Bota Sot
Nga Liliana Pere
Flet nga New York- Shqiptarja e suksesshme Vjollca Hajdari Jakupi
Vjollca Hajdari Jakupi .
Rrëfimi Vjollces është mjaft rrënqethës , mbreslënes prekes dhe inkurajues për forcen dhe vulnetin e madh që ka…Tregon dhe me zë optimist : Amerika na shpetoi jetët tona ,Rroftë Amerika! Gjithmonë i jemi mirenjohës keti miku te madh Tempullit te Demokracise, e unë disa here e kame lënë shkrimin dhe bashkebisedimin dhe sytë me jane mbushur me lot.
Nga bashkebisedimi me Vjollcën kur tregon ngjarjen kur ështe larguar nga lufta dhe tmerret që kanë parë femijet jam ndjerë mjaft e trishtuar , dhe e obliguar si grua , si nënë se nuk të duhet të lejojmë askënd te dëmtoje paqen tonë , të traumatizoje jetën e femijeve, ato jane lulet e jetës , janë e ardhja jone që gjenerojnë progress. Sa pasoja te tmerrshme pati ajo lufte ne Kosove…..
Gjakderdhja e madhe, eksodi I madh,situate e paparë dhe e pazakontë ndonjeherë në Europë, ndergjegjësuan bashkesine nderkombetare ta njohin vullnetin e popullit te Kosovës.. vullnetin për liri,e Panvarësi. Qofte e bekuar Amerika mikja jonë e madhe në te gjtha kohrat ,si mbrojtëse dhe shpëtimtare në histori
Vjollca Jakupi ka lindur, më 09 Prill të vitit 1969 në Leskovcë. Shkollën fillore e ka kryer në Banjë të Sijarinës të komunës së Medvegjës. Shkollën e mesme ne Prishtinë.
Rrjedh nga një familje e arsimuar. Nëna e saj ka qënë mësuesja e parë shqiptare në trevat e Medvegjës ,kurse babai, një matematicientë i përkushtuar. Gjithë jetën i’a dedikuan arsimit dhe ngritjes së nivelit arsimorë në këto treva,në një kohë ,kur vështirësitë ishin shumë të mëdha,kurse shpirti i etur i vogëlushëve dhe e brezit të ri zhuritej për dije dhe arsimim.
Motivim i saj, kanë qënë prindërit, të cilët gjithmonë e kanë edukuar,me vlerat me te mira nerezore , dashurinë për kombin,njerëzit, punën, tolerancën, që kurrë të mos dorëzohet,përballë vështirësive, për të ecur e sigurt drejt së ardhmes,drejt ëndrrave.
Zonja Vjollca Jakupi është nderuar me Titullin;
‘’AMBASADORE E POPULLIT SHQIPTARË “, nga Komuna e Medveghës dhe Lugina e Preshevës.’’
Nga Kosova ështê larguar gjatë bombardimeve të NATOS, ndaj forcave Sërbe ne vitin1999-të.
Është nëna e tre fëmijëve, Edisonit, Dionit dhe Ronës.E martuar me Remzi Jakupi – Remi, sic njihet ndryshe me emrin skenik.Është një nga këngatarët e mirënjohur të estradës shqiptare.
Profesioni i tij si inxhinjer, i diplomuar në shkencat kompjuterike dhe i dekoruar si student më i mire i gjeneratës 2000/2001,ne (Valedictorian) te New Yorkut.
ZonjaVjollca u diplomua, në TCI 2001 me drejtimin shkencat e applikimit ( me notën maksimale
*Vazhdon studimet dhe diplomohet për Associate Degree në Manhattan New York, kurse Bachelor Degree në Informimin Technologjikë dhe Shkencat Kompjuterike e fiton në Phoenix University.
* President’s List and Dean’s List, me Diplomë Bachelor në Informimin Teknologjik dhe Shkencat Kompjuterike.
*Punsimin e pare në New York e realizon në organizatën ‘’Earn Fair’’ si Administruese e Programeve
*Sot, Vjollca Jakupi është Specialiste e Sistemit ne Menaxhimin te Projekteve, në një firmë amerikane të Desighn of Mode. Roli i saj fokusohet ne sistemin dhe menaxhimin e Aplikimit Operativ.
