top of page
Writer's pictureAlb ww

Flet regjisorja Kosovare Lendita Zeqiraj nga Franca, e cila është përzgjedhur në festivale i



Histori suksesi/Interviste/ nga Dr. Liliana Pere



Flet regjisorja Kosovare Lendita Zeqiraj ngaFranca, e cila është përzgjedhur në festivale internacionale si:

Venice Film Festival, Telluride, Palm Springs, Warsaë, Busan, Oberhausen, Hamptons, AFI FEST, ku ka fituar mbi 40 shpërblime ndërkombëtare.


Profili i Lendites


Lendita nëse nuk ka ide për film, nuk bën film. Ajo është shumë e vullnetshme dhe vizionare.

Punon dhe provon me orë të gjata t’a gjejë gjuhën e filmit dhe jo vetëm historinë, ku ajo do të mbështetë për skenarin e saj.

Është kaq e thjeshtë, dhe e komplikuar paralelisht, sepse para së gjithash filmi është art vizual ku përjeton situata dhe emocione të forta, të vërteta..

Shpesh herë, problemi të cilin ajo trajton është shumë më i madh se vetë Lendita.

Dhe ajo, këto probleme i prek me gjuhën e filmit, me tematikën, gjuhën aktoreske, elementet skenike, dhe gjithçka, që i përket botës së filmit. Imagjinata e saj eshte kaq misterioze sa gati abstragon me relitetin.

Asnjëherë ajo nuk do të kishte mundur t’i prekte e as t’i trajtonte, në gjuhën e romanit.

Filmi e ka gjuhën e vet vizuale dhe shumë të fuqishme, ka audience dhe sukses, kur konteksti dhe mjeshtëria aktoreske gërshetohen dhe japin emocione te forta, një premiere të shkëlqyer, dhe si i tillë duhet të kuptohet e të shijohet e të perceptohet.


Regjisorja Lendita Zeqiraj ka lindur në Prishtnë, ku ajo edhe studoi dhe u diplomua (1989-1994) duke i përfunduar studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Prishtinë (1995 - 1997).


Historia e saj dhe lidhja e saj me filmin vjen nga artet vizuele.

Qysh në fëmijëri, talenti i saj, për artet në përgjithesi veçohejsi cilesi.


Ajo pikturonte dhe përformonte me përpikëri në instrumente muzikore. Pikturën dhe vizatimin e ushtronte me nënën, ndërsa muzikën me babain, i cili ia mësoi notat e para muzikore.

Lendita ishte vetëm 6 vjeçe kur babai i saj i bën një dhuratë shumë të veçantë: kamerën super 8, disa filma vizatimore ne shirit filmik dhe projektorin.

Kjo u bë loja e preferuar e Lenditës dhe ky passion, i lojës me imazhin, zërin, ngjyrat, lëvizjen, u ngulit në kokën e saj.


Kjo dhurate ngeli ne kujtesen e lenditës nje gjest shume i gjetur dhe nje motiv i fortë për ta ushqyer këtë pasion


Gjatë shkollimit ajo shfaqi talentin e saj edhe për matematikën, i cili fakt e shtyri Lenditën të fillojë të mendojë, për arkitekturen, si profesion i saj i së ardhmes.


Kështu që, në kohën, kur ajo duhej të determinohej dhe orientohej për studime universitare, në Kosovë nuk kishte studime të filmit, dhe në pamundësi të ikjes jashtë, ajo si alternativë zgjodhi arkitekturën dhe artin vizual, të cilat për një kohë i vijoi paralelisht.


Më vonë, interesimi për pikturën, vizatimin, kadrimin, ngjyrën, ishte më i madh dhe më afër, pasionit që kishte për filmin, dhe iu perkushtua artit vizual.

Bota e saj e pasur imagjinare ishte plot jetë dhe ngyrat e ylberit dhe vetë ngjyrat e jetës.


Me qenë se pasioni për filmin sa vinte e shtohej, ajo kohë pas kohe filloi të eksperimentojë, duke xhiruar copëza, videoklipe muzikore etj, ndërkohë, që pasioni ushqehej, pikturonte dhe ekspozonte punët e saj.


Pas ikjes në Paris, filloi studimet posuniversitare mbi estetikën e filmit në Universitetin Paris VIII (2001 - 2003), pasioni për filmin u bë realitet.


Lendita filloi projektin e parë të filmit i cili pati një sukses ndërkombëtar.


Duke u përzgjedhur nëpër festivale me renome si në atë të Oberhausen International Film Festival dhe shumë të tjerë duke u shpërblyer gjithandej.


