Inteligjenca Artificiale: Avantazhet dhe Disavantazhet
Mendohet se inteligjenca artificiale do të krijojë revolucionin industrial të radhës, për të qenë më konkret atë të katërt që shoqëria modern ka provuar që nga fillimi i prodhimit mekanik dhe energjisë me avull të dokumentuar në vitin 1784. Më pas në rrjedhën e ngjarjeve të revolucioneve ishte energjia elektrike dhe prodhimi masiv, ndërkohë që revolucioni i tretë u konstatua në vitin 1969 me zhvillimin e elektronikës dhe adoptimit me teknologjitë e internetit. Sot, shumë pajtohen se vala e ardhshme e teknologjisë shkatërruese që ndërthur linjat midis dixhitales, fizikes dhe madje edhe biologjikes, do të jetë revolucioni i katërt industrial i Artificial Intelligence, AI (ose ndryshe e njohur në shqip Inteligjencës Artificiale, IA). E ngjashme me njerëzimin apo çdo formë tjetër biologjikisht të zhvilluar, inteligjenca artificiale është tepër dinamike, racionale dhe e zgjuar për të kryer shumë veprime dhe për të maksimizuar shanset e suksesit në bazë të qëllimeve të përcaktuara. Në ndryshim nga njerëzit, në shumë aspekte, IA është e aftë për t’u fokusuar qartësisht në të dhëna statistikore, fakte, parashikimin e të dhënave dhe vlerësimin në nivele që nuk ka nevojë për qëndrime 8-orarshe para kompjuterit çdo ditë. Por gjithashtu ekzistojnë edhe shumë këndvështrime apo opinione mbi inteligjencën artificiale, ashtu siç është frika se evolimi i IA mund të rritet përtej niveleve tona njohëse. Kjo mund të bëjë që IA të zotërojë të gjithë botën dhe madje të shkatërojë njerëzimin. Ajo madje është përshkruar edhe si kërcënimi kryesor i njerëzimit, madje akoma më i madh se lufta nukleare. “IA është një nga sektorët më të rëndësishëm që njerëzimi është duke punuar. Është më i thellë se energjia elektrike apo zjarri… Por [zjarri] vret gjithashtu njerëzit. Ata mësojnë të përdorin zjarr për përfitimet e njerëzimit, por ne duhet të tejkalojmë edhe dobësitë e saj… Është e drejtë të shqetësohemi për IA. “ -Google CEO, Sundar Pichai Filma popullor apo shkrime fantastiko-shkencor, që nga “2001: A Space Odyssey” (1968) deri tek “Avengers: Age of Ultron” (2015), kanë spekuluar mbi inteligjencën artificiale që tejkalon parashikimet e krijuesve të saj dhe del nga kontrolli. Rrjedhimisht ajo konkurron dhe burgos racën njerëzore duke i targetuar ata për shfarosje. Edhe në botën reale, jo të gjithë janë të gatshëm për të pritur IA duar hapur. Në vitet e fundit, me shkencëtarët kompjuterik që kanë zgjeruar kufijtë se çfarë mund të arrijnë me inteligjencën artificiale, figura drejtuese në sektorin e teknologjisë dhe shkencës kanë paralajmëruar për rreziqet që IA mund t’i shfaqë njerëzimit. Madje arrijnë edhe në përfundimin se IA mund të sjellë fundin e racës njerëzore. Pse njerëzit janë aq të shqetësuar nga ideja e IA-së? Një “Rrezik Ekzistencial” Në vitin 2014, Musk e ka emërtuar IA si “rrezikun më të madh ekzistencial” dhe në Gusht 2017 ai deklaroi se njerëzimi ka një rrezik më të madh se Korea e Veriut, dhe ajo është Inteligjenca Artificiale. Fizikani Stephen Haëking, gjithashtu