Njihuni me inxhinieren e Elektroteknikës Merita Ramadani që sot punon si mësuese e Gjuhës Shqipe nëVjenë të Austrisë
Dr.Ing. Liliana PereNGA DR.ING. LILIANA PERE MË 7 MARS 2020 NË ORA: 12:23
FOTO GALERI
Merita Ramadani Smaili
Profili i Merita Ramadani Smaili.
Merita Smaili është, lindur më 10. Mars 1972 dhe rritur në Prishtinë, diplomuar për inxhinieri Elektroteknike në Vjenë, Austri.Si një grua është një grua e bukur, mjaft e sjellshme, inteligjente, me kualifikim të lartë, profesionisteje dhe atdhetare e mirë Merita zgjodhi të ushtrojë profesionin
e mësueses së Gjuhës Shqipe, në Vjenë ku ajo tashmë jeton me
bashkëshortin dhe fëmijën e tyre.
Kush nuk do synonte Austrine, Vjenen e muzikes e cultures, për te jetuar, mësuar dhe integruar?
E kaluara e Austrisë si një fuqi evropiane dhe mjedisit të saj kulturor kanë gjeneruar një kontribut të gjerë të formave të ndryshme të artit, më së shumti në mesin e tyre me muzikë. Austria ka qenë vendlindja e shumë kompozitorëve me famë botërore.
Vjena ka qenë prej kohësh një qendër e rëndësishme e risive muzikore. Kompozitorët në shekujt 18-19 u tërhoqën në qytet për shkak të patronazhit të Habsburgëve, dhe e bëri Vjenën kryeqyteti evropian i muzikës.Duke e quajtur si një vend i artistëve dhe shkencëtarëve, Austria ka qenë gjithashtu një vend i poetëve,shkrimtarëve, dhe romancierëve.
Ajo është e dashuruar me culturën dhe gjithshka me vlerë ne V jenë
Por Atdheu i saj shqiperia Kosova, shtepia e saj per Meriten ‘’ngelet mbret.’’Në thellësine e mëndjes dhe zemrës me i bukuri vend, dhe gjuha shqipe, gjuha me muzikore, simfonia më e dashur.
Merita i takon një brezi i cili ka përjetuar situatën e rëndë ekonomike dhe politike, të shoqëruara nga ankthi dhe pasiguria, mbikëqyrja e rreptë nga forcat policore serbe të dikatorit Millosheviq. Një periudhë kjo që e mban mënd edhe për rezistencën e gjeneratës së re të nënave dhe baballarëve dhe heronjve të pavarësisë dhe të lirisë së Kosovës.Pastaj është edhe rezistenca e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që të gjitha këto në një farë mënyre janë momente që tashmë janë pjesë e jetës së Meritës dhe e gjithë bashkëkombëtrëve të saj. Janë kujtime të dhimbshme për brezin që e jetuan dhe të gjithë ne.
E rritur dhe edukuar në një familje intelektualësh përparimtarë, nisi në rrugët e jetës me idenë se bota që na rrethon duhet të jetë e lirëdhe e pavarur, ku secili të jetojë, lëvrojë me mirëformim, prirje pune dhe ide për tëecur përpara. Kjo moto i shërbeu asaj të bëhet ekzemplar i vetëpërgjegjësisë, duke ecur në rrugën e dijës që e bëjnë njeriun faktorin e ndryshimeve pozitive në shoqëri.
Nëse shikojmë më tej ku e ka burimin dashuria për dijën dhe kulturën mjafton ti kushtojmë pak vëmendje familjes së saj.Merita Smaili është lindur dhe rritur në Prishtinë. Babai i saj, Ramadan Ramadani, ka qenë me profesion piktor akademik, cilipunoi si gazetar dhe më vonë si redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Përvoja e tij e parë ka qenë mësues, pasi që e përfundoi Shkollën Normale në Ferizaj. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës në Akademinë e Artave, dega “Pikturë”. Nënae saj, Fatime Ramadani, është me prejardhje nga Tivari dhe Ulqini. Studimet i përfundoi në Universitetin e Sarajevës për Bibliotekiste. Mbi dyzet vite punoi si bibliotekiste në Shkollën e Lartë Pedagogjike në kuadër të Universitetit të Prishtinës.
