top of page
Writer's pictureAlb ww

Roli dhe kontributi i gruas në periudha të ndryshme historike spikat. Vitet 20 - 45

Historia dhe të dhënat faktike që ajo na ofron, të cilave ne gjithmonë duhet referuar, tregon se një barrë të rëndësishme në ndodhitë e shumta shoqërore dhe ndryshimet që ka pësuar ajo, e ka patur gruaja,

Gruaja shqiptare në vitet 20′-45′

Historia jonë kombëtare gjatë shekujve të rëndë të robërisë është e mbushur përplot shembuj të heroizmit të femrës shqiptare. Roli dhe kontributi i saj në periudha të ndryshme historike për lirinë e atdheut është shumë i rëndësishëm, për të cilin ka se çka të shkruhet dhe të flitet. Prandaj, është fakt i pamohueshëm se femra shqiptare zë një vend të rëndësishëm në historinë kombëtare të popullit tonë, duke filluar që nga periudha ilire e më tej.

Femra shqiptare gjatë gjithë historisë, me dinjitet e fisnikëri të lartë, u tregua e zonja që gjithmonë të mbajë lart flamurin e qëndresës dhe të familjes. Nënat, motrat, bijat dhe bashkëshortet tona, epokë pas epoke, luftë pas lufte, marshuan krenare së bashku me burrat, djemtë, vëllezërit, prindërit ashtu të papërkulura nëpër shekuj e mijëvjeçarë dhe arritën, erdhën krenare deri këtu, por të vetëdijshme se edhe më tutje, rrugën duhet vazhduar. Gjatë gjithë kësaj periudhe të gjatë të historisë, falë femrës shqiptare, populli ynë arriti që të shpëtojë nga asimilimi, duke ruajtur në të njëjtën kohë gjuhën, historinë, traditën, kulturën dhe përkatësinë tonë kombëtare. Ajo, në rrethanat më të përshtatshme historike inkuadrohet në rrjedhat që i imponoheshin nga vetë faktori kohë. “Burrat trima lindin dhe rriten vetëm nga nënat trimëresha”, thotë një fjalë e popullit. Femra shqiptare e ka përbuzur kurdoherë frikacakun. Nëna shqiptare e ka përbuzur dhe e ka mallkuar madje edhe birin e saj kur plogështohej përpara vdekjes.


Të drejtat e gruas shqiptare në vitet 20′-30′

Historia dhe të dhënat faktike që ajo na ofron, të cilave ne gjithmonë duhet referuar, tregon se një barrë të rëndësishme në ndodhitë e shumta shoqërore dhe ndryshimet që ka pësuar ajo, e ka patur gruaja, ndërsa meritat i kanë marrë vazhdimisht burrat. Kjo nga vetë fakti se gruaja është trajtuar si qenie e dorës së dytë, si një pjesë e familjes e cila është e destinuar për të lindur, për t‘i shërbyer burrit dhe për t’iu nënshtruar atij. Kjo dukuri nuk ka qenë e pranishme vetëm te shqiptarët dhe as te ballkanasit. Këtu te ne kjo dukuri është zvarritur më gjatë ndër vite por si e këtillë ka egzistuar edhe në vende te tjera, madje në disa shoqëri akoma vazhdon të dominojë. Nëse iu kthehemi prapë të dhënave historike, do vërejmë se të drejten e votës, si në Europë po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gratë e kanë fituar relativisht vonë, gjatë shekullit të kaluar, që nuk është shumë larg. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se ato, jo rrallë, nuk kanë ndikuar në vetë rrjedhat e historisë a janë bërë pjesë e rëndësishme, për mos thënë ndër faktorët kryesor të saj.