shprehte për sa kohë ishte gjallë, shqetësimin ndaj IA. Madje në 2014 shprehu për BBC se “zhvillimi i plotë i inteligjencës artificiale mund të sillte fundin e racës njerëzore.” Frikë dhe Neveri “Për një gjë njerëzit friksohen së tepërmi dhe ajo është se nëse super-inteligjenca e IA – më shumë inteligjente se ne – mund të bëhet e vetëdijshme dhe të na trajtojë si qënie të ulta, ashtu si ne trajtojmë majmunët,” thotë Kilian Weinberger, një profesion i asocuar në Departamentin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Cornell. Megjithatë, frika se IA do të zhvillojë vetëdijen dhe do të përmbysë njerëzimin janë të bazuara në ide të gabuara të asaj që IA përfaqëson, thotë Weinberger. IA operon nën limitime specifike të përcaktuara nga algoritme që diktojnë sjelljen e saj. Disa tipe problemesh përcaktohen qartazi duke i bërë detyrat relativisht të thjeshta për IA që duhet të plotësohen. “Që IA të arrijë vetëdijen – nuk është bërë asnjë progres në kërkimet e kësaj fushe,” thotë Weinberger. “Nuk e besoj që kjo të jetë diçka që mund të ndodhë në të ardhmen e afërt.” Çfarë do të thotë ekzaktësisht “vetëdija” për inteligjencën artificiale (IA) në botën reale, dhe sa afër është ajo në arritjen e këtij qëllimi? Filozofët e kanë përshkruar vetëdijen si të paturit e një ndjenjë unike të vetes, të shoqëruar me një vetëdije për atë që po ndodh rreth nesh. Ndërsa neuroshkencëtarët kanë ofruar perspektivën e tyre se si vetëdija mund të përcaktohen në mënyrë sasiore nëpërmjet analizave të aktivitetit të trurit të një personi ndërsa integron dhe interpreton të dhënat sensoriale. Gjithsesi, aplikimi i këtyre rregullave tek IA mund të jetë e ndërlikuar. Në disa mënyra, aftësitë e përpunimit të IA nuk janë të njejta me ato që ndodhin në trupin e njeriut. Sisteme të sofistikuara të IA përdorin një proces të quajtur Deep Learning për të zgjidhur detyrat kompjuterike më shpejt, duke përdorur rrjetat e vendosura në shtresat algoritmike që komunikojnë midis njëra tjetrës për të zgjidhur probleme gjithmonë dhe më të vështira. Është një strategji shumë e ngjashme me atë të trurit tonë ku informacioni lëviz në të gjithë lidhjet ndërmjet neuroneve. Në një rrjet nervor, Deep Learning i mundëson IA që t’i mësojë vetes si të identifikojë sëmundjet, të fitojë një lojë strategjike kundër lojtarit më të mirë njerëzor në botë, apo të shkruajë një muzikë pop. … Por pavarësisht të gjitha frikave apo kërcënimeve që IA mund të përfaqësojë, ajo çfarë ne mund të presim të ndodhë, është se bota do kalojë në një transformim mahnitës në mënyrën se si ne bashkëveprojmë me kompjuterat. Makineri që drejtohen vetë në mënyrë të pavarur, kërkime humanitare, mjekësi e personalizuar, siguria e atdheut, por jo vetëm kaq. Ne do të jemi të aftë për të ndërvepruar si një shoqëri globale pavarësisht gjuhës apo vendndodhjes, dhe këto janë vetëm disa elementë pjesë e majës së ajsbergut. Në fund një gjë është e sigurt, këto elementë do ndikojnë në përmirësimin e njohurive tona për të kuptuar se cili është vendi jonë në univers për gjeneratat që do vijnë.
