10 librat më të lexuar të Ismail Kadaresë
Posted on January 28, 2021 by Weitere meiner intimen Fotos auf dem Link www.lauen.bieli.xyz
kadare- veprat me te kerkuara
Platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al ka listuar librat më të kërkuar nga lexuesi përgjatë tre viteve të fundit të shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare
Në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare, platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al ka bërë një analizë për titujt më të kërkuar nga ky autor. Padyshim, lexuesi i tij edhe sot vazhdon të rritet. Por, tashmë shfaqet një prirje tek lexuesit në moshë të re, të cilët kanë lindur pas viteve ’90 dhe që e receptojnë veprën e Kadaresë pa ngarkesa ideologjike. Ky autor ka lëvruar shumë zhanre, ku dominon romani. Gjithsesi, lexuesi e pëlqen edhe poezinë e tij, edhe publicistikën edhe esenë. Fatmirësisht, shtëpia botuese Onufri ka përgatitur edhe kolanën e plotë me 20 vëllime të këtij kolosi të letrave shqipe, e cila është realizuar nën mbikëqyrjen e tij.
Bukinist tashmë ka përfshirë edhe veprat e Ismail Kadaresë në gjuhën angleze.
Më poshtë, Bukinist.al ka përzgjedhur 10 librat më të kërkuar nga lexuesit tanë gjatë katër viteve të fundit.
“Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare
pallati-i-endrrave
Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e ka listuar mes veprave më të mira. Kjo vepër ka qenë nxitje që Kadare të përfshihet në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i Ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë. Si e tillë, ajo sot vazhdon të lexohet me ëndje dhe rrok një numër të madh interpretimesh nga lexuesit e ditëve tona.
2.“Kronikë në gur” nga Ismail Kadare
kronike-ne-gur
Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë. “Kronikë në gur” afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë “universin Kadare“. Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të “realizmit magjik”.
“Prilli i thyer” nga Ismail Kadare
prilli-i-thyer
Duke lexuar “Prillin e thyer” kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. “Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë”. I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash, të titulluar “Gjakftohtësia”, “Prilli i thyer” e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit. I vetmi roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, kjo vepër është një ndër më të njohurat e Kadaresë në planin botëror.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” nga Ismail Kadare
gjenerali-i-ushtrise-se-vdekur
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.
“Kështjella” nga Ismail Kadare
keshtjella
Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror.
“Dimri i vetmisë së madhe” nga Ismail Kadare
dimri-i-vetmise-se-madhe
Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare, tepër e ngjashme me problemet tona. Ky roman provon se fuqia rrafshuese e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, siç është shkrimtari shqiptar Ismail Kadare.
“Ura me tri harqe” nga Ismail Kadare
ura-me-tri-harqe
Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë.
“Aksidenti” nga Ismail Kadare
aksidenti
Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës. Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.
“Kristal” nga Ismail Kadare
kristal
Botimi i librit poetik “Ca pika shiu ranë mbi qelq” të Kadaresë, zgjoi një interes të madh te lexuesi shqiptar. Në përgjigje të kërkesave të shumta të fansave të poezisë, shtëpia botuese “Onufri” po i jep lexuesit një tjetër përmbledhje të poetit, këtë herë me 60 poezi dhe poema të zgjedhura, asnjëra prej të cilave nuk përfshihet në librin e mëparshëm. Ansambli prej njëqind poezish që përmbajnë këto dy libra, përfaqëson pjesën më të mirë të krejt krijimtarisë poetike gati gjysmëshekullore të Kadaresë.
