top of page
Writer's pictureAlb ww

Majlinda Lako shkencëtare shqiptare ne Angli, prej 15 vitesh punoi në Newcastle University.


Shkencëtarja shqiptare që krijoi retinën artificiale në Angli


Retina artificiale dhe gjetja e shkakut të verbërisë, Majlinda Lako rrëfen zbulimet e fundit që ka bërë me ekipin e saj në Angli. Si arriti ish-studentja e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në majat e shkencës ndërkombëtare, familja dhe lidhja që ruan me vendin e saj


Jeni duke kërkuar një mrekulli? Atëherë i hidhni sytë nga shkenca. Albert Anshtajn thoshte se njeriu takon Zotin pas çdo dere që shkenca arrin të hapë. Kësaj here, matanë derës së dijes, zëri i zbulimeve të reja shkencore bëhet një shqiptare. Bëhet fjalë për Majlinda Lakon, shkencëtaren e mjekësisë gjenetike si dhe pedagoge në Universitetin Newcastle në Angli, e cila së bashku me ekipin që drejton me bashkëshortin e saj kanë arritur të krijojnë retinën artificiale duke pasur si model miun. Por kjo nuk është e vetmja e re që na vjen prej Lakos, ish studente e Biokimisë dhe Gjenetikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Një tjetër studim i saj pritet të botohet së shpejti në revistën prestigjioze të zbulimeve të larta shkencore “Nature Communications”, bëhet fjalë për gjetjen e shkakut të verbërisë tek pacientë të veçantë. Po cila është historia e shqiptares që është bërë frymëzim për brezat e rinj të shkencës në Angli? “Për mua, transmetimi i pasionit shkencor arrihet në radhë të parë duke dhënë shembullin personal”. Lako në këtë intervistë për “Shekullin” rrëfen periudhën e studimeve në Shqipëri dhe si arriti të bëhej pjesë e shkencëtarëve të gjenetikës humane në Newcastle, ende pa mbaruar doktoraturën. Pas rezultateve maksimale të Masterit në këtë universitet, rrugëtimi i saj profesional nis me një letër dhe me një dashuri të madhe për shkencën, që do ta nxisë të sfidojë vetveten. Edhe pse në majat e shkencës në Mbretërinë e Bashkuar, ajo do ta ruaj të fortë lidhjen me vendlindjen, Tiranën dhe Fakultetin ku mori bazat e profesionit. Kulturën dhe dashurinë për atdheun ua ka transmetuar edhe fëmijëve të saj, të cilët kanë emra shqiptarë dhe ndihen krenarë për Shqipërinë.


Zonja Lako, i keni përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.

Ja si shprehet ajo ne ambjentet mediatike:


Unë e kujtoj atë periudhë me shumë nostalgji jo vetëm për kolegët e mi me të cilët u diplomova dhe jam në kontakt të vazhdueshëm, por dhe pedagogët, të cilët me sa kishin mundësi na bënë që ta dashurojmë biologjinë dhe shkencën si dhe na dhanë një bazë shumë të mirë formimi që mundësoi për shumë nga ne të kontribuojnë në vende të ndryshme të botës. Nga kujtimet më të bukura ishin ekspeditat e botanikës dhe të zoologjisë që ne bënim në Vlorë dhe Shëngjin si dhe punët e laboratorit.


Më pas në moshë të re u bëtë pjesë e departamentit të Gjenetikës Njerëzore (Newcastle),

Pasi mora diplomën nga Fakulteti i Shkencave në vitin 1992, unë erdha në Angli (Manchester) për të bërë Masterin dhe kjo u bë e mundur nëpërmjet një burse. Ëndrra ime ishte që të bëja doktoraturë në gjenetikën humane dhe në Mançester pata mundësinë të njihesha me punën që bëhej në një nga laboratorët ndër më të suksesshmit në këtë fushë dhe që drejtohej nga dy profesorë shumë të njohur, Tom Strachan and Susan Lindsay në Universitetin e Newcastle. Me shumë ndrojtje po dhe dëshirë, u shkrova një letër ku u shpjegova ëndrrën time për doktoraturë dhe ata më ftuan për një intervistë. Kur arrita në Newcastle, më shpjeguan që vendi i punës që ata kishin ishte në fakt për një person që kishte mbaruar doktoraturën, por ata ishin të përgatitur të ma ofronin mua në qoftë se unë e bëja punën gjatë orarit të ditës dhe doktoraturën në kohën e lirë (gjatë natës dhe në fundjavë). Unë e pranova këtë sfidë dhe brenda 4 vjetëve arrita t’i bëj të dyja, duke u diplomuar me doktoraturë në vitin 1998 dhe duke publikuar 8 artikuj. Kjo kërkoi një dedikim të plotë, por për mua ishte një ëndërr që po realizohej dhe unë me të vërtetë e shijova çdo moment të sfidës.


