top of page
Writer's pictureAlb ww

Flet Julia Goga-Cooke per punen ne ‘’Shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se,’’ Liliana Pere




Flet Julia Goga-Cooke per punen e saj ne ‘’shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se,’’Inovacionin dhe te qenit akademike, jane eksperiencat e vyera te saj .


Histori suksesi /Nga Liliana Pere

Profili I Julit

Unë u rrita ne qytetin bregdetar te Durrësit, e rrethuar me shumë dashuri nga nje familje me lidhje shume te ngushta, nga mama dhe baba, gjyshja, xhaxhai dhe gruaja e tij, halla e dashur dhe burri I saj si dhe vellacko me I mire ne bote, te cilin e komandoja si doja. (qesh) E dija me te nisur shkollën që do te behesha mesuese.Studiova anglisht dhe në fund të universitetit, isha e martuar me dy femije , per rritjen e te cileve gjithmone ishin ne ndihme gjysherit. Unë vertet u bëra mësuese, shkruajta tekste, edhe mbrojta disertacion në gjuhësi. Si në Shkollën e Gjuhëve të Huaja ashtu edhe ne Fakultetin e Filologjisë, ndersa kushtet ishin modeste , mësuesit ishin të mrekullueshem. Pasioni për lendet, per studentet, ishte frymezimi I vazhdueshem per te sjelle metoda dhe risi ne mesimdhenje, dhe I kthente ato vertete ne modele rolesh. Te gjithe ne aspironim te beheshim si Ksanthipi Dodi, Tana Bita, Violeta Librazhdi, Niko Xhacka, Hamlet Bezhani, Ilo Stefanllari , Mira Shuteriqi e Gezim Hada, po permend vetem pak nga tyre. Për mua, pasioni për te dhene mesim ishte i tillë që kur mu ofrua për tu bere “zysh anglishte” ne television,e pranova me guximin e te marrit.Nuk kisha folur kurre anglisht me nje anglez, nderkohe qe do ti mesoja nje vendi te tere anglishten, cmenduri kur e mendoj tani!

Biseda Vazdon………..

Pyetje-Puna juaj e dashur juli fillon me pasion për te dhene mesim “zysh anglishte” ne television,ju me guzimin dhe aftesite e tua anglishtfolese guxuat dhe ja dolet mbane, sillni ne vemendjen e publikut ju lutem c’fare kujtimesh ruani Nga kjo experience e pare e punes ?


Pergjigje-Nuk kasha folur kurre anglisht me nje anglez

Ekipi ne RTSH I drejtuar nga Vera Grabocka bente cudira, (shprehje qe e kam huazuar nga Vera) me krijimtarine e vet, e kesisoj arriten te realizonin nje program qe ndiqej sa per gjuhen aq edhe per moden.

Gjatë atyre viteve, anglishtja ishte një dritare per një botë tjeter, ku letersia dhe imagjinata te bente te idealizoje nje realitet qe nuk e njihje por e dije se ishte shume in ndryshem. Mund te beje udhëtime imagjinare në Hampstead Heath, te pije çaj me familjen Parkers, me Shakespearin dhe Dikensin , të cilëve u lejohej hyrja në Shqipëri pa patur frike se mos ushtronin ndikime borgjeze.


Pyetje-Ju u larguat nga Shqiperia me deshiren e mire per te ekslporuar Boten e zhvilluar dhe per te qene me e integruar ne te , kush ishte vendqendrimi juaj I pare, mepas , dhe mepas…. dhe c’fare mbresash ruani nje pas nje nga levizjet tuaja?


