Ermonela Jaho, “Artistja e vitit” nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike.
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimeve Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”. Mes shumë emrave të njohur të muzikës klasike nga e gjithë bota, shqiptarja ka arritur të vlerësohet me një çmim kaq të rëndësishëm.
Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.
“ARTISTJA E VITIT Ermonela Jaho, soprano Me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, të udhëhequr të sigurt dhe shkëlqyeshëm vezullues, Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, tjetra është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel