A K T – T H E M E L I M I
I ORGANIZATES JOFITIMPRURESE
Organizim “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE”
Me qellim evidentimin e grave te sukseseshme shqiptare, propogandimin e arritjeve, rolit dhe ndikimit qe ato kane ne fushen e aktivitetit qe ushtrojne dhe ne jeten shoqerore, Unifikimin e nje sistemi vlerash, inspirim, ndikimin ne komunitetin ku punojne e jetojne, me date __.05.2015 nga personat e poshteshenuar:
1.Liliana Haki Pere
Te gjithe persona madhore, me zotesi te plote per te vepruar, me vullnetin e tyre te lire, ne perputhje me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Kodin Civil te Republikes se Shqiperise, bazuar ne Ligjin Nr.8788, date 07.05.2001 (i ndryshuar)
VENDOSEN
Te themelojne organizaten jofitimprurese: “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE”
NENI 1
STATUTI I SHOQATES DHE BAZA LIGJORE
1- Shoqata “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE” do te jete nje organizate e pavarur, jo politike, jofetare, jofitimprurese me antaresi.
2- Shoqata do te ushtroje veprimtarine e saj pa nje afat te percaktuar ne perputhje me legjislacionin ne fuqi dhe konform Statutit dhe Qellimeve te saj.
NENI 2
Shoqata “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE” funksionon ne perputhje me:
* Kushtetuten e Republikes se Shqiperise;
* Kodin Civil te Republikes se Shqiperise;
* Ligjin Nr.8788,date 07.05.2001 “ Per Organizatat Jofitimprurese”(i ndryshuar).
NENI 3
1-Emertimi i shoqates si organizate jofitimprurese do te jete Shoqata “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE”
2- Shoqata ka siglen Nje glob qe mbahet nga dy duar gruaje dhe poshte shkrimin’’GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE’’.
3- Sigla, simboli dhe vula, miratohen perfundimisht ne mbledhjen e pare te Asamblese se Pergjithshme te Shoqates “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE”
Per cdo ndryshim te mundshem te tyre do veprohet konform ligjeve ne fuqi.
4- Vula mban mbishkrimin: Shoqata “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE” dhe siglen
5- Ne logon e saj paraqiten: Nje glob qe mbahet nga dy duar gruaje dhe poshte me shkrimin’’GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE’’.
Shoqata “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE” ka letren me koke me nenshkrimin “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE”
6- Personi qe perfaqeson Shoqaten ne cdo institucion shteteror vendas apo te huaj dhe ne lidhjet me te tretet, eshte Znj. Liliana Pere, presidente e shoqates “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE”.
7-Per rregjistrimin ne Gjykate autorizohet Znj. Liliana Pere
NENI 4
SELIA E SHOQATES
1-Shoqata e ka seline: Tirane.
2-Per ndryshime te mundeshme te adreses do behen njoftimet dhe ndryshimet sipas percaktimeve ligjore.
NENI 5
QELLIMI DHE FUSHA E VEPRIMTARISE
Shoqata ne veprimtarine, e saj do te ndjeke objektivat e meposhtme:
- Evidentimi i grave te sukseseshme shqiptare, propogandimi i arritjeve, rolit dhe ndikimit qe ato kane ne fushen e aktivitetit qe ushtrojne dhe ne jeten shoqerore, ndikimi ne komunitetin ku punojne e jetojne;
- Terheqja e mendimit, pervojes dhe kontributit intelektual te grave elitare ne dobi te interesit publik dhe kauzes se Shoqates;
- Krijimi i kushteve favorizuese dhe sigurimi i hapesirave te nevojshme per pjesmarrjen e tyre aktive ne permiresimin e klimes politike, paqetimit shpirteror e moral te shoqerise, edukimit te femijeve dhe forcimit te familjes.
Vendosja e kontakteve te qendrueshme individuale midis grave elitare dhe forcimi i ndikimit te tyre mbi faktoret veprues ne kontrakditat sociale te lindura, per qetesimin e situatave, uljen e tensioneve dhe shmangien e ushtrimit te violences.
Institucionalizimi i kontakteve me aktoret ligjberes dhe ekzekutues per te siguruar pjesmarrje te gjere te grave ne jeten politike, ekonomike e sociale te vendit, perfaqesimin dinjitoz te tyre ne te gjitha hallkat e pushtetit dhe imponimit te shoqerise se barazia gjinore eshte nje e drejte legjitime e lindur dhe e merituar e grave dhe jo dhurate.
Vendosja e kontakteve me institucionet arsimore dhe akademike per te orientuar ecurine e studenteve elite shqiptare dhe orientimin e karieres se tyre drejt arritjeve te dobishme per vendin si dhe kthimin e tyre ne atdhe.
