Dr. Rukije Kondaj, intelektualja që u vlerësua qeveria e Kanadasë
Ajo është një grua plot energji, buzëqeshje dhe dëshirë për të komunikuar dhe biseduar për gjithçka. Është një personazh krejt i veçantë jo vetëm për zërin femëror, qytetar e intelektual që rrezaton, por impresioni i parë me të është se ajo e do shumë Shqipërinë, Vlorën e saj, respekton dhe nderon vlerat kombëtare, traditën, gjuhën dhe kulturën e atdheut të saj. Ajo është përfaqësuesja model i intelektuales, komunikimit dhe respektit, simboli i femrës dhe ndjenjës femërore shqiptare në botë! Kjo është Dr.Rukije Kondaj, imazhi i gjallë i mençurisë, urtësisë e modestisë së kësaj intelektualeje. Vitin që kaloi në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë, komuniteti shqiptaro-kanadez dhe shoqëria demokratike kanadeze, do të kishin fatin historik për komunitetin e tyre, ku para bashkëkombësve shqiptarë me prezencën e Parlamentarit Kanadez për multikulturalizmin Hon. Jim Karyggianys, dhe Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Ontarios Hon. Brad Duguid dhe do ishte pikërisht ky i fundit që do i dorëzonte Dr. Rukije Kondaj medaljen “Queen Diamond Jubille Aëard” për kontributin e saj të çmuar në komunitetin shqiptaro-kanadez dhe shoqërinë kanadeze. “Queen Diamond Jubille Award”, një medalje DIAMANTI- nga më të veçantat që jepet nën kujdesin e drejtpërdrejtë nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë,dhe për herë të parë i është dhënë në kuadër të 60 vjetorit Mbretëreshës Elisabetë e II-të dhe hera e dytë brenda këtij 10 vjeçari, i jepet intelektuales shqiptare me banim në Kanada, Dr. Rukije Kondaj.
Ky vlerësim do ta gjente në befasi edhe vetë Dr. Kondaj, e cila jeton një jetë aktive e shumë intensive, në dobi të komunitetit, integrimit të vlerave kombëtare dhe identitetit shqiptar, një faktor demokratizues në shoqëri e lëvizjen feministe. Me një modesti që e karakterizon mes emocioneve, vetë Dr. Rukije Kondaj u shpreh:-Ky vlerësim nuk është nderim vetëm për mua personalisht, por vlerësimi më i bukur, mbresëlënës, qytetar, intelektual e historik për komunitetin shqiptaro-kanadez, vlerësim për gjithë shqiptarët, përmirësimin e imazhit për ta,afrim të potencialeve intelektuale, gjithëpërfshirje me moton: të gjithë shqiptarët e trevave, të gjithë moshat, të gjithë profesionet. Dr. Rukije Kondaj është lindur e rritur në qytetin bregdetar buzë Jonit, Simbolit të Pavarësisë të Shqipërisë-Vlorës. Është diplomuar për Framaci. Me kalimin e viteve Dr.Kondaj në vitin 1999’ do të punonte për krizën kosovare së bashku me partnerë të huaj si OBSH, UNICEF, etj, eksperienca të shkëlqyera këto, që i dhanë mundësinë të aplikonte për Master, në një nga universitetet me shumë emër , atij të “Bocconi”-t Milano, Itali
Profili i Dr. Rukije Kondaj, përveçse arsimimit të saj të shumtë, ajo ka një sërë eksperiencash kombëtare e ndërkombëtare, me tituj shkencorë, menaxhimin sistematik, përmirësimin dhe promovimin e aftësive profesionale, kërkuese ndaj vetes, e diplomuar edhe në shtetin kanadez, është simboli më domethënës, i profilit të një intelektualeje që synon të ndërtojë mënyrën e jetesës dhe rolin model, të gruas shqiptaro-kanadeze në atë vend të huaj.
Dr.Rukije Kondaj është një nga figurat intelektuale më të dashura e të admirueshme e komunitetit shqiptaro-kanadez në Toronto, jo vetëm për formimin e saj të spikatur në fushën akademike, shkencore dhe profesionale, por edhe për kontributin e saj dimensional në një harmoni relative të lirisë së shprehjes për një qëllim të përbashkët përfaqësimin me dinjitet, krenari dhe modesti të integrimit të vlerave kombëtare, forcës intelektuale, identitetin kombëtar e vlerat e qytetarisë shqiptare në ballafaqimin e drejtpërdrejtë me botën perëndimore, pikërisht në Kanada. Doktoresha e Shkencave Farmaceutike znj.Rukije Kondaj është imazhi i gjallë i gruas inteligjente, i urtësisë e modestisë, idealiste dhe e përkushtuar ndaj familjes, detyrave dhe atributeve shoqërore edhe si PRESIDENTE e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, patriote dhe atdhetare, luftëtare e të drejtave të gruas, dhe të gjitha aftësitë profesionale, energjitë dhe kontributin e saj e ka vënë në shërbim të promovimit dhe emancipimit të vlerave më të mira të gruas shqiptare në shoqërinë kanadeze. Krenarë dhe të lumtur për rolin e saj pozitiv në të gjitha çështjet që përfshijnë komunitetin shqiptaro–kanadez, për imazhin e gjallë të mençurisë, urtësisë e modestisë të një intelektualeje, është shqiptarja intelektuale Dr. Rukije Kondaj, që mbas Mbretëreshës Elisabeta e II-ë –u vlerësua me Medaljen ““Queen Diamond Jubille Award”, për persona me kontribute të veçanta.
Rajmonda Mojsiu