Adelina Mazreku eshte mjeke onkologe qe ka takuar e sheruar plot nena te perlotura, me kancer gjiri, qe tani jane gjyshe te lumtura. Kanceri i gjirit mund te mposhtet! Besojeni Doktoreshe Adelinen. Kryeni kontrollet e gjirit. Jemi bashke! Ogerta ManastirliuDr.
Adelina Mazreku Mjeke kirurge-onkologe, profesoresh. Lindi në Tiranë në vitin 1940, ku kreu dhe gjimnazin. Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të UT.
Shërbeu si kirurge e përgjithshme në Spitalin nr. 2, kirurge-onkologe në Spitalin e Onkologjis. Prej vitit 1977 pedagoge në Fakultetin e Mjekësië dhe më pas përgjegjëse e katedrës dhe e shërbimit të onkologjisë (1992–2003).
Zonja Mazreku, hartoi programin kombëtar të kontrollit të kancerit dhe ka kontribuar në zbatimin e tij; organizoi për herë të parë në Shqipëri rrjetin e shërbimit onkologjik, duke kryer një varg ndërhyrjesh onkologjike; hapi regjistrin kombëtar të tumoreve malinje, duke dhënë dhe treguesit kryesorë të sëmundshmërisë onkologjike në shkallë vendi; qe udhëheqësja shkencore e pro-jektit mbi depistimin e organizuar të kancerit të gjirit, në bashkëpunim me universitetin “La Sapienza” të Romës (1995–1996) dhe dha ndihmesë në krijimin e së parës Qendër Senologjike Diagnostike në Shqipëri për depistimin e tumoreve të gjirit. Është autore e tekstit “Onkologjia” (1990) dhe e një vargu artikujsh shkencorë.
Adelina Mazreku i është përkushtuar një jetë të tërë profesionit si mjeke onkologe në Spitalin Onkologjik. Në gjithë këto vite asaj i është dashur të përjetojë bashkë me pacientët vuajtjet dhe dhimbjet e tyre. Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në një mesazh sensibilizues, mjekja kujton rastet kur ndodh të takojë ish-pacientet e saj, që dikur ishin nëna të përlotura, e ndërsa sot janë gjyshe të lumtura.
Dr. Mazreku bën thirrje për të gjitha gratë që të bëjnë kontrolle të shpeshta për të zbuluar në kohë kancerin e gjirit, pasi edhe shanset për shpëtim janë shumë të larta.
“Secila nga ne mund të jetë pre e kancerit të gjirit, por jo detyrimisht viktimë e tij. Përvoja botërore, apo edhe nga përvoja ime personale, shumë e shumë vjeçare, ka treguar se kur kanceri zbulohet në stade sa më të hershme, dhe mjekohet mbi parime onkologjike, ai mund të shërohet.