Flet Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey, nga Universiteti i Gjenevës, Zvicër
Nga Liliana Pere/Histori Suksesi
Enriketa Kalldrëmxhiu Barbey është nje grua nga qyteti muze i bukur i Beratit. Ajo tashme ka ndertuar jetën dhe karrierën e saj ne në universitetin e Gjeneves ne Zvicër.
Ajo eshte krenare per qytetin e saj muze Beratin, qytetin e 1000 dritareve, me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, , të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, Në kufijtë e legjendës dhe të historisë, ky vendbanim ka qenë Orestiada e lashtë, i quajtur kështu ngaqë aty banonin një fis i pellazgëve, orestët. Qyteti i mirëfilltë është quajtur Antipatrea nga mbreti Kasandër. Ky është emri i parë i qytetit te Beratit. Pas pushtimit romak ai u quajt prej tyre Albanorum Oppidum (Fortesa e Arbërve). Në shek. V, nën perandorinë Bizantine, u quajt Belgrad– Berati i sotëm.
Profili Enit
Diplomimet Enit , janë përputhur për fat të mirë me pasionet e saj. Pasioni saj , letërsia, bëri të përfundoje studimet e larta në Institutin e lartë pedagogjik « A. Xhuvani » (sot Universiteti « A. Xhuvani ») në Elbasan.
Pasioni tjetër (i bashkangjitur letërsisë) libri, bëri të specializohet si Experte Biblioteke në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë dhe më pas të diplomohej dhe dy herë të tjera në fushën e librit dhe të dokumentacionit (këto herë jashtë shtetit).Me pas dashuria per librin dhe letersine behet me e forte dhe ajo shton ne korrikulumin e saj një diplomë të Exp biblioteke Zvicerane dhe një Master në « Inxhinieri dokumentare » në Shkollën e Lartë Kombëtare të Bibliotekave (ENSSIB) në Lyon të Francës.
E Largohet nga Shqipëria se përfiton nga një oportunitet studimesh, pikërisht në Zvicër.
Enriketes i ofrohet një bursë studimi prej 18 muajsh, pikërisht në degën e saj , bibliotekë.
Bursa e Zvicrës I mbaroi, por ajo nuk ishte diplomuar akoma. Kalon në Francë, Lyon ku regjistrohet në një kurs gjuhe në Universitet, dhe fillon pune në bibliotekën e Universitetit Lyon2 per t’u përgatitur në të njëjtën kohë diplomën e Exp.biblioteke ne Zvicrës.
Ajo diplomohet edhe ne Master ne Inxhinieri documentare.