Pergjigje-Isha pothuajse 30 vjec kurdola per here te pare jashtë Shqipërise. Vendi i parë ku shkela ishte Berlini Lindor , pergjate rrugëtimit tim per specializim ne Stokholm. Ne ate kohe Shqiperia nuk kishte marrdhenje diplomatike me Britanine, dhe ndersa pedagoget e frengjishtes shkonin ne France, per ne te anglishtes,

Risia ishte Suedia. Bursa ishtee vogël dhe disa studentë të mëparshem na kishin këshilluar qe meqe do udhetonim me tren nga Berlini ne Stokholm, te blinim ushqime në Berlin se cmimet ne Stokholmnuk do t’I perballonim dot. Mbaj mend kur hymë në një dyqan te stermadh mishi, mish I freskët, sallam, pula, mish i grirë… mu desh te dilja jashte (me vone qeshnim” me zu mishi). Për vite të tëra në Shqipërinë e viteve 80, ushqimi ishte me racion dhe mbanim radhë qe në 2.00 te mëngjesit për racionin e mishit dhe pastaj në 5.00 për qumështin, dhe në 7.00 arrinim të ishim te veshur e të freskët për të filluar punën.Me mori kohë te mesohesha kur erdha në Angli,qe te mbaja rradhe per qejf, per tu futur, fjala bie, ne nje concert, apo klub nate.


Pyetje - Ne vitet 90 me ndryshimin e epokave , ku brezi yne eshte deshmitar I ketyre ndryshimeve historike, me rënien e komunizmit, eksodi masiv dhe hapja e dyerve per boten,pritshmerite ishin te medha. Si I keni perjetuar ju personalisht keto ndryshime , dhe c’fare risish kane sjelle tek Juli ne rrafshin professional ?


Pergjigje-Fillimi i viteve 90 sollindryshime të medha në Shqipëri, me rënien e komunizmit, eksodin masiv drejt Greqisë dhe Italisë dhe hapja e dyerve per boten. Perjetonim kohe historike me pritshmeri te medha. Ky ishte viti kur Kombet e Bashkuara vendosi të hapë zyrën e saj të parë te PNUDit ne Shqipëri, dhe unë kam qenë pjesë e ekipit të vogël që u bë shtëpia për të gjitha agjencitë e OKB-së dhe kordinimin e OJQ te ndihmave qe mbrriten ne Shqiperi .

Për mua puna ne PNUD ishte një shkollë e madhe në bashkepunim apo mungese te tij, ne diplomaci, ne konkurrencë e koordinim. Për herë të parë gjithashtu u perballa me emocionet qe kalon kur e sheh vendin tend me sytë e të huajve.

Ballkani ziente. 1 milion banore ishin shperngulur, konflikti ne Kosove kish nisur te bente jehone. BBCvendosi të fillojë transmetimin ne gjuhen shqipe, pas nje nderprerje prej 26 vjetesh.


Pyetje –Nje lajm I mire vjen nga larg per Julin qe e gezon shume dhe e ve perpara nje misioni te madh dhe nje profesioni ter , puna ne shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se ,mund te na pershkruani te lutem emocionet, si e pritet dhe si vazhduat ne kete pune te adhuruar nga te gjthe Shqiptaret ?


Pergjigje-Mora një letër që me ftonte për intervistë. Një muaj më vonë, me një valixhe te vogel dhe dy teenagers, arrita në Londër, për të filluar një jetë të re, nje profesion te ri, në një vend, ku parate dilnin nga muri, Hampstead ishte sërisht po aq larg per tu arrire, por qumështi vinte cdo mengjes ne pragun e deres dhe ne shqiptarët në Londër ishim një specie ekzotike. Pergjate atij ekzaltimi,u divorcova, rashë në dashuri, u martova dhe u bera serish mama. Shpesh I mendoj si dy jete brenda jetes sime.

