top of page
Writer's pictureAlb ww

Ema Andrea është një nga aktoret ku suksesi i saj prej vitesh është i njohur në karrierën artistike.


Ema Andrea është një nga aktoret ku suksesi i saj prej vitesh është i njohur në karrierën artistike. Pëlqehet për mënyrën sesi interpreton dhe është një aktore që preferohet nga të gjitha brezat. Ka interpretuar shumë në skenën shqiptare dhe ka një karrierë artistike mes shumë çmimesh, të cilat e kanë bërë aktoren që në çdo shfaqje apo performancë artistike të marrë shumë vëmendje. Aktore dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, Ema Andrea u prezantua së fundmi për publikun me ngjarjen artistike “Perdja e hekurt”. Një projekt i artit bashkëkohor që çeli për herë të parë për publikun ish vilën e diktatorit Enver Hoxha. Aktorja tregon se ky projekt nuk do të jetë i vetmi që prezantoi artin bashkëkohor, në një prej objekteve të diktaturës, pasi sipas saj në vijim idetë vijojnë dhe për ish Metalurgjikun e Elbasani apo dhe Pallatin e Brigadave. Në intervistën dhënë për gazetën, aktorja flet mbi mënyrën se si u realizua ky projekt, dhe pohon se përjetimi që ka pasur në ish vilën e diktatorit, ka qenë i tillë, midis inatit, trishtimit dhe një analize shumë të papritur për ndjesinë e fajit. Me jo pak aktivitete artistike, ky sezon ka qenë me plot angazhime për aktoren, por siç pohon ajo, përballë lodhjes ky profesion është ai që i fal shumë.


-I menduar si komunikim i artit me historinë, aktiviteti “Perdja e hekurt” u kthye në një spektakël për publikun në ish vilën e diktatorit Hoxha. Si ndiheni pas këtij projekti?

Ndjehem krenare. Projekti nisi nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Kulturës, që propozonin për një bisedë të hapur se çfarë mund të bëhet me këto objekte të izoluara ndaj publikut. Ideja ishte kahje ose me iu qas artit. Unë nuk isha vetëm, isha bashkë me bashkëpunëtorin tim Klod Dedja, me të cilin kemi krijuar fondacionin MAM. Aty na lindi dhe ideja, nisur nga ky propozim për të bërë një aktivitet konkret. Ideja u aprovua nga ata që menaxhojnë vilën e diktatorit, të cilët na mbështetën, sepse ka shumë burokracira në të tilla raste. Evenimenti u bë i mundur, dhe shumë artistë u bashkëngjitën për këtë eveniment, por na është bashkuar shumë dhe biznesi privat.


-Si ishte atmosfera gjatë shfaqjes së “Perdes së hekurt”?

Besoj se ishte ajo që prisja, ose ndoshta dhe pak më tepër. Publiku shqiptar nuk është mësuar me të tilla gjëra, ka pasur dhe reagime të ndryshme, por kjo është e bukura e artit avangard, kur nuk je gjithmonë i aprovuar dhe i duartrokitur, madje arti avangard nuk është se pret kaq shumë duartrokitje, por je dhe i diskutueshëm dhe i diskutuar. Për mua personalisht është një kërkim që kam vite që e bëj. Unë kam shkuar gjithmonë drejt teatrit eksperimental, drejt gjërave ndryshe dhe ambienteve konvencionale. Kështu që si proces i imi i brendshëm ishte shumë e natyrshme të mbërrija në këtë pikë të karrierës sime artistike, me eksperimentimin, sidomos me veten dhe pastaj në raport me publikun. Më vjen mirë që dhe ky eksperimentim është i diskutuar, dhe kjo do të më mbajë gjallë në kërkimet e mia.


-Ish vila e diktatorit këtë herë u çel për publikun nga arti bashkëkohor, por ju vetë si u ndjetë?

Nëse arti bashkëkohor komunikon me publikun dhe ka liri të plotë veprimi dhe komunikimi, vila e Enver Hoxhës është krejt e kundërta. Ajo që unë ndjeva aty, ishte ajo që ndjeva gjatë asaj performance live. Kisha të bëja me gjëra të brishta rreth meje dhe ndjesinë e fajit e kaloja midis vetes dhe objektit. Sot ndjehem bosh dhe e dërmuar. Përjetimi që kam pasur aty ka qenë i tillë, midis inatit, trishtimit dhe një analize shumë të papritur për ndjesinë e fajit. Na pëlqen shumë herë të hedhim faj, por kam përshtypjen që edhe faji i diktaturës nga perceptimi im është pak më i gjerë se sa tek një person. Fajin e kanë pasur nga pak të tërë. Me këtë filozofi jetoj tani. Unë kam pasur flash back të fëmijërisë sime. Për herë të parë pas kaq vitesh më është rikujtuar babai im i vdekur prej persekutimit. Madje këtu lindi ideja. Unë kam jetuar me mungesën e babait pikërisht prej këtij personi, më krijoi një lloj revolte që pastaj e shpërndave jo në një person, por në një sistem të tërë që ekzistoi dhe në shumë njerëz të tjerë që i shërbyen sistemit. Kjo më bëri që të dal në atë performancë. Nuk doja të ishte shumë personale, në fillim i drejtoja një perfomancë mbi babain e munguar, pikërisht prej këtij personi, pra ta çoja babain tim në atë shtëpi, por më pas mora mision tjetër. Mendova të luaja pikërisht me ndjesinë e fajit, sepse ishte më e fortë se sa mungesa e jetës sime, ku ajo vilë është simboli i asaj që mua më ka munguar në jetë, që është mungesa e prindit.


