkuan mua, si intelektuale e njohur ne ate kohe per shkrimet e mia ne fushen e kritikes letrare si dhe per shkak te bacgroundit tim familjar, pa asnje komunist ne familje, te organizoja dicka per 8 Marsin. Ne keto rrethana, u mblodhem rreth 50 intelektuale te njohura ne ate kohe, nga fusha te ndryshme dhe arritem ne konkluzionin qe shpej duhej te formohej nje levizje e cila te ishte kunder BGSH. U bene debate te shumta pe r emrin dh e ne ishim nje grupim I konsiderueshem ne Shqiperi e Kosove, qe donim ta quanim Lidhja e Gruas Shqiptare, organizate jo politike, jo fetare, dhe joo perfituese, e cila do t’I kundervihej frymes totalitare dhe partiake te BGSH. Kaq dinim ne ate kohe. Kaq mund te artikulonim. Presioni qe shume I madh dhe te gjitha donim ta identifikonim leevizjen tone me nje emer qe te tregonte per nje levizje demokratike. Mes shume debatesh, kjo u quajt Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare, jo politike, po krejtesisht e djathte, pasi ne te mund te aderonin gjithe grupimet e djathta. Presidente e kesaj Lidhje , ne 1 korrik te 1991, u zgjodh nje grua e ndershme intelektuale, Suzana Baholli dhe une isha Zv/ president.

Dua te theksoj , qe ne fillimet e ketij formacioni , ne patem nje presion shume te madh nga Sali Berisha, I cili ne ate kohe qe per ne nj e idhull I levizjes demokratike ne Shqiperi. Ai me te drejten e tij, donte qe kjo levizje te kthehej ne nje forum te PD, Ne nuk pranuam dhe me votime ne konferencen e korrikut te 1991, u pranua si nje levizje a politike, po me emrin Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare. Shkuam dh e ne Kosove, ne gusht te 1991, ku ne drejtimin e Ibrahim Rugoves, u mbajt konferenca e pare per Lidhjen Demokratike te Gruas Shqiptare, Te njejtat debate shoqeruan kete konference dhe personazhe te njohura te Kosoves si Flora Brovina, Edit Tahiri, etj,ishin njelloj per nje Lidhje te Gruas Shqiptare. Ne dhjetor te 1991, ne nje konference te Tiranes, ku une drejtoja zgjedhjet per kryetaren e Tiranes, anetare te PD insistuan qe kjo lidhje ishte n je organizim politik. Aty une kam bere shkeputjen perfundimtare me kete organizate, duke u larguar nga salla dh eduke mbrojtur idene qe levizja jone eshte jo politike dhe demokratike qe nenkupton vetem luften per te drejtat e grave. Ne salle ishte nje perfaqesuese e qeverise zvicerane, Doris Frank, e cila u emocionua shume nga qendrimi im dhe me pas, ne shkurti te 1993, ajo vjen me dy emra organizatash zvicerane qe donin te me kontaktonin. Nje nga keto organizata ishte Ne Dobi te Gruas Zvicerane, e lindur qe ne fund shek 19 dhe m e karakter social humanitar.


Liliana Pere Ju keni qene e para qe bête realitet endrren e cdo gruaje per te luftuar e kontribuar ne dobi te vetes tyre dhe femijeve ne Shqiperine pas nje rregjimi totaliatr te gjate ne pushtet…Sa e veshtire ka qene kjo rruge e re, e pashkelur me pare ..plot endrra dhe dhe projekte, sa e pergjegjeshme ka qene kjo detyre per ju ?



Ne 9mar 1993, ne krijuam orgniazten e pare social humanitare ne Shqiperi, Ne Dobi te Gruas Shqiptare, te rregjitruar ne Ministrine e Punes dh e perkrahjes Sociale nga Minsitri I asaj kohe Dashamir Shehu. Kushtetuta komuniste e 1976, qe ende ish ne fuqi, nuk lejonte rregjistrimin e OJF neShqiperi, vetem te Organizatave politike. Ne u rirregjistruam serish ne shtator te 1996, fill pas ardhjes ne fuqi te kushtetues se pare demokratike, si rezultat I referendumit popullor te maj-qershor 1996. Te gjith aketo perpjeke, nenkuptonin deshiren e madhe qe ne kishim per te nderutar nje bote te re ne radhe te pare per ne, grate, femiejt dhe familjen tone. Ne kishim vuajtur shume dhe endrat tona ishin shume te thjeshta; donim shtepi ku te jetonim me familjen, donim shkolla per femiejt, donim ushqim dhe pune. Hap pas hapi, endrrat tona merrnin perpmasa te ndryshme. Keshtu, ne keto rrethana , erdhem ne, plot passion dhe eufori, per te ecur ne nje rruge asnjehre te shkelur, po te mbeshtetur nga gjithe bota dhe grate tona. Te vetme, s mund te benim asgje

Liliana Pere Ishte 1993, kur Ju , se bashku me gra te tjera, krijjuat organizaten e pare jo politike, jo fetare, jo perfituese, Ne Dobi te Gruas Shqiptare, e cila filloi nje rruge te re, plot endra dhe idealizma, pa mesime te mesuara po plot entuziazem e shprese, sa e veshtire ka qene kjo rruge per per ju ?