*Citi Bank eshte përvoja e saj e mëparshme, ku ka punuar si Sr. manaxhuesues i projekteve si experte në SWIFT tranfer të pagesave. Projektet e saj ishin të vlerës $300.00 -$2,000,000.00. -Experienca e saj në Western Union, Dovetal si Menaxhuese e Projekteve në krijimin e programit për transferta , formohet dhe perfeksionohet në një ekperte profesinale e kualifikimit te larte,e i definoi aftesite e saj si menaxhuese e projekteve financiare
-Ka qënë pjestare e “TEATRIT TE EMIGRANTEVE “, në New York (Immigration theater project).
-Vjollca ka botuar artikuj te ndryshem ne gazetat e njohura shqiptare,si; ‘Kosovarja’, ‘Illyria’, ‘‘Shpresa’’etj.
.-Si menaxhuese e programeve në organizatën e gruas Shqiptaro-Americane “Motrat Qiriazi’ ka pas nder te jetë assistente teknike e magazinës “Shpresa”, që është botuar dhe edituar nga oranizata e gruas “Motrat Qiriazi”.
-Njëkohesisht,Ajo ka qënë vullnetare për Kryqin e Kuq dhe AAWO “Motrat Qirizi”, ku dhe pranoi ofertën nga dr. Kohen, presidentja, dhe znj. Shqipe Malushi, drejtoresha ekzekutive, për pozitën e manaxhueses të programeve (Program Manager).
-Në këtë periudhë shfrytëzoi lidhjet e arritura gjatë takimeve të ndryshme me persona me funksione kyqe të shtetit të New Yorkut dhe i’a arriti të organizojë prezencën e shqiptarëve,
-Për herë te parë në historinë e gruas shqiptare ,ajo merr pjesë, në International Cultural Parade in New York City. Një artikull rreth saj është publikuar në gazetën Shqiptaro-Amerikane “Illyria” ,me 16-18 Shtator, 2003, në New York.
-Gjatë kësaj periudhe ,ajo kontriboi për drejtat e gruas shqiptare, pikërisht në abuzimin dhe dhunën ndaj saj në familje. Arriti të ndihmojë shumë gra shqiptare, për punesim, shkollim, sigurimin shëndestor, gjeneralisht adaptimin në SHBA.
-Pasi iu afrua një ofertë e parefuzueshme nga kompania “Incent One” ,ajo ekzekutoi funksionin si Kordinatore e Projekteve (Project Coordinator).
-Gjatë menaxhimitë të projekteve të ndryshme arriti të krijoj UAT- (User Acceptance Testing- Testimin për Pranimin e Përdoruesit) departmentin cili nuk ekziston në IncentOne
-Si consulting manaxhues i projekteve filloi te punoi për Western Union,ku është ekspozuar në rrjetin e financave the tranferimit të te hollave.Njëkohesisht,ajo bëhet experte në këtë fushë(Subject Expert Matter).
-Në këtë funksion manaxhoi projektin, në vlerën e 2 milione dollareve për kompanine prestigjioze në gjithe SHBA për telefonat mobil Sprint PCS, për të cilet krijoi dhe menaxhoi programin për përdorimin, reklamimin, abonimin, pagesat dhe transferimet e ndryshme në relacionin shfryezues-përdorues.
Menaxhus i suksesit në tërë kareieren e saj, ka qënë saktesia, inteligjenca , puna e madhe me devocion dhe ore te tera pa gjume!
Vjollca sot , eshte anetare dhe organizatore ne vendin ku jeton.
-Është anetare e organizatës “Stigma Free Zone”, të cilët advokatojnë ndërgjegjësimin ndaj smundjeve mentale.
-Gjithashtu është antare e boardit të WWO (Wallington Women’s Organzation) ku njihet si personi kyc ,në ekzekutimin e programeve të cilat sjellin ndërgjegjësimin ndaj shendetit dhe integrimit të gruas. Gjithashtu angazhohet me programet të cilat i përkasin gruas pensioniste. Është një ndër themelueset e “Drug Free Zone “dhe “Child Safety Awareness” në Wallington të NJ (në qytetin ku jeton)
Duke ndjekur gjithë këtë rrugëtim madhështor, të kësaj gruaje kaq energjike në shoqërinë e sotme moderne ,unë si grua, e ndiej për detyrim moral, të shpalos gjithë vlerat që ajo mbart si femër e suksesshme,nënë shëmbullore dhe bashkëshorte ideale.Intervista me zonjën Vjollca është nostalgjike,e bukur ,por brënda kurmit të saj është dhimbja dhe malli i atdheut.
