top of page
Writer's pictureAlb ww

Sindi Selmani: -Të punosh në “Home Office” me pjesën më elitare të politikës Britanike.


Sindi Selmani: -Të punosh në “Home Office”


Ajo gjeti një cep në një nga sallat e mëdha që ishin zbukuruar me tepër elegancë me rastin e Krishtlindjeve. As në ëndrrën më të çmendur nuk kishte guxuar të imagjinonte veten teksa festonte me pjesën më elitare të politikës Britanike. 10 Downing Street tashmë nuk ishte thjeshtë një emër që reflektonte madhështi, ishte vendi i saj i punës. Dhe ja ku ishin të gjithë. Kryeministri David Cameron së bashku me ministra dhe këshilltar po festonin një mbrëmje madhështore, ku aty midis tyre ishte edhe Sindi Selmani. Sytë e saj u lotuan nga përzierja e emocioneve që përjetoi në ato momente. Gjeti pak kohë dhe bëri një telefonatë “Mami, të falenderoj nga zemra për gjithçka që ke bërë për mua”. Ndërkohë që shikonte Ministrat për rreth saj, në mendje iu kujtua koha kur Sindi ishte thjeshtë ajo vajza e vogël që luante me “pafka” në rrugicat e Vlorës.

Ka ardhur në Londër në moshën shtatë vjeçare së bashku me familjen e saj. Që nga moment i parë, ishte nëna e cila e shtynte vazhdimisht të merrej me aktivitete nga me të ndryshmet në mënyrë që ajo, së bashku me të vëllanë, të zhvilloheshin sa më shumë në aspektin arsimor e kulturor. Vajtja në një shkollë private bëri që ajo të zgjeronte edhe më shumë njohuritë e saj.

Edhe pse tashmë po rriteshin në një ambient krejtësisht ndryshe, përsëri i mbajtën të paprekura traditat dhe vlerat shqiptare, ku të folurit në gjuhen shqipe në shtëpi ishte vija e kuqe që nuk mund të kalohej. Ky kusht i domosdoshëm ishte vendosur nga nëna e saj dhe që u shkel vetëm një herë nga Sindi por që në memorien e saj ka të regjistruar “pasojën” ndëshkimin me lugën e drurit me të cilën gatuante e ëma.

Në të gjithë aktivitetet e mundshme nuk kishte se si të mos i bashkohej organizatës “Barnardo’s”, e cila është një nga organizatat më të mëdha edhe më të njohura ne Britani. Kur Sindi ishte vetëm një 14-vjeçare, filloi të punonte si një “Ambasadore” për Barnardo’s, krahas shkollimit.

Fati ndonjëherë është i verbër por duket se ishte një ditë kur Sindi do të duhej të dëshmonte përgatitje e saj profesionale si Ambasadore. Ishte vetëm 17 vjeçe kur përfaqësoi organizatën Britanike Barnardo’s në parlament House of Commons dhe bëri një prezantim dinjitoz. Në rrugëtimin drejt suksesit do të besonte se ai prezantim kishte qenë një gurë i rëndë kilometrik. Që nga ajo kohë ajo filloi të kërkohej gjithandej pasi u bë një influencë shumë e madhe dhe gjithnjë e më shumë po e perfeksionohej. Filloi të kërkohej nga organizata të tjera më të mëdha të cilat merreshin me të drejtat e fëmijëve.

Pas eksperiencës që pati me Barnardo’s, Sindi Selmani shihej si Ambasadorja e pazëvendësueshme nga politikanët, ministrat dhe anëtarë të tjerë të Parlamentit anglez për moshën e saj 17- vjeçare.

Në moshën 18 vjeçe, ajo vazhdoj studimet në Brunel Univesity London për Psikologji. Ishte viti i dytë i universitet, vit në të cilin e kuptoi që në të vërtetë dëshironte të studionte diçka tjetër më të madhe. Edhe pse Sindi e kishte marrë një vendim që të bëhej doktoreshë për fëmijë, ajo njëkohësisht vazhdoi edhe studimet ligjore për të drejtat e fëmijëve. Vullneti i madh që kishte e çoi atë drejt e në majat e saja të larta. Përkushtimi maksimal dhe vendosmëria që tregoi e bënë atë të patundshme duke mos u ndalur para asgjëje. Ambicia që kishte e shtyu medoemos përpara dhe e drejtoi në rrugët e gjata dhe udhëkryqet e shumta që ajo u ndesh.

