Përfaqësojnë një nga grupet etnike më të mëdha në numër përtej Adriatikut. Prej shekujsh ky komunitet i pranishëm para së gjithash në jug, ka ditur të ruajë një specifikë të veçantë: nga gjuha te ritet fetare deri te arti dhe gastronomia. Presidenti Italian Mattarella, duke kujtuar heroin kombëtar Skënderbeu, ka lavdëruar arbëreshët si një "shembull të integrimit dhe mikpritjes"
Arbëreshët ose shqiptarët e Italisë janë një minorancë gjuhësore dhe kulturore e pranishme në anën mesdhetare dhe diellore të Italisë. Në këtë kolektivitet aktiv, të ashtquajtur Arbëri, bëjnë pjesë rreth 100 mijë persona dhe mes tyre, 80%, flet ose kupton gjuhën e vet arbëreshe, ose gjuhën e grupit. Italo-shqiptarët janë të përhapur në disa zona e rajone të ndryshme të vendit: Campania, Molise, Puglia, Basilicata, Sicilia dhe para së gjithash në Calabria, ku është komuniteti më i madh në numër me mbi 58 mijë persona.
Nga atdheu-mëmë, Arbëreshët, ruajnë, përveç gjuhës (një mrekulli e vërtetë, nëse konsiderohet se bëhet fjalë për një zakon që reziston prej shekujsh dhe është trashëguar vetëm në mjedise të shtëpisë dhe jo në shkolla), edhe një seri e gjatë traditash fetare, kulturoe, gastronomike. Një identitet që qëndron akoma në ritet fetare ? pjesa më e madhe e 50 komuniteteve, ruan deri tani ritin bizantin gjatë liturgjisë ? kostume, art dhe gastronomi, të transmetuara brez pas brezi. Shqiptarët e Italisë, bëjnë pjesë pra në atë pasuri të diversiteteve gjuhësore dhe kulturore të pranishme përtej Adriatikut të mbrojtur nga e njëjta Kushtetutë, siç parashikohet nga neni 6 dhe nga një ligj I vitit 1999, që e njeh shqipen mes gjuhëve për t?u vlerësuar.
Kur erdhën shqiptarët në Itali?
Diaspora shqiptare ka mbërritur mes shekullit XV dhe XVIII, në vijimësi pas vdekjes së heroit kombëtar (Giorgio Castriota Skanderbeg), Gjergj Kstrioti Skënderbeu, (1405-1468).
Pavarësisht nga sukseset e tij në fushën ushtarake, udhëheqësi shqiptar nuk arriti të pengojë mbizotërimin otoman dhe Vendi i Shqiponjave, pak nga pak u dorëzua para pushtimit turk. Që këtu do të nisë emigracioni intensiv drejt tokave puljeze, në veçanti në zonat e Otrantos dhe të Capitanata-s. Që atëherë shqiptarët vazhduan të krijonin zona të reja komunitare në mesdhe deri në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. Falë mbështetjes së rëndësishme të klerit për të ruajtur një identifikim specifik etnik, në ?900 u institucionalizuan dy peshkopata për shqiptarët, një në Sicili dhe një e dytë që aktualisht ka selinë e saj në Lungro në Calabri.