-Ka jo pak objekte të kohës së diktaturës, do të vijoni me të tilla projekte me art bashkëkohor, teatër eksperimental?

Do të vijojnë projektet me art bashkëkohor, teatri eksperimental, ku do të futet ndoshta dhe muzika, etj. Projekti ynë i ardhshëm është ish Metalurgjiku i Elbasanit. Është një projekt që është menduar në fund të majit apo fillim të qershorit, dhe në dy ditë ai do të shndërrohet në një qytet arti bashkëkohor ndërkombëtar, dhe më pas natyrisht që do të vijë dhe Pallati i Brigadave. Nuk mund ta dimë se çfarë do të sjellin artistët këtu, por në Pallatin e Brigadave do të jenë më shumë artistë, dhe nuk do të mungojnë dhe ata artistë shqiptarë që jetojnë jashtë. Por projektet duan pak kohën e vet. Nuk mundem të them se kur do të ndodhë në Pallatin e Brigadave, por Metalurgjiku i Elbasanit është i sigurt, sepse tashmë projekti e ka marrë mbështetjen.

-Një sezon i mbushur me angazhime artistike për ju. Pas Tiranës do të udhëtoni drejt Kosovës, ku ju pret një tjetër projekt teatror. Për çfarë bëhet fjalë?


Ishte një nga dëshirat e mia për të eksperimentuar dhe njohur bashkëpunimet e huaja. Në këtë rast njihem me bashkëpunimet e Evropës veriore. Është një bashkëpunim suedez-gjerman-kosovar-shqiptar. Pjesa është e organizuar nga Qendra Multimedia në Kosovë me Jeton Neziraj, i cili ka shkruar veprën. Regjisori është suedez, dhe aktorët ku unë do të interpretoj janë nga Kosova, Suedia dhe Gjermania. Pjesa titullohet “Pergynti prej Kosove”, është një pjesë ironike, fragmentare dhe është ndërtuar në një stil eksperimental. Për mua është ende, sepse vazhdon të jetë një eksperiencë shkëmbimi, mënyrash dhe edukimi, për sa i takon teatrit. Në këtë pjesë unë luaj shumë role, sepse nuk është një pjesë klasike, por luaj të gjithë rolet e femrave që janë të shkruar në vepër. Premiera do të jetë në Vizbaden të Gjermanisë dhe më pas do të vijojë turneun në Ballkan dhe më vonë në Suedi.

-Gjatë kësaj kohe po diskutohet shumë për institucionet e teatrit, institucione që prej vitesh janë përballur me probleme, por duket se dhe me reformën e propozuar nga Ministria e Kulturës nuk janë shumë dakord artistët. Në gjykimin tuaj, çfarë mund të na thoni, si i shikoni këto reforma që po shoqërohen me jo pak debate?