Pasi mbaroi shkollën me nota të larta në vitin 2012 , Sindi u përball me papunësi nga kriza që kishte pushtuar Britanin e Madhe. Me nostalgji ajo kujton një periudhë të jetës së saj kur forca e karakterit Vlonjat nuk e la për asnjë moment të dorëzohej dhe aq me pak ti nënshtrohej peripecive të vështirësisë. Ajo vendosi të bënte dy interships me organizata ligjore. Punonte nga ora 9 deri ne orën 5 me organizatat dhe nga ora 6 deri ne 11:45 të darkës punonte në një dyqan rrobash në Stratford për të siguruar sado pak të ardhura. Kthehej në shtëpi në 12:30 dhe rrinte deri në orën 3 të mëngjesit që të aplikonte për punë. Maksimumi që Sindi mund të flinte ishte vetëm 4 orë pasi çdo ditë zgjohej në 7 të mëngjesit, dhe kjo gjë zgjati për 11 muaj. Kjo periudhë duket se ishte më e vështirë që Sindi kishte përballur.

Ëndrra dhe dëshira e saj u realizua pas një aplikimi që ajo bëri në Cabinet Office për të punuar si këshilltare e një Ministri në 10 Downing Street. Kjo pozitë pune ju duk Sindit e paarritshme për nje emigrante, megjithatë ajo vazhdoj aplikimin. Proçesi i aplikimit ishte tepër i vështir pasi ajo ishte e detyruar të hidhte provime dhe te kalonte dy intervista.

Pasi mbaroi intervistat, Sindi iu kthye jetës normale. Fundjava në Britani marrin kuptimin e plotë të tyre si momente pushimi. Të tilla ishin edhe për Sindin deri sa një trokitje në derë e prishi atë qetësinë e fundjavës. Ishte nëna e saj e cila i drejtoi një zarf në të cilin ishte i shkruar emri i saj. Kur hap të lexojë letrën e sheh që letra ishte nga Cabinet Office dhe ajo kishte fituar vendin e punës. Ky ishte momenti më i bukur për Sindin pasi në 3500 persona që konkurruan ishte ajo fituesja. Tashmë sapo kishte nisur realizimi i ëndrrës së saj.

Gjatë kohës që punonte në 10 Downing Street ajo punoi si këshilltare ligjore për 4 ministra të ndryshëm. E konsideron si një ndër eksperiencat më fantastike punën në 10 Downing Street. Nuk mund të hiqet nga memoria e saj thjeshtësia e tejskajshme e ministrave dhe në përgjithësi e punonjësve atje që ia bënë edhe më të rehatshme angazhimin e saj. Erdhi një moment kur ajo duhej të merrte një vendim tjetër. Shkallët e karrierës ishin përpara saj. Duhej me patjetër të ndërmerrte një vendim që do ti shërbente karrierës. Ishte momenti që nuk mund të refuzonte kërkesë për punësim që iu bë nga drejtuesit të lartë të Home Office. Në vitin 2016 filloi punë si këshilltare ligjore dhe aktualisht punon në sektorin e krimeve pasi Home Office është Ministria e Brëndshme.

Në të gjithë karrierën e saj ajo ka shërbyer si Ambasadorja me e vlerave shqiptare. Nuk ka qanë thjeshtë mbrojtja e çështjeve tepër të ndjeshme që kanë të bëjnë me imazhin e përçmuar të shqiptarëve, por dëshmia e vërtete e integrimit me dinjitet në shoqërinë britanike të pjesëtarëve të komunitet shqiptar. Tepër modeste Sindi, ajo padyshim përben modelin e Shqiptares së suksesshme dhe beson se këmbëngulja e madhe, vullneti dhe përkushtim shërbyen si çelës suksesi për të. Në mesazhin drejtuar kryesisht të rinjve ajo shprehet se “Kurrë nuk duhet të dorëzoheni. Me përkushtim dhe pasion do të bëni realitet ëndrrat tuaja pasi nuk ka asgjë të pamundur”. Me krenarinë e një Vlonjateje ajo kërkon të japë një mesazh të fuqishëm për të gjithë emigrantët Shqiptarët nëpër botë. Është detyrë e çdonjërit prej nesh ruajtja e vlerave të mrekullueshme shqiptare.


Miranda Keqaj & Petrit Kuçana

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page