Anila Fejzo, Profesorenë Universitetin e Kebekut në Montreal, nga Liliana Pere
NGA: LILIANA PERE MË: 16 MARS 2017 NË ORA: 20:20
Anila FejzoHistori suksesi /Intervistë nga Dr. Liliana Pere
Në sajin tuaj: Falenderim i një mesuesejepër mesueset e saj
Anila Fejzo ka lindur nëqytetin e Patosit nga prindër të përkushtuar për shoqërinë. Nëna e saj, një ndër farmacistet e para të këtij qyteti naftëtarësh ka shërbyer me devotshmëri për rreth pesë deakada.Ndërsa i ati, me profesion inxhinier prodhimi, i ka shërbyer shoqërisë duke kryer detyra të ndryshme, kontribut përtëcilin është vlerësuar dhe nga Bashkia e qytetit.Përkushtimi ndaj shoqërisë, që prindërit ia kanë përcjellë Anilës që në femijëri, është një nga vlerat metë rëndësishme për të. Detyra për t’i kthyer shoqërisë shqiptare investimin që ajo ka bëre për ta arsimuar atë eshtë nje preokupim i vazhdueshempër Anilën. Si mund t’i kthehet Shqipërisë ky investim? Si mund të shfrytëzohen përpërparimin e shoqërise shqiptare aftësitë që shumes hqiptare emigrante kanë zhvilluar mbi bazën e njohurive që kanë marrenë shkollat shqiptare? Si mund të krijohen hallka të cilat do të venë në eficencë këto aftësi? Janë pyetje për të cilat Anila do donte të gjente një përgjigje dhe do të ishte gati të bashkepunonte për të gjetur zgjidhje.
Emigrimi drejt Kanadasënë shtator të 1997 ishtë nje largim i vështire për Anilën pasi do të linte pas prindërit e saj në një moment kur ata, për shkak të moshës së tyre, kishin më shumë nevojë përtë. Sidoqoftë, si prindër, Anila dhe burri i saj morën vëndimine dhimbshëm, si të gjithë emigrantët e tjerë, të largohen nga Shqipëria për të siguruar një të ardhme më të mire për femijet e tyre.Dhe si të gjithë emigrantët e tjerë, «çeta e vogël me katër vetë», si e quante i ati i Anilës familjen e saj, filloi nje jetë të re nga zero.
LP: Çfarë kujton Anila nga momentet e para në emigracion?
AF: Një fakt që më bën të qësh sot. Kërkimin për punë e kam filluar që në avion para se të shkelja për here të pare në token kanadeze. Gazetat e ndryshmelokale që jepeshin falas në avion bëninlajmerimepër vëndetë shumta punë.Unë përzgjodha disa vënde punë dhe të nësermen telefonova nga hoteli. U vëndosemnë nje hotel dy javet e para pasi nuk njihnim asnjë njeri në Montreal. Në fund të telefonatës se parë, pas pyetjes së bashkefolësit të panjohur kuptova që nuk kisha një nga kushtet minimale për të pasur nje vënd pune, nje numër telefoni me anëtë cilit do të më ftonin përnë intërvistë pasi të shihnin CV-në time. Duhej të prisjatë merrnim nje apartament me qëra para se të vazhdoja kërkimin për punë.
LP : Besoj se me ketë kërkim intensive dhe si grua e kualifikuar keni gjetur shpejt punë?
AF: Për fat të keq, jo. I braktisa herët kërkimet për punë pasi morëm vesh që duhet të paguanim 25-30$ në ditëpërtë çuar në çerdhe vajzën e vogel që ishte 2 vjeçe në atë kohë. Keshtu gjatë vitit tëpare të vëndosjes në Montreal, unë mbaja vajzen e vogël në shtëpi,ndërkohë burri, Kristaqi, studiontepër informatikë përtë rritur mundesitëpër punë. Një vit i parë shume larg parashikimeve, dhe sidomos larg pritshmërisë së prindërve që na ndiqnin me shqëtësim nga Shqipëria.
