Kongresi i Manastirit, vendime për çështjen shqiptare
Pak e dinë se Kongresi i Manastirit nuk ishte vetëm kongres për gjuhën shqipe po pararendës i një kompozimi idesh gjithpërfshirëse për çështjen e komb-shtetit shqiptar
Ky kongres i madh për shqiptarët vjen si thirrje e inisiativë e klubit ‘’Bashkimi’’, dhe e dëshirës për unifikimin e gjuhës shqipe që në atë kohë ishte në disa versione. Kongresi pati përfaqësuesit më të shquar dhe atdhetarët e nacionalistët më të flaktë të Shqipërisë ku në të mund të përmendim Gjergj Fishtën, Mithat Frashëri, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevvi Qirjazi etj.
Për këtë u mblodhën nga 4 vilajetet, Janinës, Manastirit, Kosovës, Shkodrës si dhe nga shoqëritë shqiptare në Bukuresht, Sofjes, Filipolit, Kostancës, Egjiptit 50 delegatë për diskutimin dhe marrjen e vendimeve për çështjen e gjuhës shqipe.
Në të kishte rryma të ndryshme heterogjene lëvizjesh dhe mendimtarësh nga të gjtiha hapësirat shqiptare
Një grup reformist me në krye Mithat Frashërin ishin për diskutimin vetëm të gjuhës shqipe, motoja e tyre ishte ‘’jo me pushkë po me pendë’’.
Një rrymë tjetër që vinte nga Shkupi, shqiptarët e Amerikës etj, kërkonin që kongresit t’i shtoheshin pikëpamjet politike dhe ekonomike.
Një veçori e diksutimeve në kongres ishte se ato ishin të hapura dhe trasparente, si për përfaqësiuesit e shtetit, diplomatët e huaj edhe për shtypin e kohës.
Në këtë kongres u vendos që të përdores alfabeti i Stambollit dhe ai i quajtur latin.
Nga ana tjetër u bënë dhe mbledhje të mbyllura ku u diskutua raporti i Shqipërisë me regjimin e atëhershëm xhonturk, lufta për çështjet kombëtare dhe çështjet e zhvillimit të përgjithshëm në të gjitha aspektet të shqipërisë së asaj kohe.
Vendimet që u morën në kongres u paraqitën në parlamentin turk, ku kërkohej:
Ekspozitë për Kongresin e Manastirit, shikoni suprizat!Ekspozitë për Kongresin e Manastirit, shikoni suprizat!
-Mësimi në gjuhën shqipe në të gjitha shkollat fillore dhe gjimnazet e ulta, gjuha turke të mësohesh në vitin e katërt.
-Ndalimi i subvencionit të shkollave të elementit ortodoks nga qeveria greke, shndërrimi i shkollave të të krishterëve në shkolla kombëtare.
-Përdorimi i një pjesë të të ardhurave të vakëfeve për qëllime kombëtare.
-Mbledhja e antikiteteve nga të katër anët e vilajetit dhe ruajtja e tyre në Muzeun e Elbasanit.
-Zvogëlimi i shërbimit ushtarak në dy gjysma ose dy vjet; shqiptarët do të shërbenin vetëm në vilajetin e tyre, duke përjashtuar rastin e luftës.
-Nënoficerët e ushtirsë të përbëheshin nga shqiptarët.
-Oficerët e xhandarmërisë në Shqipëritë ishin shqiptarë.
-Zgjedhja e kryetarëve të bashkisë të bëhej sipas sistemit të zgjedhjeve publike, të bëhej zgjerimi i kopetencave të tyre.
-Hapja dhe shfrytëzimi i minierave si dhe ndërtimi e funksionimi i hekurudhave të shkonte në interes të Shqipërisë; të kufizohej ndërhyrja dhe ndikimi i të huajve përmjes ligjit.
-Në emërimin e nënpunësve civilë në vilajetet shqiptare t’u sigurohej shqiptarëve preferenca para kombësive të tjera.
-Të gjithë të ardhurat e caktuara për punë botërore t’i liheshin administratës lokale, ndërsa një pjesë e të ardhurave të përgjithshme të përdorej për punime publike.
-Ngritja e ekonomive dhe e shkollave të ulta bujqësore.
-Ekzekutimi i dënimeve me vdekje që parashikoheshin për krimet në Shqipëri.
-E drejta e këshillave të sanxhakut dhe të vilajetit në caktimin e taksave të veçanta në shkolla.