Ju ftoj ta shijoni intervistën me këtë zonjë të nderuar!
Pyetje : E dashur Vjollca! Me dhimbje, të pyes.Kur jeni larguar ngaKosova, cilat janë arsyet, dhe si është komunikimi juaj pas largimit? Sa nostalgjike jeni për vendlindjen tuaj? Kush është familja juaj ?
***
Nga Kosova jam larguar gjatë bombardimeve të NATOS ndaj forcave Sërbe 1999-ën. Isha në banesë , me bashkëshortin Remin dhe djalin tonë 8- vjecar Edisonin, kur hynë forcërisht forcat paramilitare Sërbe dhe i drejtuan revolen djalit në kokë.Ishte e tmerrshme të shikoje një skenë të tillë.Nuk e imagjinoni dot ,por në atë moment një zë i brëndshëm ,më thoshte tu hidhesha në grykë dhe t’i mbysja me thonjë.Ju ,jeni nënë vet dhe e dini fare mire, se c’jemi në gjendje të bëjmë për fëmijën. Na dhanë vetëm pesëmbëdhjetë minuta kohë që të largoheshim nga banesa.
Jam nënë e tre fëmijëve, Edisonit, Dionit dhe Rones. Kam 27-vjet që jetoj e lumtur me Remzi Jakupi - Remi këngatarin e mirënjohur e estradës shqiptare,sic quhet me emrin skenik.
Kam lindur me 09 Prill te vitit 1969 ne Leskovcë. Shkollën fillore e kam kryer, në Banjë të Sijarinës të Komunës së Medvegjës. Shkollën e mesme e kreva ne Prishtinë. Rrjedh nga një familje arsimdashese.Prindërit kanë qënë dhe janë modeli im ,për të cur drejt suksesit në jetë.
***
Pyetje : E dashur Vjollca!Ju e kishit ëndërr të bëheshit dikush në jetë , të ecnit sinkron me kohën dhe arritët të bëheni një programiste dhe menaxhere e integruar, fill pas diplomimit tuaj, për shkencën dhe teknologjinë. Si ka filluar ëndrra juaj dhe dëshira për shkencat kompjuterike si dhe ato për menaxhuese e programeve dhe projekteve?A mund të na tregoni dicka më tepër për kureshtjen e lexuesit, ju lutem?
***
Në vitin 2001 u diplomova në TCI me drejtimin shkencat e applikimit ( me notën maksimale, dhe gjatë tërë studimeve ka qenë President’s List and Dean’s List) edhe diplomë University of Phoenix në vitin 2006, gjithashtu me notën maksimale, dhe gjatëërë studimeve ka qenë President’s List and Dean’s List, me Diplom Bachelor në Informimin Teknologjik dhe Shkencat Kompjuterike.
Sot, unë Vjollca Jakupi jam Specialiste e Sistemit ne Menagjimin e Projekteve, në një firmë amerikane të dizajnit dhe modës. Roli im fokusohet në sistemin dhe menaxhimin e aplikimit operativ.
1-Jam diplomuar në TCI 2001 me drejtimin shkencat e applikimit ( me noten maksimale, dhe gjatë tërë studimeve kam qenë President’s List and Dean’s List)
2-diplomë University of Phoenix në vitin 2006, gjithashtu me notën maksimale, dhe gjatëërë studimeve ka qenë President’s List and Dean’s List, me Diplom Bachelor në Informimin Teknologjik dhe Shkencat Kompjuterike.
Nga përvoja ime e mëparshme, përmendim punën tek Citi Bank ku ka punuar si Sr. managjues i projekteve si expertë në SWIFT tranfer të pagesave. Projektet e saj ishin të vlerës $300.00 -$2,000,000.00. Experienca ime mëparshmë në Western Union, Dovetal si Menagjuese i Projekteve në krijimin e programit për tranferin e të hollave e bëri të mundur të formohesha si një expert e dalluar për menaxhuesues të projekteve financiare për tranferimet të niveleve të ndryshme.
