Elida Buçpapaj Histori suksesi
Bucpapaj Elida Në prag të rrëzimit të diktaturës, korrespondentja e parë grua nga Tirana që do të informonte nëpërmjet Radios “Zëri i Amerikës”, do të ishte poetja, publicistja, analistja dhe përkthyesja Elida Buçpapaj -bija e vetme e poetit e publicistit të persekutuar nga regjimi –të shquarit e të paharruarit Vehbi Skënderi. Elida Buçpapaj është diplomuar në universitetin e Tiranës për Gjuhë–Letërsi, shkrimet e para filloi t’i botojë në shtypin e postdiktaturës, si te gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Gazetare profesioniste me aktivitet për më se dy dekada në Diasporë dhe 22 vjeçar në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan. Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste – tek Zëri i Amerikës, tek Rilindja Demokratike, Zëri i Rinisë, Republika, Revista RTSH, dhjetë vjet editorialiste tek Bota Sot. Prej 5 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin, Skënder Buçpapaj, janë editorë të portalit Voice of Albania. Po ashtu Elida është bashkëpunëtore e rregullt me gazetën më të vjetër në Amerikë, Dielli -dhe gazetat e platformat në Diasporë. Ka të botuara mijra faqe publicistikë në gazetarinë shqiptare dhe atë shqiptaro-amerikane. Elida Buçpapaj ka lëvruar e vazhdon të lëvrojë me sukses pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga kronika, reportazhi, përshkrimi e deri tek analizat, komentet, replikat etj. Autore prodhimtare dhe njohëse në mënyrë perfekte e katër gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, duke përkthyer në shqip majat e poezisë botërore. Autore librash në zhanret e poezisë, prozë, publicistikë e përkthimit dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare. Elida Bucpapaj rrëfehet si kurrë ndonjëherë gjëra që i tregon për herë të parë për veten dhe për Atin e saj, poetin e shkrimtarin Vehbi Skënderin, dhe si arriti Elida të bëhet një zë i fuqishëm analitik dhe opinioniste në publicistikën shqiptare dhe po ashtu një figurë dominuese e zërit femëror intelektual e krijues në letrat shqipe. Librin e parë e kam dërguar për botim posa mbarova gjimnazin. Dëshiroja të studioja për letërsi. I jam mirënjohëse Dritero Agollit, edhe për një rast tjetër, sepse kur im atë shkoi dhe i kërkoi që të jepte një rekomandim për ta paraqitur në dokumentat e mia, ai pranoi. Po kështu morëm një vërtetim edhe nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” se kisha në proces botimi libër, por ai libër nuk u botua kurrë dhe po ashtu nuk m’u dha as e drejta për të studiuar në Universitet.
Natyrisht një bir a bijë mjeku apo avokati mund të ndjekë lehtë gjurmët e të jatit, ndërsa poetët lindin. Për ta vendos forca maxhore. Si individ, unë jam lindur e rritur me poezinë, por prapë kjo s’mjafton të bëhesh poeteshë. Im atë kishte një respekt shumë të madh për jetën – dhe të tërën e inkuadronte në poezi. Një pikë shi, një pikë trishtim. Ishte poet i lindur. Sa kam filluar të mbaj mend, e kujtoj veten mbi gjunjët e tim eti, ndërsa ai shtypte poezitë e tij në makinën e shkrimit. Aty ai filloi të më mësojë edhe gërmat e alfabetit. Duke jetuar mes poezisë, mes deklamimeve të tim eti, vargjeve dhe rimave, natyrisht që kjo ka ndikuar tek unë që ta dua poezinë. Kur isha fëmijë thosha se do të bëhesha poete, po kjo gjë s’kishte lidhje me realitetin. Poezia ime e parë ishte përpjekje për të rimuar, padyshim që ishte imitim. Talentin tim e konstatuan të parat mësueset e letërsisë që në shkollën fillore e deri në gjimnaz. Shkruaja hartime dhe i bëja shoqet e shokët e klasës të qanin.
Poezitë e para i dërgova në gazetën “Drita”, me mbiemrin e nënës time, si Elida Shyti. Më kujtohet si sot, isha në vitin e parë gjimnaz dhe ia dorëzova Diana Çulit. Ishin fillimet e para, por duket cikli kishte bërë përshtypje dhe redaksia dërgoi të pyesin për mua në gjimnazin Sami Frashëri se cila isha. Aty u doli se Elida Shyti – në fakt ishte Elida Skënderi, e bija e Vehbi Skënderit dhe cikli nuk u botua. Po librin e parë?
Librin e parë e kam dërguar për botim posa mbarova gjimnazin. Dëshiroja të studioja për letërsi. I jam mirënjohëse Dritero Agollit, edhe për një rast tjetër, sepse kur im atë shkoi dhe i kërkoi që të jepte një rekomandim për ta paraqitur në dokumentat e mia, ai pranoi. Po kështu morëm një vërtetim edhe nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” se kisha në proces botimi libër, por ai libër nuk u botua kurrë dhe po ashtu nuk m’u dha as e drejta për të studiuar në Universitet.
Pas një kontributi prej një dekade tek Bota Sot, Skënderi dhe unë jemi editorë të Zërit të Shqiptarëve, një gazetë e përditshme në internet. . Zëri i Shqiptarëve është projekti ynë më i suksesshëm, ku ne botojmë veç analizave dhe komenteve tona, bashkëpunime të shumë kolegëve dhe profesionistëve të fushave. Synimi ynë është që të përcjellim modelin e një shtypi të angazhuar dhe Perëndimor. Nuk mjafton vetëm vërtetësia e lajmit, respekti për të vërtetën, por duhet edhe qëndrimi ndaj të mirës dhe të keqes. Gazeta jonë ka bashkëpunime shumë të frutshme edhe me gazetat dhe portalet e shqiptarëve në Perëndim si “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare”, “Diellin”, gazetën e Vatrës e themeluar nga Faik Konica, që vazhdon të botohet nga pasardhësit e Vatranëve. Zëri i Shqiptarëve aspiron që shndërrohet në tribunë të mendimit të lirë shqiptar larg modelit klientelist që ofron sot pushteti medial në shtetin amë dhe trojet shqiptare.