Dajana, modelja që synon Amerikën Nga Sava Sota Foto Sonny. K. Elson Dajana Xhemalaj, është modelja e vendosur në Honover, të Gjermanisë prej moshës 6- vjeçare. E rritur me një kulturë ndryshe, dhe në një vend tepër strikt si Gjermania, modelja shqiptare, me një shqipe të bukur dhe tipare të veçanta, rrëfen eksperiencat e saj, si modele në vendet e Europës, për të synuar më tej Amerikën… Dajana mund të na flisni pak mbi veten tuaj di që jetoni në Gjermani sa vjeç keni ikur dhe ku jeni vendosur? Në moshën 4 vjeç bashkë me familjen jemi transferuar për një jetë më të mirë në Greqi. Më pas, dy vjetë më vonë, na u dha mundësia të trasferoheshim në Gjermani. Me çfarë merreni aktualisht? Momentalisht, së bashku me nënën time, administrojmë restorantin e familjes në Hanover. Mund të na flisni pak mbi jetën tuaj aty qytetin njerëzit, familjen… ? Unë dhe familja ime jemi vendosur në Hannover , të Gjermanisë. Jetoj me mamin dhe motrën. Mami administron si thashë dhe më lart, restorantin më së shumti, ndërsa motra vazhdon profesionin për dentist. Unë vendosa të ndjek ëndrrën time, për modeling. Më thatë se nga Shqipëria keni ikur shumë e vogël dhe gjuhën e flisni mirë, si ia keni arritur të flisni kaq rrjedhshëm shqipen? Mami gjithmonë na ka folur në gjuhën shqipe dhe pavarsisht se gjermanishten e dimë perfekte, në famijen tonë akoma flitet shqip, plus kam dhe shumë shoqëri në Shqipëri që kemi patur kontakte të vazhdushme, aq shumë flasim shqip, sa që dhe shoqes time gjermane ia kam mësuar, shqipen ta flasë mirë. (qesh). Çfarë ju pëlqen këtu tek ne? Në Shqipëri vij pothuajse shpesh, sidomos gjatë verës, ku më pëlqejnë shumë pushimet ti kaloj këtu. Gjyshërit e mi jetojnë në Fier dhe vit për vit, unë kam ardhur në Shqipëri, ku pushimet i kam kaluar bashkë me ata, sidomos dy vitet e fundit. E vizitoj Shqipërinë pothuajse çdo tre muaj, pasi më ka pëlqyer jeta këtu. Çfarë ju pëlqen nga Shqipëria? Po nga Gjermania? A ka diçka që ju nuk ju pëlqen në Gjermani që do të donit të ishte ndryshe? Në Shqipëri më pëlqejnë më shumë njerzit. Janë më të komunikushëm, janë më të çiltër. Në Gjermani ka diçka që nuk pelqen shumë, pasi gjithçka atje është strikte. A jeni marrë më parë me modeling? Modelingu ka qenë gjithmonë ëndrra ime që në fëmijëri. Në moshën 13 vjeç kam marrë pjesë nëpër konkurse bukurie dhe dhe në disa nga konkurset kam qenë dhe fituese. Në moshën 15 vjeçare mora pjesë si modele fytyre për një artiste dhe fitova vendin e parë në Gjermani për make- up. Në moshën 16 vjeçare mora pjesë në një konkurs “for girls”, dhe aty ekspozova modelet për fustane dhe u përzgjodha në tri modelet më të mirat, në moshën 17 vjeçare reklamova për një butik rrobash në Frankfurt. Kam marrë pjesë dhe në një vidioklip, këngësh në Gjermani, dhe 3 vitet e fundit kam shkuar për modeling në Londër, në Itali, në Zvicër. Në janarin e 2018-ës kam një project, që të shkoj në Amerikë te disa agjensi që më kanë bërë ftesë. Pse ju pëlqen kjo fushë? Kjo ka qenë ëndrra ime që në fëmijëri dhe gjëja që e bëj më së miri, mbi të gjitha mbetet pasioni imë më i madh. Cilat janë hobet dhe pasionet tuaja? Futbolli.(Kam luajtur 1 vit futboll në ekipin e femrave) e adhuroj futbollin dhe jam një tifoze e çmendur pas kombëtares shqiptare, shikoj pothuajse çdo ndeshje. Më pëlqen shumë udhëtimi, të eksploroj dhe vizitoj vende të ndryshme të njoh kultura dhe vende të reja. Gjuhët e huaja janë një tjetër hob i imi. Më pëlqen të bëj shoping, lexoj, të shkoj në kinema e teatër. Por modelingu mbetet pasioni më i madh për mua.
top of page
Success Story write cooperation
Build web apl free for proffes women
Write Publicly success story
Consulting course techn free
National History Museum
Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001
Follow
Adress
Call
Alb Woman World eshte nje website me karakter informues, inspirues, kulturor, promovues.
Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.
Alb-woman-world eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale, punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW ne vitin 2015, dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.
''Fuqizimin e rolit te gruas dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''
Ky vizion dhe fryme inspiruese eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere qe gjeneron vlera,
Gruaja Shqiptare ne Bote - Albanian Women World
Alb Women World eshte nje website me karakter,, inspirues, kulturor, promovues.
Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.
Alb-women-world eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale, punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW ne vitin 2015, dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.
''Fuqizimin e rolit te gruas dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''
Ky vizion dhe fryme inspiruese eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission qe gjeneron vlera,
bottom of page