top of page
Writer's pictureAlb ww

Prof.Dr.Kristina Jorgaqi Jano.Autore e 8 monografive.Botuar 19 artikuj shkencorë brenda e ja


Profil intelektual Kristina Jorgaqi-Jano

Kandidate për titullin akademik i asociuar


Kristina Jorgaqi kandidon për titullin akademik i asociuar në fushën e gjuhësisë. Është diplomuar për gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Ka mbrojtur disertacionin për gradën doktor i shkencave në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në vitin 1996. Profesore e asociuar nga viti 2002 dhe profesore në vitin 2010. Kërkuese shkencore në këtë institut në vitet 1985-2010 dhe më pas pedagoge në UT, ku mban kurset e lëndëve: sociolinguistikë, etnolinguistikë, planifikim gjuhësor dhe gjuhësi ballkanike.


Kandidatja Kristina Jorgaqi është autore e 8 monografive dhe përmbledhjeve me studime: Leksione xhepi për gjuhën, Ndikimi italian në letërsinë e vjetër shqipe, Thërrmija gjuhësore, Faik Konica - mendime gjuhësie, Sportel i hapur i shqipes, Konkordancë e lematizuar e shkrimeve të Faik Konicës në revistën “Albania”, Fjalor i shqipes së Faik Konicës dhe Shqipja e përbashkët në mendimin gjuhësor shqiptar.


Ka botuar 19 artikuj shkencorë, 16 brenda vendit dhe 3 jashtë vendit (anglisht e italisht). Ka mbajtur 11 kumtesa në veprimtari shkencore ndërkombëtare: 5 brenda vendit dhe 6 jashtë vendit. Ka mbajtur dy cikle leksionesh jashtë vendit dhe ka qenë pjesë e tri veprimtarive kërkimore shkencore. Është përkthyese e 4 veprave shkencore dhe letrare, midis të cilave Hyrje në sociolinguistikë (J. Holmes) dhe Si bëhet një punim diplome (U. Eco).


Kristina Jorgaqi ka shprehur një vetëdije shkencore shumë të qartë në lidhje me rolin e gjuhës shqipe si faktori më i rëndësishëm i njësisë kombëtare. Vepra më e fundme e saj Fjalori i Faik Konicës bën pjesë në planin e botimeve të Akademisë për vitin 2020.



Në afro tri dekada kërkimore prej kandidates problematikat themelore kanë qenë: raportet e shqipes me gjuhët fqinje; shqipja në përdorim praktik të këshilluar; gjuha shqipe dhe norma; kontribuesit kryesorë për njësimin e shqipes; sociogjuhësia në shërbim të forcimit të vetëdijes, prestigjit dhe dinjitetit gjuhësor të folësit; nevoja e ruajtjes së shqipes standarde dhe e zhvillimit efikas të saj në kushtet e shoqërisë së hapur shqiptare; shqipja dhe gjuhët në kontakt me të.




0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page