top of page
Writer's pictureAlb ww

SHkolla e vashave ne Korce Parashqevi D. Qirjazi drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së Vashave




SHKOLLA E VASHAVE K ORÇË P ARASHQEVI D. QI R I A Z I

Me parathënie nga Dana Stucky Përktheu Iva Gjoni; redaktoi Teuta Toska Publikuar për herë të parë në Çikago rreth vitit 1913, Bordi Femëror i Misioneve të Brendshme (Woman’s Board of Missions of the Interior) Ribotuar më 2014 në Tiranë, Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante (Institute of Albanian & Protestant Studies) HARTË NGA BOTIMI ORIGJINAL SHKOLLA E VASHAVE, KORÇË PARATHËNIE Pak gra kanë arritur të bëjnë atë që Parashqevi D. Qiriazi mori përsipër dhe arriti gjatë jetës së saj. Fëmija i dhjetë dhe më e vogla e Dhimitrit dhe Maries, lindi në 1880 në vilajetin e Manastirit, në Perandorinë Osmane. Në fëmijëri Parashqevia mësoi pesë gjuhë dhe më vonë, në rini, mësoi të "asë edhe dy të tjera. Megjithëse e imët në shtat, ndikimi i saj qe i jashtëzakonshëm. Pas diplomimit më 1904 në Kolegjin Amerikan për Vajza në Konstandinopojë, ku vitin e fundit ishte presidente e studentëve, ajo u emërua drejtoreshë dhe mësuese e Shkollës së Vajzave, e para shkollë e tillë në Shqipëri, nga 1904-1905 dhe përsëri nga 1910-1911, kur motra e saj, Sevasti Qiriazi, nuk ishte aty. Nga 1907-1908, Parashqevia ishte përkthyesja dhe mësuesja e gjuhës për misionarin Phineas B. Kennedy, i cili sapo kishte ardhur i dërguar prej Bordit Amerikan të Komisionerëve për Misionet e Huaj (American Board of Commissioners for Foreign Missions) me kërkesën e vetë Shkollës. Më 1908 Parashqevia ishte e deleguara e Shkollës së Vajzave në ngjarjen historike të Kongresit të Manastirit, ku ajo u caktua sekretare e njëmbëdhjetë burrave të respektueshëm, që do të zgjidhnin problemin e alfabetit shqip. Paskëtaj, ajo shkroi në vitin 1909 Abetaren sipas alfabetit të ri shqiptar. Ajo është e njohur, së bashku me motrën e saj, për emancipimin e grave shqiptare dhe për rolin e saj kryesor në themelimin e shoqatës së parë të grave Yll’ i Mëngjesit, më 1912 në qytetin e Korçës. Në vitin 1913 ajo përfundoi masterin për edukim në Kolegjin Oberlin në Ohio. Në 1 tezën e masterit ajo hartoi një sistem arsimor kombëtar për Shqipërinë e sapoçliruar. Pas luërave ballkanike dhe në #llimin e Luës së Parë Botërore, ajo iku për të shpëtuar jetën e saj (si shumë të tjerë) në Bukuresht më 1914 dhe pastaj në Shtetet e Bashkuara më 1915. Në Boston, ku u vendos, ia kushtoi jetën çështjes së çlirimit të vendit të saj dhe emancipimit të grave, duke themeluar dhe botuar revistën shqiptaro-amerikane Yll’ i mëngjesit, që doli nga 1917 deri më 1920. Më 1919 ajo lundroi për në Paris si e vetmja grua diplomate shqiptare në Konferencën e Paqes, ku përfaqëson Partinë Kombëtare Shqiptare në Amerikë. Me gjithë fushatat e fuqishme për ta ndarë Shqipërinë mes vendeve fqinje, konferenca përgjithësisht miratoi ku#jtë shqiptarë, siç ishin caktuar në vitin 1913 në Konferencën e Paqes në Londër. Në #llim të viteve 1920, Parashqevia kthehet në atdhe me kunatin dhe motrën, Kristo dhe Sevasti Qiriazi-Dakon, në mënyrë që të vazhdonte të punonte për edukimin e vajzave shqiptare. Instituti Qiriazi (Kyrias) për Vajza, që sapo ishte hapur afër Tiranës, do të nxirrte mësuese që ishin të domosdoshme për shumë shkolla të sapoçelura shqiptare. Jeta relativisht e panjohur mirë e kësaj patrioteje të guximshme meriton më