top of page
Writer's pictureAlb ww

Emri i regjizores Angjelina Xharës është një emër I njohur në boten e medias e televisionit.




Nga: Liliana Pere


Emri i Angjelina Xharës është një emër I njohur në boten e medias e televisionit, si dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare. Veprat dhe punët e saj janë kaq sinjikative, historike artistike, sa e bëjne atë të nderuar dhe nje grua që te inspiron.

Angjelina është një grua regjizore që u pëket qarqeve intelektuale me zë brënda dhe jashtë vendit. Mjafton të kujtosh shumë emra të nderuar në botën e televizionit, dhe të të kinematografisë, dhe përkrah tyre sheh prezencën dhe figurën e e regjizores së talentuar, gruas modeste, të mbushur me thjeshtësi, culturë e dashamirësi për njerzit dhe punën. Atë e sheh në vazhdimësi në faqet e gazetave kryesore, si Gazeta Shqiptare, Panorama, Telegrafi, Sot, Dita, Shqiptare.com, portale të shumta në internet, te cilët botojnë artikuj për të, qe përfshijnë shkrime e fotografi, me dy faqe gazetë!

Qe në moshën 14 vjeçare aktivizohet në emisionet e femijeve në Radio Tirana, ku vlerësohet për zërin dhe intonacionin e saj te vecantë! Hyn mbas tre vjetesh, fare e re, në transmetim direkt me dhëenien e lajmeve kryesore, krah spikerëve më të njohur te kohës, Vera Zheji e Haki Bejleri.

Angjelina Xhara Papalilo eshtë një nga spikeret e para në Radio Televizioni shqiptar!

E lindur dhe e rritur ne Tirane në një famile me tradita te mira arsim dashëse, e nderon që në e rininë e e saj, për një shoqeri ku të mbizoterojë kultura dhe arti.

Diplomohet ne gjimnazin “Sami Frashëri “Tiranë, me pas diplomohet ne Universitetin Shtetëror, Fakulteti Histori Filologji, Dega Gjuhe e Letërsi Shqipe. Viti 1976

Kualifikohet me tej me nje sere kursesh post- universitare per skenariste e kritike filmi,1976, provim pasuniversitar ne gjuhen frenge1977, mbaron kursin 2 vjecar per bibliotekare 1994-96

Punon nje kohe te gjate tek Kinostudjon “Shqipëra e Re” duke qënë autore e dhjetra filmave dokumentare si me poshte


Në transmetimet e para televizive në ndertesën e re, ajo është spikerja e parë, në krah te Kiço Fotiadhit.

Shkolla dhe puna kanë qënë paralele në jetën e saj! Kur mbaron Fakultetin Histori Filologji, Dega gjuhë letersi, emërohet redaktore në Kinostudjon “Shqipëria e re”,ku vazhdon kursin pas universitar për skenariste e kritike filmi!

Pasioni i saj nga ekrani i vogël, kalon tek ekrani i madh i filmit, me realizime te sukseshme filmi dokumentar, si skenariste e rreth 60 filmave dhe duke shkruar artikuj kritikë për filmat , në shtypin e kohës!

Temë karakterizuese e saj kanë qenë traditat artistike të popullit dhe figurat patriotike,që janë shfaqur me sukses në vende te ndryshme jashtë shtetit, si në Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Egjypt, Siri ,etj nuk

Filmat e saj “Profesor doktor Aleksander Xhuvani”, “Piktura Mesjetare Shqiptare”, kanë fituar çmime në Festival filmi,duke ngjitur shkallët më të larta te suksesit me dokumentarët e fundit“Vatra e shqiptarëve te Amerikës”, “Margarita…”Skënderbeu i pagjumë”, “Rilindasi I fundit, Josif Bageri,”, ku është bashkëskenariste me shkrimtaren ,Miradie Maliqi.

Te gjithë e njohin për guximin e madh krijues, duke realizuar veç punës se skenaristes , tani se fundi, në krijimtarinë e lire, edhe regjinë, edhe kamerën apo folsen!

Stilin e saj si kineste me temperament te veçantë e ka çmuar diaspora, me çmime të veçanta në Prishtine e Athinë. Arkivi shteteror i Filmit ka organizuar veprimtari te veçantë për të me premiera filmi e libri, gjithashtu premierat e filmave te saj me pjesmarjen e gjallë të elites krijuese dhe artdashesve, janë organizuar në kinemanë “Milleniun”, në Teatrin Kombetar, në Muzeun Historik Kombetar, në Tiranë dhe në bashkite Elbasan e Lushnjë.

Ajo ka realizuar filma duke bërë regji e skenar bashkë jashtë shtetit , në Zvicër dokumentarin “Zogjtë shtegtarë”, në në Melburn e Sidnei të Australisë dokumentarin “Na mungonit, ju” , në Siçili, “Preka një ënderr!” Dokumentari për shoqatën më të madhe në diaspore, VATRA realizuar në Amerikë,ku ajo ështe skenariste dhe filmi”Skënderbeu ynë”, ku ishte skenariste dhe bashkregjisore me Bujar Koren, janë në nivele te larta artistiko patriotike, që ngrejnl lartë krenarinë kombëtare!

