top of page
Writer's pictureAlb ww

Interneti (dhe në përgjithësi komunikimi përmes kompjuterit) do të bëhet më depërtues.


Interneti (dhe në përgjithësi komunikimi përmes kompjuterit) do të bëhet më depërtues, por më pak i dukshëm, sipas David Clark, nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit .


Charlie Chaplin ka thënë dikur se kinemaja është thjeshtë një modë e çastit. Gazeta The New York Times shkruante në vitin 1936 se “një raketë nuk do të jetë asnjëherë në gjendje të largohet nga atmosfera e Tokës”. Në vitin 1955, revista Variety thoshte se muzika rokenroll nuk do të zgjaste më shumë se sa qershori i atij viti. Është budallallëk në fakt që të parashikosh të ardhmen e teknologjisë. Megjithatë, kjo sigurisht që nuk na ka penguar ta bëjmë një gjë të tillë. Së fundmi, agjencia Pew Research dhe Universiteti Elon janë përpjekur që të hedhin dritë se si mund të jetë jeta online në vitin 2025, duke publikuar një seri parashikimesh për internetin, nga akademikë dhe shkencëtarë. Ja disa nga parashikimet më interesante për atë që fsheh e ardhmja e internetit:


“Interneti (dhe në përgjithësi komunikimi përmes kompjuterit) do të bëhet më depërtues, por më pak eksplicit dhe i dukshëm”, ka sugjeruar David Clark, shkencëtar në Laboratorin e Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. “Në njëfarë mase ai do të shkrihet në sfondin e gjithçka që bëjmë”. Joe Touch, drejtor në Institutin e Shkencave Informative në Universitetin e Kalifornisë së Jugut bie dakord. “Nuk do të mendojmë më ‘të hyjmë online’ apo ‘të shohim në internet’, thotë ai. “Thjesht do jemi tërë kohën online”.


Me burimet ekzistuese si Wikipedia, Interneti ofron aktualisht qasje në arsim si asnjëherë tjetër. Shumë prej akademikëve të pyetur besojnë se këta burime vetëm do të përmirësohen me kalimin e kohës, duke krijuar një terren edhe më të barabartë. Hal Varian, kryeekonomist i Google, beson se “ndikimi më i madh në botë do të jetë qasje universale në të gjithë dijen njerëzore. Ai që sot është njeriu më i mençur në botë, nesër mund të jetë pas një plugu në Indi apo Kinë. Dhënia e shanseve atij njeriu – dhe milionave si ai – do të ndikojë dukshëm në zhvillimin e njerëzve”.


Hong Xue, drejtor i Institutit të Politikave të Internetit në Universitetin Normal të Pekinit bëhet direkt Orwellian në parashikimin e tij, duke parashikuar një të ardhme ku “njerëzit do të jetojnë në një botë transparente, si ajo e librit 1984”. Ndërkohë që shumë prej të pyeturve parashikojnë një rritje të informacionit si mënyrë për të përmirësuar mjekësinë, arsimin, transportin dhe jetën e përditshme në tërësi, të tjerë druajnë se një gjë e tillë do të shkaktojë më shumë diskriminim dhe margjinalizim, duke i lejuar ata që janë në pushtet të justifikojnë shtypjen e institucionalizuar.


Filozofi dhe teoricieni i komunikimit, Marshall McLuhan, dikur ka thënë: “Ne u japim formë mjeteve tona, dhe më pas ato na japin formë neve”. Shumë prej komentuesve në studimin e Pew bien dakord. Teksa teknologjia përparon dhe zhvillohet me një ritëm të paprecedentë, ekzistojnë shqetësime se ne s’do të jemi në gjendje të shohim pasojat dhe të metat. Frika është që individët nuk do të arrijnë të rrokin plotësisht se në çfarë janë duke marrë pjesë, çfarë po miratojnë dhe çfarë po mundësojnë online. Një prej atyre që u përgjigjën dhe që preferoi të qëndrojë anonim shkroi se “ndërkohë që informacioni që ne duam do ta gjejë gjithnjë e më shumë rrugën drejt nesh, teksa rrjetet mësojnë të parashikojnë me saktësi interesat dhe dobësitë tona… kjo gjithashtu do të na tundojë neve që të pushojmë së kërkuari dije, duke i ngushtuar kështu horizontet tona”. (BalkanWeb)


0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page