top of page
Writer's pictureAlb ww

Lefteri Gjoshe.Mesuese letersie, Shkrimtare.Anëtare e Këshillit të Përgjith të Grave te Shqiperise

Ajo ishte e zgjedhur në Kryesinë e Gruas të rrethit Kolonjë për shumë vite dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Grave të Shqipërisë për dy legjislatura.

Për mësues Petraqin dua të veçoj faktin që me sa pasion e dashuri shpjegonte gjuhën shqipe dhe letërsinë .










NDERIM E RESPEKT PËR MËSUESIT E MI

7 MARSI është një ditë e shenjtë për gjithë mësuesit, të cilet njohuritë dhe pasionin e tyre e vunë në shërbim të arsimimit të brezave te rinj.

Për të çuar përpara një shoqëri , politika më e mirë është arsimimi i saj. Arsimi ështe çelësi për të ndezur imagjinatën e njeriut, për të prodhuar idetë që ndihmojnë personin dhe shoqërinë, që të përballet me sfidat e kohës. Ky qe ideali i atyre dhjetra mësuesve patriotë që per gjuhën shqipe u sakrifikuan e u martirizuan.

Kolonja ishte një nga trevat që nxori nga gjiri i saj shumë mësues, të cilët kontribuan në çeljen e Shkollës së parë shqipe (me 7 Mars 1887), Mësonjtores së parë shqipe te vajzave në Korçë dhe në emancipimin e gjithë shoqërisë shqiptare.

Në pjedistalin e nderit qëndrojnë emrat e Petro Nini Luarasit. Pandeli Sotirit, Papa Kristo Negovanit. Sevasti , Parashqevi e Gjerasim Qirjazi, Naum Veqilharxhi, Mihal Grameno e shumë të tjerë.

I madhi Petro Nini Luarasi, pasi u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe në fshatrat e Kolonjës, hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe më 1887 e më pas edhe në krahinat e Kolonjes e të Vakefeve. Më vonë punoi si mësues në Shkollën e pare Shqipe të Korçës dhe drejtor i Mësonjtores së parë të vajzave.

Për veprimtarinë e tij arsimdashëse e politike, vdiq i helmuar nga xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit më 17 gusht 1911. Në gjithë veprën e tij trubetohej ideja e bashkimit për lirinë e Shqipërisë dhe domosdoshmëria e përhapjes së arsimit për të ndriçuar mendjet e shqipëtarëve. Thënia e tij para vdekjes ”Vramëni, por mblidhmani gjakun se do t’u duhet nipërve tuaj që të shkruajnë gjuhën shqipe”, mbetet monument në memorjen kombëtare.

Të njëjtin fat pati edhe Papa Kristo Negovani, të cilin andartët grekë e vranë më 12 shkurt 1906, sepse çeli shkollën shqipe në fshatin e tij, në Negovan.

Në këtë rrugë të ndritur shquhet emri i rilindasit të parë nga Vithkuqi i Kolonjes, Naum Veqilharxhi (Bredhasi), i cili na fali Abetaren e parë në gjuhën shqipe. Për këtë, në vitin 1866, Patriarkana greke e vrau rilindasin e madh.

Një ndër emrat e ndritur te historisë së Kolonjës është ai i Fan Nolit, i cili për popullin shqiptar ka mbetur një atdhetar i flaktë, një demokrat revolucionar, një fytyrë e shumanëshme prej publicisti, gojëtari, dramaturgu, poeti, historiani, kompozitori, muzikologu dhe shqipëruesi.

Ndihem e nderuar dhe krenare që jam bijë e kësaj treve, ku tradita arsimdashëse trashëgohet brez pas brezi deri më sot. Shumë mësues, kuadro e figura të nderuara i bëjnë nder vendit dhe krahinës së Kolonjës.

Sjell nëpër mend dhjetra mësues që kanë punuar për formimin tim arsimor dhe edukativ, por unë në këtë ditë, dua të veçoj dy ndër mësuesit e mi të ciklit 8 vjecar, çiftin Lefteri dhe Petraq Gjoshe, te cilët me punën dhe pasionin e tyre janë në themel të këtij edukimi.