Lajme
Për çfarë u përdor interneti gjatë vitit 2020? Tuesday, 26 January 2021 - 22:20albinfo.ch Interneti është bërë një mjet i rëndësishëm në progresion rritës gjatë viteve të fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2020, që u përshkua nga fillimi në fund prej pandemisë COVID-19, karantinës dhe rregullave të distancimit social. Sipas një studimi të Eurostat, në 2020, 87 për qind e banorëve të Bashkimit Evropian të moshës 16-74 kanë përdorur internetin gjatë 3 muajve të fundit, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch. Këto shifra lëvizin nga 70 për qind në Bullgari deri tek 99 për qind në Danimarkë. Përdorimi i internetit është rritur me shpejtësi gjatë viteve të fundit; në 2010 përfshinte 67 për qind të popullsisë, ndërsa në 2015, 78 për qind. Në 2020 sipas studimit të Eurostat internet u përdor kryesisht për të dërguar dhe marrë e-maile (74 për qind), për të gjetur informacion lidhur me shërbime të ndryshme (69 për qind), për mesazhe (68 për qind), për lajme online (65 për qind), telefonata dhe video-telefonata (60 për qind). Një pjesë e njerëzve e përdorën internetin për çështje bankare, për të dëgjuar muzikë apo për të kërkuar informacione shëndetësore. Të qëndrosh i lidhur në kushtet e distancës sociale Për të respektuar masat e distancimit social të aplikuara në të gjitha vendet e BE duke nisur nga marsi 2020, një mënyrë ishte të qëndroje i lidhur përmes telefonit ose video-telefonatave përmes internetit. Në Bashkimin Europian, 60 për qind e popullsisë të moshë 16-74 vjeç bënë telefonata përmes internetin në 3 muajt e fundit të 2020, sipas sondazhit të Eurostat. Në të gjitha aktivitetet e lidhura me internetit telefonata dhe video-telefonata kanë pësuar rritjen më të madhe në krahasim me vitin 2019 (52 %), që nga nisja e mbledhjes së të dhënave lidhur me to (17 për qind në 2008). Ndër shtet e Bashkimit Evropian me të dhëna të disponueshme, telefonata apo video-telefonatat përmes internetit ishin më popullore në Qipro (85 për qind) dhe Holandë me 83 për qind. Ndryshe nga këto vende, ky shërbim ishte më i ulët në Çeki dhe Slloveni, ku pak më shumë se gjysma (52 për qind) e popullsisë e moshës 16-75 për qind përdorën internetin për të bërë telefonata apo video-telefonata në 3 muajt e fundit të 2020
Inteligjenca Artificiale: Sistemet Ekspert dhe Dimri i Dytë
Erion Çano
May 27, 2020·4 min read
Eduard Fajgenbaum (ulur) i konsideruar si “babai” i sistemeve ekspert
Pas periudhës së amullisë të viteve 1974 – 1980 e njohur si “dimri i parë”, interesi për hulumtime në fushën e inteligjencës artificiale u rrit sërish (për më shumë informacion rreth dimrit të parë kalo këtu). Në vitet 80 u pa një popullaritet i madh i programeve inteligjente të njohur si “sisteme ekspert”. Një sistem ekspert është një program kompjuterik i përbërë nga rregulla logjike dhe një bazë njohurishë që jep zgjidhje apo përgjigje për probleme apo pyetje nga një fushë e caktuar. Duhet theksuar se sistemet e parë ekspert u ndërtuan që në vitet 60. I pari prej tyre konsiderohet projekti dhe sistemi Dendral i nisur në vitin 1965 nga Eduard Fajgenbaum (Edward Feigenbaum) në universitetin Stanford, Kaliforni. Ky sistem u projektuar për t’i ardhur në ndihmë kimistëve në identifikimin e molekulave organike të panjohura. Për këtë analizohej masa spektrore e molekulave dhe shqyrtoheshin të dhëna të ndryshme mbi vetitë e tyre kimike. Kodi i programit të sistemit Dendral u shkrua në gjuhën Lisp e cila ishte shumë popullore në atë kohë dhe konsiderohej si gjuha e inteligjencës artificiale. Sistemi ekspert Dendral shërbeu si nxitje për shumë sisteme të tjera ekspert në fusha të ndryshme. Një prej tyre ishte sistemi ekspert MYCIN (shqipto: majsin) i cili u zbatua me sukses për diagnostikimin e sëmundjeve infektive të gjakut. Ky sistem pati një rol të rëndësishëm për faktin se bëri të njohur potencialin e madh që kishin sistemet ekspert në mjekësi.
