top of page
Writer's pictureAlb ww

Prof.Dr.Floresha Dado Është studiuese e letërsisë shqiptare, Akademia e Shkencave

Ka kryer këto detyra:

- Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë (1989-1993).

- Dekane e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1992-1993).

- Zv. Rektore e Universitetit të Tiranës (2000-2003).

- Themeluese dhe Drejtore e Shkollës Pasuniversitare “Studime Evropiane” (2001-2003).

- Kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, pranë Akademisë së Shkencave

të Shqipërisë (2015 e në vazhdim).






·Floresha Dado ka lindur në Vlorë 24.03.1947. Është studiuese e letërsisë shqiptare, specialiste e Teorisë së Letërsisë, në Universitetin e Tiranës.

Seksioni Shkencat Shoqërore dhe Albanologjike

Gjuhët anglisht, (italisht, frengjisht, rusisht-lexim)

Kontakt

Adresa: Rruga “Skënder Kosturi”, Pall. Tani 5, Ap.3/2 Tiranë

Telefon: 069 24 70 112

Email: flora.dado@yahoo.com

Faqe zyrtare: www.akad.gov.al

Cv e shkurtër

- Studiuese e letërsisë shqiptare, specialiste e Teorisë së Letërsisë në Universitetin e Tiranës. (1982-

2015).

- Gjatë 1969 - 1982 bashkëpunëtore shkencore në Sektorin e Letërsisë Shqiptare, pranë Institutit të

Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.

- Në vitin 1982 ngarkohet me rikonceptimin dhe ndërtimin e lëndës së re “Teoria e Letërsisë” pranë

Katedrës së Letërsisë, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. Hartuese, sipas koncepteve moderne, ( në

vitet ’90 e në vazhdim), e një fushe të re në studimet dhe nivelet tona universitare dhe pasuniversitare.

- Në 1981 fiton gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, e konvertuar në vitin 1994 me gradën

“Doktor”.

- Në 1986 i jepet titulli pedagogjik “Docent”.

- Në 1995 fiton titullin “Profesor”.

- Në 2008 i jepet titulli “Akademike”.

- Anëtare e Komisionit të Lartë të Kualifikimit Shkencor, pranë MASH (1989-2005).

- Mbajtëse e ligjëratave në nivelin “Bachelor”, “Master” dhe “Shkolla Doktorale”, në Universitetin e

Tiranës, Elbasanit. Udhëheqëse e shumë temave për nivelin “master” dhe “doktorshkencash”.

- Kontribute të vazhdueshme në këshilla shkencore të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë dhe në

Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë. Anëtare e senateve të Universitetit të Tiranës.

- Ka mbajtur kurse pasuniversitare të Teorisë se letërsisë dhe të Kritikës Letrare, në Fakultetin e Historisë

e të Filologjisë dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

- Ka mbajtur leksione pasuniversitare në Universitetin e Prishtinës, ligjërata në Universitetin e Europës

Juglindore dhe në Universitetin e Tetovës.

- Autore dhe bashkëautore në tekste dhe leksione nga fusha e Teorisë së Letërsisë.

- Autore e shumë referimeve në konferenca shkencore, brenda dhe jashtë vendit.

- Hartuese e shumë artikujve (mbi 100), të botuar në organe shkencore dhe kulturore.

Ka kryer këto detyra:

- Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë (1989-1993).

- Dekane e Fakultetit të Historisë e të Filologjisë (1992-1993).

- Zv. Rektore e Universitetit të Tiranës (2000-2003).

- Themeluese dhe Drejtore e Shkollës Pasuniversitare “Studime Evropiane” (2001-2003).

- Kryetare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe Albanologjike, pranë Akademisë së Shkencave

të Shqipërisë (2015 e në vazhdim).

Publikime (Monografi, Vepra Kolektive, Përmbledhje studimesh)

2019 Identifikimi i poetikave në plan teorik dhe historiko-letrar, "Onufri"

2016 Lexuesi “në kurth”: Eseistika e Kadaresë, 328 f. ISBN 978-9928-4354-0-8

2012 Andon Zako Çajupi- Jeta politike dhe vepra letrare (2012), (monografi shkencore, rikonceptim i

interpretimit të veprës së plotë), 305 faqe, ISBN 978-9928-00-070-5

2010 Letërsi e painterpretuar (2010), (monografi shkencore), 277 faqe, ISBN 978-9928-00-014-9

2009 Sfida Teorike të Historiografisë Letrare (2009), (monografi shkencore), 368 faqe, ISBN 978-

99956-11-54-5

2008 Bashkëautore dhe anëtare e Redaksisë së Letërsisë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, ASHSH

(ribotim i përmirësuar);

2006 Intuitë dhe Vetëdije Krijuese (2006), (përmbledhje studimesh shkencore mbi letërsinë e traditës

dhe bashkëkohore,) 382 faqe, ISBN 99927-53-06-4;

1999 Teoria e Veprës Letrare-Poetika (1999), (Tekst mbi teorinë e letërsisë), 325 faqe, ISBN 99943-1-

102-6;

1997 Proza nëpër teknikat poetike (1997) (studim), 243 faqe;

1983 Jeta dhe Vepra e A.Z.Çajupit (1983), (Monografi shkencore), 282 faqe;

Botimi i veprës së Çajupit, në tre vëllime (1983).

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page