Filmat e saj deri tani janë përzgjedhur në më shumë se 200 Festivale Ndërkombëtare duke përfshirë festivale të rëndësishme si:


Venice Film Festival, Telluride, Palm Springs, Ëarsaë, Busan, Oberhausen, Hamptons, AFI FEST, ku ka fituar mbi 40 shpërblime nderkombetare.



Ju lutem ndiqni bashkëbisedimin

************************************************************

E dashur lendita : Si janë lidhjet dhe nostalgjia me vendin e lindjes, fëmijërinë, familjen? Sa ju mungon Kosova, dhe si ka vazhduar rruga juaj e skenareve të filmit, sa mbështetëse ka qënë familja juaj?


***

Përgjigje: Kosovën e lash në moshë të madhe, isha në moshën 27 vjeçare.

Pata përfunduar edhe studimet postuniversitare. Piktura si mjet shprehje, më nuk mjaftonte. Në Paris gjeta shumë gjëra, që nuk i kisha patur në Kosovë.

Aty i fillova edhe studimet pasuniversitare mbi estetiken e filmit. Menjëherë gjatë vijimit të studimeve të mia në Paris, fillova të shkruaj skenare, të nxjerr ide, të realizoj filma.

Filmi i parë ishte pikërisht i mbështetur nga prindërit, të cilët gjithmonë më ka përkrahur në të, gjitha projektet e mia, si me mbështetje të fortë morale, me entuziazmin e tyre, por edhe me mbështetje financiare, sa herë që ka pasur nevoje.

Natyrisht që familja ka qenë një mbështetje e fortë dhe e madhe - ishte shumë e vështirë të merreshe me art në atë kohë, po nuk pate përkrahje.

Më vonë krijova famljen time të ngushtë, ku së bashku me bashkëshortin Bujarin, i cili është edhe producenti i të gjithë filmave të mi dhe Nartin, djalin tonë, i cili është regjsor i ri i një fryme, të re në kinematografi, jetojmë me të njëjtin passion, për filmin gjithnjë duke kritikuar, përkrahur, argumentuar, shpalosur ide, duke çuar kështu përpara njëri-tjetrin, në botën magjike të filmit.

***


Pyetje: Dëshiroj të sjell në vemëndjen e publikut, çfarë motivi patët, ju për të zgjedhur profesionin e aktores, dhe si ka vazhduar me tej kjo rrugë?


***

Përgjigje: Asnjëherë nuk jam frikësuar të bëj atë që dua të bëj. Ka qenë një rrugë e degëzuar, nëpër fusha të ndryshme të artit: pikturë, muzikë, nganjëherë edhe vallëzim e koreografi, por edhe matematikë… Por filmi ishte thjeshtë një proces organik. Ishte e kjartë, që i vetmi art, që mishëron të gjitha pasionet, që mbaja në gji, ishte filmi.

***


Pyetje: Si kanë qënë raportet me filmin, a ka qëne ai profesioni qe keni ëndëruar, dhe sa mund e pasion ju është dashur për të vazhduar rrugën e filmit?


***

Përgjigje: Kur unë fillova me realizimin e filmave në vitin 2002, filmi në Kosovë ishte me ndryshe, kishte qasje me klasike nëse mund të them.

Dhe ajo që unë deshta të bëj ishte pak më ndryshe. Mendova, që duhet të bëja, diçka që ka të bejë me kohën time dhe në kohën time.


Por asnjëherë nuk më ka shkuar ndërmend, të gjej një novelë apo roman të mirë dhe t’a adaptoj. Mendoj që skenari duhet të shkruhet për film. Dhe për secilin film, kam pritur që të jetë diçka shumë e rëndësishme për mua.


***


Pyetje: Si është bashkëpunimi juaj me kolegët? A e ndjeni largimin nga Kosova? Sa e vështirë ka qënë, për tu adoptuar ne nje qytet të quajtur ‘’Djepi i Kulturës’’ shumë ndryshe nga kultura dhe mentaliteti ynë shqiptar? Kush është vënd qëndrimi i Lendites?

***

Përgjigje: Kur e lash Kosovën isha në moshë të madhe, isha e formuar, kisha familjen, kolegët e shoqërinë…

Parisi ishte një ndryshim i madh dhe më është dashur kohë të adaptohem.

Atje njoftova shumë njerëz e personalitete, mësova shumë gjëra që nuk i dija, inspirohesha e motivohesha shumë nga ajo frymë, por malli për Kosovën ishte një nga gjërat, që nuk mësova si t’a heq.

