Dr. Fishta-Bejko ёshtё nje intelektuale dhe erudite me vision dhe me njё pёrgatitje solide, nje nxёnёse e perjeteshme
Dr. Fishta-Bejko ёshtё nje intelektuale dhe erudite me vision dhe me njё pёrgatitje solide, nje nxёnёse e perjeteshme, qe beson se librat duhet te mbahen hapur edhe pasi mbaron studimet.
Ajo ka treguar se aftesite e saj jane te nje standarti nderkombetar me botimet e shumta dhe prezantimet e saj ne konferenca boterore.
Departamenti Amerikan i Shtetit I ofron nje burse Fullbright per te studjuar ne Amerike dhe ne 1994 ajo shkon ne Kaliforni me studime. Ne 1997, mbron Master Degree dhe ne pamundesi per t’u kthyer ne atdhe (rrumujat e 1997 ne Shqiperi), aplikon per te emigruar ne Kanada.
Ne 1999, emigron me familjen ne Kanada dhe fillon punen si Drejtoreshe e programit te ESL per Trinity Western University ne Vancouver dhe me vone profesoreshe e asociuar ne Universitetin e Calgary.
Ne vitin 2007 mbron titullin Doctor i Shkencave Pedagogjike.
Gjate gjithe kohes ne Kaliforni dhe ne Kanada ajo punon ne arsim dhe boton 8 libra per mesimin e Gjuhes Angleze dhe perfundon doktoraturen.
Nder vleresimet e shumta nje nga ato me te nderuarat eshte
Marrja e titullit “Who’s Who”, National Library of Congress, Washington DC. 2002
Fusha e studimeve te saj shkencore eshte mesimdhenja e Anglishtes duke u fokusuar ne aftesite e trurit per te mesuar gjuhet e huaja.
Per 29 vjet ajo ka punuar dhe studjuar ne kontinentin Amerikan dhe e ka provuar vehten si intelektuale dhe “ambasadore” per ndihmen qe duhet t’u jepet femijeve te emigranteve ne Amerike dhe Kanada.
Mesoni mё shumё te dashur lexues pёr kёte grua Dijetare, thesar te gjuhёve te huaja dhe Gjuhes shqipe nё Diaspore. Ne Maj 2018 ajo u zgjodh kryetare e bordit te shkolles “Foleja e Shqiponjave” ne Calgary Alberta. Ne vitin 2021 ajo u ftua nga Qendra e Botimeve per Diasporen ne ekipin qe hartoi tekstet per mesimin e gjuhes shqipe ne shkollat e diaspores kudo ne bote. Dr. Bejko eshte nderuar me titullin “Ambasadore e Kombit” dhe eshte antare e Keshillit Koordinues te Diaspores (KKD) 2019-2023.
Kam ngelur e mahnitur. Nje inspirim pёr te gjithё.
Kush ёshtё Doktoresha e Shkencave Academike, Adriana Fishta - Bejko? Ju lutem lexoni me tej..
PROFILI PROFESIONAL:
Dr. Fishta-Bejko eshte nje intelektuale e kompletuar si trajnuese e mesueve, mesimdhenese, autore, prezantuese dhe studjuese shkencore. Ajo eshte nje edukatore krijuese, e motivuar dhe qe beson se me nje pune te mire edukative ne shkolle ne ndertojme te ardhmen e globit.
Gjate 47 viteve si edukatore ajo ka rritur te krijoje aleanca me udheheqesit ne fushen e arsimit, prinderve, nxenesve qe kane patur influence positive ne vende te ndryshme te botes. Ajo ka dhene mesim ne disa kontinente dhe shume vende te botes.
Dr. Fishta-Bejko eshte e specialuazuar ne fushen e shfrytezimit te aftesive te trurit ne mesimin e gjuheve te huaja, ka aftesi te thella ne fushen e perdorimit te programeve digitale ne mesimdhenje dhe eshte e mireinformuar ne veshtiresite qe perballojne emigrantet dhe ne menyre te vecante femijet e tyre.
Mendimet e saj jane mirepritur ne konferenca shkencore ne Europe, USA, Kanada dhe disa vendet aziatike. Ajo eshte perfaqesuese e mesuesve dhe universiteteve ne organizata lokale dhe nderkombetare.
Per te gjitha keto contribute ne fushen e drejtimit ne arsim ajo eshte laureate e cmimit “WHO’S WHO” per kontinentin Amerikan per vitin 2001-2002 dhe laureate e titullit “Lifetime Achievement” per Alberta, Kanada ne 2019. Ajo eshte autore e shume artikujve shkencor dhe e nje cikli prej 8 librash per mesimin e gjuhes angleze me titull “Fun English
Dr. Fishta- Bejko doli ne pension ne Qershor 2018 per t’u perqendruar ne mesimin e Gjuhes Shqipe nga femijet e emigranteve Shqiptar.
Ne Maj 2018 ajo u zgjodh kryetare e bordit te shkolles “Foleja e Shqiponjave” ne Calgary Alberta. Ne vitin 2021 ajo u ftua nga Qendra e Botimeve per Diasporen ne ekipin qe hartoi tekstet per mesimin e gjuhes shqipe ne shkollat e diaspores kudo ne bote. Dr. Bejko eshte nderuar me titullin “Ambasadore e Kombit” dhe eshte antare e Keshillit Koordinues te Diaspores (KKD) 2019-2023.
