Brunilda Koduzi, radiologe në klinikën Neumaier me qendër në Regensburg, Bayern, Gjermani, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, rreth zhvillimeve më të fundit të pandemisë globale në Gjermani dhe specifikat e përhapjes së re të Covid-19. Me Brunilda Koduzin bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.
PANDEMIA, ÇFARË PO NDODH NË GJERMANI
Aktualisht, 24.07.2020 Instituti Robert Koch deklaron në Gjermani 815 raste të reja të infektuar me COVID 19, kjo vetëm në 24 orët e fundit. Krahasuar me ditën e djeshme (23.07.2020) që dokumentonte 569 raste të reja apo ditën e pardjeshme (22.07.2020) me një numër rastest të reja prej 454 si dhe me numrin e rasteve të reja të të infektuarve në javët e fundit i cili varionte 400-600,mund të themi që Gjermania po perballet me një rritje te numrit të të infektuarve në ditë. Sipas Virologëve situata shihet kritike, për shkak se ndjekja zinxhir e infeksionit si dhe zbulimi i vatrës së infeksionit është veshtirë të identifikohet. Janë të shumtë faktorët të cilët mund të kenë ndikuar ne këtë situatë. Si faktor kryesor shihet reduktimi i masave kufizuese, rikthimi i përditshmërisë ka rritur nivelin e kontakteve. Një faktor tjetër mendohet se janë të infektuarit që kthehehen prej pushimeve nga vënde të ndryshme. Rritja e konsiderueshme e numrit të testimeve mendohet se ështe një tjetër faktor i cili ka influencuar në shifrat aktuale, shembull sipas Institutit Robert Koch ku vetëm në javën e kaluar janë kryer 531 571 testime gjithsej në të gjithë Gjermaninë, krahasuar kjo me javën e dytë të majit (09.05.2020-15.05.2020) ku numri i të testuarve ishte 127 457.
SITUATA E COVID-19 NË BAYERN
Rasti i parë i infektuar me COVID 19 në Bayern daton me 27 Janar. Potenciali dhe rrezikshmëria e infektimit është cilësuar nga Instituti Robert Koch në këtë pjesë të Gjermanisë në përgjithësi e lartë. Ka një rikthim gradual të jetës dhe aktiviteteve të përditshme, duke u munduar në zbatimin rigoroz të distancës dhe masave higjenike. Përsa i përket shqiptarëve që jetojnë në Bayern nuk kam një shifër zyrtare. Ne si mjekë, të cilët jetojmë dhe punojmë në Bayern kemi një bashkëpunim ndërkolegial me njëri tjetrin, i cili u theksua gjatë situatës që u krijua nga pandemia, me krijimin e një grupi vullnetar mjekësh të cilët publikuan kontaktet e tyre personale për ti ardhur në ndihmë me informacione shqiptarëve të cilët jetojnë dhe atyre që prej rrethanave që krijoi pandemia globale ishin të detyruar të qëndronin në Bayern. Ky bashkëpunim u realizua falë organizimit të Shoqatës së Mjekëve në Gjermani, duke treguar që të gjithë bashkë jemi më të fortë.
COVID DHE SPECIFIKAT NË RADIOLOGJI:
Rastet e dyshuara apo të konfirmuara me COVID 19 në klinikat radiologjike kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë të përditshme, duke qëne se përveç testimit një rol të rëndësishëm ka edhe diagnoza imazherike nëpermjet grafisë torakale dhe skanerit(CT), të cilët na japin informacione mbi ndryshimet e mundshme që ka krijuar infeksioni në mushkëri, komplikacionet si dhe kontrollin në vazhdimësi të rasteve në varësi edhe të gjendjes klinike të pacientit.
MESAZHI PER LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA
Situata e krijuar në muajt e fundit globalisht nuk ka qëne as nuk ështe për secilin nga ne kudo që jetojmë dhe çfarëdo profesioni që ushtojmë, aspak e lehte. Ne si shqiptar që jetojmë larg vendlindjes kemi treguar si gjithmonë solidaritetin që na karakterizon dhe forcën për të mbijetuar mbi çdo vështirësi. Une do lutesha të mos lejojmë frikën dhe ankthin të drejtojnë shëndetin tonë fizik dhe mendor apo të bëhen pjëse e përditshmërisë por me durim dhe përgjegjshmëri për jeten të qëndrojmë sëbashku pozitiv në sfidat e radhës. Edhe pse momentalisht vëmendja drejtohet në infeksionet e shkaktara nga COVID 19, duke marrë parasysh dhe spektrin e gjërë të patologjive të ndryshme që diagnostikojmë çdo ditë, do dëshiroja të theksoja se është mjaft e rëndësishme paraqitja, diagnoza dhe trajtimi në kohë i të gjitha patologjivë të tjera, të cilat janë po aq të rëndësishme. Mos hezitoni ti drejtoheni klinikave dhe spitaleve apo të kontaktoni mjekët përkatës në kohë, sigurisht duke respektuar rregullat përkatëse. Përshëndetje të përzemërta për shqiptarët brenda trojeve të Shqipërisë dhe atyre në Diasporë!
KUSH ËSHTË RADIOLOGE BRUNILDA KODUZI
Ka përfunduar studimet për mjekësi të pergjithshme në Universitetin Nënë Tereza, Tiranë në vitin 2009. Specializimin për radiologji diagnostike e ka nisur në landin Nordrhein – Westfalen. Prej vitit 2018 punon për 12 klinika të specializuara për radiologji diagnostike, radioterapi dhe mjekësi nukleare në Bayern, klinikat Neumaier me qendër në Regensburg, në qytetin ku jeton aktualisht dhe filiale në qytete të ndryshme të Bayenit juglindor, ndër klinikat diagnostike më të mëdha dhe të njohura në Bayernin juglindor. Një pjesë të specializimit për radiologji intervencionale e ka kryer në Kliniken Universitare të Regensburg.
Success Story write cooperation
Build web apl free for proffes women
Write Publicly success story
Consulting course techn free
National History Museum
Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001
Follow
Adress
Call
Alb Woman World eshte nje website me karakter informues, inspirues, kulturor, promovues.
Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.
Alb-woman-world eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale, punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW ne vitin 2015, dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.
''Fuqizimin e rolit te gruas dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''
Ky vizion dhe fryme inspiruese eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere qe gjeneron vlera,
Gruaja Shqiptare ne Bote - Albanian Women World
Alb Women World eshte nje website me karakter,, inspirues, kulturor, promovues.
Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.
Alb-women-world eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale, punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW ne vitin 2015, dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.
''Fuqizimin e rolit te gruas dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''
Ky vizion dhe fryme inspiruese eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission qe gjeneron vlera,