E shpjegova me lart. Ne mars te 1993 fillon rrugetimi yne, drejt nje rruge plot te panjohura, po me shume deshire per te bere ate qe mungonte ne nje realitet aq te varfer, sic ishte Shqiperia post komuniste. Nevojat qene bazike; ushqim strehim, pune. Kaq ishin endrrat tona te fillimit. . E gjithe rruga jone ka qene; mesojme duke punuar. Sot, kur kthej koken pas , shikoj rrugen qe kemi bere dhe shoh sa shume gjera kane ndryshuar. Shume gjera kane ndryshuar per me mire.Shume gjera te tjera mund t’i benim me mire. Ajo qe ka me rendesi, qe ne cdo gje ne kemi qene vetevetja, s kemi imituar burrat. Kam shkuar ne jeten publike, duke bere ate qe ndjeja dhe ate qe ishte e nevojshme. Kam ndryshuar jete njerezish, se bashku me gra e te reja te tjera, duke u ndjere njerezore, e plotesuar per misionin tone.

Ishte shume veshtire, gati e pamundur, po ne te njejten kohe, ishte shume bukur. Gjerat vinin cdo dite duke u permisresuar ne ndjenim doren dhe mendjen e ngrohte te miqve tane ne te gjithe boten. Ende kishim nje shtet qe shihte me dyshim cdo gje tonen, pasi edhe vete shteti ishte I paditur,. Fjala Organizate jo Qeveritare, e trembete ate dhe e bente dyshues. Ne u perpoqem te tregojme qe ne fillim qe jemi nje “qen vezhgues’ nje sy oponence, nj egrup presioni, te cilet me dashuri dhe kembengulej do te benin ate qe shteti s’e ben. Nderkohe misioni yne ishte delikat, pasi si grupime te reja, donim te ishim perkrah njerezve konkretisht, duke I ndihmuar ato , duke moz abuzuar me hallet dh eproblemet qe ato kishin. Nga ana tjeter, duhet te ishim te kujdesshme me te gjithe , jo vetem me nderkombetaret, te cilet me parate e taksapaguesve te tyre, ndihmonin shtresat tona ne nevoje. Ne justifikuam cdo qindarka qe ato hodhen ne Shqiperi dhe keshtu ngritem Ndertesen e Madhe te Ne Dobi te Gruas Shqiptare, e cila sot ka bere histori. Nga slogani 10 vjecar, ‘Ndihmo veten me punen tende! Sot ne kemi sloganin Grate bejne histori cdo dite!. Vizioni ynë është që të arrijme një shoqëri të qëndrueshme demokratike, pa torturë, keqtrajtime dhe dhunime të të drejtave të njeriut.,duke garantuar respektimin e dinjitetit njerëzor dhe fuqizimin e burimeve njerëzore në të gjithë sferat e shoqërisë". Objektivi kryesor i SHNGSH ka qene për të ofruar mbështetje ndaj viktimave te dhunes, grave te varferea, femijve ne veshtiresi, te rinjve vulnerable, te moshuarve te vetmuar dhe te varfer, grave qe duan te shkojne ne vendimarrje, etj,etj Nj enga objektivat dhe perpjekjet tona eshte ; Nje Shqiperi tjeter eshte e mundur! Dhe me tej; Nje Ballkan tjeter eshte i mundur!

Liliana Pere A ka qene Sevimi e dobishme dhe luftarake sa duhet per te mbrojtur te drejtat e grave dhe femijeve sipas misionit qe ka OJQ juaj?

Jam perpjekur te jem e ‘dobishme’ per te justifikuar veten si grua, dhe me pas misionin tim si nje aktiviste e te drejtave te njeriut. Godina e madhe qe ne kemi ngritur me emrin “Ne Dobi te Gruas Shqiptare, eshte sot nje asset jo vetem I kesaj shooqaate, po I nje hisotire te thjeshte te shume grave, te cilat nen emrin e nje grupimi bene shume per te ndryshuar realitetin tone.

Permes qendrave toan komuniate, ushqimeve dhe aktiviteteve te zhvilluara ,ne ndihmuam mijra femije duke redukatuar varferine dhe duke u dhene mundesi edukimi.


Liliana Pere A ka qene Sensibilizim i opinionit, I madh, sipas rendesise se problemeve ne për përmirësimin e legjislacionit në mbrojtje ndaj gruas , për të ngritur ura reale të bashkëpunimit me institucionet shtetërore. ?