Roli i gruas shqiptare ka ndryshuar shumë ndër vite dhe kjo ka ardhur si ndikim i faktorëve historike. Shpallja e pavarësisë e gjeti shoqërinë shqiptare në një kaos të vërtetë dhe si rrjedhim edhe gruan. Si shkak kryesor shërbeu gjendja e rënduar ekonomike, shoqërore, kulturore si edhe mentaliteti i trashëguar nga sundimi shumëvjecar otoman. Ajo nuk kishte të drejtën e zgjedhjes së bashkëshortit të saj apo as të vendbanimit. Gruaja shqiptare shihej si një objekt që shfytëzohej për të bërë punët e shtëpisë dhe punë të tjera të rënda. Gjithashtu niveli i ulët arsimor dhe analfabetizmi ndikoi në rolin e gruas në shoqëri. Ajo kishte qenë e shtypur ndër vite, pra kjo gjendje e mjeruar kishte qenë e trashëguar brez pas brezi. Të drejtat e saj ishin mjaft të kufizuara. Ajo nuk kishte të drejtë të ndërronte burrin e saj për asnjë arsye, apo të braktiste familjen. Gjithashtu ajo nuk ishte aktive në politike. Kjo gjendje vazhdoi deri në fillimet e vitit 1920. Më pas gjendja nisi të përmirsohej si pasojë jo vetëm e shtetit por edhe të gruas në përgjithësi, sidomos për hartimin dhe zbatimin e ligjeve për të drejtat e grave, arsimimi dhe roli i tyre në arenën politike të vendit. Gratë fituan të drejtën e organizimit dhe hapjes së shkollave si: Instituti privat “Qiriazi“ në Tiranë, Shkolla “Femërore Normale” në Korçë dhe ajo e “Stigmatineve” në Shkodër. Më pas ne 1933 themelohet Instituti Femeror “Nëna Mbretëreshë“, e cila përgatiste mësues. Të drejtat e gruas u rriten edhe me ndërhyrjen e saj në politikë dhe me hapjen e shoqatave apo lëvizjet femërore si “Ylli i Mëngjesit“, “Shpresa Kombëtare“, Komiteti “Gruaja Shqiptare“, etj. Tashmë gratë shiheshin si e ardhmja e arsimit në vend. Ato luajtën rol të rëndësishëm edhe në shëndetësi, luftrat e vendit, forcat ushtarake vullnetare, etj. Gratë luajtën rol të rëndësishëm në aktivitetet e bamirësisë, higjienës dhe shëndetit. Me krijimin e Kodit të ri civil, femrat fituan më shumë të drejta, të cilat përmirësuan jetën e saj në familje. Sidoqoftë, e drejta e votës për gratë u lejua vetëm në vitin 1945 në Shqipëri. Këto të drejta do të shtohen akoma më tepër duke arritur deri në ditët e sotme ku gruaja vihet në të njëjtat pozita me burrin dhe ka po te njejta te drejta ashtu si edhe ai. Por siç u shpreh dhe më lart, rrugëtimi i rolit të femrës në shoqërinë shqiptare ka bërë një rrugë të gjatë për të ardhur deri në ditët tona.


Në vitin shkollor 1919-1920 në qytetin e Gjirokastrës u çel shkolla fillore femërore nën drejtimin e mësueses Urani Rumbo. Në bazë të të dhënave del se edhe në qytetin e Krujës ishte çelur shkolla fillore femërore.

Funksionimi i shkollave femërore, ashtu si gjithë arsimi kombëtar, hasi në një sërë vështirësish. Në radhë të parë ndihej mungesa e kuadrit të nevojshëm për mësues, mungonin programet dhe tekstet mësimore etj. Për shkak të mentalitetit patriarkal, frekuentimi i shkollës nga vajzat ishte tepër i kufizuar. Mjediset shkollore ishin të papërshtatshme.

Problemi i arsimimit të femrës shqiptare dhe arsimi kombëtar në përgjithësi zunë vendin e tyre në luftën për demokratizimin e jetës së vendit në vitet 1920-1924. Hapat e hedhura në fushën e arsimimit të femrës në vitet 1912-1920 përbënin për shtetin e rimëkëmbur shqiptar një bazë të vlefshme dhe një përvojë të mirë që do të ndihmonte në përhapjen e mëtejshme të shkollës fillore femërore si dhe në ngritjen e saj në nivele më të larta.

Shtytje të rëndësishme zhvillimit të arsimit në Shqipëri i dhanë tri kongreset arsimore që u mbajtën në vitet 1920-1924. Në Kongresin e tretë, i cili u mbajt në gusht të vitit 1924 në godinën e vajzave në Tiranë, midis problemeve që qëndronin para arsimit kombëtar, u ngrit dhe çështja e shkollimit të femrës shqiptare, që u quajt si një problem i ngutshëm dhe serioz për vendin dhe u përcaktuan rrugët për përmirësimin e saj.


Femra jonë shqiptare, qoftë si nënë, motër, bijë apo bashkëshorte me krenarinë shqiptare nuk e ka duruar kurrë tradhtinë dhe pabesinë ndaj atdheut.


Virtytet e femrës shqiptare ishin frymëzim i luftërave për liri të atdheut. Ajo tek shqiptarët trajtohet me respektin më të lartë dhe vërtet punon në shtëpi, por zë një vend të nderuar në shoqëri dhe se jeta e saj fisnikërohet me të qenit nënë. Është e vërtetë se ajo vlerësonte dhe vlerëson edhe sot shumë lartë të qenit nënë dhe bashkëshorte. Gjithë jeta e saj ndërtohet në këto dy shtylla kryesore, por edhe jo rrallëherë ajo ka dëshmuar se që të dyja i sakrifikon për liri, gjë që e ngritë atë në piedestalin e barazisë me heronjtë.

Çështja e arsimimit të femrës zuri vend edhe në Parlamentin shqiptar të viteve 1921-1924. Në një nga seancat parlamentare të vitit 1921, u kërkua çelja në shkallë vendi, e shkollave të reja fillore femërore, si edhe çelja e një shkolle normale femërore për përgatitjen e mësueseve; u shtrua si domosdoshmëri ngritja metodike e kuadrit arsimor në shkollat ekzistuese, u miratua çelja e shkollës normale femërore private “Kyrias” e cila u hap në vitin 1922 në Kamëz të Tiranës.