-Themelimi i universitetit shqiptar; në buxhetin e shtetit të parashiheshin për çdo vit pesë bursa për shqiptarët që do të studionin në universitetet europiane.
-Njohja zyrtare e gjuhës dhe e kombësisë shqiptare; në Nufus Tesqeret (letërnjoftim) të vihej shënimi shqiptar i krishterë ose shqiptar mysliman.
-Priftërinjtë katolikë e ortodoksë të paguheshin nga shteti me qëllim që të pengohej përzierja dhe ndikimi i huaj, si ai i Austrisë, i Italisë dhe i Greqisë.
-Rregullimi i lumit të Korçës dhe tharja e kënetës së Maliqit.
Kongresi i dytë i Manastirit
Në kushtet e represionit të xhonturqve kundrejt shkollave shqipe dhe masave të reja që morën ata, në kushtet gjithashtu të një përballje me këtë problem madhor nga rrethet dhe klubet e fshehta patriotike u shtri nevojshme të mbahesh Kongresi i Dytë i Manastirit nga 1 në 6 prill 1910 ku u mblodhën 40 delegatë të shoqërive patriotike.
Si përfaqësues kongresistë ishin, Fehim Zavalani(kryetar i klubit qëndror ‘’Bashkimi’’), Dervish Hima (Përfaqësues i Klubit të Stambollit), Petro Nini Luarasi, Tefik Panariti, Ferit Ypi, Qazim iliaz Dibra, Temak Gërmenji e shumë figura të tjera patriotike.
Delegatët e Kosovës erdhën me vonesë për shkak të vështirësive të atyre viteve. Pjesa e parë e kuvendit ishte e hapur, kurse një pjesë tjetër ishte përsëri si në 1908 me dyer të mbyllura. Në këtë kongres u vendos:
-Qendra e deriatershme e klubeve shpërngulet nga Manastiri në Stamboll; në gjiun e klubit të atjeshëm qëndror do të formohej një këshill i posaçëm i përbërë nga deputetë patriot. Në Stamboll do themelohej akademia që do merrej me botimin e librave, fjalorëve, gazetave.
-Do të thirrej kogresi kombëtar në Janinë, ku do shqyrtohej puna e klubeve dhe do nxirrej rezoluta për qeverinë turke. Do të zgjidhej komisioni i lartë ku do tw drejtonte lëvizjen kombëtare në Shqipëri.
-Do të zhvillohej propagadnimi rreth vepritmarisë të shkrimit shqip dhe përhapjes së arsimit; të bëheshin përpjekje për themelimin e institutit pedagogjik në Shkup që do të përgatiste kuadrin e mësimit për shkollat e mesme dhe nxjerrjen e gazetave shqipe.
-Përmes një rekomandumi kërkohej nga qeveria turke të ndërpritej çdo veprimtari dhe propagandë kundër gjuhës shqipe.
Megjithatë ky kongres kishte presionin e madhe të qeverisë turke e cila formoi shoqatën Arnavud Mahvil Maarifi (Rrethi Arsimor Shqiptar). Qëllimi i kësaj shoqate ishte zhvillimi i arsimit po me alphabet arab, nismë e marrë nga veziri i madh Ferid Pasha.
Nga ana tjetër kjo pati një rezistencë të fortë nga Shoqata e Intelektualëve të Rinj Shqiptarë që ishte formuar gjithashtu në Stamboll. Qeveria këtu solli Galip Beun i cili donte të organizonte propagandën kundër shkrimit shqip, t’i shpërbënte klubet shqiptare dhe corientimin e lëvizjes shqiptare.
Shefi i policisë së Stambollit, Galip Beu organizoi gjithashtu një grup për çorientimin e detyrave për shkrimin shqip në Vilajetin e Kosovës.
Megjithë përkrahjen dhe insturmentalizimin që donin të bënin në Vilajetin e Kosovës, nuk ia arritën dot ta kthejnë lëvizjen në favor të kundërt, të çorientimit të shkrimit shqip. Kjo lëvizje u braktis nga shqiptarët që iu bashkua lëvizjes së dalë nga Kongresi i Manastirit.
Më 14 Nëntor 1908 në Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit
Kongresi i Manastirit u mbajt nga 12 - 20 nëntor 1908, mbi çështjen e ndërlikuar të alfabetit shqip, nën kryesinë e Midat Frasherit, me nënkryetar Gjerasim Qiriasin e me sekretar Luigj Gurakuqin.
