Elva Margariti
Ministër i Kulturës
Znj. Elva Margariti ka lindur në Tiranë, më 14 qershor 1980. Znj. Margariti është e martuar dhe ka një vajzë.
Në vitin 2008, znj. Margariti përfundoi me vlerësimin maksimal studimet universitare (Master Shkencor) për Arkitekturë në Universitetin e Firences, Itali, në fushën e projektimit, rikualifikimit e rijetëzimit të hapësirave të ndërtuara dhe bio-arkitekturës. Në vitin akademik 2004-2005, eksperiencat e saj studimore në fushën e projektimit, sipas principeve të bio-arkitekturës, u thelluan në Finlandë, në Tampere University of Technology. Në vitin e mëvonshëm 2006, u pasuruan në fushën e rijetëzimit të trashëgimisë kulturore nëpërmjet ruajtjes së teknikave tradicionale, në Tongji University of Technology të Shangait. Po atë vit u përfshi në ekipin për projektimin dhe organizimin e ekspozitës “Cultural Heritage Preservation Rehabilitation and Reuse. The Tuscan Tradition”, në Urban Planning Exhibition Hall të Shangait.
Pas aprovimit të komisionit ekzaminues në provimin e shtetit italian për ushtrimin e profesionit, znj. Margariti u licencua pranë Urdhrit të Arkitektit në Firence (2008). Ka një eksperiencë relativisht të gjatë si profesioniste e lirë në fusha të ndryshme të arkitekturës dhe planifikimit e zhvillimit urban, dhe si bashkëpunëtore e disa studiove të projektimit si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri. Prej vitit 2009 bashkëpunon me studio projektimi e asiston firma zbatuese në Firence, për projektet e ndriçimit për arkitekturën dhe jetësimin e tyre. Eksperiencat në këtë fushë kanë kulmuar me ekspozitën “Lo stile dello Zar” (2009) në Museo del Tessuto në Prato të Italisë dhe në ekspozitën permanente në Museo di Storia della Scienza “Galileo Galilei” në Firence (2010).
Prej vitit 2015, për një periudhë 3 vjeçare, znj. Margariti mbulon rolin e koordinatores didaktike për programin e studimit Master Shkencor në arkitekturë” dhe programit të studimit Bachelor në inxhinieri ndërtimi e mjedisi, pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në bashkëpunim me Universitetin e Firences.
Prej qershorit 2018, znj. Margariti mbajti detyrën e Këshilltares për Territorin dhe Koordinatores Kombëtare për Programin e Integruar për Zhvillimin Rural (Programi 100 Fshatrat) pranë Kryeministrit të Shqipërisë.
Znj. Margariti zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
MBLEDHJET E QEVERISË
Ministër i Kulturës
Drejtor Kabineti
Këshilltare për Median dhe Komunikimin
Këshilltar për projektet e Artit dhe Kulturës
Këshilltare për Teknologjinë dhe Dixhitalizimin
Këshilltar
Sekretar i Përgjithshëm
Zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës
Këshilltar për legjislacionin