Unë mungoj prej një muaji dhe filli im është i këputur. Nuk e di se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe, por kam qenë në dijeni të reformave që do të ndodhin. Për atë që unë jam në dijeni kam dhënë dhe mendimin tim në shtyp më herët. Nuk është çështje reforme se sa është çështje se sa është zhvilluar deri tani teatri, qoftë TKOB, qoftë sistemi artistik i deritanishëm, kjo sigurisht që do të sjellë shqetësime sido që të jetë ndryshimi. Por unë fajin në këtë rast do ta ndaja midis artistëve, të cilëve u ka pëlqyer ai sistem dhe po këta artistë janë ankuar nga ai sistem, por kurrë nuk kanë bërë asnjë hap konkret rreth ndryshimit të sistemit, qoftë duke u nisur nga vetja. Dhe sot natyrisht që ankohen që dikush punon dhe dikush nuk punon, por deri dje, nga ai sistem i vjetër dikush ka përfituar. Dhe kjo është komanduar nga një botë të vogël. Sipas meje ndryshimi duhet të kishte nisur dalëngadalë prej kohësh dhe natyrisht që një ndryshim drastik do të sjellë shqetësime, sepse nga ana sociale artistët shqiptarë nuk janë trajtuar ndonjëherë si artistë, por thjeshtë si punëtorë, merr rrogën dil në skenë. Këtë në radhë të parë nuk duhej ta pranonin artistët dhe natyrisht që dhe shteti nuk duhej ta pranonte këtë gjë. Mendoj se konflikti më i madh është ky, jemi punëtorë që paguhemi për një rrogë apo vlerësohemi si artistë, ata që vërtetë do të jepnin shpirtin, frymën, vizionin, estetikën e re të shoqërisë shqiptare. Ky është problem për tu diskutuar sipas meje, më shumë se sa është kontratë apo jo raporti me institucionin. Nëse ne zgjedhim të biem dakord me këtë problem, por ky problem duhet të fillojë nga artistët të zgjidhet, atëherë gjërat do të jenë më të qarta, qoftë edhe me sakrifica. Kam përshtypjen që ky proces duhet të kishte filluar prej kohësh, por i ka leverdisur të dyja palëve, qoftë artistëve dhe institucioneve, dhe sot gjenden para një të papriture, të cilën unë nuk mund ta gjykoj sepse nuk jam pjesë e Teatrit Kombëtar, por si artiste e jashtme e gjykoj pikërisht kështu, procesi duhet të kishte filluar prej kohësh dhe në radhë të parë nga artistët, të cilët duhet të kishin filluar dhe vazhdojnë dhe sot të gjykojnë vetveten si artistë, dhe jo si rrogëtarë.

-Një sezon i mbushur me aktivitete artistike, shumë energji në performancat artistike. Sa ju ka lodhur ky angazhim artistik?

Është mënyra ime e të jetuarit, unë nuk jetoj dot ndryshe. Kjo më mban gjallë, më mban energjike, më mban pak dhe me një botë ëndërrimtare, e cila nuk më lejon të shikoj realitetin në një këndvështrim nga poshtë lart, por kur je në një ëndërr në një sens edhe vetizolohesh, dhe ke energji pa fund. Ke shumë besim dhe ndërton raport me publikun, ndërton krijimtari, je krijues gjithë kohës. Intervistoi: Julia Vrapi



Historia e jetës! Rrëfehet Ema Andrea: Ngela shtatzënë kur isha në fakultet, nëna më tha e rrisim


Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin, tregon pse u nda nga babai i Sarës: Kisha kërkesa “Më akuzonin se drogohesha”/ Aktorja rrëfen periudhën e vështirë: Duhet të kem bërë gabime…

Aktorja Ema Andrea ka rrëfyer se gjatë jetës ka kaluar shumë pengesa dhe të papritura, por ia ka dalë falë mbështetjes së familjes së saj.

Aktorja Ema Andrea 22 Janar, 2021 16:22 Aktorja Ema Andrea ka treguar detaje nga jeta e saj private, duke u kthyer pas në kohë, pikërisht në mometin kur mori vesh lajmin se priste një fëmijë. E ftuar në emisionin “Historia ime”, ajo ka folur për vështirësitë që ka hasur në jetën e saj si dhe shtatzëninë në kohën kur ishte ende në fakultet. Në rrëfimin e saj, aktorja ka rrëfyer se gjatë jetës ka kaluar shumë pengesa dhe të papritura, por ia ka dalë falë mbështetjes së familjes së saj. Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al “Unë kam qenë dhe jam një person romantik, kam besuar në dashuri. Ëndrrat e mia kanë qenë të studioj jashtë, kur kam qenë adoleshente ëndrrat kanë qenë të lidhura me arti dhe pastaj me mënyrën e të jetuarit. Më ka pëlqyer të jetoj e pavarur edhe ëndërroja këtë jetën që nuk gjykojnë, nuk paragjykojnë. Në Shqipëri po të qeshësh në mëngjes, të thonë a ke pirë? Që do të thotë ka qenë shumë e vështirë të jesh vetvetja në shoqërinë tonë. Unë ngela shtatzënë kur isha në fakultet në vitin e tretë dhe natyrisht që nuk kisha ndërmend të bëja ndonjë zgjidhje pragmatike midis vetes dhe fëmijës, janë ato shenja që ti jep një Univers, besoj se ka qenë fati im më i madh sepse më ka bërë të hyj në një stad të mrekullueshëm shpirtëror, përgjegjësie, në raport me veten, në raport me shoqërinë dhe për të gjitha zgjedhjet që janë bërë më pas. Nëna ime më ka thënë ne mund ta rrisim fëmijën bashkë, unë do të respektoj çdo dëshirë tënden. Bëhet fjalë për vite shumë të ashpra për të bërë të tilla zgjedhje por jam rritur nga ajo nënë,”-tha aktorja. (k.m/dosja.al)

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page