shumë hulumtim. Në këtë ribotim të libërthit të saj të botuar rreth 100 vjet më parë, ne e dëgjojmë Parashqevinë të na "asë vetë për themelimin e Shkollës së Korçës për Vajza, përvojat e nxënëseve të etura për dije, mungesën e teksteve shkollore, kushtet e vështira të jetesës, nevojën e madhe që kishin për të blerë tokë, shpresat që kishin për të ardhmen e Shqipërisë dhe pritjen për “mundësi të paparashikuara … për përhapjen e mbretërisë së Zotit”. DANA STUCKY, 2014 2 Shqipëria e vogël, kaq shumë në skenën e historisë këto kohë, gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet me Turqinë. Historia e rrëfyer në faqet që vijojnë !et qartë për aësinë dhe cilësitë #snike të shqiptarëve, si dhe nevojat e tyre. Familja Qiriazi është fryt i misionit tonë në Turqi dhe ka dhënë kontributin e saj jo të vogël për zgjidhjen e problemeve në Lindjen e Afërt. – Botuesi, rreth vitit 1913 FILLIMET Njëzet e dy vjet më parë, i ndjeri vëllai im, Gjerasim D. Qiriazi, pas diplomimit në Institutin Kolegjor Amerikan në Samokov, Bullgari, shkoi në Korçë, ku për herë të parë predikoi ungjillin e Zotit tonë në gjuhën amtare, në prani të shumë shqiptarëve myslimanë e të krishterë. Menjëherë pas shërbesës së tij të parë fetare, të gjithë shqiptarët, myslimanë e të krishterë, e përgëzuan dhe e lutën të rrinte përgjithmonë në Korçë, në mënyrë që të fillonte një shërbesë sistematike të krishterë në vendin e tij. Duke marrë kurajë nga ftesa e përzemërt, ai iu lutet miqve të tij amerikanë dhe anglezë për ndihmë, e cila nuk vonoi të vinte, e kështu ai mundi të themelonte shkollën e parë për vajza në Shqipëri. Motra e tij, zonjusha Sevasti Qiriazi, tashmë zonja Dako, sapo kishte mbaruar Kolegjin Amerikan për Vajza (American College for Girls) në Kostandinopojë, kështu që ai e ftoi të vinte dhe ta ndihmonte. Shkolla u hap dhe u mbështet me ndihmën e Shoqërisë në Ndihmë të Misioneve në Tokat Biblike (Bible Lands Missions Aid Society), e cila edhe tani vazhdon të ndihmojë. Më 1884, zoti Gjerasim Qiriazi u kap nga kaçakët dhe gjatë atyre gjashtë muajve trajtimi mizor, mësoi prej kësaj përvoje mjerimin në të cilin vendi i tij vuante. Për lirimin e tij u pagua një shumë e madhe dhe ai vazhdoi punën me energji dhe sukses. Në të njëjtën kohë, agjenti i Shoqërisë Biblike për Britaninë dhe Vendet e Huaja (British and Foreign Bible Society), i ndjeri dr. Aleksandër Thomson i Kostandinopojës, kishte kontaktuar me disa shqiptarë dhe 3 kishte mbetur aq i çuditur saqë i kishte lindur dëshira në zemër të gjente mënyra që t’i ndihmonte. Pas një korrespondence të shkurtër mes dr. Thomsonit dhe zotit Qiriazi, u vendos që Qiriazi të bëhej ndërmjetës i Shoqërisë Biblike me qendër në Korçë, Shqipëri. Duke qenë se misionarët ende s’kishin hyrë në Shqipëri, u nënkuptua mes këtyre dy burrave të zellshëm e të përkushtuar se përveç shitjes së Shkrimeve, zoti Qiriazi do të predikonte dhe ungjillin. Përvoja gjashtëmujore në duart e kaçakëve nëpër malet e Shqipërisë ia kishte dëmtuar shëndetin; si rrjedhim, jeta e tij u shua dhe puna e tij kaloi në duart e motrës së tij. Pas vdekjes së zotit Qiriazi në janar 1894, Bordi Amerikan mori përsipër mbështetjen e shkollës si dhe atë të një predikuesi vendas. KRAHAS PËRNDJEKJEVE Motra ime vazhdoi ta mbajë shkollën për nëntëmbëdhjetë vjet me gjithë përndjekjet, të cilat erdhën nga kisha greke dhe qeveria turke. Përndjekjet kundër saj dhe punës së saj ishin