LP: Kjo shpjegon rikthimin tuaj në studime të avancuara në përshtatje me nivelin arsimor të Kanadasë?
AF: Pjesërisht. Unë fillova punë si mesuese zevëndesuese, pas një viti e disa muaj me futjen e vajzes se vogël ne nje kopësht dhe pasi kisha dhënë një provim të frengjishtes që e japin dhe ku ngelin dhe vetë vëndasit. Njekohësisht u ktheva në universitet përtë marrë pesë kurse të nivelit të parë universitar që do të me lejonin të gjeja nje vënd të përhershem pune si mësuese. Ky kthim ishe në të njëjtën kohë realizim i një endrre të hershme: Të studioja në nje universitët përëndimor. Isha në klasen e gjashtëtë fillores kur mora vesh për heretë parë që po të studjoja në shkollen e gjuhevetë huaja mund të beja studimet në nje universitet të huaj. Kjo shpjegonpse vazhdova shkollen e mesme të gjuhëve të huaja Asim Vokshi dhe fakultetine Filologjise ne degën e gjuhëvetë huaja. Kjo beri gjithashtu që pasi mbarova pesë kursetnë universitetin e Kebekut në Montreal, fillova studimet e masterit në gjuhësi, dega didaktikë dhe pas tyre studimet doktorale në fushën e edukimit.
LP: Ju keni marrenë 2013 vlerësimin e rektorit të Universietit të Kebekut në Montreal për rezultatetë shkelqyera në doktorature, gje qëeshtë nje sukses kur mendon që ju keni mbaruar studimet doktoralenë katër vjet, nje kohe rekord,ndërkohë qëkeni punuar me kohëtë plotë si mesuese apo keshilltare pedagogjike. Cilët janë faktorët e këtij suksesi?
AF: Për vazhdimin e studimeve, do të thoja pa hezitim që mbështetjae bashkeshortit dhee vajzave kanë qënë shtysa kryesore. Por rezulatëtnë master dhenë doktoraturë kanëtë bëjnë me formimin e shkëlqyer qëna ka dhenë shkolla shqiptare. Kam nje mirenjohjetë pakufishme për mesuese Dallandyshe Kuçi që me ka mesuar shkronjat e para, përmesuese Zinaida Kasimati për kerkesat e saj te larta për z oterimin e gjuhës shqipe, përmësuese Dashamira Shqinanë shkollen e mesmetë gjuhevetë huaja në Tiranëqë shjpegonte me pasion frëngjishten, përpedagoget Zoi Topi, Lumnie Boriçi, AgronAgalliu, Drita Hadaj, Shezai Rrokaj, Mehdi Agalliu, etjnëfakultetine Filologjise, dega e frëngjishtespër njohuritëe thella në gjuhesi. Mbaj mend që në kurset e para të masterit kisha shume lehtësi pasi nje pjesetë miretë lendes e kisha bërënë Tiranë dhe pse nuk kisha bërë studime ne nivel masteri.
Kur nje profesor vëndasme pyeti ku kisha bere studimet, iupërgjigja me krenari në Shqipëri.
Në shenjë respekti per këtë formim, më kerkoi t’iu flisja kolegevepër gjuhen shqipe që ishte e panjohur për ta.Sigurisht, që kisha shumepërtë thenëdhe nuk mundtë lija rastin të me shpëtonte pa i mahnitur me fenomenet gjuhesoretë shqipes si p.sh.mënyra dëshirore apo lakimi i mbiemrave apo per fjaleformimin e fjales faleminderit.