Bashkrendimi me shoqata te grave brenda e jashte vendit, fondacione dhe bizneset qe ushtrojne aktivitet ne funksion te mbrojtjes se te drejtave te grave ne interes te realizimit te objektivave te shoqates.
Ndjekja e veprimtarive qe zhvillohen nga shteti dhe shoqeria civile, pjesmarrja aktive ne to, kontakte dhe aktivitete te perbashketa, ndihmese reciproke.
Ngritja e bordeve te asistences profesionale:
Bordi per asistence Psikologjike dhe Mjekesore;
Bordi per Asistence Juridike;
Bordi per asistence sociale-kulturore;
Bordi per Asistence Financiare, ekonomike dhe Menaxhim Biznesi.
NENI 6
KOHEZGJATJA
1- “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE” krijohet per nje afat te pacaktuar.
2-Perfundimi apo kufizimi i veprimtarise se saj behet me vendim te motivuar te Asamblese se Pergjithshme, ose per shkak te shfaqjes te forcave madhore te caktuara sipas legjislacionit ne fuqi.
3-Viti shoqeror per periudhat pasardhese do te jete si vit kalendarik, duke filluar nga data 1 Janar deri me 31 Dhjetor.
NENI 7
MJETET FINANCIARE
1-Kapitali i nevojshem per arritjen e qellimit te Shoqates fillimisht investohet nga themeluesit.
2-Burimi i te ardhurave te “GRUAJA SHQIPTARE NE BOTE” jane financimi i saj nga ana e themeluesve, ne menyre te vazhdueshme permes kuotizacioneve, ne masen e miratuar ne Statut, te ardhurat nga veprimtatite e Shoqates, fonde dhe donacione te perfituara ne perputhje me legjislacionin ne fuqi.
NENI 8
NDALIMI I SHPERNDARJES SE FITIMEVE
1- Shperndarja e fitimeve gjate aktivitetit te Shoqates eshte i ndaluar.
2- Shoqata nuk ka qellime fitimi.
3-Te ardhurat e prodhuara nga aktivitetet ekonomike ose jo ekonomike, do te perdoren ekskluzivisht per realizimin e qellimeve te saj, te percaktuara ne Akt Themelim e ne Statut dhe nuk do ndahen ndermjet antareve te Shoqates, pervec detyrimeve ne formen e rrogave, kompesimeve apo rimburesimeve (shpenzime udhetimi, pagesa hoteli apo resoranti, etj.) qe rrjedhin nga kontrata pune te ligjshme ose per mbulimin e shpenzimeve te kryera per llogari dhe me porosi si qera selie, konsum energjie elektrike, uji telefoni,
sherbime interneti etj., te shoqeruara me fatura te rregullta dhe ligjerisht te vlefshme nga subjekti, i cili ka ofruar sherbimin.
NENI 9
ORGANET DREJTUESE
1-Organi me i larte Vendimmarres i Shoqates eshte Mbledhja e Pergjithshme.
2-Mbledhja e pergjithshme zgjedh Keshillin Drejtues me nje mandat 4 (kater ) vjecar me te drejte rizgjedhje.
3-Organe te tjera ekzekutive te Shoqates jane:
a-Presidenti.
b-Zv.Presidenti.
c-Bordi i Mbikqyrjes Financiare.
4-Mbledhja e pare zgjodhi Keshillin Drejtues te perbere nga 5 (pese) antare:
1.Liliana Pere
2.Liljana Nikollari
3.Entela Jorgji
4.Arjana Abazi`
Keshilli Drejtues zgjodhi unanimisht President te tij dhe te Shoqates Znj. Lilana Pere dhe si Zv/ Presidente te Keshillit Drejtues dhe te Shoqates Znj.qe do te delegohet ngapresidentja.
6- Keshilli drejtues do te mblidhet cdo 3 ( tre ) muaj per te analizuar veprimtarine e Shoqates.
NENI 10
ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE
1- Te gjitha mosmarreveshjet qe mund te lindin gjate themelimit dhe ushtrimit te veprimtarise te saj dhe qe mund te lidhen me vlefshmerine interpertimin, si dhe me ndryshimet e mundeshme te akteve te themelimit zgjidhen me mirekuptim nga themeluesit.
2- Ne te kundert, kompetente per mosmarreveshjet qe mund te lindin ne Shoqate do te jete Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane.
NENI 11
DISPOZITA TE FUNDIT
1- Ky Akt-Themelimi perpilohet ne 4 (kater) kopje origjinale ne gjuhen shqipe dhe nenshkruhet pa vrejtje nga Anetaret Themelues te Shoqates.
2- Nje kopje depozitohet ne zyren noteriale para se ciles u nenshkrua.