Filmi për Skënderbeun, u shfaq me sukses nga Tirana, Athina, Budapesti, Siçilia, Prishtina, Gjakova deri në Tv Alba në Amerikë, dhe vepër shumë e njohur permes transmetimit të vazhdueshëm nga Rtsh!

Për këtë rast ,te veçantë me një ceremoni të bukur në Muzeun kombëtar, Tiranë, Angjelinës iu akordua titulli I lartë, “Kineaste e Vitit Jubilar të Skëndërbeut”, nga shoqata nderkombetare Pegasi, Albania, në vitin 2018!

Duke qënë në emigracion antare e Lidhjes se shkrimtarëve”Drita” dhe “ Liter-Artit”ajo shquhet edhe si gazetare dhe në fushën e Letrave shqipe.

Merr çmim në konkursin nderkombetar nga dy shtëpitë e njohura”Onufri” dhe “Toena”për romanin e saj te parë, me titullin ”Enigma”!


Vleresime te tjera

Dekoruar me urdhrin “Naim Frasheri”,

Vleresuar me cmime ne Festivalin e Filmit Shqiptar per skenaret “Profesor Aleksander Xhuvani” dhe “Piktura Mesjetare Shqiptare”

Ka marre cmim ne Konkursin e shpallur ne Athine nga TOENA&Onufri

per romanin tim “Enigma”.

Dokumentaret e mi “Onufri,”Piktura mesjetare shqiptare on”Qilimat tane,”

”Veshjet popullore”,”Femijet tane,nje këngë e bukur” etj ,jane perzgjedhur si filma më të mirë të Kinostudjos ‘Shqipëra e Re”, duke ushfaqur në “Ditë të filmit shqiptar jashtë shtetit” si Siri,Egjypt,Zvicër,Itali,Francë,Belgjikë,etj

Ka marre diploma mirnjohjeje ne Athine,ne Prishtine,ne Piana degli albanesi,Sicili,per dokumentarin”Skenderbeu yne” si dhe titullin “Kineaste e shquar eVitit jubilar te Skenderbeut”,ne Tirane,nga Pegasi Albania.

Dokumentari i Skenderbeut i shfaqur me sukses ne Budapest,ne Universitetin e Prishtinës e Gjakovës,ne Tv”Liria” ne Amerike.

Mban titullin “Ambasadore Paqeje”per veprimtarine 15 vjecare, si nje nga spikeret e para te RTVSH dhe perseri ne emigracion si spikere e gazetare te emisioni i pare ne gjuhen shqipe te Radio e Bashkise se Athines,9,84.,e pergjithesisht per krijimtarine time ne nje perudhe 45 vjecare!



Përkthimi i saj,”Gruaja lepard”nga Albert Moravia, në fillim te viteve 90, ishte libri më I lexuar, botuar nga shtëpia psestigjioze”Toena”

Librin biografik te Angjelinës për Artisten e madhe, Margarita Xhepa, kritika e quajti best seller, që lexohej me një frymë!

Me zërin e Angjelines, Radio e Bashkisë se Athines, foli shqip, për herë të pare !

Tani së fundmi kinestja e shquar, Angjelina Xhara Papalilo,ka realizuar filmin, “Të prekësh një ënderr” për Festën e Flamurit, në Piana degli albanesi, e ftuar për shfaqjen e dokumentarit të saj për Skënderbeun, e prezantuar nga personaliteti I shquar, Zef Schiro di Maggio, që shkroi më pas se filmi u prit me duartrokitje pambarim, ndersa për filmin, “Preka njl ënderr” që kineastja pasionante ia u dergoi si dhuratë arberesheve, poeti i madh shkroi” Punë, fantastike, ke hyrë në historinë e arberesheve te Siçilisë!

Angjelina mbledh poezitë e shkruar nëpërvite dhe boton edhe vëllimin poetik te saj,”Vesë mëngjesi” e vlerësuar nga kritikja dhe poetesha Zhuljeta Cina Grabocka me stil te Etgar Allam Poe!

Bazuar në këto poezi origjinale, vetë Angjelina u xhirua në Esenë filmike te realizuar nga regjisori I njohur, Zykri Fejzullai, si prodhm artistik i TvMaqedonia2, me një udhetim surprizë, në Strugë pranë liqenit fantastik, me rastin e 70 vjetorit te lindjes!

Ajo nuk rresht se punuari, si bletë puntore.!

Në mbylljen e kovidit shkroi librin e saj autobiografik Vrapi i jetës ,e vlerësuar si një krijim me stil origjinal nga personalite te kulturës dhe artit , si Ylli Pepo, Kujtim Gjonaj, Miradie Maliqi, Esat Mysliu, Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Abaz Hoxha, Shqype Bytyci, Vllasova Musta, Elida Buçpapaj, Qerim Vrioni, Skënder Jaçe, etj

Ka në dorë tani projekte filmash e librash, se vrapi i saj nuk ndalet!