“Mosmarrëveshja” nga Ismail Kadare
mosmarreveshja
Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Harmonia me Europën e Bashkuar do të ishte pjesë e harmonisë ndërshqiptare. E për t’iu kthyer motivit nismëtar të kësaj sprove, mosmarrëveshja e mundshme mes Europës dhe Shqipërisë, do të ishte në thelb mosmarrëveshje me vetveten. Shqiptarët me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin me drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
ismail kadare 2
Përgatiti materialin Albert Gjola
Të gjithë librat e Ismail Kadaresë i gjeni tek LINKU
Posted in Home Articles, Komuniteti, RekomandimetTagged albert gjoka, botimet onufri, bukinist, ismail kadare, librat me te mire te kadarese, onufri, vepra e kadarese
Post navigation
← Gjuha e ilustrimeve dhe gjuha e fabulave …Vlera terapeutike e leximit →
One thought on “10 librat më të lexuar të Ismail Kadaresë”
Vjedhja e gjumit mbretëror 2012
Ismail Kadare
"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare; "Muri i madh", që është shkruar gjatë dimrit të vitit 1993, në kronologjinë e veprës vjen "Piramida", një tjetër ngrehinë mitike në gur; "Kisha e Shën Sofisë" të kujton dysinë e atyre zonave të takimit midis kulturave. Ky tregim është shkruar në pranverën e vitit 1994 në Shqipëri, ku, meqë ateizmi zyrtar është braktisur, fetarët kërkojnë t'i dyfishojnë shpirtrat; "Vjedhja e gjumit mbretëror", ka një pjesë të lidhur me "Pallatin e Ëndrrave". Nëse ky tregim u shkrua në pranverë të vitit 1995, ideja zë fill para nja dhjetë vjetësh, në çastin kur pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia kishte hipur në fronin e Shqipërisë etj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Gjenerali i ushtrisë së vdekur 2011
Ismail Kadare
Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik. Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti, asnjëherë të emërtuar, nga një vend në mënyrë të ngjashme i paidentifikuar (megjithëse kuptohet qartë që është Italia), rrugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat dhe dhëmbët por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e ngjashme të fragmentarizuara të historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë. Gjenerali e sheh vetveten si një mesi ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona të pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim.”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Qyteti pa reklama 2015
Ismail Kadare
“Qyteti pa reklama” ka pasur një konceptim të veçante si libër. Student për letërsi në Moskë, Kadare është zhytur në mikro-kozmosin e letërsisë sovjetike. Autori ka përshtypjen se pasioni për letërsinë po shuhet tek ai dhe “Qyteti pa reklama” merr pamjen e një sfide: ai lufton kundër një fataliteti, që e shtyn në indiferencë ndaj asaj që ai e quante deri tani fatin e tij…
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Viti i mbrapshtë 2003
Ismail Kadare
Pas tërheqjes së otomanëve Shqipëria hyn në një periudhë kaosi, prej nga do të dalë duke krijuar një shtet të pavarur. “Viti i mbrapshtë” përshkruan këtë periudhë të ndërmjetme, ku vendi është i hapur ndaj të gjitha erërave që kalojnë, pa kufij të qartë dhe të qëndrueshëm. Fuqitë perëndimore zihen për këtë truall si një pre gjahu. Shumë botë përplasen në këtë vepër dhe autori e rindërton këtë shumëllojshmëri duke luajtur me një regjistër stilesh, që ndryshojnë në varësi të situatave. Nën një titull hyjogan të afërt me” Viti i tmerrshëm” , ky rrëfim është një dendësim i gjithë veprës së Kadaresë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ura me tri harqe 2004
Ismail Kadare
“Ura me tri harqe” është një roman historik, tërheqës, i veçantë, i dendur dhe i errët. Në qendër të romanit gjendet një baladë dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës dhe shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Kjo urë që të qëndrojë në këmbë, del se është e nevojshme që një njeri të murohet në këmbët e saj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Mosmarrëveshja: Shqipëria përballë vetvetes 2012