Popullariteti më i madh i sistemeve ekspert u shënua në vitet 80 dhe u nxit më së shumti nga fondet e lëvruara prej organizatave qeveritare dhe kompanive kompjuterike. Një financim i rëndësishëm erdhi nga qeveria Japoneze për projektin ambicioz të kompjuterit të gjeneratës së pestë. Programet e këtij kompjuteri u ideuan për të qenë të aftë të bashkëbisedojnë, të përkthejnë midis gjuhëve të ndryshme, të interpretojnë imazhe si dhe të artyetojnë në ngjashmëri me qeniet njerëzore (tepër ambicioz për kohën). Një sistem ekspert i rëndësishëm i viteve 80 ishte dhe XCON që erdhi si bashkëpunim midis universitetit “Carnegie Mellon” dhe kompanisë DEC (Digital Equipment Corporation). Qëllimi i këtij sistemi ishte mbarëvajtja e porosive të kompjuterave nga blerësit duke përzgjedhur në mënyrë të mençur komponentë përbërës. Automatizimi i këtij procesi nga sistemi XCON solli një reduktim të madh të kostove për kompaninë DEC dhe rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm. Interesi për sisteme ekspert u masivizua dhe shumë kompani filluan të investojnë miliona dollarë. Roli kryesor i këtyre sistemeve ishte automatizimi i proceseve dhe reduktimi i kostove. Lindën gjithashtu kompani të ndryshme harduer si Symbolics dhe “Lisp Machines” të cilat filluan të shesin kompjutera të specializuar për ekzekutimin e sistemeve ekspert të shkruar në gjuhën Lisp. Kompani të tjera softuer si IntelliCorp and Aion u specializuan në zhvillimin dhe ofrimin e modeleve të programimit të sistemeve ekspert.
Suksesi i madh i sistemeve ekspert u ndikua nga disa faktorë. Një prej tyre ishte fakti që çdo sistem ekspert ndërtohej me njohuri specifike nga një fushë e caktuar dhe për pasojë jepte rezultate të mira në atë fushë. Struktura dhe kodi i tyre i thjeshtë (gjuha Lisp ofron abstraksion të lartë) e lehtësonin modifikimin dhe ripërdorimin e moduleve të caktuara. Saktësia e madhe e tyre vinte gjithashtu nga baza e njohurive me të cilën ndërtoheshin (sa më e madhe, aq më rezultative). Disa sisteme ekspert u prjektuan për të simuluar lojra si shahu që kërkojnë inteligjencë mjaft të lartë. Sisteme të tillë si “HiTech” dhe “Deep Thought” të zhvilluar në fund të viteve 80 arritën të mundnin mjeshtrat e shahut të asaj kohe. Sistemi “Deep Thought” shërbeu si bazë për ndërtimin e sistemit “Deep Blue” i cili mundi kampionin e shahut Geri Kasparov në vitin 1997.
Pavarësisht ecurisë së mirë që pati, industria e sistemeve ekspert filloi të përballet me vështirësi të ndryshme. Një prej tyre ishte konkurenca që erdhi nga prodhuesit e kompjuterave personal e të përgjithshëm fuqia përpunuese e të cilëve po rritej ndjeshëm. Kompjuterat personal filluan të ofrojnë mjedise zhvillimi të gjuhës Lisp të cilat ishin me kosto më të ulët. Kjo e uli ndjeshëm shitjen e makinave specifike të kompanive si Symbolics dhe “Lisp Machines” duke çuar në falimentimin e këtyre të fundit. Ky fakt bëri që shumë kompani dhe organizata të tjera të tërhiqen jo vetëm nga projektet e ndërtimit të sistemeve ekspert, por edhe nga puna hulumtuese në fushën e inteligjencës artificiale. Një fakt tjetër që e nxiti këtë prirje ishte dështimi i projektit të qeverisë Japoneze për kompjuterin e gjeneratës së pestë objektivat tejet ambicioz të të cilëve nuk ishin arritur. Nisi pra një periudhë e dytë amullie në fushën e inteligjencës artificiale e cila njihet si “dimri i dytë”. Kjo periudhë zgjati deri në mesin e viteve 90 kur filloi të gjallërohej një drejtim tjetër i inteligjencës artificiale i njohur si mësimi automatik (machine learning).
Referenca
https://en.wikipedia.org/wiki/History_of_artificial_intelligence
https://en.wikipedia.org/wiki/Edward_Feigenbaum
https://en.wikipedia.org/wiki/Mycin
r