Emri i tyre është gjithmonë në mendjen e në zemrën time. Kujtesa më ktheu 40 vite para, në bangat e shkollës, ku figurat e tyre të plotësuara e të nderuara na mrekullonin. Janë ndër njerëzit më të dashur e më fisnikë për mua e gjithë brezin tim.

Jam e bindur se në jetën tonë na kanë ndricuar rrugën dijet, fjalët, këshillat e porositë e tyre.

Mësuese Lefteria, në vitet e para të punës së saj, ka punuar si mësuese e më von si drejtoreshë shkolle në fshatin Selenicë e Kolonjës. Me punën e saj ajo la gjurmë të paharrueshme në edukimin e fëmijëve. Gjatë viteve 1987-1992 punoi si metodiste pranë Kabinetit Pedgogjik të rrethit, ku vuri mbi baza të shëndosha punën metodike të mesuesve të ciklit të ulët dhe edukatoreve të rrethit.(detyrë,për të cilën qe emëruar).

Më pas punoi si mësuese e gjuhës dhe letërsisë në disa shkolla të rrethit dhe në Tiranë, ku gëzonte respektin dhe dashurinë e nxënësve, prindërve dhe kolegëve të saj.

Figura e mësuese Lefterisë plotësohet edhe me aktivitetin e saj si aktiviste shoqërore me gratë. Mënyra e të komunikuarit, aftësia për të ndikuar në zgjidhjen e problemeve të grave, zgjerimi i horizontit të tyre për krijimin e marrdhënieve të shëndosha në familje dhe puna me durim për të rritur rolin edukues të nënave të reja, e bënë atë shumë te njohur e të respektuar. Ajo ishte e zgjedhur në Kryesinë e Gruas të rrethit Kolonjë për shumë vite dhe anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Grave të Shqipërisë për dy legjislatura.

Për mësues Petraqin dua të veçoj faktin që me sa pasion e dashuri shpjegonte gjuhën shqipe dhe letërsinë . Shumë nga moshatarët e mi nuk harrojnë përpjekjet e tij për t,i stimuluar nxënësit në leximin e librave artistikë. Rëndësi të jashtëzakonshme i kushtonte të shkruarit bukur dhe drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Korrektësia ishte tipari që e karakterizoi mësues Petraqin gjatë gjithë kohës së punes, si mësues, si drejtor shkolle dhe si inspektor në Drejtorinë Arsimore të rrethit.

Si prindër lindën, rritën dhe edukuan dy djem të mrekullueshëm, të cilët kanë trashëguar më së miri edukaten, korrektësinë dhe ndershmërinë e prindërve.

Me shumë mund e sakrifica ata i studiuan të dy djemtë jashtë shtetit dhe sot punojnë në Tiranë e janë dy kuadro të zot e të nderuar.

Mësuesit e mi të nderuar sot gëzojnë pensionin e tyre të rrethuar nga fëmijët, nipër e mbesa të mrekullueshëm. Kur i takoj ndiej emocion e dashuri si para 40 vjetësh.

Shumë nga brezi ynë do të kishin dëshirë të jepnin një urim të bukur e t,i falenderonin për vlerat e mëdha që kanë si mësues e si njerëz.

Ne ish nxënësit e tyre përulemi me respekt e mirenjohje për gjithë punën e tyre, për sakrificat e mundimet në profesionin e tyre kaq fisnik e dinjitoz , siç është mësimdhënia.

Gëzuar festen e 7 Marsit mesuesit e mij te respektuar e te dashur.

Ju per mua dhe gjithe gjeneratën tone do te ngeleni modeli i mesuesit dhe edukuesit shembullor.

Me nje nivel te lartë admirueshem professional, me nje komunikim cilësor , te kulturuar qe transmetohej tek ne dhe zinte vënd te padiskutueshëm fjala dhe autoriteti juaj , sepse figura juaj ishte e persosur.

Ne memorjen time do ngeleni po aq te dashur, dhe shume te respektuar njelloj si prinderit e mij,

Ju faleminderit , per gjithshka qe keni bëre për gjithe gjeneratën tonë .

Dr. Liliana Pere

Ing Informatic

President: International Organization.

” Albanian Woman in the World

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page