Flet Dr. Valbona Zeneli Drejtoresha e studimeve në George C. Marshall, Gjermano-Amerikane .
Moto e Valbones lidhur me edukimin eshte “edukimi i vazhdueshëm nuk është opsion por domosdoshmëri”.
Valbona e lindur në ne qytetin e bukur te Durrësit të ngjason si sirenat e detit që lundrojne përmbi valët, e qete e bukur, mbi e kaltërsine dhe thellësine e detit.
Jeta , diplomimi I shkelqyer, sukseset, ngjasojnë si nje det i gjerë plot me ëndra të realizuara.
Ajo rritet si intelekt, si profesion, merr dimesione…çdo ditë dhe puna e suksesshme i kapërxen kufijtë e vendit , e fortë , e paepur , me epërsi dhe pontecial te fortë intelektual, si lartesia dhe gjatesia e vales…. me angazhimet e saj te mëdha akademike, dhe studiuese ne problemet e Sigurise në Qendren prestigjioze “’Marshall””……..
U largua nga Shqiperia ne vitin 1996 kur ishte vetëm 18 vjece drejt Italisë per të kryer studimet universitare. I kujton ende me emocion ditët e para ne Bologna pasi ishte hera e parë qe udhëtonte drejt nje vendi perëndimor, por edhe emocionet e prindërve që po largonin vajzën larg shtepisë per herë te parë.
Kjo eshtë historia e shumë studentëve shqiptarë qe u larguan me një etje per nje edukim më te mire jashtë vendit.
Valbona përfundoi studimet me medalje ari për ekonomi dhe biznes dhe Diplomohet në Universitetin e Bolonjës në vitin 2001, (me vleresim 110/110)
Ajo u diplomua ne Shkencën për administrim biznesi nga Universiteti i Bolonjës, Itali, ku ajo u diplomua me nderime (2001)
Valbona Zeneli diplomohet në Programin Leaders në Qendrën Marshall në Studime të Sigurisë (2003) International .
Valbona me pas zoteron nje studimdiplomë pasuniversitare në fushën e marketingut ndërkombëtar në Universitetin Georgetown, Washington DC (2006 ).
Dr. Valbona Zeneli mban një diplomë doktori i shkencave (PhD) në ekonomi politike në Universitetin e Studimeve "Aldo Moro", Bari, Itali (2011), studime për politika ekonomike, sërish në Itali.
Dr. Valbona Zeneli eshet e diplomuar ne Universitetit Kennedy School of Government programit të Arsimit Ekzekutiv (2009) e Harvardit, ndërsa më pas, një sërë specializimesh në Berlin e Mynih, në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, studimet pasuniversitare ne Georgetown University në Washington
Ne Shqiperi ajo ka punuar ne institucione te rëndesishme.
Valbona Zeneli ka punuar si profesore e ekonomisë ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës nga 2009-2011 dhe profesor i asociuar në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë nga 2006-2011.
Nga 2003-2005, Dr. Zeneli ka shërbyer si shef i protokollit dhe këshilltar ekonomik i kryeministrit shqiptar. Para kësaj, ajo ka punuar si këshilltar i ministrit të ekonomisë së Shqipërisë nga 2002-2003. Ajo gjithashtu ka punuar në sektorin privat ne kompanitë në fushën e marketingut dhe marrëdhënieve ndërkombëtare . Rruga e jetës dhe e suksesit qe ka ndjekur Valbona nuk ka qenë e lehtë . Arritjet e saj te suksesshme kanë dashur shumë mund, punë , lodhje pagjumesi dhe sakrifica, për te arritur këtu ku ajo eshte sot , ashtu sic nuk ështe e lehtë per askënd te realizojë endrrat dhe synimet e veta.
Ajo mendon se duhen tre gjëra per te arritur suksesin: Pune, studim dhe pune…permanente këmbëngulje, cilesi.
Aktualisht Valbona Zeneli,është eksperte e çështjeve të sigurisë, për vëndët e Evropës Juglindore.
Valbona Zeneli eshte prej 4 vitesh e gjysem pedagoge e studimeve te sigurise ne George C. Marshall European Center for Security Study (Qendra Europiane e Studimeve te Sigurise George Marshall), nje institucion i Departamentit Amerikan te Mbrojtjes dhe Ministrise se Mbrojtes Gjermane.Prej nje viti ajo eshte e Drejtoreshë e programit te Detit te Zi dhe Eurazise.
Per Valbonën njohja me Marshall Center filloi 13 vjet me pare, e vitin 2003, kur ishte e ulur ne ato auditorë si studente. Ishte nje sukses e fat i madh te kthehej disa vite me vonë, si pedagoge në kete institucion te mirenjohur.
Ne moshen 37 vjeçare eshte Doktore Shkencash për Ekonomi Politike Ndërkombëtare, e vetmja pedagoge shqiptare në nje institucion kaq prestigjoz si Marshall Center, autore e dhjetëra artikujve shkencorë ekonomikë dhe politikë dhe lektore në disa institucione ndërkombëtare, kjo ka ndodhur edhe sepse ka pasur mbështetje.
Sigurisht ka edhe mbështjetje, sidomos nga familja. E thote hapur qe nuk do te kishte arritur asgjë po te mos ishte mbështetur nga prindërit dhe bashkëshorti në cdo moment. Nëse pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë, pas një gruaje të suksesshme qëndron një ekip i tërë”,
*********************************************************************
Ndiqni bashkebisedimin ju lutem