Edukim, Inspirim
Emertimi i seksionit do te behet Shoqata “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE”.
Neni 5
Kohezgjatja
Shoqata “GRUAJA SHQIPTARENE BOTE” krijohet si organizate me nje afat te pacaktuar.
Perfundimi apo kufizimi i veprimtarise se saj behet me vendim te motivuar te Asamblese se Pergjithshme, ose per shkaqe te forcave madhore te percaktuara sipas Legjislacionit ne fuqi. Viti shoqeror per periudhen pasardhese do te jete si viti kalendarik qe fillon me 1 janar deri me 31 dhjetor.
Qellimi dhe Fusha e Veprimtarise
Ne gjithe veprimtarine e saj shoqata “GRUAJA SHQIPTARENE BOTE” do te udhehiqet nga motoja: “Gruaja krijuese e shoqerise dhe emancipuese e saj”
· Ne synojme:
· Evidentimin e vlerave te Grave te Sukseshme ne Shqiperi e kudo ne bote dhe krijimin e nje sistemi vlerash te grave shqiptare ELITE.
· Inspirimin e gruas si mjet unifikues te grave shqiptare te sukseshme ne mbare boten per integrimin dhe emancipimin e plote te gruas.
· Komunikim te hapur Internacional.
· Terheqjen e ELITES ne vendin e lindjes Shqiperi dhe punesimin ne Diaspore.
· Fleksibilitet, inspirim per forcen e fjales, kurajo per te shprehur mendimet dhe idete progresiste, gatishmerine per te marre pergjegjesi dhe vendosmerine per realizimin e tyre.
· Ngritja e fuqishme e zerit ne forumet vendimmarrese dhe ne media per problemet e integrimit te gruas shqiptare ne vendin tone e kudo ne bote.
· Mbrojtja e lirive dhe te drejtave te grave duke perfaqesuar zerin e tyre ne instancat me te larta legjislative dhe ekzekutive shqiptare e evropiane, deri edhe ne gjykaten e Hages.
· Te implementojme filozofine e menaxhimit vetiak e familjar dhe rritjen e besimit ne aftesite e grave ne menaxhimin shoqeror, nepermjet rritjes se punesimit ne administraten publike dhe ushtrimin e funksioneve te larta politike e menaxheriale ekonomike.
· Edukimi dhe kualifikim i larte i vete grave, familjeve dhe femijeve te tyre per te krijuar nje shoqeri te civilizuar dhe me nje shkalle te larte emancipimi shoqeror.
· Kontribute efektive ne proceset e paqes dhe sensibilizimin e opinionit per siguri familjare e deri ne shoqerine globale. Qellimi yne per paqen eshte gjithperfshirja e faktoreve ndikues per te siguruar paqe e qendrueshmeri, e cila sigurohet vetem kur ata qe formatojne politikat perfshijne edhe grate dhe grupet e prekura per parandalimin e konflikteve te dhunshme.
· Perfshirja e grave ne proceset rindertuese te vendit dhe ruajtjen e stabilitetit te arritur nepermjet kontratave shoqerore pas mbylljes te konflikteve vdekjeprurese.
· Rritja e profesionalizmit ne cdo fushe, trainime.
1- Shoqata ne veprimtarine, e saj do te ndjeke objektivat e meposhtme:
- Evidentimi i grave te sukseseshme shqiptare, rolit dhe ndikimit qe ato kane ne fushen e aktivitetit qe ushtrojne dhe ne jeten shoqerore, ndikimi ne komunitetin ku punojne e jetojne.
- Terheqja e mendimit, pervojes dhe kontributit intelektual te grave elitare ne dobi te interesit publik dhe kauzes se Shoqates.
- Krijimi i kushteve favorizuese dhe sigurimi i hapesirave te nevojshme per pjesmarrjen e tyre aktive ne permiresimin e klimes politike, paqetimit shpirteror e moral te shoqerise, edukimit te femijeve dhe forcimit te familjes.
2- Vendosja e kontakteve te qendrueshme individuale midis grave elitare dhe forcimi i ndikimit te tyre mbi faktoret veprues ne kontrakditat sociale te lindura, per qetesimin e situatave, uljen e tensioneve dhe shmangien e ushtrimit te violences.
3- Institucionalizimi i kontakteve me aktoret ligjberes dhe ekzekutues per te siguruar pjesmarrje te gjere te grave ne jeten politike, ekonomike e sociale te vendit, perfaqesimin dinjitoz te tyre ne te gjitha hallkat e pushtetit dhe imponimit te shoqerise se barazia gjinore eshte nje e drejte legjitime e lindur dhe e merituar e grave dhe jo dhurate.
4- Vendosja e kontakteve me institucionet arsimore dhe akademike per te inkurajuar ecurine e studenteve elite shqiptare dhe orientimin e karieres se tyre drejt arritjeve te dobishme per vendin si dhe kthimin e tyre ne atdhe.
5- Bashkrendimi me shoqata te grave brenda e jashte vendit, fondacione dhe bizneset qe ushtrojne aktivitet ne funksion te mbrojtjes se te drejtave te grave ne interes te realizimit te objektivave te shoqates.
6- Ndjekja e veprimtarive qe zhvillohen nga shteti dhe shoqeria civile, pjesmarrja aktive ne to, kontakte dhe aktivitete te perbashketa, ndihmese reciproke.
Ngritja e bordeve te asistences profesionale:
· Bordi per asistence Psikologjike dhe Mjekesore.
· Bordi per Asistence Juridike.
· Bordi per asistence sociale-kulturore.
· Bordi per Asistence Financiare, ekonomike dhe Menaxhim Biznesi.
Aktivitete te Shoqates
Trainime Online, krijimi i shkollave verore, seminare, konferenca shkencore.
Takime me personalitete te sukseseshme te fushave te ndryshme.
Buletine, botime, simpoziume.
Mbledhje informative.
Manifestime sensibilizuese.
Aktivitete informuese.
Takime dhe mbledhje informative.
Deklarata Shtypi.
Aktivitete informuese.
Tryeza te rrumbullakta.
Krijimin e nje faqe informative ne Internet.