Për 16 vjet punova në Bush House, shtëpinë e Shërbimit Botëror te BBC-se, e cila për dekada ka qenë “vije jete” për dëgjues në shumë vende të botës. Per dhjete vjet drejtova sherbimin ne shqip, nje privilegj per te qene pjese e nje ekipi te mrekullueshem ne Londer e ne Ballkan, qe me pasion e perkushtim u be zeri autoritativ ne mbulimin e luftërave, trazirave, konflikteve, zgjedhjeve, por edhe partneriteteve me radiot e televizione ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni, si dhe platforme per trainimin e gazetareve te talentuar nga Ballani. Me vone pata fatin te punoj ne Global News me pergjegjesine per te koordinuar punen dhe mbikqyrjen e standarteve editoriale per BBC World Service ne 44 gjuhe, World TV dhe News online. Nje experience e vyer qe me beri te punoj me njerëz nga më shumë se 150 vende.

Ka shumë histori qe marr me vete, momente të paharrueshme, guximin e korrespondentëve që raportonin nga terreni, nxjerrjen nga shtetrrethimi te korrespondentëve , ankesate qeverive qe nuk donin te degjonin zërin e opozitës, si dhe histori te bukura ku ishte besimi dhe reputacioni qe gezonte BBC,qe mundesonte kryerjen e disa sherbimeve qe dukeshinkrejt te pamundura. Nje prej tyre ishtekur programi Auditorium shkoi në qytetin e ndarë të Mitrovicës.Ne panel dhe ne audiencen prej me shume se 100 vete, per here te pare kishte shqiptarë dhe serbe, dhe programi u regjistrua ne menyre simultane ne tre gjuhe. Ne vesh akoma me tingellon keshilla qe George, mentori im me pervoje ne programet ne Irlanden e Veriut ne kohet e veshtira me dha: Me pergatitjet e medha qe keni bere, programi do te shkoje mire, ti ki kujdes “Green Room”, dhoma ku pret antaret e panelit dhe kerkon gjthe dipomacine e mundshme, dhe “nxemjen” e audiences perpara se te filloje programi qe I ben te gjithe pjesemarrsit te ndihen te qete e te sigurte”. Mencuri e mentorit!

Pyetje -Nese do ta permblidhja jeten ne BBC si do ta pershkruanit me pak fjale kete experience te vyer ?


Pergjigje- Shume pune, shume kenaqesi, shume privilegj.Kur punon me lajmin, jeta rrjedh po aq shpejt.Pa e kuptuar isha bere 50 vjec.


Pyetje -Kush eshte familja e Julit, sa borxhlie ndjehet ajo me femijet kur ben bilancin e saj per tu qendruar me teper kohe me ta , dhe qe nuk mundet,per shkak te punes se saj te rendesishme ?


Pergjigje-Per mua 50 u be mosha kur fillova te reflektoj. Dy femijet e medhej tashme kishin nisur jeten e tyre, avantazhi ky kur behesh mama shpejt, ndersa djali I vogel ishte ende ne shkolle. Si me dy te paret edhe me te tretin ishte I njetji model, une punoja, ndersa dikush tjeter merrej me rritjen, ne Shqiperi ishin gjyshet, ne Angli ishin dadot.Kuptova se kisha humbur mjaft nga momentet e rendesishme te familjes sime. Per here te pare me kapi ajo ndjenja e fajit, qe heret a vone kap cdo mama qe punon. Gjithmone kisha qene ithtare e qëndrimit se një mama duhet të punoje,edhe për ti treguar fëmijëve te saj, sidomos nese ka vajze, që duhet të punosh për të mbajtur veten.Pyetja eshte a eshte e mundur te gjesh nje balanc qe edhe te punosh edhe te jesh prezent ne familje? Vendosa te marr nje vit gap, per te qene te oborri I shkolles per te marre djalin, per ta cuar ne aktivitetetet e tij te sportit e per te menduar se cfare do dua te bej ne vitet ne vazhdim qe me pas I quajtja :

Le te mesojme per jeten e Julit e quajtur Jeta e trete

Pyetje-Evolucioni , sjell inovacion , dhe ketij Inovacioni Juli ju pergjigj me gadishmerine per te studiuar dhe per pe ecur me ndryshimet duke u bere Studente Inovacioni, diplomohesh dhe krijon Akademine time te inovacionit Gconsultancy Innovation, Sa experience e bukur dhe e rendesishmeeshte Inovacioni?