Është shëmbull i një komunikimi magjik në intervistat në shtyp e kanale televizive, ndaj e themi me plot gojën qe ajo është e plotesuar në të gjitha drejtimet, me qershinë mbi tortë, dy fëmijët e saj dhe kater niperit e mbesat , qe ajo i mban në gji, ndonëse nga larg, si frymëzimin e saj më të bukur!

Përjetova emocion, dhe ndjesi mjaft positive per gjithshka qe mesova nga bashkëbisedimi me Angjelin, për gjithë veprimtarinë , veprat dhe punët e saj të mira te shumta të shkëlqyera në nivelin te larte professional, artistic dhe historic. U ndjeva mjaft e motivuar për të shkruar dhe bëre present në shtypin e shkruar, si model inspirues, në historite e suksesit te grave shqiptare më të suksesshme ne botë.

I uroj shëndet e suksese nga zemra, dhe në vazhdimesi punë të mbare.

Pergatiti: Liliana Pere


Ne fund nje njohje dhe permbledhje e puneve te saj qe ajo i kujton me krenari.

Ne Kinostudjon “Shqipëra e Re” kam qënë autore e dhjetra filmave dokumentare si me poshte


1.Makinat ju presin, 1972 skenari

2. Dy endjet, 1973 skenari

3 Kurdoherë të rinj, 1974skenari

4.”Viti 1924,” 1974 me bashkëskenarist Hysen Kordha

Duke përdorur rrezatimet bërthamore, 1974. Bashkautore me Petrit Skendaj

Në prag të një përvjetori, 1975 autore skenari

Qilimat tanë, 1975 me bashkësautor F. Haxhiun

Gëzim në sytë e nënës, 1975 autore skenari

Festa e ujit, 1976 skenari

Me studentet ushtarake, 1976 me bashkëautor Fluturak Gërmenji

Për fëmijët tanë, 1977 skenari

Flora shqiptare, 1977 skenari

Kongresi i 8të i Bashkimit të Grave të Shqipërisë, 1978 skenari

Onufri, 1976 bashkeautore me Dhorka Dhamon

Manifestim i forcës, shëndetit, bukurisë, 1979 skenari

Aleksandër Moisiu, 1979 redaktore

Piktura shqiptare në mesjetë, 1980 me bashkautore Dhorka Dhamo

1 maj 1980 skenari

Profesor doktor Aleksandër Xhuvani, 1980 skenariste

60 vjetori i luftës se Vlorës, 1980 skenari

Në prag të jetës, 1980 skenari

Pasioni për shkencën, 1981 skenariste

Fëmijët tanë, një këngë e bukur, 1981

Veshjet popullore shqiptare, 1981skenariste

1 maj 1981

Qyteti studenti, 1981skenariste

Konferenca kombëtare e etnogjenezës shqiptare, 1982 skenari

Për mirëqenien e popullit, 1982skenari

Në Pezë ku u hodhën themelet, 1982skenari

Një ditë në Kutalli, 1982skenariste

Muzeu Historik Kombëtar, 1982 me bashkëskenarist Luan Rama

Piktori Buza, 1983 skenariste

Vogëlushet e fshatit, 1983 skenariste

Shkolla rreze alpeve, 1984 skenariste

Gjithmonë fitimtarë, 1984 skenariste

Për shëndetin e popullit, 1985 skenariste

Stacioni më i ri, 1985skenariste

Boboshtica rrëzë Moravës, 1990 regjisore dhe skenariste

Një mision humanitar, 1991, regjisore dhe skenariste

Si edhe autore teksti në shumë filma kronikalë të xhiruar në periudhën 1972 – 1985


Ne bashkpunim me televizionin shqiptar kam qene skenariste tek dokumentaret

40_45 “Kosova me te verteta t e saj te medha”,5 seri

Skenari dhe regjia tek dokumentaret

46 ”Na mungonit ju...”(Australi,viti 1991)

47 “Zogjte shtegetare”(Zvicer)


Si dhe skenariste për dokumentare

48 per Kongresin e shkrimtareve e artisteve,

49 Hamit Beqja,,

50 Boboshtica

Si autore e pavarur


52,” Vatra e shqiptareve te Amerikes”skenariste

53,”pak diell edhe per ne” skenari dhe regjia

54”Margarita...”skenariste

55”Lirike shpirti”Skenariste

56”Zeri i nje poeti”skenari &regjia

57.Skenderbez ynë, bashkëregjisore dhe skenariste

58 Boboshtica,fshati i dashurisë”skenari dhe regjia

59 Kthim ne Redina,skenari & regjia

60 Esma përtej këngës, bashkëskenariste

61,Preka ëndrrën skenari & regjia

Jam Perkthese e romanit te Albert Moravias “Gruaja Leopard”.viti 1991

Autore e romanit “ENIGMA”,me teme emigracionin.

Autore e librit “Margarita Xhepa,Artiste e Popullit”

Autore e vellimit me poezi”Vesë mëngjesi”

Autore e librit autobuografik, “Vrapu i jetës





Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page