Me këtë frymëkulture dijesh prindërit edukuan dhe fëmijët e tyre. Merita është fëmija i dytë në familje. Vëllai i saj është vetëm një vit e gjysmë më i madhë se Merita. Duke qenë ai një nxënës i zellshëm dhe i pasionuar pas dijës, ajo kisha atë si shëmbëlltyrë. Në familjen e tyreështë ndier gjithmon fryma patriotike. Pikërisht nga vetë fakti i padrejtësisë që i janë bërë Kosovës, zemra e prindërve të saj rrihte edhe më shumë për Shqipërinë mëmë. Sa emocione kishte e tërë familja dhe shpirti iu mbushej me dashuri kur valët e Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) vinin paster në Kosovë gjatë kohës kur kanali i TV-Beogradit për shkak të problemeve teknike nuk ia arrinte t’i pengonte frekuencat e RTSH-së.
Duke qenë pothuajse e pamundur ta vizitonte Shqipërinë gjatë asaj kohe, si e vogël ajo kishte një ndjenjë se Shqipëria ishte më largë se Amerika. Pikërisht në Dhjetor të vitit 1992 ishte për Meritën ishte hera e parë që shkelte në këtë Tokëne shenjtë. Edhe pse në Shqipëri ajo dëgjonte ankesat e shumta të njerëzve, asajçdo gjë i dukej e mrekullueshme. Në Tiranë ajo shkoipër ta vizituar vëllain e saj, i cili në atë kohë i vazhdonte studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës.
Ishte pikërisht vera e vitit 1991 kur policia serbe mbylli Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Më pastaj pushteti okupues serb mbylli edhe Universitetin e Prishtinës. Ishte vetëm fillimi i Universitetit për Meritën, provimi i saj pranues të cilin e bëri në objektin e Fakultetit Teknik në qershor të vitit 1991 dhe si studente ajo nuk e shkeli më kurrë pragun e këtij Fakulteti. Edhe pse mësimi dotë duhej të fillonte si zakonisht në tetor, për shkak të masave të dhunshme të pushtuesit serb ai filloi tek në mars të vitit 1992 dhe atë në shtëpi, salla apo hapësira private. Edhe pse regjimi apartheid i Milloshevicit e kishte bërë gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë, Merita kishte vullnetin e hekurtë kështu që ajo filloi me studimet e saj, dhe dha shumë provime.
Duke qenë babai i saj i papunë për shkak të mbylljes së RTP-së nga serbët, ai hapi një dyçan të fotografisë, në të cilin Merita punoi pa përtesë duke e ndihmuar babain e saj, njëherit edhe familjen. Më pastaj Merita punoi në një kompani kompjuterësh në Prishtinë ku edhe e takoi shokun e saj (të atëhershëm - burrin i saj të tashëm). Më 1996 shoku i saj u pranua në studimet e doktoratës në Informatikë në Universitetin Teknik të Vjenës. Një vit më pas Merita iu bashkua shokut të saj në Vjenë për t’i vazhduar studimet e saja në Universitetin Teknik të Vjenës, drejtimi i Elektroteknikës, të cilin e përfundoi me sukses. Si çdo fillimi ri, edhe ky ishte i vështirë për Meritën, ngase ajo u nda nga familja, me të cilën ishte shumë e lidhur. Në atë kohë politike por edhe ajo ekonomike ishte më e tensionuar se ndonjëherë më parë. Dhe kulmi i tërë kësaj ishte fillimi i luftës në Kosovë më 1998 dhe posaqërisht fillimi i bombardimeve të NATO-së më 1999. Kishte ditë të tëra që ajonuk dinte asgjë për familjen e saj, e cila gjatë tërë kohës ishtee ngujuar në shtëpi dhe ishte e rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Falë Zotit, familja e saj shpëtuan gjallë, dhe për këtë si çdo shqiptar tjetër i janë përjetësisht falënderues Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre që ndihmuan nëçlirimin e Kosovës dhe dhënjes fund të gjenocidit serb.
Fëmijëria edhe pse e trazuar në kujtime, mbetët një nga periudhat e bukura tëëndërrave për Meritën. Ajo mbart impresione të bukura nga mësueset dhe mësuesit por para së gjithash nga babai i saj, me të cilin Merita ishte shumë e lidhur. Edhe pse ai është ndarë nga kjo botë në tetor të vitit 2005, për Meritënai është gjithmon në mendjen dhe zemrën e saj. Ajo i kujton me mallë bisedat dhe diskutimet e gjata në mengjeset e fundjavëve, leximet e poezive të Naimit, fjalëve urta të Samiut dhe Rilindasëve të tjerë nga i ati.Këto janë kujtimet më të ëmbla të fëmijërisë së saj.