Ismail Kadare
Shqiptarët, me shenjat e tyre, flamurin dhe himnin, do të aviteshin jo pa drojë te sheshi i kombeve, përballë flamurit dhe himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiller-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për të dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë. Nëpërmjet himnit, shqiptarët i kishin bërë një pyetje dhe një premtim Zotit, në të vërtetë ndërgjegjes së tyre, dhe kishin më shumë se një shekull që prisnin përgjigje për të. Se Zoti vetë e kishte thënë me gojë...Se çfarë kishte thënë Zoti dhe, sidomos, si ishte kuptuar ai, ky kishte qenë dhe ende mbetej thelbi i një prej dramave, ndoshta asaj kryesores, së këtij vendi.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ra ky mort e u pamë 2013
Ismail Kadare
Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik, por që s'ishte veçse pjellë e jetës sonë. Kështu, përpara syve të gjithë botës, popullit shqiptar i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat e rralla që kanë tronditur këtë planet. Që nga lozhat e tyre, të tjerët e ndoqën me javë e me muaj krusmën e tij. Shumica, me dhembje e brengë, disa me shpërfillje e të tjerë, më të paktë, me cinizëm. Kështu, e panë si u godit me sëpatë, si u shkul nga themelet, si u rrëzua e si u ngrit prapë duke iu marrë këmbët nga ai tmerr.Këto shënime japin ngjarje të përditshme e të veçuara, ashtu siç kanë ndodhur ditë pas dite, gjatë këtyre dhjetë muajve. Ato janë lënda e një drame të shpërbërë, ose më mirë gurët e saj. I përket lexuesit që, gjatë leximit, t'i bashkojë në mendjen e tij, për të ndërtuar ai vetë katedralen e një vuajtjeje.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Bisedë për brilantët 2013
Ismail Kadare
Për lexuesin e tij të ri e të vjetër, kjo përmbledhje vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. Një vetëdije e kthjedhët, një solemnitet i thellë, i pandryshueshëm kalon mes datash, vendesh dhe epokash të largëta mes tyre, për të pohuar sovranitetin e Letërsisë në jetën e brendshme të një shkrimtari. Kjo përmbledhje, e titulluar "Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit" i ngjan një ftese të veçantë, të tjetërllojshme do të thoshte vetë autori, për të soditur brenda një dhome thesari disa prej vezullimeve të tij të çmueshme.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Princesha Argjiro 2001
Ismail Kadare
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Prilli i thyer 2003
Ismail Kadare
I shkruar më 1978 dhe i botuar fillimisht më 1980 në një përmbledhje tregimesh e novelash, të titulluar "Gjakftohtësia", "Prilli i thyer" e pa dritën e botimit si libër më vete shumë vite më pas, pas rënies së komunizmit. I vetmi roman në qendër të të cilit shtjellohen ngjarje që lidhen me kodin zakonor shqiptar, një nga shenjat identifikuese më të moçme e të dallueshme të kombit, kjo vepër është një ndër më të njohurat e Kadaresë në planin botëror. "Prilli i thyer" është ekranizuar për film artistik tri herë. Versioni i parë ka qenë shqiptar, i dyti francez dhe i treti brazilian. Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë". Në rrafshnaltën ku udhëtojnë Besian Vorpsi dhe gruaja e tij kjo mundësi është një realitet shumëshekullor. Kadare e ka vendosur kuadrin e romanit të tij në krahinën e Mirditës, një rrafshnaltë e izoluar nga pjesa tjetër e vendit, pa rrugë të denja për këtë emër, dhe bastion katolik e tradicionalist. Këtu, në këtë atelie të tragjedisë shkrimtari ka përqendruar karakteristikat e kanunit (domethënë canon, e drejta zakonore) të shumë krahinave të veriut e të lindjes, të marra nga përshtypjet e mbledhura gjatë qëndrimit të tij në veri, në fund të viteve '70. Kështu, personazhi i Ali Binakut është huajtur nga realiteti: Binak Aliu, që është emri i tij i vërtetë, ishte një nga figurat e shquara të Verilindjes së Shqipërisë në fund të shekullit XIX. Meqenëse ne kemi të bëjmë me një kanun të ngjeshur, të pasuruar, tragjedia ka të gjitha mjetet e mundshme për t'u shprehur. Romani ilustron nenet më të shquara zakonore të këtij kanuni të tmerrshëm.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pallati i ëndrrave 2011