Dr. Fishta –Bejko ka lindur dhe ka kryer shkollen 8-vjecare nё qytetin e Shkodrёs. Nё vitin 1968, pasi mbaron shkollёn 8-vjecare “Ndoc Mazi”, fillon studimet nё Shkollёn e Gjuhёve te Huaja nё Tiranё dhe mё vonё nё Fakultetin e Filologjise, dega Anglisht. Gjatё gjithё jetёs sё saj si studente, ajo jo vetёm ishte njё nxёnёse e shkёlqyer, por tregoi edhe aftesi tё mahnishtme si drejtuese dhe udheheqёse aktivitetesh shkollore dhe jashtё-shkollore.
FILLIMET
Qё kur ishte nё klasёn e shtatё ajo sё bashku me mёsuesin e pasionuar te vizatimit, z. Pjerin Sheldia, vunё re se njё grup djemsh nё klasёn e saj kishin talent nё pikturё. Pёr tё ndihmuar shokёt e saj, nё muajin Maj tё atij viti nёn drejtimin e Dr. Fishta-Bejko (ne ate kohe vetem 13 vjece) u hap ekspozita e parё e pikturёs pёr kёtё grup shokёsh te saj (Agim Kadillari, Nikolin Luci etj. Te cilet jane sot piktore te njohur si ne Shqiperi ashtu edhe ne Itali), tё cilёt mё vonё vazhduan rrugёn e artit si piktorё apo skenograf tё Teatrit “Migjeni” nё Shkodёr.
Lidhjet e saj me artin filluan qё nё klasёn e parё nё Shtёpinё e Pionierit nё Shkodёr, qёndra mё e rёndёsishme e edukimit tё talenteve tё reja nё Shkodёr. Bashkёudhёtarёt e saj ishin fёmijё qё mё vonё do tё bёheshin artistё tё shquar si Justina Aliaj, Zef Deda, Zef Coba, Kolec Gajtani, Kole Prela etj. Ajo vetё ishte mё e talentuar nё fushёn e teatrit dhe dramёs duke dalё nё skenё pёr herё tё parё nё klasёn e dytё si Xhuxhi Pёrtac nё dramёn “Borёbardha dhe 7 Xhuxhёt” dhe duke vazhduar mё vonё nё skenё si spikere dhe prezantuese e Festivaleve Kombёtare tё Fёmijёve dhe mё vonё si drejtuese tek Festivali i Kёngёs nё Radio Televizion, kur ishte maturantes
Gjatё gjithё viteve tё rinisё dy gjёra spikatёn nё jetёn e Adrianёs: aftesitё akademike si nxёnёse e shkёlqyer gjatё gjithё jetёs sё saj dhe aftesitё drejtuese si komandante ҫete nё shkollёn 8-vjeҫare apo sekretare e rinisё nё shkollёn e mesme deri nё drejtuese e sektoreve tё punёs vullnetare nё ndёrtimin e hekurudhёs Elbasan – Prenjas kur ishte vetёm 18 vjeҫe. Ajo ishte gjithmonё njё vajzё shumё e ekuilibruar dhe me pjekuri tё tejshme pёr moshёn e saj. Adrianёn mund t’a gjeje nё orёn 6 tё mёngjesit duke ndihmuar shokёt e klasёs qё rrezikoheshin tё mbeteshin nё klasё nё Lёndёn e Fizikёs apo duke drejtuar gjimnastikёn e mёngjesit pёr 400 nxёnёs tё shkollёs sё mesme apo duke pёrfaqёsuar shkollёn nё konkurse tё ndryshme shkencore. Gjatё ditёs do t’a gjeje nё klasё duke dhёnё pёrgjigje tё nivelit shumё tё lartё shkencor pёr pyetjet e mёsuesve; mbasdite do tё ishte nё mbledhjet e Komitetit tё Rinisё ose duke bёrё prova pёr pasionin e saj –skenёn-; dhe deri mbas mesnate duke studjuar pёr lёndёt pёr tё nesёrmen.
JETA UNIVERSITARE
Kjo jetё shumё intensive vazhdoi dhe gjatё viteve tё studimeve universitare, me tё vetmin ndryshim: fokusi i saj nё jetё kaloi mё tepёr nё studimet akademike. Gjatё viteve si studente, Adriana jo vetёm ishte studente e shkёlqyer por, nё njё kohё me “liberalism” tё tepruar dhe kur studentet nuk merrnin pjesё nё leksione shumicёn e kohёs, ajo nuk kishte asnjё mungesё pёr tё gjitha vitet e studimeve universitare (perfect attendance).
Si rezultat i kёsaj pune shumё serioze, Adriana arrin rezultate kaq tё larta si studente, sa qё pedagogёt e saj nё mёnyrё unanime vendosin qё nё vend tё provimeve pёr diplomёn universitare, t’i japin tё drejtёn tё shkruaj njё kumtese shkencore dhe tё mos shkruaj provimet shtetit.
Ajo zgjedh temёn “Krahasime historike tё fjalёve tё urta dhe idiomave nё Shqip dhe Anglisht”. Nё punimin e saj tё parё shkencor ajo e vendos Gjuhёn Shqipe nё njё nivel me te larte se Gjuha Angleze dhe thekson se fjalёt e urta nё Shqip tregojnё pasurinё e mahnitёshme gjuhёsore tё Gjuhёs Shqipe dhe faktin se fjalёt e urta reflektojnё folklorin e pasur Shqiptar.
Pergatiti:
Liliana Pere.