top of page
Writer's pictureAlb ww

Prof. Vasilika Llambi Hysi- University of Tirana deputete e P S Nënkryetare Kuvendit te Shqiperise



Vasilika Llambi Hysi


University of Tirana

Vasilika Hysi është deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Vasilika Hysi nënkryetare e Kuvendit Rrugëtimi në politikë është relativisht i gjatë, me momente të bukura të punës dhe momente të vështira. Rrugëtimin në politikë e kam nisur në opozitë. Në këtë moment, nuk mund të jap raste konkrete, por besoj se në vijim do të mund të bëj një bilanc të punëve të mira dhe atyre që duhet të bëja më mirë. Shkurtimisht do të doja të ndalesha në disa momente. Beteja e parë ka qenë beteja për integritetin e zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009 dhe me fillimin e jetës parlamentare beteja si opozitë në Parlament. Gjatë periudhës kur Partia Socialiste ishte në opozitë, kemi bërë beteja juridike të mëdha në komisionin e ligjeve ku kam qenë anëtare dhe si pjesë e Partisë Socialiste. Do të vlerësoja përpjekjet e bëra nga Partia Socialiste për të arritur një pakt për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, në vitin 2010 dhe 2011, me disa pika të rëndësishme si: Reforma në drejtësi, reforma në administratë publike, e pronës, lufta kundër pandëshkueshmërisë, reforma territoriale administrative etj. Me gjithë përpjekjet e PS, mazhoranca e asaj kohe nuk e pranoi këtë ftesë. Për rrjedhojë këto reforma u kryen gjatë periudhës së qeverisjes së Partisë Socialiste. Rrugëtimi në politikë vijoi me intensitet gjatë periudhës që Partia Socialiste është në qeverisje. Si deputete kam kontribuar si anëtare e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe për një periudhë kohë si kryetare e këtij Komisioni, anëtare e komisionit për Politikën e Jashtme, Kryetare e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut. Angazhimi në këto komisione është një përvojë që nuk do të harrohet. Në shumë projektligje kemi bërë propozime për përmirësimin e tyre me fokus të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen më të mirë të tyre. Shqyrtimi i raportimeve të institucioneve të pavarura dhe kontrolli parlamentar janë aspekte të tjera të punës ku një deputet/e ka mundësi të kontribuojë shumë. Personalisht kanë kontribuar dhe besoj se kam bërë më të mirën brenda hapësirave dhe procedurave parlamentare për të ushtruar kontrollin parlamentar, mes letrave për informacion adresuar institucioneve përgjegjëse, seancave dëgjimore, etj. Angazhimi si anëtare dhe zëvendëskryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e fëmijëve” është një nga përvojat më të bukura dhe që personalisht e kam shumë për zemër, pasi mundëson vijimin e kontributin për fëmijët dhe të drejtat e tyre dhe përbën një fushë të interesimit tim profesional për rreth 30 vite. Pjesëmarrja në komisionin e reformës në drejtësi dhe në komisionin e reformës zgjedhore janë përvoja të bukura, përgjegjësi, me momente të bukura dhe hera-herës me shumë stres, ngarkesë dhe tensione politike. Në vlerësimin tim, angazhimi si anëtare dhe sekretare e Komisionit të reformës në drejtësi dhe më pas si relatore ose anëtare e grupit të punës për diskutimin e paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është një shkollë më vete. Është meritë e Partisë Socialiste që guxoi dhe me vendosmëri vijoi reformën në drejtësi. Në procesin e reformës në drejtësi do të doja të nënvizoja Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur dhe miratimin e tij, paketën e të drejtave që lidhen me sistemin e burgjeve dhe trajtimin e personave të privuar nga liria, kujdesin e treguar për të adresuar më mirë nevojat e viktimës në sistemin e drejtësisë. Ndihem mirë që si pjesë e shumicës parlamentare kemi ndërmarrë reformat të rëndësishme për vendin dhe janë miratuar nga kjo shumicë si reforma në arsimin e lartë, reforma territoriale administrative, reforma e pronësisë, reforma në polici, ligji për strehimin social, një sërë ligjesh që mbrojnë gratë dhe fëmijët ose grupe shoqërore në nevojë. Padyshim, në këtë rrugëtim, ka edhe momente që një person i angazhuar në politikë mund të mos arrijë rezultatet që dëshiron. Do të doja të kishte më shumë nisma në mbrojtje të grave dhe fëmijëve, të grave kryefamiljare, kontroll më të mirë parlamentar në lidhje me zbatimin e ligjeve, më shumë mundësi për të zgjidhur probleme të komunitetit me të cilin kam punuar dhe bashkëpunuar prej 12 vitesh.


- Por megjithatë ju jeni shprehur se PS duhet të marrë një mandat të tretë. Pse qytetarë shqiptarë duhet t'i besojnë votën PS në 25 prill?


Po, Partia Socialiste duhet të marrë një mandatë të tretë. Kjo është e nevojshme për të vijuar reformat e nisura dhe të dobishme për vendin dhe qytetarët dhe për shumicën e të cilave opozita ka qenë kundër. Me lejoni të sjell në vëmendjen tuaj qëndrimet e opozitës ndaj reformës në drejtësi, reformës së arsimit të lartë, reformës territoriale administrative, reformën në energji, reformat në lidhje me biznesin, taksat mbi të ardhurat personale, taksat për biznesin etj. Për të cilat opozita ka qenë kundër dhe ka theksuar më shumë se një herë së nëse vjen në pushtet do t’i zhbëjë. Qytetarët duhet t’i besojnë votën PS-së pikërisht për të vijuar reformat dhe ecur përpara dhe jo për t’u kthyer mbrapa dhe shkatërruar progresin e arritur. Reforma në drejtësi duhet të mbështetet dhe të vijojë, taksimi duhet të jetë i ndershëm në raport me të ardhurat, zerimi i taksave për biznesin e vogël duhet të vijojë, veçanërisht pas pandemisë dhe pasojave të tërmetit. Nëse krahasojmë qeverisjen e PS nga ajo e opozitës vihet re dallimi i madh mes modelit të zhvillimit të vendit. Sot të gjitha zonat urbane janë zhvilluar njëlloj si në Veri dhe në Jug të vendit, pa diskriminim; fermerët kanë shumë arsye për të na votuar; të rinjtë dhe familjet e reja kanë mbështetje mes kredive të buta dhe programe të mbështetjes. Reforma në shëndetësi, rindërtimi dhe fitorja e betejës me pandeminë e shkaktuar nga COVID 19 mund të vijojnë vetëm nga Partia Socialiste. Partia Socialiste është forcë politike progresive që ka dëshmuar se mbështet gratë dhe vajzat. Kjo është treguar në pjesëmarrjen e grave në politikë dhe në vendimmarrje, në pozicione drejtuese në qeveri dhe në pjesën tjetër të administratës publike.




Ka disa profesionistë që kanë kontribuar dhe vijojnë të kontribuojnë në zbatimin e reformës në drejtësi. Ata kanë vlerësimet më të mira nga publiku, profesionistët dhe partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë që kanë kontribuar për reformën në drejtësi. Misioni i Bashkimit Europian dhe SHBA kanë kontribuar në hartimin, miratimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi. Ata do të vijojnë ta mbështesin këtë reformë dhe për rrjedhojë cilindo profesionist që kontribuon për reformën në drejtësi.


0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page