Tani jetoj në mes Prishtinës dhe Parisit, filmat e mi i punoj me një ekip njerëzish nga Parisi dhe Prishtina, dhe jeta ime si ajo private ashtu edhe profesionale është e lidhur fort në nyje me këto dy vende.


***


Pyetje: Sa guxim e vullnet ka pasur Lendita per te provuar shumë pasione profesionesh? dhe a ndihet krenare Lendita për zgjedhjen dhe arritjet e saj në fushen e filmit, çfarë ju pëlqen të ushtroni apo ti përkushtoheni tjeter? Me sa ngulm e perkushtim ju duhet të punoni?

***


Përgjigje: “Po, kam qenë piktore. Kam dashur të bëhem arkitekte, kam ëndërruar të bëhem pjesë e ndonjë rock grupi si instrumentiste, kam dashur të bëhem basketbolliste (por meqe nuk u zgjata sa duhet, kam hequr dore shume shpejt (me humor).


Kam qënë dhe jam mjaft e guximshme në jetë. Kurr nuk kam menduar se meqë jam femër, duhet të bejë me pak se sa një mashkull. Këtë gjë ma kanë mësuar prindërit qysh në fëmijëri, ata gjithmonë kanë qenë të pasionuar, ekspresiv dhe empatik.


Edhe pse kam qenë dhe jam e ndjeshme, ata veçse ma kanë ushqyer zotësinë, për të kuptuar dhe ndjerë tjetrin. Me duket se shembulli i tyre ka berë të jem kjo, që jam tani”.

Punoj shumë, që nga momenti që e kam idenë, jam shumë e përpikët me punën. Punoj deri në detajet më të vogla, sepse detajet janë, ato që e përbejnë një tërësi të madhe, siç është filmi.

Filloj punën që nga skenari, production design dhe shumë punë të tjera në film i punoj vet, ndërsa në xhirim kërkoj shumë përpikëri dhe disiplinë nga secili anëtar i ekipit.

***


Pyetje: kasha deshire te tregonit ju lutem një emocion ose ndonjë ndjesi të thjeshtë, që e përjetoni ju më shumë dashuri, ndonjë detaj, per të gjithë ne, që ju ju ka ngelur në mendje?

***


Përgjigje: “Loja me interesante si fëmijë ishte të projektoja filma të cilët ishin pa zë, për të cilët bashkë me shokët e shoqet e mia, me orë të tëra incizonim zëra, për t’ja bashkangjitur filmit.


Natyrisht, që nuk kishim mjete profesionale, por kjo ishte loja më e preferuar e imja si fëmijë. Një ditë, përderisa nëna ishte në punë, unë dhe shoqja ime e fëmijërisë Besa, filluam të incizonim “të qeshura të çmendura” për t’i sinkronizuar me imazhin e filmit.

Ishte mesditë dhe ne ia aq fort të qeshurave saqë më nuk mund të ndaleshim. Nuk di se sa kohë ka kaluar… papritmas e parë nënën mbi kokë të shashtrisur e me sy të zgurdulluar.


Duke u kthyer nga puna, që nga rruga kishte dëgjuar “të qeshurat tona” të cilat më shumë i përngjanin britmës.

Më një frymë hyn në shtëpi dhe rrëmben kasetofonin, paketën e projektorin dhe deri sa u kthye babai nga puna, nuk munda ta vazhdoj lojën”.


Kujtimet më të bukura të fëmijërisë së hershme i kam të gjyshi, i cili ka qenë, një njeri me humor dhe shumë i hapur dhe para kohës.


Më kujtohet kur me rrogën e tij të vogël të punëtorit të uzinës, ndante çdo mbrëmje nga një shumë simbolike, për t’ua ndarë mbesave, që paguajnë nga një biletë në kinema dhe një “fitil” fara, duke i këshilluar, që t’i presin jeams-at, sepse tani jeansat e shqyer e të rrëmuar janë në formë.


“Mos t’thonë njerëzit, që mbesat e mija nuk dinë çka është moda” - thoshte me humor e me gërsherë n’dorë.

***


Pyetje: Sa i intereson dhe u kushtoni vëmendje zhvillimeve sociale e shoqërore në Kosovë dhe, desha mendimin tuaj intelektual për ju që jetoni në vendet perëndimore, ju si e shihni duke berë një paralelizëm?

***

Përgjigje: Mundohem t’i kushtoj vemendje, por nuk ia arrij, sepse punën, që bëj kërkon shumë vemëndje dhe përkushtim. Mundohem t’i përcjellë dhe më gëzon tej mase, kur shoh punë të mira që bëhen tek ne.

