Prof. Assoc. Dr. Zana Koli
Departamenti: MenaxhimGrada/Titulli: Prof. Assoc. Dr.Funksioni: Personel AkademikKontakt: Zanakoli@feut.edu.alBiografia: Zana Koli është lektore pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Ajo është diplomuar në degën “‘Ekonomist për Industrine”, në vitin 1981, po në këtë fakultet. Deri ne vitin 1990 ka qënë e angazhuar si lektore në lëndën Bazat e Organizimit të Punës dhe Shpërblimit. Ajo ka marrë titullin Doktor nga Universiteti i Tiranës, në fushën e organizimit të punës. Mbas viteve 90 ka kryer një numër specializimesh afat shkurtra në kuadër të programit tempus, në disa universitete në Itali, Francë, Belgjikë dhe Suedi. Në vitin 2001 ka marrë titullin Prof. I Asociuar. Zana është bashkautore e tekstit Menaxhimi I Burimeve Njerëzore, botim I dhe i II(abpaper, 2005) dhe e disa artikujve dhe refrerimeve në fushën e saj të studimit. Mbas viteve 90 e deri më sot është lektore në lëndën Menaxhim I Burimeve Njerëzore si në nivelin bachelor ashtu dhe në nivelin master. Për një periudhë kohe ka qënë lektore dhe ne universitete në Tetovë e në Prishtinë. Gjithashtu Zana ka patur dhe një eksperiencë bashkëpunimi disa vjecare me Institutin e Trajnimit të AP, për realizimin e një sërë trajnimesh në fushën e MBNJ në Administratën Publike.Fusha e kërkimit: Menaxhimi i Burimeve NjerëzoreLëndët: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim Strategjik i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Sektorin Publik