Prej 15 vitesh punon në Newcastle University, me pasionin për shkencën mjekësore


Unë kam kënaqësi të veçantë të punoj me studentë dhe për këtë më kanë frymëzuar dhe prindërit të cilët kanë qenë të angazhuar në këtë fushë (mami si mësuese e ciklit të lartë të 9 vjeçares) dhe babi (inxhinier hidrogjeolog, por dhe lektor në fakultetin e gjeologjisë). Puna ime këtu në Newcastle është me studentët e vitit të tretë ose të katërt që bëjnë një projekt 8 javësh, me studentët e Masterit që bëjnë projekte 6 mujore dhe me studentët PhD që bëjnë projekte për doktoraturën (3-4 vjet) në laboratorin tim. Gjatë 15 vjetëve të fundit, unë kam drejtuar 18 PhD, 14 MSC dhe 12 BSc students. Mentorimi i shkencëtarëve të rinj vazhdon dhe pas doktoraturës, dhe unë kam pasur kënaqësinë të kem në laboratorin tim 36 shkenctarë postdoktoral, shumë prej tyre janë tani në vende të ndryshme në Angli dhe në botë (SHBA, Australi, Rusi etj.) ku vazhdojnë të punojnë në këtë fushë në mënyrë të pavarur. Për mua, transmetimi i pasionit shkencor arrihet në radhë të parë duke dhënë shembullin personal. Arrihet duke bërë një punë të vazhdueshme dhe sistematike, duke folur me pacientët, kolegët dhe mjekët për të ditur cilat janë nevojat klinike që ne duhet t’i zgjidhim në laborator. Pasioni përçohet duke mësuar në çdo çast dhe moment të rejat e shkencës, duke mos u tërhequr nga disfatat, duke mos u kënaqur me suksesin e arritur por duke kërkuar gjithnjë të renë. Unë shpesh i mbyll leksionet e mia me këtë këshillë për shkencëtarët e rinj: “Gjenitë janë 1% frymëzim dhe 99% punë”, siç ka thënë Edison. Pse ne bëjmë kërkime shkencore: sepse është interesante! Vendos objektivat dhe ndiq ëndrrat e tua: Argëtohu!


Zonja Lako, bashkëshorti drejtojne një ekip kërkimor në fushën e shkencës mjekësore, .


Fokusi i kërkimit tonë shkencor është përdorimi i qelizave staminale (janë qeliza nënë që kanë potencial për të prodhuar çdo lloj qelize të trupit) për rigjenerimin e syrit dhe veshit (dëgjimit). Këto qeliza mund të prodhohen në dy mënyra: (1) Nga embrionet e fekondimit artificial pasi është marrë aprovimi i çiftit që bën këtë trajtim. Ekipi ynë në Newcastle ka qenë një nga dy grupet në Angli që ka prodhuar qelizat embrionale të cilat u depozituan në “UK Stem cell Bank” në vitin 2004. (2) Metoda e dytë realizohet nga kthimi i qelizave që gjenden në trupin e njeriut në gjendjen embrionale. Ky fenomen është zbuluar nga fituesja e çmimit Nobel në 2007-ën Shinya Yamanaka dhe ekipi ynë ka arritur ta riprodhojë këtë sukses në vitin 2008 në Newcastle. Brenda 10 vjetësh, ne kemi arritur të prodhojmë qeliza të tilla nga më shumë se 600 pacientë që vuajnë nga sëmundje degjenerative (për shembull Parkinson,Alzheimer etj). Avantazhi i këtyre qelizave është që këto mund të prodhohen nga çdokush dhe nuk ka nevojë për të përdorur embrione. Ne mund të marrim disa qeliza gjaku ose të lëkurës dhe me disa manipulime gjenetike, brenda 4-5 javëve i kthejmë këto në qeliza “pothuajse” të njëjta me qelizat embrionale. Mandej këto të fundit brenda 4-6 muajve mund të vazhdojmë t’i shndërrojmë në qeliza të zemrës, qeliza të gjakut, të trurit. Fakti që këto qeliza vijnë nga pacienti, është shumë i vlefshëm për kërkimet , sepse ato mbartin informacionin gjenetik të pacientit, çka na lejon të studiojmë sëmundjen në laborator, të korrektojmë defektin gjenetik por dhe të testojmë ilaçe dhe terapi të ndryshme.

Pergatiti Liliana Pere


4 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page