top of page
Writer's pictureAlb ww

Flet zonja e madhe, artistja e merituar dhe e popullit Margarita Xhepa ‘’Nder I Kombit’’


Flet zonja e madhe, artistja e merituar dhe e popullit Margarita Xhepa ‘’Nder I Kombit’’


Histori suksesi/Interviste nga Liliana Pere

Nuk gabojmë nëse e cilësojmë një margaritar.Margarita Xhepa është një aktore shqiptare.Ajo lindi më 2 prill 1934 në Lushnjë. Çuditërisht, puna , vitet nuk i kanë ndryshuar asgjë Margaritës, është një hyjneshë e vërtetë, në bukuri dhe në skenë, e cila e nisi udhën e jetës këmbëzbathur në Lushnjën e saj të dashur, për të mbërritur në majat e skenës dhe kinematografisë shqiptare.Familja e saj përbëhej nga një vëlla dhe tre motra.Nëna u nda nga jeta dhe e la Margaritën 9 vjeçe .Ka qenë një dhimbje e madhe për të, për motrat dhe vëllain e sajpasi nëna është ajo që shikon me sy për herë të parë kur lind,nëna është ajo që gjatë gjithë jetës të ushqen me ngrohtësi e dashuri pa kushte. Ajo ka parë tek nëna modelinmë të mirë të një nëne,e cila për vite me radhë jetoi brenda saj si një pasuri shpirtërore , figura e së cilës të ndjek në çdo hap,duke mos lejuar dhimbjen të të mund , por ka jetuar si nje ëndërr në sytë e saj, një figurë e thjeshtë që e ka ndihmuar shumë në krijimin e roleve të saj. Artisti ka shumë nevojë tëmarrë dhe të japë nga jeta e tij.

‘’Një thënie e bukur e Heminguejit thotë se : artisti del nga jeta dhe e vërteta’’

Pasi mbaroi Liceun Artistik Margarita ngjitet në skenëme poezi e cila i bënte shumë përshtypje.

Mësuesja e parë e saj Sofie Kushti ka qenë mbështetja e saj e parë.Ajo e stimuloi Margaritën dhe e vlerësoi për timbrin e zërit , lirshmërinë dhe sinqeritetin me të cilin u paraqit para publikut në festën e çlirimit të Lushnjes me poezinë : Vajza shqiptare la tërkuzen dhe shatin.

Në vitet 30 ajo xhiroi filmin shqiptar për artisten e madhe Sopranon shqiptare Tefta Tashko Koco në rolin e Lola Gjokës që u kthye nga jashtë për ti dhënë vendit vet frymën e muzikës dhe tëkulturës.


Margarita Xhepa është një nga Zonjat e Mëdha të teatrit shqiptar.

Nga viti 1950 u aktivizua si artiste në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) dhe njëkohësisht studioi në Liceun Artistik, Dega e Dramës.Kjo ka qenë një kënaqësi sepse artisti ka nevojë të ketë një formim shkollor ,aq më shumë të profilizuar.


Ka krijuar mbi 150 role në teatër, midis të cilëve mund të përmendim: Majlindën tek "Majlinda" (Xh. Broja), Dafina tek "Lumi i vdekur" (dramatizim nga K. Velça i romanit me të njëjtin titull të Jakov Xoxës), Filja tek "Cuca e maleve" (Loni Papa), Zonja Mëmë tek "Kush e solli Doruntinën" (dramatizim nga Edmond Budina e Pirro Mani i romanit me të njëjtin titull të Ismail Kadaresë), Nëna "Përballë vetes" (Ruzhdi Pulaha) etj.

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek "Dhelpra dhe rrushtë" (Figereido), Lena tek "Xhaxha Vanja" (Çehov), Ledi Milford tek "Luiza Miler" (Shiler), Zonja Berling tek "Vizita e inspektorit" (Pristli), Zonja Lomen tek "Vdekja e një komisioneri" (A. Miller), Ana Andrejevna tek "Revizori" (Gogol), Marsela tek "Qeni i kopshtarit" (De Vega), Mashenka tek "Mashenka" (Afigenov), Shejla tek "Morali i zonjës Dulska" (Zapolska), apo Dado tek "Elektra" e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.


Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën "Streha e të harruarve", një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjecare.


Rolet në Kinematografi të zonjës së madhe Margarita Xhepa

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page