top of page
Writer's pictureAlb ww

Urani Rumbo, "Mësuese e Popullit",aktiviste e shquar për të drejtat e gruas shqiptare dhe dr








Urani Rumbo, "Mësuese e Popullit", aktiviste e shquar për të drejtat e gruas shqiptare dhe dramaturge. U angazhua fuqishëm në promovimin e të drejtave të grave shqiptare të asaj kohe. Ishte themeluese e Lidhjes së Gruas, njëra ndër organizatat e para të shquara të kësaj natyre në Shqipëri.

Urani Rumbo, u lind në Stegopul (Gjirokastër) në 1895ku mori mësimet e para. Studimet i vazhdoi në Kurfuz, për letërsi. Në moshë shumë të re, si pesëmbëdhjetë vjeçare, ajo filloi t`u mësonte njerëzve të afërt, shkronjat dhe alfabetin e gjuhës shqipe. Nga viti 1910, Urania ndoqi një shkollë të lartë në Janinë, por arsimimi i saj u ndërpre për shkak të luftërave ballkanike. Gjatë luftës, si autodidakte, ajo mësoi italishten dhe frëngjishten. Në vitin 1916 ajo fillon punën si mësuese e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Dhoksat, një qytezë në Jug të Shqipërisë. Në vitet 1917 - 1918 e gjejmë si mësimdhënëse në Mingul dhe Nokovë të Luxhërisë Pas Luftës së Parë Botërore shkon në Gjirokastër ku themeloi shkollën femërore "Koto Hoxhi". Ditën e hapjes, ajo mbajti një fjalë tepër prekëse: “Gëzimi im më i madh është se vendosa në një bankë e krah për krahë vajzën myslimane të Manalatit me atë të Varoshit si motra të pandara nga njëra-tjetra”. Fillimisht ajo caktohet mësuese e gjuhës shqipe në Dhoksat; kështu ajo u rendit midis mësuesve më të nderuar lunxhiotë. Në vitet 1917-18 punon mësuese në Nokovë e Mingul. Që në moshë të re, bëhet anëtare e shoqërisë “Drita” të Gjirokastrës, të formuar në 1908. Më vonë ajo formoi shoqatën “Motërmate” që kish qëllim bashkim-vëllazërimin e grave. Mendimet e saj përparimtare ajo i shfaqi në organet e shtypit që dilnin në Gjirokastër e sidomos në gazetën Drita të themeluar në 1920, e të drejtuar nga Veli Harshova, e cila ishte gazeta e parë që griti lart flamurin e lartësimit të gruas.

Më 8 gusht 1920, me nismën e Uranisë e të patrioteve të tjera të shoqatës “Motërmate” organizohet në Gjirokastër e para mbledhje e grave, të cilat kërkonin dritë, arsim e përparim. Urania më 20 nëntor 1920 harton një manifest në emër të grave gjirokastrite dhe e boton. Në të ngrihej problemi i barazisë së burrit me gruan. Në disa raste ajo ka shkruar në shtypin e kohës edhe me pseudonimin “Trumpeta”, siç ishte rasti i një artikulli në ”Drita”, ku ajo ngrihet ashpër kundër robërimit të gruas dhe e përfundoi artikullin me fjalët “Përpara ! Të përpiqemi të realizojmë përparimin!” Përpjekjet për përparimin e gruas po shkonin mbarë dhe më 25 korrik 1924 organizon shoqërinë e grave të quajtur “Përmirësimi” ku edhe u zgjodh në krye të saj. Me këtë rast ajo përgatiti edhe një statut. Më pastaj këtu u organizuan kurse arsimore për gratë e shtresave të ndryshme shoqërore " Mori pjesë aktive si anëtare e shoqërisë përparimtare “Drita” të Gjirokastrës".[5] Me riorganizimin e “Lidhjes së Mësuesve të Shkollave Fillore” në mars 1924, ajo ishte në komisionin nismëtar dhe u përpoq për mësimin laik, zhvillmin e teatrit, për edukimin kombëtar të fëmijëve si dhe për t’i dhënë ngjyra kombëtare liceut francez të hapur në 1923. Pas disa kohësh nën presionin e kundërshtarëve konservatorë, Urania u largua nga lidhja duke deklaruar se: “Meshëndeni, unë një grua e vetme jam midis jush.” Kundërshtarët donin që ajo të largohej nga Gjirokastra. Pas 18 vjet pune në këtë shkollë ajo transferohet në Vlorë.

Vdiq në Gjirokastër më 26 mars 1936, si një mësuese e dalluar, edukatore dhe veprimtare e shquar për emancipimin e gruas shqiptare. Ajo ka lënë në dorëshkrim veprën “Theoria e Ifijenisë”.[citim i duhur]

Deri më sot janë publikuar dy monografi lidhur me këtë mësuese të shquar të shkollës shqipe. E para është monografia e autores Valentina Mosko me titull: “ Urani Rumbo: Mësuese e Popullit,” botuar në Tiranë, në vitin 1977, nga Shtëpia botuese “ 8 nëntori,”[8][9] kurse e dyta është ajo e Iljaz Gogajt me titull: “ Urani Rumbo punëtore e shquar e shkollës shqiptare,” botuar po ashtu në Tiranë, në vitin 2008, nga Shtëpia botuese “ Tarta

0 views

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page