Drita Vokshi – Begraca u lind më 27 shtator 1938, në Tiranë, në një familje mesatarisht të pasur intelektuale e patriotesh të dalluar që nga Sylejman Vokshi, Beqir Vokshi (Asim, Dergut e Miftar Vokshi). Axhallarët dhe babai i saj e gjer tek vëllai, Shefqeti dhe djemtë e tij, morën pjesë në luftën e fundit.
Nga Tirana, babën e saj e transferuan ne Kosovë, sepse ishte me akademi ushtarake te kryer ne Itali dhe i nevojitej Kosovës për atë kohë. Drita, shkollën fillore, dy klase, i kreu në Prizren (ku shërbente babai i saj), e dy në Prishtinë, ku u kujdes dhe e rriti halla e saj, Sabrije Vokshi, pas vrasjes së babait. Në Prishtinë kreu Gjimnazin e ulët dhe Gjimnazin e rregullt.
SHLP – grupin e Gjuhës Shqipe e kreu ne Shkup, ku pas diplomës vazhdoi fakultetin gjithashtu për Gjuhë Shqipe, ku i dha të gjitha provimet. E dha edhe provimin e fundit sllavistikën – duhej të merrej diploma, të cilën kurrë nuk e pranoi sepse në atë i shkruante profesoreshë e sllavistikës – gjuhë serbe.
Pasi e kishte diplomën e SHLP-së filloi të punonte së pari në Gjakovë, pastaj në Studeniçan afër Shkupit, në Kaçanik dhe në Ferizaj, në Normale për gjashtë vite. Nga Ferizaj shkoi në Prishtinë, ku punoi në shkollën e Mjekësisë, por si e papërshtatshme për regjimin titist e larguan nga shkolla.
Gjithnjnte lëndën e Gjuhës dhe Letërsisë ë ligjëroShqipe. Pasi që e larguan nga shkolla e Mjekësisë, më vonë as që kërkoi punë, sepse ishte e përndjekur. Ndërsa që bashkëshorti i saj, doktor Mehmet Begraca punonte dhe ligjëronte në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.
Për meritat e kësaj veteraneje të arsimit, Presidentja e Kosovës e dekoroi me titullin “Medalja Presidenciale e Meritës”., ndërsa qyteti i Ferizajt e dekoroi me mirënjohje për punën e palodhur shumëvjeçare në procesin arsimor.
Drita Vokshi – Begraca ndërroi jetë më 22 nëntor të vitit 2020.