të shumta; ato nuk e tronditën, madje e bënë më të fortë. Ata që ishin kundër veprimtarisë së saj, duke parë se kërcënimet nuk patën sukses, bënë plane që t’i merrnin jetën, por një miku i saj, një fqinjë i shkollës, e mori vesh dhe e lajmëroi të tregohej e kujdesshme. Për ca kohë nuk doli nga shtëpia. Por m e g j it h ë kë to, s h ko l l a u zmadhua. Ne, duke parë nevojën, i bëmë kërkesa të shumta Bordit Amerikan që të na dërgonte disa misionarë të mirë, që të na ndihmonin për zgjerimin e punës. Ne, gjithashtu, kishim nevojë edhe për mbrojtje nga jashtë, e cila do të na ndihmonte të qëndronim kundër kërcënimeve të qeverisë turke për ta mbyllur shkollën. 4 NJË ZOTËRI SHQIPTAR Në vjeshtën e vitit 1907 Bordi na dërgoi si misionarë zotin dhe zonjën Kenedi, të cilët u mbajtën në Selanik prej zyrtarëve turq përreth katër muaj dhe nuk erdhën dot në Korçë deri në pranverë të 1908-ës. Zoti dhe zonja Kenedi janë shumë të përkushtuar dhe të zellshëm në punën e tyre. Ata bëjnë ç’të munden për të ndihmuar njerëzit, qoftë me shembullin e tyre, qoftë me veprat. NËN XHONTURQIT Vitin e parë të Qeverisë Kushtetuese Turke (1908), kur xhonturqit kishin nevojë për ndihmën e shqiptarëve, nuk bënë asnjë përçapje kundër shkollës sonë dhe, si rrjedhim, këtë vit patëm numrin më të madh të nxënëseve, mes të cilave një sasi e mirë ishin myslimane. Më 1909, xhonturqit e ndryshuan sjelljen kundrejt shqiptarëve dhe dërguan një ushtri të fuqishme nën komandën e të famshmit – për mizoritë e tij – Turgut Pasha, i cili deklaroi gjyqe ushtarake në të gjitha qytetet, mbylli të gjitha institucionet arsimore në Shqipëri, ndaloi të gjitha gazetat, mbylli shtypshkronjat dhe rrahu për vdekje të gjithë ata që favorizonin arsimin kombëtar. Ky vit qe kritik për shkollën, sepse u bënë përpjekje serioze nga xhonturqit për ta mbyllur por, lavdi Zotit, nuk patën sukses. Viti 1910 qe vit i ndryshimeve të mëdha: zonjusha Sevasti Qiriazi u martua me zotin Dako e në këtë mënyrë shkolla humbi jo vetëm një mësues por vetë shpirtin e saj. PAJISJE TË PAPËRSHTATSHME Misioni më kërkoi mua të zija vendin e saj dhe gjatë këtyre dy viteve pashë më qartë kushtet e vështira në të cilat motra ime luftoi për nëntëmbëdhjetë vjet. Mësimdhënia nuk është e lehtë as në kushte të mira dhe me mjetet e duhura, imagjino të japësh mësim pa libra në klasa ku rrezet e diellit nuk hyjnë kurrë – jo vetëm për lexuesin, por dhe për ne që e kemi përjetuar duket e pamundur. Godina e shkollës sonë nuk është ashtu siç do ta dëshironim unë e ti. Është e parehatshme dhe e vogël, dhe 5 pothuajse nuk ka fare oborr për kohën e lirë. Çfarë ka mbetur prej saj është e rrethuar me mure të larta dhe mu në mes është një pemë e madhe. Nuk kemi infermieri, as banjë dhe vështirësitë që vijnë nga mungesa e këtyre dy gjërave kryesore nuk mund të përshkruhen. Vitin që shkoi patëm dy të sëmurë rëndë. Dhoma ime, të cilën unë e ndaja me një nga mësueset, zonjushën Eftimova, u kthye në spital. Më duhej t’u shërbeja të sëmurëve jo vetëm gjatë ditës, që t’u jepja ilaçet në orarin e duhur, por shpesh edhe gjatë natës: ngrihesha kur kishin dhimbje ose nuk i zinte gjumi e u ndizja zjarrin, nëse ishte dimër, dhe i ndihmoja me paditurinë time, aq sa mundesha. Dhoma e ngrënies është një dhomë aq e vogël, sa nuk ka vend për sobë, kështu që në mot të ftohtë na duhet të veshim palltot dhe të hamë shpejt e shpejt, që të ikim sa më parë. Nganjëherë