Edukatoret apo mësuesit e mi shqiptarejanënjemodel i vyer dhepër humanizmin etyree vlerat atdhetare qëna kanëpërcjellë. Kujtoj me shume nostalgji minutat e para të çdo ore mësimi tëedukatës morale kur mësuese Donika Jorgaqi na kërkontetë thoshnim psejemi krenare që jemi shqiptarë. Ju e kuptoni qënë kushtet eemigrimit ato fjalë jehojnënë veshet e mi sot.Prandaj e shoh ketë intërvistë si nje mundesipër t’iu thenënëçdo dite te vitit, jo vetëm ne7 mars FALEMINDERIT të gjithë mesuesvedhe pedagogëvetë mi për përçimin jo vetëm të dijeve por edge të vlerave humane atdhedashese nëpërmjet fjalës dhe modelit tëtyre.
LP: Si ndjeheni që punoni në postinpërtë cilin keni investuar, e plotësuar si intelektuale apo e privilegjuar si shqiptare ?
AF: Ndjehem me fat që departamenti i didaktikes së gjuheve në universitetin ku bëja studimet me punësoi si pedagoge nje muaj para se të mbroja tezën e doktoraturës.Eshtë nje punë që me jep kenaqësi në shume drejtime dhe pse ka shume ngarkesë.Për te permbushur kuriozitetin e ndonjë lexuesi apo lexueseje që endërron te bëhet pedagog apo pedagoge në një universitet perëndimor, do te thoja që puna si pedagoge kërkon të përformosh në tre aspekte: kërkime shkencore, mësimdhenie dhe pjesemarrjenë jetën universitare. Ne rastin tim, kjo përmbledh konceptime të projekteve për të thelluar kuptimin e nje fenomeni psikolinguistik, shkëmbime experience e diskutime me kolege studjues të një numri të madh universitetesh, botime në revista shkencoretë mirënjohura, vlerësime artikuj të propozuar nga studjues që interesohen përtë njejtat objekte studimi, formim të mesuesvetë rinj, drejtim studentështë pasionuar ne nivel masteri dhe doktorature, pjesemarrje në vëndimmarrjet e universitetit, etj. Duhet thenë që marja e detyravetë bën të humbasesh shpesh kontrollin e agjendes. Megjithatë nuk do ta ndërroja me ndonjë punë tjetër.
LP: Ju nuk permendni që keni botuar ne revista shkencore prestigjioze te botuara ne Shtetet e Bashkuara, ne Kanada, ne France dhe ne Spanje. Nuk thoni që keni dhene konferenca shencore ne shume vënde te botes si ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne Kanada, France, Portugali, Hong Kong, Belgjike, etj. Keni vleresuar artukuj shkencore per revista nderkombetare prestigjoze dhe projekte per organizma shkencore te Kanadase dhe Frances. Gjithashtu ju beni pjesë ne shume rrjete shkencore midis te cilave Scientific Studies of Reading, Association Francophone internationale de la recherche en Sciences de l’éducation, European Learning Network.
AF: Do të flas per pjesemarrjen time në European Learning Network pasi ka te bejë me Shqiperinë. Kur u ftova te merrja pjesë ne ketë projekt që ka për qëllim te rrisë nivelin e arsimimit ne vëndet europiane i shkrova drejtuesit të projektit per t’i thene që do te jepja kontributin tim ne kete projekt me kushtin që Shqiperia te ishte nje nga vëndet pjesemarrese ne projekt. Në mbledhjen më të afërt, Shqipëria u pranua si antare e këtij projekti. Tani jam duke punuar që te japim nje formacion per kerkues shkencorë te vëndeve pjesemarrëse dhe kam propozuar që ky formacion te jepet ne Shqiperi. Ideja pas këtij propozimi ështe që te ndihmojë që kërkues shqiptarë të futen në këtë projekt për të nxitur studimet shkencoren per gjuhen shqipe dhe per nje mesimdhenie të gjuhes tonë sipas arritjeve me te fundit shkencore. Te shpresojme që do të arrijmë diçka.
LP: Cili eshtë objekti juaj i studimit tuaj?