Ismail Kadare
“Pallati i ëndrrave” është një alegori e madhe, që në tërësinë e vet, përbën atë që Kadareja e quan ferr i totalitarizmit. Ndryshe nga ferri tradicional ai qëndron më tepër sipas vertikalitetit të hierarkisë pushtetore dhe në vetëdijen e personazheve, hijen e vet po vertikale të tmerrit të pushtuesit. Kadare arrin të na sjellë një kryevepër të tillë kundër sistemit dhe aq provokuese ndaj censurës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Stinë e mërzitshme në Olymp 2007
Ismail Kadare
Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel! "Magazine litteraire ", Paris
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pa formë është qielli 2005
Ismail Kadare
Njëqind vjershat dhe poemat në këtë përmbledhje janë gjithë ç'është më e mira në pesëdhjetë vjetët e krijimtarisë poetike të Ismail Kadaresë. Shumë prej këtyre vjershave kanë qenë bërthama të veprave të tij të ardhshme në prozë. Poema "Rrugëve të Moskës" do të çojë te romani "Muzgu i perëndive të stepës", vjersha "Piramida e Keopsit" do të sillte më pas romanin "Piramida" etj. Por tek ai ka ndodhur dhe procesi i kundërt. Meqë ky roman nuk u botua, ndalimi i tij pjell vjershën "Laokoonti". Studiuesit mund të gjejnë edhe poezi të tjera që kanë parathënë vepra të ardhshme në prozë të autorit. Titulli emblematik "Pa formë është qielli" na çon në fillimet e krijimtarisë së autorit. Të shkruaje kështu atëherë ishte e pazakonshme. Ky varg madhështor për atë qiell socialist, jo rastësisht është vënë prej tij në titull. I shpallur si program, dukej sikur poeti 21-vjeçar kërkonte një pamje tjetër të botës, një tjetër qiell, krejtësisht të pangjashëm nga ai rrafsh pa formë, si tru idioti. Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore i vijnë prej gjuhës. Në letërsinë shqipe të atyre viteve ai erdhi si çlirues i fjalës. Brenda qartësisë që nuk e braktisi kurrë, arriti ta çojë fjalën poetike deri në jerm, duke prodhuar një liri që të trembte. Brenda strukturës, që mbetej gjithmonë e ashpër, ajri i poezisë mbetej i qartë si ajër mali. Ajër vjeshte e dimri që janë dhe stinët e tij të poezisë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Lulet e ftohta të marsit 2012
Ismail Kadare
“Lulet e ftohta të marsit”, është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Figura kryesore është një piktor kryeqytetas, që megjithëse Shqipëria doli nga diktatura “nuk di as nuk do të dijë përse nuk është aspak i gëzuar” dhe nuk ka dëshirë të kthehet në kryeqytet, por rri në qytetin e vogël alpin, ku e pati degdisur diktatura.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kështjella 2003
Ismail Kadare
Libri “Kështjella”, tregon për një rrethim në zë, gjatë të cilit shqiptarët u kanë bërë ballë turqve në agimin e kohëve moderne. Ky libër, e paraqet Kadarenë në një aspekt krejt tjetër, më të ndërlikuar dhe më të shqetësuar. Ai e vendos rrëfimin në dy plane: një rindërtim historik shumë të hollësishëm dhe një plan lirik ku namatisja ka për qëllim të madhërojë atmosferën epike të subjektit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Hija 2007
Ismail Kadare
“Hija”, është romani i kapërcimit të kufirit të pamundur: kapërcim i vdekjes, ëndërr rimishërimi, aspirata që kanë pushtuar njerëzimin që nga origjina e tij. Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes Evropiane, personazhi kryesor një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehej nga Parisi, atij i duhej të jepte llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit. Tema e izolimit të një vendi, të shtetasve të tij, të artist dyfish të vetmuar, trajtohet ne librin e Kadaresë me një dimension thuajse kozmik, madhështor, ku përmenden edhe nota biblike.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Hamleti, princi i vështirë 2014