preferoja më mirë të mos haja darkë sesa të shkoja tek ajo dhomë akull. Nuk kemi bibliotekë dhe është e trishtueshme të shohësh vajzat tona, sidomos të dielave, duke bërë ecejake pa qëllim e duke dëshiruar të kishin diçka për të lexuar. Na bën të vuajmë fakti që s’kemi ç’t’u japim. Qëkur kemi ardhur në këtë vend, kemi folur shpesh me miq sa nevojë kemi për një bibliotekë dhe një mik (zoti E. B. Stiles) në Manchester, Iowa, na dha një kopje të Enciklopedisë Britanike (Encyclopedia Britannica), ndërsa një mik tjetër (zoti I. W. Metcalf ) në Oberlin, Ohio, na dha një kopje të 6 TRI VAJZA SHQIPTARE NGA SHKOLLA Fjalorit të Biblës së Smith-it (Smith’s Bible Dictionary). U jemi më shumë se mirënjohës për bujarinë e tyre. Por le t’i kthehemi oborrit. Oborri ynë, si dhe pjesët e tjera jo të rehatshme, është shumë i vogël dhe i rrethuar me mure të larta. Kemi ndier nevojë të madhe për një lloj sheshi, sepse hapësira e vogël nuk u jep mundësinë nxënëseve të shkreta të kalojnë kohën e lirë në mënyrën e duhur. Sa herë kam thirrur doktorin për të vizituar një nga vajzat e sëmura, ai më ka thënë që mjedisi nuk i ndihmon vajzat që të jenë të shëndetshme e të fuqishme, ose nuk lejon që të sëmurat të bëhen më mirë. Megjithatë kemi dhe shumë gjëra për të cilat jemi mirënjohës. Shumë nga epidemitë që kanë rënë në qytet, si p.sh. fruthi, difteria, tifoja etj., nuk i kanë kaluar muret tona. Këtu dua të flas pak për vajzat tona. Na ka çuditur mua dhe mësuesit e tjerë entuziazmi i tyre për të mësuar. Ju siguroj që shumë shpesh durimi im kishte sosur kur më duhej të përdorja dorëshkrimet e vjetra e të përdorura për vite në vend të teksteve shkollore. Shpesh vajzat që vinin në klasën time nuk i dinin mësimet, por si mund t’i fajësoja? U dhashë unë atyre tekste shkollore të përshtatshme dhe ato nuk studiuan? Vajzat e dashura bënë të pamundurën, nuk u ankuan asnjëherë për sa kohë që diçka mësonin. Mësuesja e matematikës, zonjushë Eftimova, një ditë më tregoi se sa përshtypje i kishte bërë një herë kur jepte mësim në një dhomë të errët, sepse rrezet e diellit nuk hynin kurrë. Zonjushë Eftimova është mike e ngushtë e zonjës Dako dhe ka punuar pa pushim për njëzet vjet. Duke qenë se s’ka më fuqi, ka marrë një vit pushim në shtëpinë e saj në Manastir. Ajo ka qenë një nga punonjësit më besnikë dhe ne shpresojmë që pas një viti pushim do të jetë në gjendje të fillojë prapë punën, të cilën ajo e do aq shumë. 7 NDIKIM I LARGËT Shkolla jonë ka pasur ndikim mjaft të mirë jo vetëm në Korçë, por në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarë myslimanë e të krishterë nga i gjithë vendi kanë pasur dëshirën t’i sjellin vajzat e tyre në shkollën tonë, por, e më vjen keq ta them këtë, ne shpesh na është dashur të refuzojmë sepse s’kemi vend. Një nga mjekët tanë më të mirë, dr. S. Bilbili, i diplomuar në Universitetin e Parisit, shpesh flet me kënaqësi për vajzat që vijnë në shkollën tonë, meqë ai i takon në shtëpitë ku shkon për vizita. Ai, si dhe shumë të tjerë, admiron sjelljen dhe karakterin e tyre. Megjithëse s’kemi pasur asnjë të kthyer në komunitetin protestant, prapë besojmë që ka pasur një ndryshim të madh në jetët e nxënëseve tona. Për këtë dëshmojnë jo vetëm ne dhe prindërit, por dhe armiqtë tanë. Prillin e vjetshëm mund të keni lexuar në gazetat tuaja për vizitën e ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë, i cili u shoqërua nga zoti Graves dhe koloneli