INTEGRIMI EUROPIAN
Në kuadër të qëllimit për të krijuar dhe kronsoliduar një demokraci përfaqësuese të ngjashme me modelet perëndimore, Shqipëria ka pasur qëllim që në krye të herës integrimin në Bashkimin Europian. Dëshira për të ndërmarrë këtë rrugë të gjatë dhe të mbushur me sfida është shprehur që në ditët e para të ndryshimit të sistemit komunist me togfjalëshin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”. RRruga e integrimit europian e nisur në korrik 1991, kohë në të cilën u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes BE-së dhe vendit tonë, ndër të cilat mund të përmenden nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregëtisë dhe Bashkëpunimit në 1992, çelja e negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) respektivisht në 1999 dhe 2006, liberalizimi i regjimit të vizave në 2010 dhe marrja e statusit të vendit kandidat në 2014. Pavarësisht arritjeve Shqipëria ka ende shumë sfida për të përmbushur ku më e afërta prej tyre është çelja e negociatave për anëtarësim në BE. Qendra Europiane në përmbushje të një ndër objektivave të saj më të rëndësishëm institucional ka zbatuar prej vitit të parë të krijimit projekte në kuadër të Programit Integrimi Europian, i cili ka për qëllim sjelljen më afër të realiteteve europiane dhe mbështetjen profesionale të integrimit të vendit në BE. Projektet e përfshira në Programin Integrimi Europian janë: Shkurt 2019 – Maj 2019 – Qendra në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer Shqipëri po zbatojnë projektin “Sfidat e integrimit europian”, si një fazë e dytë e një projekti të mëparshëm që ka të bëjë me një fushatë sesionesh informuese mbi hapat e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në kuadër të këtij projekti, Qendra organizoi Shkollën Pranverore Europiane 2019 “Shqipëria drejt integrimit evropian – quo vadis?” me 15 të rinj pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë shkollës 4-ditore ekspertët trajtuan tema si: liria e medias dhe e shtypit, reforma në drejtësi, europianizimi dhe BE-zimi, etj. Mars 2019 – Gusht 2020 – Qendra Evropiane në bashkëpunim me GIZ GmbH po zbaton projektin “Integrimi në tregun e punës: Unë mundem!”. Projekti vjen si një fazë e dytë e projektit “Integro veten drejt tregut të punës” që Qendra ka zbatuar në bashkëpunim me GIZ GmbH dhe është i fokusuar më tepër në (ri)integrimin e të rinjve në tregun e punës, duke i nxitur ata drejt arsimit dhe formimit professional. 2017 – 2018 – Qendra Europiane, është duke implementuar projektin “Integro veten drejt tregut të punës” me mbështjetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH – Programi Migracion për Zhvillim (PME). Qëllimi i projektit është edukimi dhe orientimi i të rinjve drejt arsimit profesional, si një aset i vlefshëm për hyrjen më shpejt në tregun e punës, si dhe ndërgjegjësimi për t’i thënë JO migrimit të paligjshëm dhe informimi mbi mundësitë e rregullta të migrimit në Gjermani. 2018 – Qendra Europiane në bashkëpunim me KAS Albania po implementojnë projektin “Sfidat drejt integrimit” si pjesë e një fushatë ndërgjegjësimi kombëtare mbi hapat që duhet të ndjekë Shqipëria drejt integrimit në BE. 2018 – Qendra Europiane në bashkëpunim me Terre des Hommes po zbaton projektin « Përballja me radikalizmin fetar dhe ekstremizmin e dhunshëm në nivel lokal” i financuar nga BE. Qëllimi i projektit është ndërgjegjësimi i publikut për pasojat që sjell ekstremizmi i dhunshëm, si dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare në parandalimin dhe ekspozimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar. 2016 – Qendra Europiane së bashku me Konrad Adenauer vunë në jetë projektin “ Standardet e Gjykatës së Strasburgut për të drejtën e azilit”. Si fillim u publikua një fletëpalosje e titulluar “ Një guidë mbi ligjin e azilit” si dhe u organizuan 3 workshope në 3 universitete të Shqipërisë si dhe 1 trajnim me gjyqtarët e gjykatave administrative ku asistuan një sër ekspertësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë. 2016 – Organizimi i një serie aktivitetesh në kuadër të “Javës Europiane 2016” të cilat do të kenë në fokus prezantimin e institucioneve të BE-së përballë të rinjve të grupmoshave të ndryshme, diskutimin e agjendës së zgjerimit të BE-së, sfidat e nënvizuara në Progres Raportin e 2015 të Komisionit Europian për Shqipërinë dhe përfshirjen e brezit të ri në procesin e integrimit europian. Aktivitetet janë planifikuar të zhvillohen në qytetet e Shkodrës, Vlorës, Pogradecit, Durrësit dhe Tiranës. 