AF: Punimet emia shkencore kanë si objekt menyren se si truri ynë lexon dhe shkruan. Në menyre me të përpiktë, ato përqëndrohen mbi mënyren se si njohja e morfologjise së një gjuhe, dmth njohja e parashtesave, prapashtesave dhe të rrënjeve (për shembull, për-gjithe-s(i)-isht), ndikon kur ne lexojmë apo shkruajmë. Meqë jam në zonën frengjishtfolesetë Kanadase, projektet emia janë realizuar kryesisht në kontekstin frengjishtfolës.
LP: Në agjenden tuaj të ngarkuar akademike a ka vënd për projektepër shqipfolësit?
AF: Kjo ështënjë nga endrrat e mia më të shtrenjta. Kam dëshire qëtë njoh, fillimisht, cili eshtë niveli i njohjes së parashtesave dhe prapashtesave shqipe nga nxenësit e nivelevetë ndryshme shkollore dhe se si ata I përdorin kur lexojnë apo shkruajnë. Pastaj, do doja të propozoja aktivitete që mësuesit duhet të bejnënë për klasa me qëllim qëtë rrisin ketë nivel të njohjes se morfologjisë së shqipes. Pasi mendoj që kjo njohje do të rrisë nivelin e leximit dhetë shkrimit te femijët shqiptare, dy kompetenca qëndrore për mbarëvajtjen shkollore dhe për integrimin e tyre në shoqëri. Nga ana tjetër, do të bëjë që ata tëpërdorin fjalet shqip në vënd të shumë fjalëvetë huaja që rëndojnë padrejtësisht komunikimet e te gjitha niveleve sot.Në ketë drejtim kam nje admirim të thelle për Rilindasit tanë që na kanë dhenë fjalëtë shumta të formuara nga parashtesat dhe prapashtesat shqipe për të zëvëndesuar fjalët e huaja. Mendoj që pas një shekulli në mund dhe duhet të bejmë më shumënë ketë drejtim.Mbase ëndërroj ditën me diell, po mendoj se në bazë të cdo arritjeje ka një ëndërr me sy hapur.Duhet të pohoj se kjo endërr ngacmohet dhe nga krenaria e shqiptares që mendon se gjuha shqipe,ndër me të vjetrat në botë, duhet të ketë vëndin e saj në studimet në fushën e didaktikës apo psikolinguistikës siç e ka në gjuhësi.
LP: Shihni ju diferencë midis pozicionit të gruas në Shqipëri dhe në Montreal?
AF: Duhet të pohoj që vizitat e mia në Shqipëri ngaqë jane afatshkurtra nuk me lejojnë të njoh aq mire ndryshimet që ka pësuar pozicioni i gruas shqiptare per te bërë nje analizë. Po mund të them me krenari që gratë shqiptare në Montreal kanë përfituar ne maksimum nga kushtet e favorshme te shoqërise kanadeze. Njoh shume shoqë që janë realizuar ne drejtimet që kane endërruar dhe me profesionalizmin dhe humanizmin e tyre perfaqësojnë denjesisht Shqiperinë.Po mbi të gjitha ato janë nëna që kane rritur femijë që punojnë fort dhe që afirmohen ne shoqërine mikpritese kanadeze.Secila prej tyre ka një histori suksesi për të treguar.
Përfitoj nga rasti tënënvizoj kontributin tuaj të çmuar,Zj. Pere, për t’u sjellë lexuesve shqiptarëref lektime dhe perspektiva që vijnë nga gra shqiptare që kanë ndjekur secila shtegun e saj të jetës në realitete shoqërorenga më të ndryshmet. Rrokja e kësaj larmie mundëson që të krijohet një portret sa me i plotë i përpjekjevedhe arritjevetë grave shqiptarenë Shqipëri dhe nëpër botë, portret që shpresoj se do të frymëzoje vajzat shqiptare për të ecur përpara.
Ju faleminderit e dashur Prof. Anila . Ju uroj suksese nga zemra!