U ngrit problemi i përmirësimit të tipit, i strukturës dhe i programeve të shkollës, që do të ndikonin në rritjen e nivelit arsimor të femrës dhe do të luftohej zakoni i tërheqjes së vajzës nga shkolla dhe mbyllja e saj në shtëpi në moshën 10-12 vjeç.

Krahas vënies në dukje të problemeve që qëndronin para arsimit femëror, në këto vite u çelën shkolla fillore femërore shtetërore në Kavajë, dhe në Shijak .

Në vitin 1914 në trevën e Gjirokastrës, u mendua të rritej niveli i arsimit në shkollën femërore ekzistuese, të çelej një shkollë fillore femërore në lagjen “Dunavat”, Libohovë e Delvinë.

Në qytetin e Korçës, u çel shkolla e mesme normale femërore. Dokumentacioni i hulumtuar nuk jep të dhëna të plota për numrin e nxënësve që frekuentonin shkollat femërore gjatë viteve 1920-1924.

Por nga të dhënat zyrtare për vitin shkollor 1921-1922, del se numri i përgjithshëm i nxënësve ishte 25.197 dhe 20% e tyre ose afërsisht 5.000 ishin nxënëse.

Hapat e hedhur në zhvillimin e arsimit kombëtar dhe atij femëror në vitet 1912-1924, hapën rrugën për të shërruar plagën e rëndë të analfabetizmit në Shqipëri.

Megjithatë ato shërbyen si bazë për ndërtimin dhe konsolidimin e sistemit arsimor në përgjithësi dhe atij femëror në veçanti.

Edhe pse populli ynë shpesh u përgjak e u përflak, mori plagë e riplagë, kombi ynë edhe më tutje eci, ecën dhe do të ecën gjithmonë përpara në rrugën e mundimshme, ama të ndritshme të lirisë kombëtare.


Lufta Nacionalçlirimtare ngriti për herë të parë femrën shqiptare në piedestalin e historisë




Rreth tetë mijë vajza e gra mbushën radhët e njësiteve guerile e të brigadave partizane. Shumë prej tyre u ngjitën në pozicione drejtuese në organizatat e frontit, të partisë e të rinisë komuniste, të brigadave e të njësive të tjera partizane. Këtë revolucion të madh të femrës shqiptare e filluan të parat nxënëset e gjimnazeve të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës, Korçës e Gjirokastrës. Shembulli i tyre tërhoqi qindra e mijëra vajza të tjera nga fshati i mjeruar e i prapambetur shqiptar, duke paralajmëruar triumfin e pashmangshëm të Luftës Antifashiste dhe duke i dhënë kësaj të fundit një karakter europian e progresiv. Që në nëntor të vitit 1943, shefi i misionit ushtarak britanik, gjenerali Edmund Davies, e konstaton i befasuar këtë shpërthim të papritur të fenomenit grua. Gruaja partizane që drejtonte e urdhëronte, gruaja që luftonte njëlloj si burrat dhe binte në vijën e parë të frontit, gruaja që duronte mizoritë e qelive fashiste e nuk tutej përpara torturave dhe vdekjes, që përballonte vështirësitë e marshimeve të gjata, rreziqet dhe privacionet e një jete në qiell të hapur, gruaja që edukonte, qytetëronte e mësonte masat analfabete të fshatit të prapambetur shqiptar: e gjitha kjo ishte një “mrekulli”, që ndodhte për herë të parë në Shqipëri. Ishte edhe shenja më domethënëse e një shoqërie që po ndryshonte. Përfshirja e femrës shqiptare në Luftën Antifashiste demaskoi e zhvleftësoi përfundimisht rendin e vjetër, të bazuar në injorancën, shtypjen dhe pabarazinë.

hulumtim

Success Story  write   cooperation

Build web apl free for proffes women

Write Publicly success story

Consulting course techn  free

National History Museum

Sheshi Skënderbej 7, Tirana 1001

  • Facebook
  • Twitter
  • YouTube
  • Pinterest
  • Tumblr Social Icon
  • Instagram

Follow

Adress

Call 

Alb Woman World eshte nje website  me karakter informues, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

 

Alb-woman-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim qysh ne 202 dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vlere  qe gjeneron vlera,

 

 Gruaja Shqiptare ne Bote  - Albanian Women World

 

Alb Women World eshte nje website  me karakter,, inspirues,  kulturor, promovues.

Pasqyrohen vlerat e gruas shqiptare ne te gjitha profesionet dhe ne te gjitha epokat. historike.

Alb-women-world  eshte nje liber i hapur online vlerash, nje kala virtuale,  punuar me perkushtim, dhe me pas me legalizimin, krijimit te Org AWW  ne  vitin 2015,  dhe pasuruar e update ne vazhdim me investimin personal, shpirteror, intelektual per nje kauz te rendesishme.

 

''Fuqizimin e rolit te gruas  dhe krijimin e nje Sitemi Vlerash''

 Ky vizion dhe fryme inspiruese  eshte realizuar suksesshem ne mbare boten. Eshte nje vizion dhe mission   qe gjeneron vlera,

 

bottom of page