E permbledhur
R.SH. - Vatikan Kongresi i Manastirit (Kongresi i Alfabetit) më 14 nëntor – 22 nëntor 1908, takimi i dijetarëve shqiptarë për përcaktimin e çёshtjes së ndërlikuar të alfabetit të gjuhës shqipe.
Historia e alfabetit të shqipes është shumë e gjatë dhe e ndërlikuar: lidhet ngushtë me fillimin e lëvizjes kombëtare shqiptare për çlirim nga Turqia.
Nis me alfabete të përdorura nga persona të veçantë, vijon me të tjerë, përdorur nga shoqëritë e para jashtë e brenda atdheut, si Shoqnia e Stambollit, “Bashkimi” e “Agimi” të Shkodrës e, shkon deri më 12 nëntor 1908, kur në Monastir u mblodh Kongresi që kishte për qëllim vendosjen e një alfabeti të përgjithshëm. Kongresi i Manastirit u mblodh nga 14 deri më 22 nëntor 1908 për të vendosur për çështjen e ndërlikuar të alfabetit . U organizua nga shoqëria Bashkimi dhe u propagandua nga Mid'hat bej Frashëri në revistën e tij Lirija:"... ardhi një ditë e pëlqyerë për istorinë tonë, që të nisim liruar' e papengim të punojmë për mbrodhësin' e lumtërin' e kombit tonë, jo me barut edhe me armë, po me kartë e pëndë, andaj kjo çështje e Abecesë lipsetë të jetë fillim, që pa atë nuku do mundim të harijmë qëllimetë tona të lartëra për mbrodhësi të gjuhësë."- Kështu shkruante Mid'hat bej Frashëri, që e drejtoi këtë mbledhje, ku morën pjesë delegatë të të gjitha besimeve nga mbarë Shqipëria dhe kolonitë shqiptare jashtë.
Ndër pjesëmarrësit e shquar në Kongresin e Manastirit qenë At Gjergj Fishta, dom Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Luigj Gurakuqi dhe Hilë Mosi nga Shkodra; Shahin bej Kolonja dhe Petro Nini Luarasi nga Kolonja; Thoma Abrami nga Korça; Sotir Peci nga Bostoni, dhe Bajo Topulli e familja Qiriazi nga Manastiri. Kongresi zgjodhi një komision prej njëmbëdhjetë antarësh nën kryesinë e At Gjergj Fishtës për të studiuar problemin e alfabetit e për të dalë me propozime.
U arrit menjëherë në mendimin e përbashkët që alfabeti t’i shërbente kryesisht forcimit të unitetit kombëtar. Nismëtar i kësaj frymne qe At Fishta i cili shpjegoi se sido që i dërguar prej shoqërisë Bashkimi, s’ ishte aty thjeshtë për të mbrojtur abece-në, por për të gjetur një rrugë që çonte në bashkimin e përgjithshëm.
Tre alfabetet kryesorë që u morën në shqyrtim qenë: alfabeti i shoqërisë letrare Agimi të Shkodrës i propozuar nga dom Ndre Mjeda; alfabeti i shoqërisë letrare Bashkimi të Shkodrës, i hartuar nga Imzot Prenkë Doçi dhe alfabeti i Stambollit, i hartuar nga Sami bej Frashëri. Toskët ishin më fort për alfabetin tradicional të Stambollit, kurse gegët zakonisht pëlqenin alfabetin e Bashkimit, i cili ishte më praktik për botimet, sepse nuk kishte shkronja jolatine. U shqyrtuan gjithashtu edhe dy alfabete të tjerë, alfabeti grek i përdorur nga Kostandin Kristoforidhi, dhe alfabeti arab, të cilin shumë myslimanë të devotshëm, sidomos në Maqedoni e Kosovë, vazhduan ta shohin si të vetmen zgjidhje edhe për shumë kohë pas Kongresit. Komisioni vendosi të pranojë variantet e modifikuara të alfabeteve të Bashkimit e të Stambollit. Të dy mund të përdoreshin në shkolla e në botime. Pranimi nga të gjithë i vendimit të komisionit do të donte ende shumë kohë, por, me vendimin për të mbështetur një zgjidhje kompromisi, kongresi shtroi rrugën për kalimin shkallë-shkallë nga alfabeti i respektuar i Stambollit, te alfabeti i tanishëm i shqipes i bazuar në shkronja latine, duke mënjanuar kështu polemika e kundërshtime e duke hedhur bazat për formimin e gjuhës letrare shqipe.