francez Foulon. Këta dy të fundit vizituan shkollën tonë dhe mbetën të habitur kur panë se çfarë bëjnë nxënëset tona në kushte të tilla dhe u çuditën që shkolla jonë, edhe pse në rrethana jo të favorshme, ka mundur të ketë emër kaq të mirë në të gjithë vendin. Ceremonia e mbylljes që u bë më 14 qershor 1912 ishte mjaft e suksesshme dhe të pranishmit mbetën të kënaqur. Salla u mbush me udhëheqjen e qytetit. Qeveritari, që ishte i pranishëm, qëndroi deri në fund dhe pastaj shprehu përshtypjen: “Kam qenë i pranishëm në shumë shkolla dhe mbledhje, por në asnjë nga ato nuk kam parë dhe dëgjuar këtë që pashë këtu. Përgëzoj mësuesit dhe nxënëset për këtë sukses; përgëzoj gjithashtu prindërit që janë të privilegjuar, që kanë çuar vajzat e tyre në këtë shkollë”. DUHEN MË SHUMË MIQ Këtu dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë për Bordin Femëror të Misioneve të Brendshme (Women’s Board of Missions of the Interior), ndihmuesen e shkollës sonë, që ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë për ndriçimin e vendit 8 tonë. Gjithashtu dua të falënderoj zonjushën E. M. Stone, e cila ka qenë një mike dhe ndihmë e madhe për shkollën tonë në shumë drejtime. Ajo ka punuar pa pushim që të mbledhë fonde për shkollën dhe gjatë këtyre viteve të fundit arriti të mbledhë fonde për zmadhimin e godinës. Një tjetër mike e punës sonë, së cilës dëshiroj t’ia përmend emrin, është zonja Marie M. Hall e Jamestown-it, NjuKJork, e cila dhuroi bujarisht 500 dollarë për printimin e disa teksteve nga zoti Dako, për të cilat ai ka punuar më shumë se dhjetë vjet. Problemi i teksteve shqip, sipas mendimit tonë, është po aq i rëndësishëm sa problemi i godinës. Plani i zotit Dako është të fillojë një fond të përhershëm nga të ardhurat e librave të botuar dhe nga burime të ndryshme, që të printojë jo vetëm tekstet e veta dhe ato të zonjës Dako, por edhe të gjithë librat e nevojshëm për shkollën tonë. Dua të shpreh mirënjohjen e madhe që kam për zotin C. R. Crane nga Çikago për ndihmën e madhe që me përzemërsi po i jep shkollës sonë të vajzave në Shqipëri. Zoti Crane udhëtoi nëpër Shqipëri me zotin Dako në pranverë të vitit 1911 dhe, duke qenë se pa që nevoja më e madhe për Shqipërinë tani është arsimi, i kërkoi zotit Dako të zgjidhte gjashtë djem dhe gjashtë vajza shqiptare për t’i çuar në universitetin amerikan në Kostandinopojë. Që ditën që arritëm në këtë vend, zoti Crane premtoi 5000 dollarë për një tokë për shkollën tonë të vajzave. NJË VËSHTRIM NË TË ARDHMEN Kombi i ka shpresat te ne thuajse për gjithçka. Majin e kaluar arkëtari i Bordit Kombëtar Shqiptar të Arsimit, i kërkoi zotit Dako të krijojë një komitet për hartimin e teksteve shkollore për shkollat e tjera në vend, me të cilët punonjësit tanë do të prezantohen. E ardhmja duket që na ofron punë në fusha të tjera më shumë se e shkuara. Një rezultat i luftës në Ballkan është që shqiptarët shpallën pavarësinë dhe ne shpresojmë që Fuqitë e Mëdha do ta njohin së shpejti si shtet. Si rrjedhim, mundësi të 9 pashembullta do të jenë përballë nesh për përhapjen e mbretërisë së Zotit. Pyetja e vetme është: a do të mundemi t’ia arrijmë? BORDI FEMËROR I MISIONEVE TË BRENDSHME (WOMAN’S BOARD OF MISSIONS OF THE INTERIOR) ROOM 1314 , S. LA SALLE ST. CHICAGO INSTITUTI PËR STUDIME SHQIPTARE DHE PROTESTANTE (INSTITUTE FOR ALBANIAN & PROTESTANT ST

1 view

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page