DIANA MUCO, NJE HISTORI SUKSESI NE GREQI
Aktiviteti Patriotik, Human, Social dhe profesional ne Greqi i inxhinieres DIANA MUÇO ne Greqi. Krijuesja e nje shoqerie ndertimesh – STUDIM- PROJEKTIM- KONSTRUKTIM , me bashkepunime Shqiptaro- Greke./
Interviste e Liliana Pere me Diana Muço/Histori Suksesi/
Profili i Diana Mucos/
Inxhinieria e Ndertimit Diana Muco lindi ne nje familje intelektuale me prinder mesues. Prejardhja familjare e Dianes ishte nga familje patriote e pushkes dhe penes, familje qe krijuan dhe investuan pasurine e tyre duke ngritur shkolla shqipe ne krahinat e tyre. Nga keto familje dolen shume personalitete te ndryshme shqiptare, ku nga me te spikaturit ishin: Njazi Cela-deshmor, Hasan Muco- patriot, Shahin Musai- patriot, Riza Musai- mesues patriot ( ish student i kolegjit Harry Fultz i viteve 30), Xhemal Llalla-politikan (ish student i kolegjit Harry Fultz i viteve 30 Tirane), etj.
-Diana mori pjese ne levizjen demokratike,e Tirane), Ne mars te 1991, per aresye te njohura si per shume shqiptare
-Diana ka qene aktiviste dinamike humane dhe e kudogjendur me organizaten e ‘’Kryqit te Kuq’’ i pati nismat e tij pas vitit 2002 kur Diana u vendos ne qytetin e Janines, dhe pati per qellim ndihmen e komunitetit shqiptar ne kete qytet. Kjo ndihme u perqendrua ne tre sektore:
-Ne sektorin e shendetesise – Mos njohja e gjuhes greke, veshtiresonte komunikimin dhe per pasoje dhe kurimin e pacienteve shqiptare. Perparesi ju dha reparteve pediatrike te spitaleve sepse atje kishte nje numer te konsiderueshem femijesh qe kuroheshin.
Nje falenderim shkon per drejtuesen e Kryqit te Kuq, zj. Maria Emanuilidi si dhe mjeken pediadre – pergjegjse e katedres se pediatrise ne Fakultetin e Mjeksise- Janine, zj Elena Lluci, per ndihmen e pa kursyer qe i dhane emigranteve shqiptare qe banonin ne qytetin e Janines, dhe ne gjithe zonat perreth.
-Ne kryerjen e procedurave te pajisjes me leje qendrimi, ku kerkoheshin sistemimi dhe perkthimi i dokumentacionit perkates, dhe orientimi i vazhdueshem i emigranteve.
-Ne sektorin e arsimit – kopshte dhe shkolla,si dhe ndihma ne mesime, do ishte per Dianen drejtimi i trete, ne te cilin perqendroi vemendjen dhe kontributin e saj..
-Diana ndermori shume bashkepunime shqiptaro- greke, si ne fushen e tregetise, ashtu edhe ne krijimin e linjave prodhuese, ne menyre qe te sillte kapitalin ne Shqiperi, e te punesonte sa me shume shqiptare.
-Konkretisht krijoi nje ndermarje artistike ne Elbasan, ku punesoi 60 persona, prodhimet e te ciles i hidhte ne tregun grek. Paralel me kete biznes,
-Ne vitin 2004, krijuan me bashkeshortin e saj arkitekt nje shoqeri ndertimesh – STUDIM- PROJEKTIM- KONSTRUKTIM objektesh civile, ne qytetin e Gjirokastres. Pra banonte ne qytetin e Janines, dhe per te mbikqyrur dy bizneset qe kishte ne Shqiperi, ndodhej gjithmone ne aksin Elbasan- Gjirokaster- Janine- Athine.
Bashkebisedimi vazhdon….