Pergjigje-Sipermarrja dhe Design thinking ishin fjalet me ne mode ate vit. Vendosa te regjistrohem ne Universitet si studente dite per Menazhim Inovacioni, e me pas ngrita akademine time te inovacionit Gconsultancy Innovationqe sot ndihmon kompanitë për tu rritur dhe startupin e modes Own Labelqe ndhmon stilistet e rinj te modes te tregojne talented e tyre.

Pyetje-Ju jeni dhe nje akademike e shkelqyer me kontribut duke startup dege te sipermarrjes time edhe ne Durres dhe per qytetin tuaj te lindjes, Mund ten a tregoni pak detaje ?

Pergjigje Ne te njejten kohe I jam kthyer pasionit tim te pare te mesuesise, dhe jap mesim ne dy universitete ne Londer, CSM, University of Arts dhe Loughborough. Kete vit, vendosa te hap nje dege te sipermarrjes time edhe ne Durres, Albanian Inovation Accelerator, si një qendër dhe inkubator për të ndihmuar bizneset e reja te perballojne veshtiresite e vitete te para, per te kaluar nga startup ne bisnes te konsoliduar.

Pergjigje-Cfare tjeter ndodh ne jeten Tende te trete?

Dy femijet e medhej jane kthyer dhe jetojne në Shqipëri. Shumë nga miqtë e tyre nga Italia, Franca e Greqia gjithashtu janekthyer. Vendi ka ndryshuar përtej njohjes e ndersa ka shume pune per te bere, jam optimiste se gjithe keto te rinj qe sot kane mundesine qe permes internetit te marrin njohuri qe ne enderronim dikur, do dijne ti kthejne ato njohuri ne krijimin e nje jete me te mire per vehte e komunitetin ku jetojne.

Kenaqesia ime e madhe jane kater nipat (te gjithe cuna) e adhurueshem. Pasioni per te mesuar me ben te jem student e perhereshme ne MOOCs.

Inovacioni dhe Design Thinking papritmas jane perseri shume ne mode, gje qe I ben te kerkueshme sherbimet e akademise qe drejtoj ne shume vende te botes.

E ndersa jam perhere me valixhe ne dore, miq nga te dy anet me bejne pyetjen, po ti a do kthehesh pergjithmone ne Shqiperi? Unë e di se të gjitha tregimet kane nje fund, por ky I imi ende ska perfunduar, nuk e di nese do kem nje jete te katert e ku do te jete ajo. Pas shume vitesh e cjerre midis dy kulturave, sot jam me fat qe ne keto dy vende, ne Londer e Durres, ndihem ne shtepine time. Dhe distanca mes tyre eshte vetem dy ore e gjysem.


Falenderim

Juli-Te falenderoj Liliana per kete bashkebisedim te frytshem dhe te bukur qe beme bashke , dhe per punen e madhe qe beni per te evidentuar dhe ngritur lart vlerat e Gruas Shqiptare.Mirenjohje Lili dashur.


Liliana-Ju falenderoj une ju, Juli dashur per kete bisede kaq interesante me ju , me nje grua shume te suksesshme qe nuk rresht se formuari me dije te reja bashkekohore, dhe rritet profesionalisht c’do dite pa njohur destinacion dijesh dhe gjeografik. Ishte nje kenaqesi dhe nje mesazh I madh per te gjitha grate biseda me ju, se qe te rritesh , do pune shume dhe vetem pune dhe dije.

Bota sot eshte e jona dhe lehtesisht e komunikushme me Teknollogjine , ne kemi forcen, mencurine, dhe vullnetin e mire ta ndryshojme dhe ta emancipojme gjithmone e me teper.

Ne Grate Shqiptare mundemi .

Du ate cioj thenien e Presidentit Obama Yes ! We Can !


Nga Liliana Pere

Presidente

Organizimit Internacional

Gruaja shqiptare ne Bote

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page