Merita shprehet që është me fat që jeton me një shtet që e vlerëson gjuhën amtare dhe atë e konsideron si elementare për mësimin e gjuhëve të tjera. Mësimi i gjuhës amtare në Austri është i inkorporuar mbrenda sistemit të arsimit publik, të financuar dhe të mbikqyrur nga institucionet arsimore. Nxënësit e vijojnë mësimin plotësues të gjuhës amtare në shkollat e tyre. Ky mësim plotësues nuk është obligativ, dhe për këtë arësye prindërit duhet t’i regjistrojnë fëmijët e tyre për çdo vit shkollor.
Në Austri egziston Shoqata e Mësuesëve shqipëtar “Naim Frashëri”, emri i të cilit na kujton dhe na obligon t’a nderojmë gjithë jetën. Aksiomë e përhershme në punën si mësuese për Meritën janë vargjet e poezisë së Naimit, gjuha jonë:
Të shkruajm' gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç'është e ç'ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.
pa shihni ç'gjuh' e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç'e bukur'edh'e lirë,
Si gjuhë perëndie.
Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e më pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjik, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.Ky është edhe qëllimi dhe kauza jonë ta ruajmëdhe ta shkruajmë të pastër e ta flasim gjuhen shqipe kudo ku jetojmë e punojmë.
Në Shoqatën e Mësuesëve shqiptar “Naim Frashëri” anëtare është edhe Merita që nga Tetori 2017 kur ajo filloi të punoj si mësuese. Kjo shoqatë organizon vazhdisht manifestimepër nder të 28. Nëntorit, ditës së Pavarësis së Shqiperisë dhe 17 Shkurtit 2008, festës së shpalljes sëPavarësisë së Kosovës. Shoqata organizon gjithashtu edhe Kuizin e Diturisë në muajin qershor. Protagonistë kryesor në këto manifestime janë nxënësit, të cilët recitojnë, këndojnë dhe hedhin valle nga treva të ndryshme shqiptare.
Të gjitha këto manifestime bëhen për sensibilizimin e komunitetit shqiptar.
Ruajtja e gjuhës shqipe, kulturës e traditës sonë, integrimit të komunitetit shqiptar janë këshillat kryesore që Merita ua transmeton nxënësve me shumë përkushtim. Mes tjerash ua thotë vazhdimisht edhe këtë:
“Duaje dhe respekto familjen, Atdheun dhe vetën tënde që të të respektojnë të tjerët”.
Njohuritë e anvancuara në Elektroteknikë, për të cilën ka studiuar, Meritën e ndihmojnë ti ndihmon nxënësit e saj edhe në lëndët egzakte, si matematika dhe fizika, në secilin nivel. Bashkëpunimi i mirë në mes të anëtarëve të Shoqatës, Miradije Berishaj (Kryetare), Qefsere Demaj, Antigone Elshani, Osman Ademi etj, sjellë rezultate të mira.
Për pozicionin e gruas sot në shoqërinë shqiptare Merita mendon:Gruaja shqiptare, gjithmonë ka pasur vlera të larta, si shtyllë e familjes, është e mençur e guximshme, e durueshme dhe me shumë cilësi të tjera pozitive.Ne duhet ta vlerësojmë më shumë veten, të vazhdojmë arsimimin, të kemi ambicie për suksese dhe të realizohemi në vetvete sepse jemi faktor i rendësishëm i përparimit të shoqërisë.Të mos lejohet kursesi të hiqet dorë nga qëllimet e mira dhe ëndërrat për shkak të pengesave që dalin gjatë këtij rrugëtimi. Jeta, ndër të tjera, është edhe luftë e vazhdueshme për arritshmëri. Dhe të mos harrojmë se kur gruaja është financiarisht e pavarur, ajo është gjithmonë në rrugë të fuqizimit dhe kjo ndikon në të gjitha aspektet e tjera të jetës. Gruaja është krijuar për të lindur, rritur edukuar një jetë dhe të lulëzojë në këtë jetë, ajo duhet të ketë më shumë vetëbesim dhe të luftojë për të drejtat e saj. Margaret Thatcher ka thënë: “Çdo grua që kupton problemet e organizimit të një shtëpie është shumë më afër kuptimit të problemeve të mbarëvajtjes së një vendi”. Është e dhimbshmekur dëgjoj se një vajzë nuk ndjek Universitetin, pasi të edukosh një grua do të thotë të edukosh një shoqëri. Për këtë arsye ato sot janë pjesëmarrëse dhe luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri.
Urime për festat e 7 - 8 marsit, gra mësuese nëna motra kudo ku jeni!
Misioni juaj është fisnik në edukimin e fëmijëve dhe gjeneratave, kryeni me devotshmëri
pa u lodhur, me durim, dije e dashuri e këmbengulje. Suksese dhe vetëm suksese
Përgatiti Dr.Ing. Liliana Pere.
Lexo të radhës