top of page
Writer's pictureAlb ww

Gjinekologia shqiptare Hatije Ismaili është vlerësuar si mjekja më e mirë në Slloveni.

Gjinekologia Hatije Ismaili shpallet mjekja më e mirë në Slloveni: Çmimi u dorëzua nga presidenti i vendit

Doktoresha Hatije Ismaili ka fituar titullin “Doktori im”, në Slloveni, duke lënë prapa disa mjekë slloven




Gjinekologia Hatije Ismaili shpallet mjekja më e mirë në Slloveni: Çmimi u dorëzua nga presidenti i vendit

Doktoresha Hatije Ismaili ka fituar titullin “Doktori im”, në Slloveni, duke lënë prapa disa mjekë slloven



Revista “Viva” në Slloveni ndan për çdo vit çmimin “Doktori im”, i cili dorëzohet nga presidenti i vendit Borut Pahor. Mediat sllovene kanë njoftuar se këtë vit ky çmim i është ndarë gjinekologes shqiptare Dr. Hatije Ismaili, shkruan Gazeta Shneta.


Kush është shqiptarja Hatije Ismaili, e cila u shpall mjekja më e mirë në Slloveni

Gjinekologia nga Gostivari, Hatije Ismaili, është dekoruar nga presidenti slloven, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në të gjithë Slloveninë”. Hatije Ismaili lindi në Gostivar, ku mbaroi shkollën fillore dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas u transferua në shkollën e mesme të Mjekësisë në Mitrovicë, ku përfundoi vitin e tretë, ndërsa të katërtin në shkollën e mesme të Mjekësisë në Prishtinë,. Ajo pastaj vazhdoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë, Kroaci. Specializimin në gjinekologji e përfundoi në Lubjanë, Slloveni.Aktualisht Hatije Ismaili punon dhe vepron në Novo Mesto, Slloveni. Sipas Ocul News ajo është një doktoreshë e licencuar e mjekësisë, e specializuar në gjinekologji, me një përvojë të shkëlqyer dhe profesionale në fushën e urogjenekologjisë. Në mediat sllovene ajo shpesh shihet si një model për integrimin e emigrantëve në shoqërinë sllovene që ka thyer stereotipet për gratë emigrante. 16 vjet më pare ajo u punësua si gjinekologe në spitalin e përgjithshëm të Novo Mestos, ku ende punon dhe krijoi familje. Sot, në Slloveni ajo ndihet si në shtëpinë e saj.

Ismaili ishte zhvendosur në Slloveni para 17 vjetësh, pasi kishte përfunduar studimet e mjekësisë në Rijeka të Kroacisë.

Gjithashtu: Si gjinekologe ajo punon në Qendrën Universitare në Novo.Gostivari shpalli qytetare nderi mjeken më të mirë në Slloveni, Hatije Ismaili


Lexuesit e revistës “Viva” kanë votuar në një sondazh të titulluar “Mjeku im”, ku kanë marr pjesë edhe specialistë të fushave tjera si mjekë familjar, pediatër, onkolog, dentist, urolog, kardiolog, neurolog, oftalmolog dhe ortoped.

Më së shumti vota ka fituar gjinekologia shqiptare, duke lënë pas emra të mjekëve slloven si mjeken familjare Mirela Micic Despotovic, dentistin Rok Jurca, pediatrin Denis Bas, onkologun Marko Hocevar, urologun Simon Haëlina, neurologen Lidija Zitnik, oftalmologen Brigita Cvetko, kardiologët Igor Krajnc dhe Vojko Kanic dhe ortopedin Gregor Kavcic.

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page