***
Pyetje: Znj. Vjollca,Formimi juaj shkollor pas shkolles se mesme finalizohet me rezultate të larta dhe rritja juaj në një ambjent artdashës, mendoni se mësimet e para në këtë shkollë janë pjesë e talentit te fituar nga dashuria për letërsinë dhe artin?
***
Po, është e vërtetë, disa prirje i kisha nga shkolla e mesme dhe në Amerikën e lirë desha të ushtroja aktrimin dhe publicitetin. Kam qënë pjestare e teatrit të emigrantëve, që ndodhet në New York (Immigration theater project).
Gjatë asaj periudhë kam botuar tregimin e jetës sime ,si refugjatë ne USA.
Në intervistën nga Hillary Langford, 2003 kam botuar jeten time , para dhe si refugjate në Amerikë.
***
Pyetje: E dashur Vjollca; C’fare mbështetjesh keni patur nga familja në jeten tuaj te dedikuar artit dhe sa vështiresi keni kaluar në këtë rrugë suksesi ?
***
Familja ka qënë një mbështetje e madhe për mua, por jeta nuk është e lehtë,sidomos për një femër që do të bëjë karierë në jetë.
Dashuria e prindërve,e bashkëshortit dhe e fëmijëve ,shpatulla e tyre e ngrohtë në ditët e mira dhe të vështira ,më bëri të fortë dhe një grua të suksesshme.
***
Pyetje: ZnjVjollca -Amerika, garanton liri dhe mentalitet tepër demokratik per gjininë femerore. A e patët te lehte kete adoptim dhe pas largimit nga shqiperia, c’farë te terhoqi ne realitetin amerikan per fushen tuaj te veshtire, ne mesim dhe ne praktike? Si i perballuat veshtiresite drejt rruges se suksesit?
***
Ah, kjo rruga e suksesit! Pyetje sa e bukur, aq dhe e veshtirë, për ta përshkuar e për ta treguar ,sepse përjetoj emocione të mëdha. Rruga e suksesit tim, nis në Prishtinë, përmes plumbave dhe trupave të gjakosur,përmes syve të mjegulluar të fëmijëve ,përmes lotit të kuq të nënave. Duke patur mbi supe drithmat e atdheut tim ,unë nuk mund ta lija për asnjë arsye shkollimin tim.Shkollën e mesme e përfundova në Prishtinë, kur edukimin e metejshem e nderprenë Serbët duke uzurpuar universitetin dhe shkollat e Prishtinës.Pas shpërgnuljes së dhunshme ,nga forcat paramilitare Sërbe, në
Maqedoni, shkuam familjarisht në SHBA,ku kreva studimet për Associate Degree në Manhattan New York,
Me pas Bachelor Degree në Informimin Technologjikë dhe Shkencat Kompjuterike , fitojnë Phoenix University. Punsimin e pare në New York e realizon në organizatënEarnFair si Administruese e Programeve, vullnetare për Kryqin e Kuqë edhe AAWO “Motrat Qirizi”, ku edhe pastaj pranoi oferten nga dr. Kohen, presidentja, dhe z. Shqipe Malushi, drejtoresha egzekutive, për pozitën emanagjueses të programeve (Program Manager).
Në këtë periudhë shfrytëzova lidhjet e arritura gjatë takimeve te ndryshme me persona me funksione kyqe të shtetit të New Yorkut dhe arrita të organizoje prezencen e shqiptarëve, për herën e parë në histori, në International Cultural Parade in New York City. Për këtë rast shkruan dhe gazeta Shqiptaro-Amerikane “Illyria” e botuar me 16-18 Shtator, 2003 në New York. Gjatë kësaj periudhë kontriboi për drejtat e gruas shqiptare, pikërishtë në abuzimin shtëpiak dhe arrita te ndihmoj shume gra shqiptare për punesim, vazhdimin e edukimit, sigurimin shëndestor, gjeneralisht adaptimin në SHBA.
Pasi mu afrua një ofertë e parefuzueshme nga kompania IncentOne fillova egzekutova funkcionin e Kordinatores e Projekteve (Project Coordinator). Gjatë menazhimitë të projekteve të ndryshme arrita të krijoj UAT- (User Acceptance Testing- Testimin për Pranimin e Përdoruesit) departmentin ,cili nuk ekzistone në IncentOne në atë kohë.
