Nga: Moikom Zeqo
Detaria ilire është një subjekt i madh. Anijet e quajtura lembe dhe liburnide janë të njohura si emërtime të veçanta në terminologjinë e detarisë botërore të antikitetit.
Arkeologët shqiptarë nuk janë marrë fare me këtë subjekt, madje edhe disa rafigurime numizmatike të anijeve ilire nuk i kanë analizuar fare.
Pse anijet tregohen në monedhat ilire të labeatëve (rreth liqenit labeat – dmth i Shkodrës), daorësve etj.?
Si zbukurim ornamental?
Jo, ato kanë kuptim substancial. Anijet tregojnë simbolikën e flotës si përparësi ushtarake tek ilirët, por edhe kultin jetik të miteve detare, që lidheshin me hyun Redon.
Ilirologu i shquar Aleksandër Stipçeviq ka treguar një vëmendje të madhe për anijet ilire dhe kërkon të gjejë kuptimin e figurave përfaqësuese mbi bashet e anijeve ilire. Stipçeviqi ka botuar në 1973 një studim për këtë tematikë në përmbledhje studimesh realizuar nga Instituti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Zarës, fashikulli 20.
Stipçeviqi nuk ishte arkeolog i fushës, por njohës erudit i bibliografisë arkeologjike. Ai ka bërë një sintezë të plotë dhe të admirueshme mbi Ilirët, që e ka botuar edhe në italisht shqip dhe në anglisht.
Ai kundërshton tabutë helenocentriste dhe romakocentriste dhe bën përpjekje edhe për një shtjellim teorik të qytetërimit ilir sipas të dhënave të autorëve antikë dhe të dhënave arkeologjike, që në shekullin e XX patën një dinamikë zhvillimi.
Sipas Stipçeviqit gjarpri është një kafshë ktonike e hyjnizuar tek ilirët.
Të dhënat për një panteon ilir janë të fragmentuara dhe nuk lejojnë një kodifikim dhe klasifikim përfundimtar, ose shumë të mëvetshëm. Por, Stipçeviqi e ka bërë megjithatë një hulumtim pionieri edhe në rrafshin mitologjik.
Figura mitike e gjarprit është arketipale në shumë popuj dhe qytetërime të lashta, por tek ilirët ka patur një parapëlqim të thellë dhe jo vetëm mitik, por edhe historik dhe artistik. Gjarpri ktonik i takon tokës, por gjarpri është edhe kafsha e mjediseve të dyfishta: e tokës dhe ujërave.
nga Taboola
Rekomanduar
Mund t'ju interesojnë
Aplikoje ketë në flokë dhe ato do të rriten pa ndërprerjeSKIN NOVIS