Nuk janë të shpeshta ngjarjet e bukura, por me rëndësi është, që ka dhe shpresoj se gjeneratat e reja do të sjellin shumë shumë ndryshime, si në aspektin artistik e kulturor, po ashtu edhe në atë social e shoqëror - kam shumë shpresë, në brezat që po vijnë.

Ka shumë punë për t’u berë në Kosovë. Ka shumë vrima të zeza. Shoqëria dhe politika po i bejnë ato më të rënda për tu tejkaluar.

Njeriu në Kosovë, ka shumë pak vlerë dhe individualiteti, nuk është diçka, që vlerësohet e respektohet. Përkundër kësaj, ne nuk kemi veç se individë, që përfaqësojnë denjësisht Kosovën.

Kemi personalitete të mëdha të individëve në botë dhe kjo flet për kushtet e përshtatshme të formimit të individualiteteve dhe personaliteteve në Kosovë.

Kjo rrjedh ndoshta nga shoqëria e cila është në tranzicion.

***


Pyetje: Si jeni ndierë në punë, vështirësitë, kënaqësitë, vlerësimet, gjatë gjithë këtyre viteve dhe a do ta linit atë një ditë Francën dhe për cilin vend, dhe përse?


***

Përgjigje: Pothuajse të gjithë e kemi brenda vetës një revoltë të pa shprehur, dhe ajo që me intereson është, që ta kërkoj dhe ta shpreh atë me gjuhën e filmit.

Natyrisht që ky është një profesion i vështirë dhe përplot sfida.

Projekti i fundit i filmit ishte një projekt tejet sfidues, sepse bëhej fjalë për një projekt teknikisht shumë të vështirë, por edhe numri i madh i aktoreve në film, koordinimi dhe koreografia ishte sfidë në vete.

Përveç kësaj, kohën që teknikën e kishim të limituar dhe ishte shumë e vështirë të arrihej. Te gjitha këto vështirësi u shëndërruan në një kënaqësi të shumëfishtë kur përfunduan xhirimet me sukses dhe pastaj, përjetova momentin e një ndjenje krenarie nacionaliste, kur pashë duke u valvitur flamurin e Kosovës në Venecia Film Festival dhe kjo ishte hera e parë në histori të kinematografisë kosovare.

Pyetje:Sa e konfirmuar ndjeheni ne fushen e filmit , c’farë projekte dhe prioritete të reja të reja keni, sa ambicie, forcë dhe vullnet për ta arritur? Cilët janë projktet tuaja në vazhdim?


***

Përgjigje: Jam e kënaqur, që vazhdoj të punoj - por asnjëherë, nuk jam e kënaqur më atë çfarë kam berë apo arritur.

Sepse edhe atëherë, arritje për mua ka qenë dhe është procesi i punës, i krijimit, kënaqësi është prezantimi i filmit para audiences.

Nëse filmi pëlqehet, atëherë jam në qiellin e shtatë, që nëse filmi nuk pëlqehet, atëherë jam mizerable. Pikërisht, sepse suksesi dhe aplaudimi apo shpërblimi, të jep një konfirmim dhe vlerësim mbi punën.

Është shumë e rëndësishme të kem mundësinë e shprehjes në gjuhën e filmit, sepse mendoj që kam shumë çka të pa thena, që do të doja ta ndaja me publikun.

Projekti në vazhdim është filmi i gjatë “Shpija” të cilin mezi po pres të filloj me realizimin e tij. Në ndërkohë i kam edhe disa projekte të tjera të filmit, por prioritet e kam projektin “Shpija”.


Falenderim Lendita:

Ju falënderoj shumë për intervisten, znj.Liliana, si dhe Org.Internacionale Gruaja Shqiptare në Botë. Puna juaj me ngjason me nje filem me metrazh te gjate me shume personazhe dhe shume ngjarje.Interesante.Shpreh vleresimin tim për punën, që beni për t’u dhënë impuls dhe publicitet gjithë grave shqiptare, në botë që me punën, dhe inteligjencën e tyre janë dikush.


Falenderim Liliana:

Faleminderit e dashur Lendita aktorja e suksesshme. Gruaja modeste e këmbëngulëse, plot mirësjellje dhe seriozitet, konkurruese dhe fituese ne gjininë më te pëlqyer si ajo e filmit që kërkon shumë punë , talent dhe fantazi.

Ju keni kapërcyer kufijtë e Shqiperise me emrin tuaj të mirë, te njohur, në aspektin profesional me shumë vlerësime dinjitoze, maksimale që nderojnë gruan Shqiptare dhe Kombin shqiptar.

Faleminderit.

Të uroj shumë suksese te reja.


Dr. Liliana Pere

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page