Si consulting manaxhues i projekteve fillova te punoj për Western Union, ku është ekspozu në rrejtat e financave the tranferimit të hollave dhe njokosishtë bëhet expert në këtë lami (Subject Expert Matter). Në këtë funkcion managjoi projektin në vlerën e 2 milion dollarave për kompanin prestigjioze në tër SHBA për telefona mobil Sprint PCS për të cilit krijoj dhe managjoi programin për përdorimin, reklamimin, abonimin, pagesat dhe transferimet e ndryshme në relacionin shfryezues-përdorues.
Menaxheus i suksesit në tërë kareierën time, ka qënë puna këmbëngulëse,inteligjenca saktësia!
***
Pyetje-Znj.Vjollca, sot jeni anëtare dhe organizatore, në komunitetin Shqiptaro Amerikan, për ceshtje që i përkasin integrimit të gruas, a mund të na tregoni për kontributin tuaj në këto organizata, ju lutem?
***
Në vendin ku jetoj jam aktive dhe e organizuar.
Jam anëtare e organizatës “Stigma Free Zone”, të cilët e advokatojnë ndërgjegjësimi ndaj smundjeve mentale.Gjithashtu jam anetare e bordit të WWO (Wallington Women’s Organzation) ku merret si person mbikqyres, për ekzekutimin e programeve të cilat sjellin ndërgjegjësim ndaj shendetit dhe integrimit të gruas. Gjithashtu programet të cilat i përkasin gruas pensioniste. Kam punuar si menaxhuese e programeve në organizatëm e gruas Shqiptaro-Amerimcane “Motrat Qiriazi’.Kam patur nderin te jem assistente teknike e Revistes “Shpresa” që është botuar dhe edituar nga oranizata e gruas “Motrat Qiriazi”.Gjithashtu kam botuar artikuj për gazetat e njohura shqiptare, ‘Kosovarja’, ‘Illyria’, ‘Shpresa’etj.
-Jam një ndër themelueset e Drug Free Zone dhe Child Safety Awareness në Wallington të NJ (në qytetin ku jetoj)
***
Pyetje-Znj.Vjollca Vjollca a kishit dicka të fundit për të shtuar, për këtë intervistë?
***
Po, një falenderim të vecantë për G-SH-B Gruaja Shqiptare në Botë dhe personalisht per ju, Dr Liliana Pere.
Mendoj se kam arritur sukses në jetën dhe karrierën time profesionale. Edhe si grua në angazhimet e mia bashkëshortore dhe familjare jam për tu admiruar. Të jesh ambasadore dhe shembull i një vendi, trevë shqiptare,nuk është e lehtë. Si grua profesioniste në fushën e informatikës,krijimit të programeve dhe menaxhimit , më është dashur të punoj dhe sakrifikoj gjithcka, për të arritur dhe të pamundurën.Është sukses i madh,për mua,por një sukses i arritur me punë, dhe sakrifica të mëdha, në studim duke u adaptuar shpirtërisht në një shtet të madh dhe modern si U.S.A, që vërtet i ofron gruas shqiptare shumë oportunitete.
Të kesh në shërbim një grua shqiptare model dhe ideale ‘’Missionare të Paqes’’ sic është Dr. Liliana Pere,e cila i përmbledh të gjitha këto rrëfime e krijon histori të gruas shqipare është mrekulli dhe një fat për gratë shqiptare, që zëri dhe eksperiencat e tyre të vyera ,lexohen të shkrujtura e publikuara nëpërmjet saj . Të lumtë për këtë punë vullnetare të palodhshme dhe me sens patriotik!
Gjithmonë do jem mbështetja jote Dr Liliana! Jeni një inspirim i vërtetë për të gjitha gratë shqiptare në të gjithë botën!
Liliana falenderon.
Faleminderit e dashur Vjollca për shembullin e shkëlqyer, në formimin professional programues , menaxhues operacionesh, dhe projekteve cilësore, që sot i paraprijnë gjithë fushave, sepse futen në fushën më inteligjente, atë të elektronikës dhe informatikës.Gratë e Kosovës janë shembull i jashtzakonshëm humanizmi, sacrificash, aftësi menaxhuese , mund të them; ‘’Shqiponja të vërteta’’
Ju uroj suksese nga zemra, e dashur Vjollca!
Liliana Pere.