Ismail Kadare
Në këtë libër, Kadareja e sheh Hamletin nga një këndvështrim ndryshe. Ka katër shekuj që pyetjet, dyshimet dhe hamendjet nuk kanë reshtur kurrë për Hamletin. Shumica e tyre përmblidhen pak a shumë në pyetjen nëse ajo ngjarje që shohim në skenë mbulon një tjetër, një tjetër që Shekspiri nuk mundte, nuk e lanë apo nuk donte ta thoshte.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Autobiografia e popullit në vargje 2002
Ismail Kadare
Libri “Autobiografia e popullit në vargje”, përmban shënime që janë botuar e shkruar në shtypin letrar të viteve ’70, nga autori Ismail Kadare. Këto shënime sillen të ribotuara pa ndryshime për lexuesin sot.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Vajza e Agamemnonit 2010
Ismail Kadare
“Vajza e Agamemnonit”, është një nga dorëshkrimet e nxjerra jashtë shtetit, që më pas do të përbënte pjesën e parë të një dipliku. Vepra u botua për herë të parë pas rënies së komunizmit. Në këtë libër përshkruan thelbit e sistemit totalitar dhe në radhë të parë, të mekanizmave kryesorë të tij: thirrja që i bëjnë popullit drejtuesit e këtij sistemi, për të bërë sakrifica. Kadareja ka treguar se ashpërsia e Agamemnonit ndaj vajzës së vet, Ifigjenisë, që për të pasur në favor zotat, është i gatshëm ta flijojë atë, ngjason dukshëm me historinë e vendeve të Lindjes.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kush e solli Doruntinën 2004
Ismail Kadare
“Kush e solli Doruntinën”, është një legjendë shqiptare që të mahnit. Ajo është një parabolë magjike dashurie, vdekjeje dhe pushteti të prangave të familjes. Ajo ç’ka të tërheq më shumë kur e lexon është sensi i kohës. U vlen të gjitha kohërave, proza e tij nuk është e ngarkuar me fshatarësinë supersticioze apo historinë fetare, në të cilat janë tipike për romanet moderne të mesjetës.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
E penguara 2009
Ismail Kadare
Ky libër në pamje të parë mund të duket si roman, ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. Kjo nostalgji epokash të përziera në kryeqytetin e vendit merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkeli në kryeqytet. Kjo është vajza 18-vjeçare, e cila gjithashtu, si personazhet antike që ngrihen kundër fatit, përpiqet të kapërcejë pengesën e shtetit. Në këtë roman të fundit, që përbën një nga kulmet e artit të autorit, kthjelltësia dhe stili luksoz të kujtojnë bukurinë diamantine, që kontraston shpesh me tragjedinë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Darka e gabuar 2009
Ismail Kadare
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit “Darka e gabuar” e Ismail Kadaresë. Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht. Për shkak të komplotit të bluzave të bardha në Kremlin dhe të vdekjes së Stalinit, hetimi i darkës merr befas përmasa planetare. Kadareja jep një version të tij të ngjarjes, në një roman që ta mban frymën pezull deri në rreshtin e fundit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çlirimi i Serbisë prej Kosovës 2012
Ismail Kadare
Në këtë libër, Kadare flet për temat delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarë serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase dhe për arsyen përse i ishte dashur që Serbia të ishte e para që ta njihte Kosovën.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Dimri i vetmisë së madhe 2012
Ismail Kadare
Romani “Dimri i vetmisë së madhe” ëshë një epope, nje poeme e gjerë epike e botës komuniste. Në vështrim të parë mund të cilësohet edhe si roman historik që trajton përçarjen me bllokun sovjetik dhe më pas grindjen me Kinën.
Çmimi: 1000 Lekë