2015 – Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer Shqipëri implementuan projektin “Dita pas statusit kandidat – çfarë vjen më pas?”. Ky projekt ishte dizenjuar në dy faza, ku faza e parë konsistoi në botimin e një broshure me të gjithë informacionin relevant mbi rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE. Ndërkohë, faza e dytë kishte të bënte të bëjë me zhvillimin e 3 tryezave tematike në qytetin e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës, të cilat patën si kryefjalë diskutimi pesë prioritetet, që Komisioni Evropian i ka vendosur Shqipërisë. Aktivitetet e këtij projekti përkuan dhe me “Javën Evropiane 2015”. 2014 – Organizimi i një konference kombëtare studentore “Ne dhe Bashkimi Europian – Çfarë vjen më pas?” në kuadër të “Javës së BE 2014” dhe të promovimit dhe kuptimit të njohurive mbi realitetin europian dhe vlerat europiane, në bashkëpunim me Qendrën UET dhe Bankën Credins. 2014 – Organizimi i konferencës shkencore kombëtare “Zhvillimet Ligjore dhe Institucionale në kuadrin e MSA-së”. Mbajtur në kuadrin e “Javës së BE-së 2014”, në bashkëpunim me Fakultetin Juridik Universiteti i Tiranës. 2013 – 2014 – “Unë dhe Europa – Liria e Lëvizjes dhe Shërbimeve”- Qëllimi i këtij projekti është shpërndarja e informacione mbi vlerat dhe realitetet e Bashkimit Europian, veçanërisht lidhur me lirinë e lëvizjes dhe shërbimeve, si pjesë e lirive themelore të BE-së, me të rinjtë në gjimanze dhe shkolla 9 vjeçare në Shqipëri. Zbatimi i këtij projekti u bë i mundur falë bashkëpunimit me Konrad Adenauer Stiftung në Shqipëri, në 9 qytete të ndryshme të Shqipërisë, ku u shpërndanë më shumë se 4000 kopje broshurash. . 2008 – Realizimi i dy projekteve financuar nga Fondacioni Soros përmes NOSA (Rrjeti i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë). “Si të aplikojmë për fondet e BE” është një projekt tërësisht i dedikuar Komunave kryesore të Shqipërisë. Me këtë projekt , Qendra synon të ndihmojë këto institucione lokale për të aplikuar për fondet e BE. “Të Rinjtë dhe Be-ja” u implementua në universitet kryesore të Shqipërisë, për të nxitur interesimin e brezit të ri, veçanërisht studentëve, mbi Bashkimin Europian dhe çështjet e integrimit në BE. 2004 – 2008 – Realizimi i projektit mbi “Qendrën e Dokumentacionit të Bashkimit Europian” (EUDC) mbështetur nga Delegacioni i Këshillit Europian në Tiranë për të zhvilluar njohuritë rreth bashkimit Europian në vend. 2003 – 2008 – Realizimi i shkollës verore të BE (2 vjet) dhe përgatitja, printimi dhe shpërndarja e Pasaportës së Asocim Stabilizimit (broshura) të kryer në kuadër të partneritetit të NOSA (Rrjeti i Shoqërisë së hapur për Shqipërinë). 2003 – Trajnimi i negociatorëve shqiptarë mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) dhe negocimin e saj, në bashkëpunim me Ministrin e Integrimit të Shtetit dhe Fondacionin Madariga ne Bruksel, me mbështetjen e SOROS dhe GTZ. 2000 – 2012 – Në ngritjen dhe funksionimin e Komitetit Kombëtar Përzgjedhës për të ndihmuar Kolegjin e Europës në Bryzh dhe Natolin për përzgjedhjen e kandidatëve shqiptare për të studiuar në këto Kolegje. Ky aktivitet u mbajt ne bashkëpunim me Komisionin Europian . Qendra ka një bashkëpunim të ngjashëm me Kolegjin Europian të Fondacionit të Parmës. 2000 – Përkthimi dhe publikimi për herë të parë në Shqipëri i versionit të përshtatur të traktateve te BE , në bashkëpunim me Delegacionin e Komisionit Europian ne Tiranë. Botimi i dytë u publikua në vitin 2007.