Une mendoj se Po.Permes qendrave tona te formimit Profesional, te ngritura qe ne 1997 ne Tirane, Elbasan, Burrel, Durres, ne diplomuam me shume se 5000 te rinj rruge, te varfer ne maksimum, duke u dhene atyre mundesi te jashtezakonshme per te perballuar jeten e tyre e per te ndihmuar familjet

Ne sollem ne kornizat ligjore, ligjet e para si; 1994, ligjin per abortin 2005, Kodin e Familjes. Ratifikuam sebashku me OJF te tjera konventa , deklarata, etj,etj. Krijuam nje kuader ligjore super evropian, kunder dhunes ndaj gruas. Krijuam netowke dh erritem presionin ndaj shteti per ate cka ai s ben’

Liliana Pere –Cfare mbeshtetje ka patur Sevimi ne rrugen e saj te veshtire,nga struakturat Shteterore si dhe Partneret , per tematikat e shumta te rritjes e forcimit te Rolit te Gruas ?


Gjatë këtyre viteve si njé aktiviste e të drejtave të njeriut i cili I ka mbështetur grupet në nevojë, si gra të margjinalizuara, fëmijëve të varfër dhe të pastrehë, te rinj vulnerable, dhe të moshuarit.,kam kontribuar në zhvillimin e shoqërisë duke kundërshtuar përkatësitë politike që solli vetëm shkatërrim për vendin dhe popullin. Eshte rruga e shtetit te se drejtes, ku ligji dhe zbatimi I tij, mos ‘flasin ndryshe, ku te drejtat te jene reale per te gjithe, ku ne te perpiqemi qe hendeku klasor-social-ekonomik, te jete shume pak i dukshem. Sensibilizim të opinionit,dhe lobimi te jete I madh, për përmirësimin e legjislacionit në këtë fushë. Për të ngritur ura reale të bashkëpunimit me institucionet shtetërore.


Liliana Pere-Puna dhe idete innovative ne punen tuaj mua me rrisin respektin, inspirojne , me rrisin pergjegjesine dhe kam deshiruar te qendroj prane ne c’do sensibilizimin tuaj si dhe ne koferenca e Takime, sa rezultative kane qene keto ide ?


Ne ngritem: qendër rehabilitimi për fëmijët e rrugës me trajnimin profesional dhe ndihmë ekonomike; ne drejtuam fushata kundër trafikimit të vajzave dhe grave shqiptare.

Ne ngritem teparin Klubi i Grave në Shqipëri. Ne kooperuam me grate e rajonit, per mes nje program bballkanik; Grate ura paqeje dhe mirekuptimi!

Jemi krenare qe mbeshtetem me shume se 3000 kosovare permes programesh te ndryshme humanitare dhe pas lufte, me programin Cash for Shelter, pagesa permes bankes, nga qeveria zvicerane ,ndihmuam 200 familje shqiptare qe strehuan kosovaret. Per gjithe punen e bere ne OJF qe uen drejtoj, jemi nderuar me cmime dh e dokumentare, jemi bere shembull I mire , se sin je OJF dhe aktiviste te ndryshem, mudn te sjellin ndryshime. Te dobishme pe r nje bote me te mire! Ka qene deviza jone dhe ky eshte vizioni yne. Per kete, ne vitin 2000, Shoqata qe une drejtoj, mori çmimin për të Drejtat e Njeriut nga Republika e Francës, nga Presidenti, Lionel Jospen, për projektin "Gjakmarrjes -. Kjo dramë e madhe që vret fëmijërinë shqiptare"


Liliana Pere -Qendra për fëmijët e rrugës, Alternativa Profesionale (e njohur si FERLASSESS), një rezultat i punës dhe angazhimit të Sevim Arbana, sot shihet si një nga programet më të mira dhe është e njohur jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë Ballkanin.

Ne 1997-1999, Sevim Arbana u zgjodh Presidente e Forumit te OJF. Që nga viti 2002-2006, Sevim Arbana ka qenë kryetare e Këshillit Kombëtar të Grave Shqiptare.

Ne 2006-2010 ka qene e zgjdhur ne komisionin e UNESCO-s per Grate. Sevim Arbana ka drejtuar shume protesta paqësore, si më 8 mars, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ditet Nderkombetare kundr Dhunes Ndaj Grave me slogane për të drejtat e grave, broshura hedhur nga helikopterët, dhe një paradë me makinash . Ajo është anëtare e rrjeteve të ndryshme vendore, ndërkombëtare dhe evropiane. Media shqiptare ka mbuluar punën e saj në lëvizjen e grave dhe idetë e saj pioniere, të tilla si në dokumentare per ,heronjt shqiptarë, e cila tregon jetën e njerëzve të thjeshtë të cilët kanë kontribuar në procesin e zhvillimit. Tani ajo eshte Kryetare e Bordit te NDGSH dhe Presidente e saj

Sevim: Te falenderoj Liliana per bashkebisedimin qe ndame bashke dhe ,I uroj Org tuaj shume suksese, sollem ne vemendje te publikut qe qe puna ne Dobi te Gruas shqiptare nuk duhet te rreshte asnjehere.


Ju faleminderit luftarakja,dhe e paepura per mbrojtjen e te drejtave te grave Sevim

Se bashku per nje Bote paqesore dhe humane ne mbrojtje te te drejtave te grave shqiptare.

Bisedoi:

Liliana Pere

Presidente e Organizimit Internacional

Gruaja Shqipatre ne Bote




Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page